Sunday, April 30, 2017

Defilimet e tankeve dhe lojërat e pista politike të Serbisë ndaj Luginës së Preshevës


Shkruan: Nehat Hyseni 


Defilimi i autoblindave dhe tankeve të ushtrisë serbe këto ditë, në çdo kohë e në çdo orë, madje edhe  gjatë pikut të qarkullimit të nxënësve dhe qytetarëve nëpër rrugët e vendanimeve shqiptare në Luginë të Preshevës, paraqet demonstrim të forcës dhe "muskujve" të shtetit të Serbisë, për t'i friguar shqiptarët dhe për t'i trishtuar edhe fëmijtë në djep.

Kjo çmendi faqezezë e lidershipit të çekuilibruar emocionalisht, moralisht e politikisht të këtij vendi e të kësaj toke të mallkuar, që siç pohon me gjenialitet intelektuali i mirëfilltë serb, kryebashkiaku i dikurshëm i Beogradit, arkitekti 

 Bogdanoviq, se "asnjëherë nuk e ka prekur si duhet civilizimi i mirëfilltë".

Serbia e Alaksandar Vuçiqit sot, sa duket, aspak nuk ka mësuar nga nacionalsocializmi, apo fashizmi i Sllobodan Millosheviqit. 

Bindja se patriotizmi serb matet me shkallën e urrejtjes së tërbuar ndaj shqiptarve dhe se nuk është serb i vërtetë ai i cili nuk i urren në mënyrë patologjike shqiptarët dhe të tjerët, si filozofi politike gjenocidale e kreut dhe lidershipit aktual të Serbisë. 

Vetëm një lidership i sëmurë psikikisht e moralisht dhe i çmendur mund t'ia lejoj vetes një terror të këtillë antishqiptar, antinjerëzor e anticivilizues, kinse për "sigurinë shtetërore të Serbisë".

Kuptohet se një sjellje të tillë të sëmurë të kreut politik të Serbisë në Luginë të Preshevës po mundohet t'a imitoj edhe Jonuz Musliu, i cili po përpiqet të bëhet një "Sheshel, Daçiq apo Vuçiq shqiptar". 

Dhe kjo "kopje" e ekstremizmit serb, na del edhe më e shëmtuar se "origjinali" i lidershipit serb.

Këta mjeranë, sikur nuk u ngopën dhe nuk e mësuan se çfarë rezultatesh tragjike sjellë shizofrenia dhe patologjia antinjerëzore e anticivilizuese e tillë, që u sjellë votëbesim dhe i mbanë gjallë politikisht, për ta helmuar edhe më tutje ambientin politik, mirëqenien dhe vlerat civilizuese tek ne dhe në rajon.

Jonuz Musliu e "bashkon Luginën e Preshevës me Kosovën dhe Shqipërinë", po aq sa e "mbrojti" Lapidarin e UÇPMB-së me "500 ushtarë" të premtuar të tij, duke mos u dukur fare para xhandarmerisë serbe.

Populli thotë: "Qeni i keq na sjell ujkun në torishtë"!

Ruana Zot, nga Jonuz Musliu!

Sepse, na ka ndihmu... Edhe tani ka me na "bashku me Kosovën", e ka me na ....!

Pra, Serbia e ka shumë të qartë dhe e din fare mirë se deklarimet e pasinqerta e demagogjike të Jonuz Misliut, se nuk e rrezikojnë Serbinë. 

Por, atyre u shërbejnë si pretekst dhe u janë të mirëseardhura deklaratat e tilla "kuturu", për t'i justifikuar e për t'i arsyetuar para opinionit ndërkombëtar, qëllimet e tyre makabre dhe veprimet shfarosëse e gjenocidale ndaj shqiptarve në Luginë të Preshevës.

Këto lojëra të pasinqerta e të pista, për poena politikë të Vuçiqit e Daçiqit dhe të tjerëve, si dhe ato të mediave serbe, kanë qëllime të errëta antishqiptare, që krijojnë kinse "patriota" shqiptarë, sipas nevojave dhe qëllimeve të tyre dashakeqe për arritjen e qëllimit makabër të tyre, për nxitjen e shpërnguljeve të shqiptarve nga këto troje të tyre stërgjyshore.

Saturday, April 29, 2017

Maqedonia në udhëkryq, rrezikon hapjen e"Kutisë së Pandorës"!


Shkruan: Nehat Hyseni


Pas dhunës së ushtruar në ndërtesën e Kuvendit të Maqedonisë, më 27 prill 2017, që pasoi si reagim i dhunshëm 

kundër zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar të parë shqiptar në historinë parlamentare të këtij shteti problematik në Ballkan.

Kjo dhunë dhe ky kaos që mbretëroi për disa orë, e që e transmetuan mediat vizive "live", na bëri dëshmitarë të gjallë të aktit të tentativës për puç dhe për bankrotim të shtetit të Maqedonisë, me ç'rast vet Presidenti Georgi Ivanov ishte në shërbim të grushtshtetit dhe të rrënimit të institucioneve qendrore të shtetit të Maqedonisë, për interesat dhe qëllimet politike të VMRO-së së Nikola Gruevskit dhe agjenturave pansllaviste dhe misioneve serbo-ruse në Ballkan.

Zgjedhjet parlamentare të 2016-tës, nuk rezultuan me prodhimin e një mazhorance të mjaftueshme të asnjë subjekti apo partie politike. 

Prandaj, koalicionet u imponuan si domosdoshmëri.

Njëkohësisht, ky rezultat zgjedhor, domosdoshmërisht e vuri skenën politike në udhëkryq politik, që krijoi krizën e stërgjatur politike si pasojë e paaftësisë, mosgadishmërisë dhe frikës për gjetjen e rrugës së duhur të spektrit politik maqedon, në rend të parë, por në prapaskenën enigmatike edhe të spektrit shqiptar, me Lëvizjen "Besa", që është tejet kontradiktore dhe u tregua tmerrësisht kolaboracioniste, në momentet dramatike, me qarqet ekstremiste dhe fashiste të VMRO-së, duke mos e votuar kandidatin shqiptar, Talat Xhaferin, për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Se agjenda e tyre politike është vërtetë e paqartë, tejet enigmatike dhe e dyshimtë, u pa puna e tyre edhe pas shpërthimit të dhunës, se asnjërit nga pesë deputetët e Lëvizjes "Besa", në gjithë atë rrëmujë e hallakamë, ku u lënduan shumë deputetë dhe iu rrezikua jeta seriozisht. 

Kurse, këtyre zotërive nuk u mungoi as "qimja e kresë"!

Madje, ata nuk u vërejtën fare në atë rrëmujë, neqë ishin "të përkdhelurit" e huliganëve dhe dhunuesve maqedonë, që u siguruan atyre mbrojtje dhe evakuim, pa pësuar fare "asnjë therrë në këmbë". 


Pra, "ra kjo dekë e u pamë", thotë fjala e urtë popullore!


 Se a është vërtetë, siç po dyshohet me të madhe dhe po vërehet ashiqare, Lëvizja "Besa", si "kali i Trojës" brenda kampusit të partive politike shqiptare, kjo sigurisht se do të bëhet më e qartë në të ardhmen, ashtu siç u pa puna edhe e "binjakes" së saj politike, APN-së në Luginë të Preshevës, me të cilën "lindën" në të njejtën kohë, kanë të njejtën agjendë dhe mision politik, të njejtat burime enigmatike të financimit dhe, madje në zgjedhje korrën "sukses" identik.

Pra, thyerja politike në kampusin politik maqedon midis VMRO-së, ekstremiste, të dhunëshme dhe ne elemente të qarta të urrejtjes së tërbuar antishqiptare e fashiste dhe LSDM-së, që synon Maqedoninë si shtet relativisht të barabartë me shqiptarët dhe të tjerët, duke paguar një kosto të konsiderueshme politike e morale dhe duke u përballur e ballafaquar me ekstremizmin e dhunshëm dhe me presionin pansllavist serbo-ruso-maqedon.

Maqedonia është shndërruar në arenë luftimi të hapur midis presionit rus të diktatorit Putin, në bashkëpunim me qarqet ekstremiste serbe dhe sllavomaqedonase, përballë koalicionit apo aleancës politike maqedono-shqiptare, që aktualisht ka krijuar mazhorancën qeverisëse me kampusin politik të shqiptarve, që mbështetet nga BE dhe SHBA.

Lufta e pashpallur, "nën rrogoz" midis Rusisë pansllaviste të Putinit, që aktualisht e mbështetë dhe nxitë destruktivitetin dhe dhunën e ekstremistëve e shovinistëve sllavomaqedonas të prirë nga VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit dhe President it Georgi Ivanov, nga njëra anë, dhe BE-së e SHBA-së për influencë dhe ndikim politik në Ballkan, që mbështesin koalicionin qeverisës të LSDM-së me partitë politike të shqiptarve, në realitetin politik të Maqedonisë manifestohet si "luftë hamletiane" për ekzistencën ose jo, "për jetë ose vdekje", të këtij shteti të brishtë në Ballkan, që shumica kanë filluar moti kohë ta quajnë si "krijesë artificiale"?!

Shthurrja dhe prishja e këtij shteti multietnik, i cili padrejtësisht mban emërtim nacional e jo qytetar, që është duke shkaktuar probleme me fqinjët, ngërthen në vete rrezikun real të hapjes së "Kutisë së Pandorës" dhe shpërthit eruptiv të pretendimeve të kombeve, prandaj edhe të shqiptarve, për të jetuar në një shtet.



Friday, April 28, 2017

Cilët janë shqiptarët e mirë të Vuçiqit në Luginë të Preshevës?




Shkruan: Nehat Hyseni 


Dikur, pas demostratave të shqiptarve të vitit 1981 dhe në kohën e "kasapit të

Ballkanit", Sllobodan Millosheviqit, fushata e tërbuar antishqiptare, kundër shqiptarve në Serbi dhe në ish Jugosllavi, dmth. në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës e Mal të Zi, i kishte ndarë shqiptarët në "irredentistë" dhe "nacionalistë", si armiqë të Jugosllavisë, në njërën anë, si dhe "shqiptarët e ndershëm"

 (Pošteni Albanci), si shqiptarë të devotshëm dhe të besueshëm për shtetin, në anën tjetër.

Për fatin tonë të keq, që ne shqiptarët e Luginës së Preshevës kemi mbetur nën Serbi, po përjetojmë sërish një ndarje të tillë të shqiptarve, në "miq dhe armiq", apo në "shqiptarë të mirë", aktualisht si favorizim për tarafin politik të Shqiprim Arifit, në njërën anë, dhe në "shqiptarë të këqinjë", ku bëjnë pjesë dhe janë radhitur taksativisht "ata" të PVD-së së Riza Halimit dhe shqiptarët e tjerë, nga ana tjetër.

Ndryshimi i këtij diferencimi aktual të shqiptarve në "shqiptarë të mirë" dhe në "shqiptarë të këqinjë" nga periudha e Sllobodan Millosheviqit është se kësaj radhe, këtë "diferencim" të ri të shqiptarve në Serbi po e bënë Aleksandar Vuçiqi, si anëtar dhe aktivist i dalluar i dikurshëm i Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit.

Nga qëndrimi i tij në qytetin e Leskovcit në Serbi, më 27 prill 2017, Vuçiqi e  sulmoi ashpër kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama për deklaratën e tij të paradokohëshme reth bashkimit kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke e shpallur si "deklaratë luftënxitëse"!

Televizioni "Pink" nga Beogradi, gjithashtu emitoi deklaratat e tërbuara dhe histerike të këtij kryeministri në detyrë dhe presidenti të sapozgjedhur të Serbisë, duke hedhur vrer të shfrenuar kundër lirimit të Ramush Haradinajt nga gjykata e Colmarit në Francë, si dhe kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, madje duke i quajtur si "kriminelë"!

Fytyra e tij bajate edhe më shumë shtrembërohej e deformohej gjatë shprehjes së urrejtjes jonjerëzore dhe  mospajtimit të tij me vendimin e gjykatës për mosekstradimin e ishkryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt për tu gjykuar në Serbi , kinse "për krimet e bëra ndaj serbëve".

Ai nuk e ka hallin vetëm me Edi Ramën, Ramush Haradinajn e Hashim Thaçin. 

Në veçanti Vuçiqi turret e tërbohet kundër PVD-së, në Preshevë dhe në Bujanoc, sepse: “Bashkimi Europian po e nënvlerson atë që po ndodhë në Prishtinë dhe në Tiranë, e nëse doni edhe në disa organe të qeverisjes në Bujanoc. Keni parë se ata në Preshevë (PVD) vetë kanë vendosur të largojnë nga pushteti disa njerëz të mirë. I larguan ata njerëz që kanë ardhur me mentalitet ndryshe nga jasht për të qeverisur Preshevën, të sjellin diçka të re".

Pra, Vuçiqi e ka hallin për ndryshimet në qeverisjen lokale të komunës së Preshevës, me prishjen e koalicionit APN-PVD dhe shkarkimin e Shqiprim Arifit nga posti i kryetarit të komunës, sepse u cilësua si arrogant e matrapaz, që u zu në vepër në keqpërdorimet dhe mallverzimet me tendera, për qëllime korruptive.

Natyrisht se me kohë nga PVD ishin vërejtur e dëgjuar histori të dyshimta të Shqiprim Arifit në Gjermani, ku kishte aktivitet biznesi në një firmë transporti, si ortak me një serb. 

Nuk është fjala këtu vetëm për habinë e natyrëshme se si e gjeti serbin Shqiprimi në Gjermani për të bashkëpunuar dhe për tu lidhur e miqësuar aq fort me te, sa që edhe ta bëjë ortak, kur në Luginë të Preshevës, edhepse gjendet në Serbi, megjithatë zor se mund të gjesh një rast të tillë të afrisë dhe bashkëpunimit aq të ngushtë shqiptaro-serb, madje të lidhur edhe me ortakëri?!

Por, fjala është për një serb, ortak i Shqiprim Arifit në Gjermani, i cili kishte lidhje të ngushta me përfaqësitë qeveritare të Serbisë në Gjermani. 

Prandaj edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq kishte aq shumë informata për shqiptarin apo shqipfolësin Shqiprim Arifin nga fshati Tërnavë i komunës së Preshevës dhe derdhë "lotë krokodili" e është aq i pikëlluar dhe i nervozuar për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të komunës së Preshevës, më 10 mars 2017 dhe zgjedhjen e zonjës Ardita Sinani nga PVD, si kryetare të parë femër në histori të komunës së Preshevës.

Pastaj, Aleksandar Vuçiqi, pasuesi i dikurshëm fanatik i vojvodës fashist, Vojisllav Sheshelit, që është i përlyer deri në fyt me gjak myslimanësh në Bosne dhe me gjak shqiptarësh në Kosovë, vazhdon: "Ata në Preshevë kanë shkarkuar njeriun që erdhi nga Gjermania, të cilit i ka interesuar të sjell investitorë në Preshevë, që të bisedohet për investime dhe ekonomi në një ambient tjetër"! 

Dhe në fund Vuçiqi, duke na i hequr të gjitha "dilemat" se cilët janë "njerëzit e mirë" të Qeverisë së Serbisë në Luginë të Preshevës, si dhe cilët janë shqiptarët problematikë e të këqinjë, ai vazhdon: "E këta të tjerët (PVD), e larguan atë nga pushteti, sepse janë duke i shërbyer një politike nga ana tjetër,nga Kosova dhe Shqipëria"!

Pra, "shqiptarët e mirë", që ia përvluan zemrën Vuçiqit, në Luginë të Preshevës sot, siç po shihet qartë dhe pa ekuivoke nga deklarata e tij eksplicite para gazetarëve serbë në Leskovc, janë Shqiprim Arifi dhe APN, për të cilët aq shumë "brengoset" ky antimysliman dhe antishqiptar i tërbuar, që është sprovuar si i tillë në luftërat e përgjakëshme në Bosne dhe në Kosovë. 

Prandaj edhe u gjuajt Vuçiqi me të gjitha forcat dhe u pështy e u mallkua nga familjarët e viktimave të Srebrenicës në Bosne.







HISTORIA E DEMOKRACISË PRESHEVARE

                   Nehat Hyseni


N'Luginë t'Preshevës,ka ardhur

Me SHPD, "shoqatë e pavarur"!

Pluralizmi politik, shumë parti

Fillimisht e quanim,"demokraci"!


Kjo ndodhi në 90-tën, në korrik 

Por, më 19 gusht, të të njejtit vit

Partia për Veprim Demokratik   Lind e para parti politike,pa frik'!


Pastaj, pas kësaj pasoi s'shpejti

SHPD,nga shoqatë na u bë parti

PDSH, iu hoq frika dhe trishtimi

Meq'u pa se, s'do vij ndëshkimi!


Kjo punë,pa pasoja qenka,thanë

Prandaj,njëzëri vendosën, t'tanë

Shoqata e Pavarur Demokratike

Të shndërrohet në parti politike!


Si t'ia bëjmë, me "patriotizmin"

Në emërtim, me "shqiptarizmin"

Theksuan përkatësin'kombëtare 

Si Parti Demokratike Shqiptare!


Kurrësesi"s'e pranojmëSerbinë" Në program e kemi shqiptarinë

Prandaj,zgjedhjet parlamentare

I bojkotojmë, jemi PD Shqiptare!


Më 4.12. 1990, në TV Beograd 

Në televizion, për herë të parë 

PVD-ja shpalosë programin

Para publikut në tërë Serbinë!


Zgjedhjet e para parlamentare

Ishin më 20 dhjetor, për deputet

Shihej puna qartë, dhe ashiqare

PVD-ja si parti, do të garoj vet!


Këto zgjedhje than':i bojkotojmë

PDSH-ja, votuesit s'i pengojmë

Gjithësecili të vendosë vet

Se a don të votoj për deputet!


Pa probleme ato përfunduan

I tërë populli deputetin votuan

Përfaqësuesin e vet e zgjodhën

N'Parlament,një mandat morën!


N'91-shin, regjistrimi i popullsis'

Nga Kosova, është  bojkotuar

Por, edhe Lugina iu bashkangjit

Arsyetim:Kushtet s'jan'plotsuar!


N'92-shin u mbajt' Referendumi

Për Autonomi Politike, në Serbi

Me t'drejt'bashkimi me Kosovën

Tok, PVD e PDSH e organizuan!


N'at vit, zgjedhjet lokale pasuan

Për herë të parë, u organizuan

Në pluralizëm, PDSH i bojkotoi

Por, në të dytat, ajo participoi!


Prej atëherë, zgjedhjet lokale

Nga partitë, s'u bojkotuan fare

Përveç zgjedhjeve parlamentare

PDSH, i bojkotoi, herë pas here!


N'fushat'parazgjedhore,shpesh

Bënin rrëmujë edhe përshesh

Me fjal' t'zjarrta dhe "patriotike" Për interesa të vogla, idiotike!


Në 95-të nga PVD,doli frakcioni Ca këshilltarë të sajë në kuvend

Thanë: në PVD nuk kemi vend

Ju lutemi: mos na kundërshtoni!


99-ta, me luftë dhe bombardim

Të NATO-s në Kosovë e Serbi

Millosheviqi s'gjente shpëtim 

Në Beograd,kokën ku me e shti!


Mjerisht, Lugina në Serbi mbeti

I dëshpruar,skajshmërisht mileti

Me UÇPMB-në,luftën vazhduan

Ata Marrëveshjen,enënshkruan!


Pra, Serbia, Kosovën e lëshoi

"Baba Rusi", s'mund e shpëtoi

Në Kosovë, më n'fund erdhi liria

Më 17 shkurt 2008, Pavarësia!


Në 2002-tën,e fituam Bujanocin

Për herë të parë morën kyetarin

Shqiptar, serbët flak'u acarruan

Kryetarin serb e zëvendësuan!


Gjendja e shqiptarve në Serbi

Për çdo ditë bëhej edhe më zi

Në 2006-tën,në frymë historike

Miratuan Platformën politike! 


2013-ta, me plotë skandale filloi

Më 20 janar xhandarmeria heret

Lapidarin e UÇPMB-së na' mori

Komandantët, fjetur na'ka gjetë!


Pastaj miratuan, në shtatë pika

Në 2013, kjo do t'ishte politika

E shqiptarve të këtyre trojeve

Me shekuj,të tyre stërgjyshore!


Më 19 prill 2013,Thaçi n'Bruksel

Na tradhëtoi dhe na ka shkelë

Në Serbi definitivisht me mbetë

Serbët n'Kosovë, të bëjnë shtet!


Asociacion të komunave n'Serbi 

Shqiptarët formuan, disa parti

 Serbët e Kosovës ata i kopjuan

Por, partitë tjera, s'iu bashkuan!


Në zgjedhjet lokale të 2016-tës

Fitoi kryetarin APN e Shqiprimit

Por,nëntë këshilltar't e PDSH-së

E lanë Ragmiun,prej dëshprimit!


Por,së shpejti,Shqiprimi dështoi

Arrogancën e tij, PVD s'e duroi

Me 9 PDSH-istat, "e dëshpruar"

Koalicioni i ri, na është formuar!


Kthesë e vërtetë u bë, historike

N'politikbërjen ton',demokratike

Ardita Sinani u zgjodh kryetare

E komunës,si femër preshevare!


Në Kosovë,n'rend,demarkacioni

S'shpejti do vijë dhe Asociacioni

Është koha e fundit t'këndellemi

Të përbashkuar,për shtet t'jemi!


Shqiptarët,gjithandej jemi ndarë

Në pesë shtete, të shpërndarë

E synojmë bashkimin kombëtar 

Fillimisht, në Unionin Europian!


Nehat Hyseni

27/04/2017












Thursday, April 27, 2017

Botëkuptimet e gabuara mbi radikalizmin, gënjeshtrën dhe "haramin"




Shkruan: Nehat Hyseni 


Aktualisht, opinioni shqiptar i Luginës, sikur ka filluar të polarizohet reth temës se a kemi dukuri brengosëse të radikalizmit dhe ekstremizmit islamik, apo jo?

Reagimi i një hoxhe ndaj këtij diskursi aktual, na paraqitet me një titull bombastik: "Propaganda Millosheviqiane instrumentalizon radikalizmin e dhe ekstremizmin islamik në Luginë të Preshevës", dhe konkludon në këtë drejtim se është duke u zhvilluar "fushatë tendencioze dhe e pavend"!


Duke i besuar fjalës së tij, si hoxhë që flet "të vërtetën dhe vetëm të vërtetën"!

disi u "qetësuam". 

Para njerëzve dhe para Zotit!

Shyqyr Zotit! 

Sepse, githçka na qenka e pavërtetë dhe "propagandë millosheviqiane"!

Ashtu na e thotë hoxha dhe topi s'e luan! 

Sepse, ruana Zot, hoxha nuk gënjen, por të vërtetën dhe vetëm të vërtetën e thotë"!

Mirëpo, mjerisht, na doli se kjo kjo është e pavërtetë ose gënjeshtër e "ëmbël" e tij!

Për fatin ton të keq për të gjithë ne që realisht dëshirojmë të jetë pikërisht ashtu siç na thotë ai.

Por, mjerisht,realiteti i hidhur i yni, megjithatë, me fakte të pamëshirëshme na flet ndryshe!

CD-ja e një radikalisti dhe ekstremisti islamik, e konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe e proçeduar në Gjykatë nga Prokuroria komunale, përmban thirrje të hapur për terrorizëm:

"Do vijë Hilafeti me përzënien e hienave, do vijë bereqeti, ngrihuni vllazni, ngrihuni o myslimanë bëni xhihad shpëtojeni këtë vatan, bëni sulme vetjake apo në grupe e dhelprave dinakeo vijë Hilafeti me përzënien e hienave, do vijë bereqeti, ngrihuni vllazni, ngrihuni o myslimanë bëni xhihad shpëtojeni këtë vatan, bëni sulme vetjake apo në grupe e dhelprave dinake frikën me jau futë. Sulme Istish hadie apo kallashnikov nga rruga selefie t’i mos u largo, dridhjani tokë qafirave, vrisni tagutat hapni rrugë të mirave Sheriatit, shijojani frutat bëhuni emir të vendit tuaj, mos e leni në errësirë nën udhëheqjen e huaj, ata nuk ju a duan të mirën. Drogë, bixhoz e zina jau kanë lanë errësirën, s’ju lënë ju dritë me pa. Kapni armët e sulmoni qeveri e ambasada vendin nga të këqijtë, çlironi nga udhëheqësit ma katolik se Papa".

Mu kujtua njëra nga bisedat e mia të këndëshme me shumë hoxhallarë, që kam miqësi dhe me ëndje zhvillojmë biseda dhe debate të ndryshme për tema e probleme të ndryshme fetare e kombëtare dhe për sfida, dukuri dhe fenomene të ndryshme në këtë drejtim, që na preokupojnë neve shqiptarve në përgjithësi, e Luginën e Preshevës në veçanti.

Pra, në bisedë me Mulla Dr. Adnan Ahmedin, imam në Xhaminë e Ibrahim Pashës, ose Xhaminë e Epërme (Atik Xhaminë), që ka rolin e Xhamisë  Qendrore, pra të Xhamisë kryesore në komunën e Preshevës, ashtu siç është psh. Xhamia e Madhe (e Fatihut) në Prishtinë, veç tjerash, i shtrova edhe këtë pyetje:

"Hoxhë i nderuar, sipas Kur'anit Famëlartë dhe dijetarve islamë: 


Cila gjë është tabu apo haram më i madh: ngrënia e mishit të derrit, apo konzumimi ose pierja e alkoholit?"


Meqenëse për ne shqiptarët myslimanë e dijmë se alkoholi, birra e rakia konzumohen nëpër kafene, restorante, dasma e evenimente dhe kremtime e festa të ndryshme dhe nuk e konsiderojmë se pierja e alkoholit të "përjashton" nga feja. 

Kurse, rallë shumë rallë mund të gjesh shqiptar mysliman të Luginës dhe Kosovës, e më pak në Shqipëri, që e komzumojnë, pra, mishin e derrit.

Gjithashtu, unë ia prezentova edhe mendimet e disa dijetarëve se, meqë dëmi nga konzumimi i alkoolit dëmton mendjen dhe shkakton humbjen e arsyes dhe kontrollit të njeriut, harami është më i madh. 

Sepse, me humbjen e vetëdijes dhe kontrollit, njeriu mundet të bëjë gjithçka: të konzumoj mishim e derrit, apo të bëjë vepra të turpëshme e të pamoralëshme, madje të rrezikoj veten dhe të tjerët nëse vozit i dehur, etj.

 Prandaj nxirrret si konkluzion se, sipas kësaj logjike, pierja e alkoolit është haram më i madh, meqë paraqet edhe rrezik më të madh për personin e tillë, si dhe për mjedisin dhe shoqërinë.


Mirëpo, ky gjykim bien ndesh me realitetin tonë shqiptar dhe preshevarë, si dhe me bindjet tona diametralisht të kundërta.

Pra, nëpër dasma e kremtime e evenimente familjare, në shumicën prej tyre servohet dhe konzumohen pijet alkoolike. 


Por, absolutisht në asnjë dasëm të shqiptarve myslimanë në Luginë, Maqedoni dhe Kosovë e Mal të Zi, nuk kam dëgjuar të konzumohet mishi i derrit?!


Prandaj, nisur nga ky arsyetim logjik, sinqerisht, me parabindje të thellë, pritja përgjigjen se komzumimi i alkoolit do ishte "haram më i madh". 

Edhepse kjo bien ndesh, madje është diametralisht është i kundërt bindjet tona, por edhe me mentalitetin dhe me realitetin e praktikimit të islamit në trevat tona.

Por, përgjigja e të nderuarit, Mulla Dr. Adnan Ahmedit ishte e prerë dhe e qartë:

"Sipas dijetarve islamë, si dhe haditheve kuranore, haram më i madh na del se është gënjeshtra! 

Prandaj, myslimani i devotshëm dhe i përkushtuar me zemër dhe mendje ndaj Zotit, duhet ruajtur nga gënjeshtra!"










Wednesday, April 26, 2017

Demagogjia patriotike e Ramës, Thaçit e Musliut


Shkruan: Nehat Hyseni 


Disa politikanë shqiptarë aktualë, meqë janë në "zgripc", të zënë pisk nga performanca e tyre katastrofale, kriminale e kompromituese para popullit dhe para opinionit demokratik rajonal, europian e botëror, me ekzibicione e manovrime të ndryshme synojnë ta zhvendosin vëmendjen, me

deklaratat e (pa) sinkronizuara të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit se, poqese nuk arrihen pretendimet drejt integrimit në BE, përkatësisht liberalizimi i vizave për kosovarët, shqiptarët do kenë "zgjidhje rezervë", përkatësisht, alternativë dhe do t'i kthehen "integrimeve të vogla rajonale", duke aluduar në mënyrë implicite dhe nënkuptuese se bëhet fjalë për bashkimin e Kosovës me Shqiperinë, pa përjashtuar, siç pohojnë mediat serbe, mbase edhe përfshirjen e të gjithë shqiptarve në një shtet.

Serbia këtë e quan "Shqipëri e madhe", apo "Shqipëri etnike", duke e stigmatizuar në mënyrë ekstreme idenë e natyrëshme tē shqiptarve për bashkim kombëtar, si pretendim normal që e synojnë të gjithë popujt në botë, e sidmos ato që janë të ndarë e të coptuar si puna e shqiptarve në Ballkan.

Në këtë mënyrë, Rama dhe Thaçi synojnë ta kopjojnë shelljen Serbisë në këtë çështje, e cila pretendon integrimin në BE, por e ka alternativë edhe Rusinë dhe kështu e "ngritë pazarin" ndaj BE-së dhe presioneve të saja për përmbushjen e standardeve të kërkuara.

 Njëkohësisht, Serbia relativizon në vazhdimësi presionin europian, si dhe fiton koncesione dhe favore politike edhe përkundrejtë mospërmbushjes së obligimeve nga dialogu Kosovë-Serbi, të Brukselit.

Mbase, Rama dhe Thaçi ndjekin edhe shembullin e Erdoganit, e shikojnë si "favor plus", mbase si "joker" dhe alternativë, që "në rast nevoje", për t'iu shmangur presioneve për plotësimin e standardeve të BE-së lidhur me korrupsionin dhe drogën apo "kanabizimin" e Shqipërisë, Gjykatën Speciale në Kosovë dhe Vettingun në Shqipëri, etj.

Ndërkaq, Jonuz Musliu si kryetar i KNSH-së dhe si lider i një partie minore, që nga gjithsej 15 ka vetëm një mandat në KNSH, pra është 1/15 pjesë, ose më pak se 7% dmth me ndikim minimal e mospërfillës, është i njohur për deklarata të kohëpaskohëshme "bombastike", për të siguruar një protagonizëm politik në disproporcion absurd me fuqinë e papërfillshme politike të tij në politikbërjen e Luginës së Preshevës.

 Me dy rroga të majme që i merr nga Serbia, Jonuz Musliu shet "patriotizëm" pa pushuar, duke mos e mbajtur premtimin demagogjik, kinse për ta mbrojtur Lapidarin në vitin 2013, madje na e humbi edhe Memorialin impozant edhe në Rahovicë.

 Kështu që sot këtë "zotëri", në Luginë të Preshevës askush nuk e merr seriozisht.

Me demagogji "patriotike", aktualisht Edi Rama synon t'i shmanget edhe presionit të opozitës nga "Çadra", duke lansuar në "etrin" politik fluska sapuni, kinse për "Shqipëri të Madhe", realisht don ta merr bajrakun e patriotizmit tek opinioni mbarëshqiptar, që e kishte mangësi dhe hendek të madh që e ndante ate nga kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë dhe Luginës e Malit të Zi, por, pretendimin e ka edhe tek forcimi i mbështetjes në veri të Shqipërisë.

Kurse, Hashim Thaçi, i cili, si president, aktualisht i ka tejkaluar të gjitha kompetencat ligjore e kushtetuese, duke i shkelur e përdhosur pamëshirshëm dhe në mënyrë të paskrupullt, duke lozur paturpësisht edhe rolin e kryeministrit të Republikës së Kosovës. 

Tradhëtia e Hashim Thaçit me dorë të vet, më 19 prill 2013 me  nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, ia ka dhënë vulën definitive të lënies së Luginës së Preshevës nën Serbi, si dhe formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që realisht paraqet gurëthemelin për shtetin serb brenda Kosovës.


Pra, pas deklaratave "për bashkim kombëtar" të këtyre politikanëve aktualë fshihen interesat pragmatike, kryekëput personale e grupore, që asnjë të mirë nuk i sjellin shqiptarve në Ballkan.

Përkundrazi, dëmet nga kjo sjellje e tyre demagogjike për shqiptarët aktualisht janë të mëdha dhe katastrofale, meqë artificialisht dhe për interesa të ngushta e meskine të tyre, synojnë t'i armiqësojnë e stigmatizojnë e satanizojnë shqiptarët me BE-në dhe SHBA-në, duke i dëmkosur si "faktor destabilizues në rajon" dhe realisht, mund të "çojnë ujë në mullirin" armiqëve tanë shekullorë, si dhe favorizimin e rolit të Serbisë dhe të Rusisë në rajonin e Ballkanit.



Monday, April 24, 2017

Protagonizmi skandaloz i Jonuz Musliut



Shkruan: Nehat Hyseni


Nevoja e papërmbajtur dhe e stërpërsëritur për protagonizëm, që na u paraqit në portale e media të shumta serbe dhe më pak në ato shqiptare, nga deklaratat skandaloze e "bombastike" të Jonuz Musliut, se: “Unë jetoj në Bujanocin e Kosovës. Kryeministri im është Rama. Shqiptarët etnik nga Lugina e Preshevës duhet të bashkohen me Kosovën. Ne nuk do të jemi “Shqipëria e Madhe” me Nishin. Ne nuk do të heqim dorë prej saj, është e drejta jonë”!

Nuk janë të parat, por sigurisht se nuk do të jenë as të fundit!


Sepse, ato shprehin nevojën "për t'u ndier i gjallë" në politikbërjen e shqiptarve të Luginës së Preshevës, me partinë e tij minore, që ia ka mundësuar atij të imponohet në poste politike me rrogë të majme, madje gjatë kohë, pa fije turpi, i merrte nga dy.


"Stili" i tillë i imponimit me skandale në politikë, për shkak të paaftësisë dhe analfabetizmit politik, i ka shkaktuar në vazhdimësi dëme të mëdha dhe të jashtëzakonshme, politikbërjes shqiptare të Luginës së Preshevës, duke e zhvendosur vëmendjen nga problemet reale e imediate të shqiptarve, në skandale dhe në stigmatizim dhe deformim të tyre para opinionit dhe qendrave relevante nderkombëtare të vendosjes.


Ashtu ishte edhe me Lapidarin e UÇPMB-së në vitin 2013, kur pati dhënë premtime se me ushtarët e tij "do ta mbroj" nga xhandarmeria serbe.

 Por, doli tragjikomik dhe joserioz skajshmërisht, meqë as një kujdestari minimale nuk e organizuan dhe e "harruan" këtë çështje, duke na shkaktuar pasoja të rënda dhe ndalimin e menjëhersh të Memorialit impozant, të UÇPMB-s në fshatin Rahovicë.

Pastaj, për t'i  harruar këto dëme skandaloze dhe për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit dhe përgjegjësinë e llogaridhënien, së paku morale, para popullit shqiptar, doli me "propozimin" bombastik për "bashkimin e Luginës së Preshevës me Shqipërinë"?! 


Pra, z. Musliu nuk e kishte ditur, mbase edhe mund ta ket "harruar", se Lugina e Preshevës gjeografikisht nuk kufizohet askund me Shqipërinë! 

Sepse, Lugina e Preshevës e ka në mes Maqedoninë dhe Kosovën.

Kështu që, një çështje kaq serioze kombëtare, ai e shndërroi në joseriozitet, hajgare e batuta dhe anegdota humoristike të pafund asokohe. 


Dhe skandale e tragjikomedi të tjera të panumërta gjatë vizitave e bisedave të ndryshme të përfaqësuesve të Luginës, ku z.Musliu imponohet pa kurrëfarë rendi, me paditurinë ekstreme dhe me kapadaillëkun e tij bajat e kompromitues.


Paaftësia e tij si kryetar i KKSH-së, që e ka kompetencë dhe obligim zyrtar për të siguruar tekste mësimore për nxënësit shqiptarë, ku ai nuk ka bërë as "lavrën e minit", përpos rritjes ekstreme të rrogës së vet dhe dyfishimit të shpenzimeve, në disfavor dhe në dëm imediat ndaj arsimit dhe kulturës shqiptare në Luginë të Preshevës.


Sjelljet e këtilla, pra, nuk i sjellin dobi dhe benefite dhe avancim kauzës kombëtare të shqiptarve të Luginës së Preshevës.

Përkundrazi, veprimet e tilla e dëmtuan në vazhdimësi dhe, mbase edhe e pamundësuan imponimin e çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës në Dialogun Kosovë-Serbi, në Bruksel. 

Sepse, çdo nismë serioze, e mirëfilltë dhe e argumentuar, në koordinim me Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, kompromitohej qysh në start.


Ashtu është duke ndodhur edhe tani, kur deklarata e z. Musliu se "do të shkojmë deri në Nish", ua ka hapur gojën ministrave serbë Daçiqit, Vulinit,  kryeministrit në detyrë dhe presidentit të sapozgjedhur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta lozur e improvizuar rolin e "viktimës" para opinionit e diplomacicë rajonale, europiane e botërore, për "rrezikun nga shqiptarët" dhe për atë se si "shqiptarët po nxisin luftë dhe po e rrezikojnë paqen dhe mirëqenien në rajon".

Ndryshimi Shqiprimi dhe zhgënjimi



Zhgënjimi nga premtimet boshe

Me dekada Preshevën e lodh'te

Partitë politike shum' premtonin

Por, premtimet nuk i realizonin!


Nga kjo gjendje ishin dëshpruar

Populli dhe rinia, të papunësuar

Edhepse me kohë të diplomuar

Në punë askush s'i kishte ftuar!


Me diploma në xhep,t'pashpres'

Duke kruajtur, kupën e kresë

Vërdallë silleshin, o haj medet

Vallë, si t'ia bënin,në këtë jetë!


Edhepse kish' ardhur pluralizmi

Në vitet e 90-ta, demokratizimi

Na ishin formuar partitë politike

PVD, PDSH, etj., "demokratike"!


Gjendja fare s'kishte ndryshuar

Nga varfëria, populli ish mjeruar

Prandaj,shpërngulja isht' shtuar

Për bukë t'gojës, duke migruar!


Në këtë gjendje të mjeruar

Nga Gjermania e "bekuar"

"Ndryshimin",duke na premtuar

Shqiprimi votat i kishte fituar!


Nga zgjedhjet, doli parti e dytë

APN,akoma pa' mbushur një vit

Duke e votuar, nga dëshprimi

PVD tha: "të na prijë Shqiprimi"!


Edhepse PDSH doli e parë

Shqiprimi fitoi postin kryetar

Sepse ashtu vendosi koalicioni 

APN-PVD,kështu Shqiprimi fitoi!


Asnjëherë më parë, s'ishte parë

Në komunë t'Preshevës, kryetar

Kandidat' i panjohur,pasprovuar

Postin e kryetarit, ta ketë fituar!


Në Preshevë,ndodhi "mrekullia"

Sepse, Shqiprimi,nga Gjermania 

Lehtë votuesit i bindi, me nxitim

Na mashtroi, do bëj "ndryshim"!


Kryetari,punës ia filloi më30 maj

Atëbotë,na ishte muaji Ramazan

Krejt stafi, tërë muajin pushuan

Punës s'ia filluan, se agjëruan!


Kështu, komuna "ra me fjetë"

Gjatë këtij muaji,duke bër'ibadet

Sepse, agjërimin e kemi obligim

Faljen, namazin,me përkushtim!


Komuna u shndërrua, në xhami

Me mjekrra e pamje, si vehabi

 Politikën dhe fenë, i ngatërruan

Këta politikanë tanë,të"bekuar"!


Menjëherë u pa, çfarë "marifeti"

Tmerrësisht ishte mashtru'mileti

Premtimet e fushatës, i harruan

Si arrogantë dhe të pa edukuar!


Por me tendera i filloi Shqiprimi

E hetoi se aty nga keqpërdorimi

Manipulimi i madh e korrupcioni

Logariti se do pasurohej, i gjori!


Por ashtu punët nuk i shkuan

Sepse, nga PVD-ja intervenuan

Se komuna nuk është private

Por legjislativ i kësaj popullate!


Prandaj, së shpejti, iu pa puna

Se me tillë, s'drejtohet komuna

Pasoi prishja e koalicionit, frikë

Shqiprimi,u dërgua në opozitë!


Me këtë gjendje nuk pajtoi

As pronari i "preshevacom"-it

Që dështoi,për zëvendësdrejtor

Tentoi për t'bër' zyre n'korridor!


Dështimi Dritonin, na e mërziti

Nga inati i madh, ai desh pëlciti

U betua se do të luftoj me takat

Portali i tij,Rizës me ia bë,"mat"!


Pastaj, Dritoni sulmoi si terrorist

Në qendër t'Preshevës, aktivist

Zëdhënësin e komunës' kërcnoi

Policia, fatmirësisht, e shpëtoi!


Për dhunën,shpifjet, terrorizmin 

E ushtruar bashk'me Shqiprimin

Në Gjykatë, dhe para drejtësisë

Do të dalin, para përgjegjësisë!


Nehat Hyseni

23/04/2017