Oh! Të lumtë na, o se ç'na gjeti
O sa shumë, o na u gëzua mileti
Se pa punë askush s'do mbetet
O të lumtë na, o na të shkretët!
Lezet ka n'Preshevë, o "politika"
Me votues që u mungon logjika
Duke u premtuar shumë fabrika
Presheva, do t'bëhet si Amerika!
Nga Suhareka na erdhi "Solidi"
Që kinse na e solli, o Shqiprimi
Me qira të majme, për Serbinë
T'i punësojnë, o shqiptarinë!
Keq gabuan këta kokëshkretë
Si politikanë, që janë analfabetë
Me dorë të vet, o e nënshkruan
Dhe Serbisë, qiranë ia dhuruan!
Nehat Hyseni
No comments:
Post a Comment