Sa e shëmtuar na është çarshia
Në qendër të Preshevës, gërdia
Qentë lodrojnë e tremben fëmia
E prej tyre, trishtohet njerëzia!
Të mjerët na,o për demokracinë
Që nuk po na rregullon çarshinë
Se kaluan kaq shumë vjetë
Dhe çarshia u bë mozomakeq!
Na u bënë shumë shkatërrime
Me ato të shkreta "investime"
Që na e prishën qytetin
Dhe ia humbën identitetin!
Shumë vodhën ata të pashpirtë
Asnjë send nuk e qitën në dritë
Vetëm për hajni ata menduan
Dhe Preshevën na' shkatërruan!
Nehat Hyseni
21/04/2017
No comments:
Post a Comment