Friday, March 31, 2017

Zhgënjimi i preshevarëve nga një mashtrim "epokal"!




Shkruan: Nehat Hyseni


Pritjet e qytetarëve të komunës së Preshevës nga zgjedhjet lokale të 24 prillit 2016, ishin të mëdha.

Këto pritje dhe shpresa për ndryshimin e gjendjes së mjerë dhe të pashpresë të krijuar nga trysnia armiqësore e Serbisë, e cila nuk ka ndryshuar fare kursin e regjimit fashist të Sllobodan Millosheviqit ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës dhe mdaj shqiptarve, kudo që janë.

Mjerimin dhe situatën e pashpresë të shqiptarve në komunën e Preshevës dhe Bujanocit e kishte shtuar e madje edhe shumëfishuar kolaboracionizmi dhe servilizmi ekstrem i pushtetit lokal në këto dy komuna në Serbi, të banuara me shumicë shqiptare, të kryesuara nga Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi.

Këta e kishin shndërruar politikën lokale në biznes të pastër, duke shitur patriotizëm verbal, ditën dhe duke bashkëpunuar me qarqet më antishqiptare dhe ekstremiste serbe, në dëm të Pavarësisë Sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe në denigrimin e statusit politik, juridik, ekonomik e kulturor të shqiptarve në Serbi.

Politika "radikale" e Ragmi Mustafës, i cili për 12 vjet keqqeverisjeje banditeske të komunës së Preshevës e shkatërroi gjyqësinë komunale edhe ashtu të brishtë, sistemin bankar, etj., duke e devastuar e katandisur dhe duke e shndërruar Preshevën në një fshat provincial, nga një qendër politike e kulturore me mam, në rajon dhe në mbarë shqiptarinë.


Duke u bërë argat të turpshëm të kauzës serbe të ishkryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiqit për " shkëmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës, Ragmi Mustafa "helmoi" trurin e votuesve shqiptarë të komunës së Preshevës, duke i mashtruar dhe duke ua shitur tradhëtinë ordinere antishqiptare, si "patriotizëm" dhe "radikalizëm shqiptarë.

Bizneset e shqiptarve u masakruan, kurse vetëm ato të familjes Mustafa me bashkëpunëtorët e tij lulëzuan, si kundërshpërblim nga Serbia për argatllëkun e tyre me dreqin e mallkuar.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin zhytur në mjerim të thellë, meqë u ishte vrarë shpresa se do të ndryshoj kjo gjendje e tmerrëshme dhe ia mësyen masovikisht ikjes në gurbet, duke i lënë shkret pasurinë, shtëpitë e varret e të parëve.

Në këtë gjendje skajshmërisht të pashpresë e të mjerueshme, u mbajtën zgjedhjet lokale të vitit 2016. 

Rezultati nga ato zgjedhje ishte befasues!

Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, bir i një "gastarbajteri" shqiptar nga një fshat i Preshevës, akoma pa e mbushur një vit nga themelimi, fitoi 11 mandate dhe u radhitë si parti e dytë.

Meqë programi dhe fushata parazgjedhore e tyre ishte identike me PVD-në, dmth "anti-mafi" të Ragmi Mustafës, këto dy parti bënë shumë shpejt marrëveshjen për koalicion të bashkëqeverisjes, duke zgjedhur Shqiprim Arifin kryetar komune. 

Preshevarët, sidomos të rinjtë e mirëpritën me entuziazëm dhe me shpresa të mëdha këtë ndryshim, duke komentuar kudo nëpër ndeja, lokale e nëpër rrugë në stilin: "eureka! e gjetëm Shpëtimtarin!"

Bindjet e tyre ishin se ja, "ky po na vjen nga Gjermania dhe ka me e ndryshue Preshevën", sepse edhe motoja e tyre ishte "Ne jemi Ndryshimi!", "Presheva ka me lulëzu", e komentime të ngjajëshme.

Pra, në një gjendje të trishtuar nga mjerimi dhe keqqeverisja, korrupsioni e abuzimi me paratë  dhe pronën e pasurinë publike, ishte e natyrëshme që t'i jepej votëbesimi një risie, qoftë edhe të panjohur e të pasprovuar politike.

Preshevarët thonë: 


"Si maca në thes"!


Paraqitja publike e kryetarit të ri, sikur filloi t'i luhasë bindjet e parakrijuara dhe pritjet. 

Fjalorin e tij arkaik dhe analfabetizmin ia falnin, duke e arsyetuar se "ka lind jashtë" dhe s'ka mund ta mësoj gjuhën shqipe. 

Por, në konferencën për shtyp me rastin e 100 ditëshit të pushtetit lokal, ai e ngriti gishtin lartë kundër mediave, duke i përjashtuar nga konferenca, madje edhe duke iu kërcënuar rreptë! 

Pra, na u paraqit një kryetar ashtu si nuk e kishte pritur e nuk e kishte votëbesuar populli. 


Si një autokrat e diktator lokal!


Por, sa duket edhe në kryesi të APN-së shpeshëherë i mëshonte tavolinës, duke bërtitur:

 "A jom une baba këtu?!"


Dhe propozimet e tij miratoheshin, apo më saktë, "aminoheshin"!

Njësoj veproi edhe me partnerin e koalicionit, nga i cili kishte vetëm një asambleist (këshilltar) më tepër (11-APN, kurse 10-PVD).


"Baba" Shqiprim merrte vendime si "sulltan", madje edhe buxhetin e ri e imponoi si deshti vet dhe nuk e respektoi partnerin e koalicionit qysh në hapin e parë, meqë për një rrugë (Karposh) ishin paraparë 60 milion, kurse ai në mënyrë abuzive dhe të paligjshme ua pamundësoi pjesarrjen ofertuesve tjerë, dhe ia dha të vetmit ofertues me 86 milion, dmth për 26 milion dinarë apo 210.000 euro më tepër! 

Pra, nuk kishte asnjë dilemë se ky ishte korrupsion i pastër në vepër, apo si i thonë fjalës, Shqiprimi "u zu me presh në dorë!"

Abuzimet për qëllime korruptive  u shpeshtuan shumë. 

Bindja ishte se ai po e bënte nga mosdija. 

Por, u mor vesh se ai këtë "marifet" e kishte mësuar nga aktiviteti i tij me organizatat "humanitare".

Gjithashtu mësuam se aktiviteti prej "biznesmeni nga Gjermania" kishte të bënte me ate se Shqiprimi kishte pasur një biznes apo "firmë" me një ortak serb në Gjermani, që i kishte siguruar lidhje të mira ne përfaqësitë qeveritare të Serbisë atje.

Zhgënjimi ynë ishte se pritnim që Shqiptimi nga Gjermania të na sillte praktikat më të mira dhe përvojat demokratike europiane të qeverisjes. 

Mirëpo, sa duket, ai na solli të kundërtën e vlerave të mirëfillta europiane: autoritarizmin, abuzimin me ligjin dhe korrupsionin e nepotizmin.


Kjo u pa edhe me aferën e krijuar nga një dentist i APN-së, që u imponua të emërohet zëvendës i u.d.drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit, i cili madje tentoi në mënyrë klandestine ta ndërtoj një zyre midis korridorit, duke ua bllokuar hyrjen pacientëve. 


Kjo çmendi e caktimit zëvendësit të u.d. drejtorit i cili gjysmën e orarit e kalon me pacientë, kurse funksionin e u.d. drejtorit e kryen në gjysmën tjetër të orarit të punës. 

E tani Shqiprimi, "baba" i APN-së kërcnohej që të caktonte edhe një zëvendës, që të merrej me politikë nga portali i paguar dhe madje të bëjnë edhe një "zyre"?! 

Ky gjest e hutoi fare opinionin preshevarë dhe atë kosovar, duke u tallur me te e duke sajuar barcoleta e anegdota të ndryshme lidhur me këtë veprim primitiv, qesharak e abuziv.

Me këtë u pa puna se çka na solli Shqiprimi nga Gjermania dhe hoqi çdo dilemë se ai ishte, mjerisht, një matrapaz dhe mashtrues i madh, madje epokal, por dhe zhgënjim e dëshprim i madh për të rinjtë dhe për qytetarët e Preshevës.


Përveç rrëmujës në politikë, në vend të demokracisë së shpresuar e të shumëpritur, Shqiprimi nga Gjermania na solli edhe rrëmujën nëpër xhamia. 


Madje, shumë imamë filluan ligjërimin  huttbes me rastin e faljes së namazit të xhumasë ia kushtuan "mbrojtjes së Shqiprimit" dhe sharjes së të tjerëve me fjalor primitiv e banal?!

Pra, Shqiprimi na e futi politikën në xhamia, së bashku me "islamin politik" të vendeve arabe, për të cilët kishte zhvilluar aktivitet të dendur e intensiv në Gjermani.

Pra, për herë të parë në historinë pesëqindvjeçare të islamit në këto troje na u fut këmbëkryq politika në xhamia dhe imamët, ngjajshëm si në Afganistan, Iran, Siri e në shtetet tjera islame, arabe, i drejtuan "gishtat" kundër politikbërjes në Luginë të Preshevës!


Rrëmujë nëpër xhamia, e rrëmujë në politikë!


Rrëmuja e përzierjes së imamëve në mbështetje të Shqiprimit në politike ka krijuar rrëmujë dhe probleme edhe mbrenda xhamiave tona, e veçanërisht tek shumica prej tyre, ku imamët me devotshmëri e përkushtim ruajnë praktikimin e islamit tradicional dhe i rrezistojnë instalimit të radikalizmit dhe ekstremizmit islam, si dhe imponimit të praktikave të sekteve të ndryshme arabe të islamit, si psh. vehabizmit, selefizmit, etj.

Problem irritues paraqet arroganca e këtyre radikalistëve, të cilët nuk i falin synetët e namazit, e as "son synetët" dhe në vend që të hyjnë me kohë në xhami, ata presin para xhamisë apo pijnë kafe apo makiato në kafene dhe futen në xhami vetëm për faljen e "farzëve".

Por, e keqja më e madhe është se të këtillët, sidomos "ata të politikës", në krye me Shqiprimin, me rastin e hyrjes me vonesë në xhami krijojnë rrëmujë e shqetësim, por dhe mllefosje, duke u kaluar mbi kokë e duke i shtypir e shtyer xhematlinjtë, për të dalur në sajfet e para, qoftë edhe duke ua prishur mamazin e faljes së "synetëve".

Veçanërisht gjatë namazit të xhumasë, të premteve, kjo sjellje arrogante e agresive e tyre shkakton rrëmujë më të madhe dhe i nevrikosë me të drejtë myslimanët e devotshëm që ndjekin islamin tradicional (suni-hanefi) në trojet shqiptare në Ballkan.

Pra, pakë a shumë kjo është gjendja aktuale politike dhe klima shoqërore, kulturore e fetare në komunën e Preshevës dhe në Luginë. 

Urojmë që ndryshimet e fundit në qeveria qeverisjen komunale të sjellin edhe ndryshime të tjera shoqërore, duke e mbsjtur larg politikbërjen nga feja, por dhe politikën të mos e lëjnë të depërtoj nëpër xhamia. 

Sepse, ashtu si përzierja e fesë që e dëmton, rrezikon dhe e prishë politikën, ashtu edhe përzierja e politikës në punët e fesë, si dhe futja e politikës në xhamia e dëmton dhe rrezikon fenë!









Wednesday, March 29, 2017

"Kthesë historike" në qeverisjen e Komunës së Preshevës



Shkruan: Nehat Hyseni 


Në qeverisjen lokale të Komunës së Preshevës, e sidomos në kreun e saj, u bë një "kthesë historike" me zgjedhjen e një femre shqiptare në postin më të lartë dhe më të respektuar komunal.

Kjo kthesë politike u shkaktua nga prishja e koalicionit qeverisës APN-PVD, që u tregua si jodemokratik, meqë u dëshmua se ishte një qeverisje autokratike, korruptive, abuzive, dhe jofunksionale, dhe u krijua mazhoranca e re qeverisëse: PVD-PDSH (fraksioni)-BDL-UDSH.


Në seancën e Kuvendit Komunal të Preshevës, të mbajtur më 10 mars 2017, ky ndryshim politik radikal, që nga mediat u cilësua madje si "historik", mori bekimin dhe miratimin e shumicës së asambleistëve komunalë dhe u zyrtarizua.


Këto risi konsistojnë në faktin se në kreun qeverisës të komunës së Preshevës erdhi ekonomistja e diplomuar dhe profesoresha e  shquar e Gjimnazit "Skënderbeu", zonja Ardita Sinani. 

Ky ndryshim në kreun e qeverisjes komunale paraqet njëkohësisht edhe kthesë radikale, madje historike.


 Sepse, kjo zonjë e nderuar na vjen nga një familje me tradita të sakrificës sublime me shekuj për kauzën kombëtare shqiptare, është familje me nam dhe me vlera të larta patriotike e intelektuale.

Jeta prej jetimi e gjyshit Limon (Aslllan) Stanecit ka qenë tejet e vështirë, meqë babain e tij Sinanin, si kryetar komune të Zhegrës, e vranë në pabesi. 


Limon Staneci, ka qenë Nën Perfekt i Prefekturës së Gjilanit, si dhe sekretar i komunës së Preshevës në "kohën e Shipnisë" më 13 shtator 1944, kurse Adem Kamberi ishte kryetar komune dhe Prof. Ibrahim Kelmendi, komandant i njësive vullnetare të mbrojtjes, që ishte në vijën e frontit "Te Shina" (Hekurudha). 


Si një shqiptar të madh dhe patriot me nam, regjimi i atëhershëm i Nikolla Pashiqit e dënoi me dënimin kapital:


Dënim me vdekje - Pushkatim!


Ekzektumit të tij Limon Staneci i shpëton mrekullisht falë trimërisë dhe burrërisë së tij epike, por dhe shokëve, miqëve e dashamirëve të shumtë të tij.


Por, populli thotë se "dardha nën dardhë pikë"! 

Prandaj, nga kjo familje me histori të madhërishme dhe të njohur për traditat patriotike e kombëtare, në gjirin e vet lindi e shkolloi magjistrin e parë të ekonomisë dhe Kryeshefin për Ekonomi e Financa të komunës së Preshevës, Mr. Sinan Sinanin, i cili ishte autori apo hartuesi i planit të parë zhvillimor në historinë e Preshevës.

 Ai humbi jetën tragjikisht në udhëtimin e tij zyrtar me trenin Paris-Athinë, në Stallaq, në shtator tê vitit 1979., duke i shkaktuar dhëmbje e pikëllim të pafund për këtë humbje të madhe familjes, Preshevën dhe mbarë Shqiptarisë, për këtë kolos të dijes e burrërisë

Motra e tij Lirije Sinani-Hana, si arsimtare shumë e dashur e imja dhe e gjeneratës tonë, na kujtohet për përkushtimin dhe devotshmërinë e pashoq ndaj arsimit dhe nxënësve. 

Më kujtohen si sot se me çfarë entuziazmi i pritnim orët e mësimit të biologjisë me arsimtaren tonë shumë të dashur, madje të adhuruar, Lirijen. 

Ajo, me demonstrimin e eksperimenteve biologjike në klasë, psh me prerje të krapit, bretkocës. etj. mbi tavolinën e arsimtarit, në kushtet e klasës na i demonstronte të gjitha organe veç e veç, sikur një profesoreshë universitare e anatomisë apo kirurgjisë, e lëndëve të tjera të biologjisë. Kurse neve nxënësve na ishte tepër lehtë, madje argëtuese t'i mësonim njësitë mësimore, të cilat kurrë nuk i  harruam në jetë.

Lirije Hana u martua në familjen gjakovare Hana, me nam për heroizëm e sakrifica kombëtare anembanë shqiptarisë. Kontributi i saj për kauzën kombëtare është i njihur në kuadër të LDK-së, si aktiviste e mirënjohur e radhëve të para, si këshilltare në Asamblenë Komunale të Prishtinës në katër mandate dhe në aktivitetin e palodhshëm të vijës politike të Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës.

Kurse, djali i vogël i Limon Stanecit, profesori Agim Sinani, është i mirënjohur si profesor i përkushtuar i gjuhës dhe letêrsisë shqipe, si atdhetar i flakët dhe i devotshëm i kauzës kombëtare shqiptare dhe si mik e shok i sinqertë.

Bashkëshorti i zonjës Arditë, Kastriot Sinani, ashtu si gjyshi i tij Limon Staneci, u rrit jetim, meqë babai i tij Sinani humbi jetën në tragjedinë e përmendur dhe e la shumë të vogël.

 Kastrioti gëzon autoritet të madh si ekspert i lartë i informatikës, që dha kontribut të madh në RTV Presheva, si dhe në botimin e revistave e gazetave, si dhe të librave të shumtë. 

Meritat e tij janë të mëdha, si baba i  devotshëm e si bashkëshort shembullor, në krijimin e hapsirës dhe mundësive për angazhimin e zonjës Sinani në politikë.


Pra, familja Sinani është e njohur anembanë Shqiptarisë për vlerat kombëtare dhe për kontributin e sakrificat sublime për të drejtat dhe liritë kombëtare e njerëzore të shqiptarve në Luginën e Preshevës dhe në Anamoravën e Republikës së Kosovës.

Por, nuk përfundon këtu historia e lavdishme e krenare e kësaj familje shqiptare. 

Jo, jo! Përkundrazi! 

Pikërisht, këtu fillon një etapë e re, ose "qershia mbi tortë" apo kulmi i lavdisë dhe namit të kësaj familje të nderuar!

Me zgjedhjen e zonjës Ardita Sinani si kryetare të Degës së PVD-së në dhjetor të vitit 2015, ajo ishte e para femër në mbarë Shqiptarinë dhe në rajon në këtë post të lart partiak.


Pas zgjedhjeve lokale të 24 marsit 2016, zonja Sinani u zgjodh kryetare e Kuvendit Komunal të Preshevës, duke qenë e para femër në këtë post të lart në historinë e Preshevës, të Luginës dhe në rajon. 

Por, me zgjedhje e zonjës Ardita Sinani Kryetare të Komunës së Preshevës, në mars të vitit 2017, ajo njëkohësisht është e vetmja kryetare e komunës edhe në tërë Republikën e Serbisë!

Kjo kthesë politike në kreun qeverisës të komunës së Preshevës ka bërë jehonë shumë të madhe miratimi e mirëkuptimi në opinionin e gjërë rajonal e gjithëshqiptar, meqë e nderuara zonja Sinani është edhe e para kryetare në tërë historinë e kësaj komune, si dhe në Luginën e Preshevës! Njëkohësisht, zonja Sinani është edhe kryetarja më e re në moshë në historinë e kësaj komune dhe në rajon, si dhe aktualisht është edhe e vetmja kryetare komune në tërë Serbinë dhe ndër të rallat në mbarë Shqiptarinë!

Disa media me renome, madje zonjën Ardita Sinani e cilësuan si "Hillary Clinton e Luginës së Preshevës!

Kjo  i bënë nderë dhe që të ndihen krenarë të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe më gjërë.


Rëndësi të jashtëzakonëshme ka Mesazhi politik që ipet me këtë rast botës së civilizuar demokratike euro-atlantike, te miqtë tanë nderkombëtarë në krye me BE-në dhe SHBA-në.


Shpresojmë që ky mesazh kuptimplotë, mbase, të arrij edhe tek ata që gruan shqiptare me kokëfortësi e fanatizëm mesjetar ngulin këmbë që ta përjashtojnë nga jeta politike e kulturore duke e mbuluar me ferexhe dhe duke e mbyllur në burgun shtëpiak, e që tani u hoqën nga kreu i qeverisjes komunale të Preshevës dhe u çuan aty ku realisht e kanë vendin këto forca regresive e fanatike, të cilat me arrogancë dhe agresivitet të paparë na imponuan radikalizmin dhe ekstremizmin islam, duke krijuar rrëmujë nëpër xhamia dhe në politikë.

Jemi thellësisht të bindur, pa asnjë dyshim se ka vlera shumë të mëdha civilizuese e emancipuese europiane e botërore, në përfshierjen dinjitoze të gruas, e në rastin tonë të nënës shqiptare, në politikë dhe vendimmarrje.


Pra, zonja Ardita Sinani ka shënuar majat më të larta të suksesit politik të femrës shqiptare në komunën e Preshevës, në Luginë, dhe  ndër të rallat në mbarë Shqiptarinë, duke nderuar kështu familjen, Luginën e Preshevës dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë.


Zoti e bekoftë familjen Sinani, Komunën e Preshevës, Luginën e Preshevës dhe mbarë Shqiptarinë!




Tuesday, March 28, 2017

Lugina e Preshevës e tradhëtuar nga Hashimi e Isa sot edhe më zi se nga Azemi e Fadili dikur




Shkruan: Nehat Hyseni 


Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë autokton, e jo "ardhacakë" në këto troje të tyre stërgjyshore, të banuara më shqiptarë qysh nga kohërat e lashta të periudhës iliro-romake. 

Studimet reth lashtësisë së tyre, edhepse mungojnë për nga numri dhe thellësia e gjurmimeve e trajtimeve të mirëfillta shkencore, meqë nuk janë bërë studime më serioze arkeologjike, por kryesisht sipërfaqësore e joprofesionale, megjithatë, edhe si të tilla kanë arritur të dëshmojnë dhe faktojnë lashtësinë mijavjeçare të shqiptarve në këtë pjesë të Ballkanit.

Problem në vete paraqet historiografia serbe, e cila synon që shqiptarët e Luginës së Preshevës, por edhe territorin me mbi 11.000 km2, në 750 vendbanime me shumicë shqiptare në Serbi, si dhe për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, dmth nga territoret e ish Jugosllavisë, synon dhe pretendon paturpësisht t'i paraqesin si "ardhacak" nga viset e Shqipërisë së sotme, që sipas tyre kanë ardhur pas "Shpërnguljes së parë dhe të dytë të Madhe Serbe".

Politika ekspansioniste serbe, e ndihmuar nga pansllavizmi gjenocidal i Rusisë ndaj shqiptarve gjatë Luftës Ruso(Serbo)-Turke 1876-1878, dmth para Kongresit të Berlinit, arriti që kufirin midis Turqisë dhe Serbisë ta sjellë nga Aleksinca apo nga "Molla e Kuqe", reth 200 km, në Ristovc, vetëm 30 km larg nga Presheva. 

Kurse, Medvegjën atëbotë e përfshiu në kuadër të Serbisë. 


Arsyetimi i politës serbe para Europës ishte se nuk është fjala për spastrim etnik, meqë deklaronte se ishin shpërngulur "turqit" e ardhur me pushtimin otoman të Serbisë. 

Në vitin 1912, me Luftën e parë dhe të dytë Ballkanike, Serbia vazhdoi spastrimin etnik nga viti 1878 dhe pushtoi Kosovën, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë, me të njejtin arsyetim se po shpërnguleshin "turqit", por kësaj radhe edhe shqiptarët "ardhacakë nga Shqipëria".

Pra, historiografia serbe ishte shumë aktive dhe, sa duket, arriti ta bindë Europën e krishtere se po bënte spastrimin e kësaj pjese të Europës nga elementi turko-musliman dhe nga shqiptarët "ardhacak nga Shqipëria", shumica prej të cilëve ishin poashtu myslimanë.

Ngatyrisht se Kongresi i Berlinit në vitin 1878, i kryesuar nga Bizmarku, bir i një nëne serbe, karshi Turqisë së sfilitur, i siguroi Serbisë të kaloj "pa therrë në këmb" para drejtësisë europiane e botërore. 

Edhe pas gjenocidit e masakrave të tmerrëshme të vitit 1912, të cilat "de jure" ishin luftë kundër Turqisë, kurse "de facto" ishin gjenocid ndaj shqiptarve dhe grabitja e tokave, shtëpive e katandive shqiptare dhe dëbimi i tyre i dhunshëm për Turqi dhe Lindjen e Afërt, në Siri, Jordan, Egjipt, etj. duke krijuar koloni të tëra muhaxhirësh shqiptarë atje.

Jugosllavia socialiste e J. B. Titos e vazhdoi avazin e politikës gjenocidale serbe ndaj shqiptarve në përgjithësi, e sidomos të atyre të Luginës së Preshevës dhe atyre të Maqedonisë, duke përtrirë kështu Elaboratin famëkeq të Akademikut serb, Vaso Çubrloviqit të vitit 1938, si Konventën e Mbretërisë së Jugosllavisë të Aleksandar Karagjorgjeviqit për shpërnguljen dhe dëbimin e dhunshëm të shqiptarve në Turqi, realizimin e të cilit e ndëpreu Lufta e dytë Botërore (1939-1945).

Në vend të ekspeditave ushtarake, Tito e përdori Aleksandar Rankoviqin, i cili nga viti 1953 ishte Zëvendës i Titos, si Zëvendëskryetar i Republikës në RFPJ dhe shef i UDB-së famëkeqe, për dëbimin e shqiptarve në Turqi me masakrat e organizuara ndaj tyre në "aksionin për grumbullimin e armëve" që u zbatua egërsisht dhe duke përdorur metodat e torturat më çnjerëzore e kriminale ndaj tyre. Në këtë mënyrë i detyroi mbi gjysëm milioni shqiptarë të shpërngulen dhunshëm në Turqi dhe gjithandej në Lindjen e Afërt, në Europën Perëndimore, në Amerikë e Australi, etj.

Në korrik të vitit 1966, Tito e shkarkoi Aleksandar Rankoviqin nga të gjitha postet politike, meqë e kishte rrezikuar atë vet seriozisht jo vetëm pushtetin, por edhe ekzistencën fizike e qeverisjen e shtetit nga Tito.

Pasoi periudha postrankoviqiane, e cila siguroi një frymarrje më të lehtë dhe një status më të avancuar politik të shqiptarve me amendamentet e viteve 1968-1971, e sidomos me Kushtetutën e vitit 1974, kur Kosova u avancua si element konstituiv i  federatës dhe nga Statuti i deriatëhershëm si akt më i lartë juridik e ligjor, fitoi Kushtetutën.

Por, me demostratat e vitit 1981 i dhanë fund periudhës zhvillimore të Kosovës dhe, sa duket, idilës së ruajtjes së "vëllazërim-bashkimit" ideologjik shqiptaro-serb, kurse në vitet e 90-ta edhe të atij jugosllav, siç porosiste Tito: "si drita e syrit"!

 Këtë refren e stërpërisnin të gjithë.

Kurse, komunistët shqiptarë në krye me Fadil Hoxhën, e sidomos me Azem Vllasin ambicioz, të etshëm për karrierë politike e pushtet, të ndihmuar nga një pjesë e konsiderueshme e "inteligjencës komuniste" të kohës, u bënë me ose pa vetëdie, me apo pa vullnetin e tyre, argatë të përulur e servilë ndaj sllavokomunistëve të përbetuar antishqiptarë, në luftën e tyre të shenjtë "Kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar".

Me bindjen e tyre naive dhe devotshmërinë e verbër ndaj ideologjisë komuniste ose ndonjëri prej tyre, thjeshtë për arsye dhe ambicie karrieriste, ata bënë kërdinë mbi inteligjencën dhe mbi vlerat më sublime kombëtare shqiptare, duke e filluar me "heqje kokash të indoktrinuara me nacionalizëm e irredentizëm shqiptar" në Universitet, shkolla e ndërmarrje ekonomike, dhe duke përfunduar me shkatërrimin definitiv të autonomisë së Kosovës, me marshimin triumfal të nacionalsocializmit apo fashizmit serbomadh, në krye me Hitlerin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin.

Kështu, më në fund u këndellën shqiptarokomunistët kokëshkretë, se mori fund ëndrra e tyre makabre dhe argatllëku e servilizmi i tyre poshtrues e jokurrizor ndaj sllavokomunizmit antishqiptar apo "dreqit të zi", kundër shqiptarizmit, duke i falemnderuar tërbimit gjenocidal shkurtpamës serb kundër shqiptarve, që i kishte futur të gjithë shqiptarët "me një thesë", pa i diferencuar dhe pa i ndarë e klasifikuar ata në "shqiptarë të ndershëm" dhe "irredentistë", siç bënin dikur komunistët. 

Kështu, befasisht u gjetën në të njejtin kosh "xhelatët dhe viktimat" e dikurëshme shqiptare: Azem Vllasi me shokët e vet komunistë dhe "irredentistët" e "kundërrevolucionarët" që vuajtën denimet kapitale e jonjerëzore nëpër kazamatet e tmerrëshme të Jugosllavisë dhe sidomos në ato të Serbisë!

Kjo periudhë millosheviqiane zgjati deri në vitin 1999, kur Kosova u çlirua nga Serbia me bombardimet e NATO-s,  me luftën e UÇK-së dhe me rrezistencën stoike kombëtare të shqiptarve. 


Por, Lugina e Preshevës pas vitit 1999 mbeti jashtë Kosovës, nën regjimin antishqiptar të Serbisë, edhepse bëri rrezistencë dhe luftë të armatosur të UÇPMB-së gjatë viteve 2000-2001.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës mbetën të zhgënjyer e të dëshpruar nga fati i zi dhe nga gazepi e dhuna e pushtetit antishqiptar të Serbisë, që nuk iu hoq qafe ashtu siç e patën fatin vëllezërit e tyre shqiptarë në Kosovë.

Por, periudha e pas vitit 1999 dmth e çlirimit të Kosovës nga Serbia, e sidomos ajo pas shpalljes së Pavarësisë së Republikes së Kosovës më 17 shkurt 2008, shqiptarve të Luginës së Preshevës në raport me Kosovën, mjerisht, shënoi zhgënjim dhe trishtim edhe më të madh se sa nga komunistët e Titistët e dikurshëm.

Tragjikomedia dhe fati ogurzi i tyre kishte të bënte me "paaftësinë" dhe pamundësinë e mirëkuptimit të shqiptarve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, nga politikbërja dhe performansa antishqiptare postrugoviane klasës politike të  "patriotëve" shqiptarë, të pozitës dhe opozitës Kosovare, me disa përjashtime të vogla. 


Duke filluar nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi dhe nënshkrimi nga ana e tij të Marrëveshjes Kosovë-Serbi të 19 prillit 2013, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, në Bruksel, pa Luginën e Preshevës, si dhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së 25 gushtit 2015 nga kryeministri Isa Mustafa, me ndërmjetësimin e komisioneres së lartë të BE-së, zonjës Frederica Mogherini, Republika e Kosovës nënshkroi tradhëtinë kombëtare ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës. 

Por, e vërteta është se me këtë Hashim Thaçi e Isa Mustafa e tradhëtuan edhe vet Sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe të mbarë Shqiptarisë. Kështu, ata tradhëtuan edhe më zi interesat e shqiptarve seç e bënë dikur komunistët shqiptarë.

Pra, "patriotët" shqiptarë të Kosovës së lirë dhe të Pavarur, në krye me kryeministrin e dikurshëm dhe Presidentin e sotëm, Hashim Thaçin, si dhe me kryeministrin Isa Mustafa e shitën apo e tradhëtuan kauzën e shqiptarve të Luginës së Preshevës në Bruksel, mbase më keq dhe më zi se komunistët dhe titistët kosovarë në krye me Azem Vllasin e Fadil Hoxhën.

Derisa komunistët edhe mund t'i kuptonim disi, meqë këtu ishte Serbia me ushtrinë, policinë dheUDB-në famëkeqe e makabre, kur politikanët dhe populli nuk ishin të sigurtë nga "terri i natës" dhe se a do t'i çelë drita të gjallë dhe as çka sjellë dita e nesërme, duke u sjellur çdo ditë në arkivole djemtë e ri nga ushtria. 

Prej këtij fati nuk ishte i sigurt dhe imun as Azem Vllasi dhe komunistët e tjerë shaiptarë, i cili u burgos dhe nuk e dinte se a do të shpëtoj as ai vet, e as familja e tij.

Por, tani, në shekullin XXI që nuk e kemi policinë, ushtrinë e as UDB-në famëkeqe dhe shtetin e Serbisë në Prishtinë e as në Kosovë, e duke e pasur madje edhe KFOR-in dhe FSK-në, prej kujt u friguan, vallë, Hashim Thaçi e Isa Mustafa që e nënshkruajtën, me mend në kokë, pa fije turpi e ndërgjegje kombëtare e njerëzore aktin e tradhëtisë ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës në Bruksel?!





Friday, March 24, 2017

Dy puçe të dështuara politike në Luginë të Preshevës





Shkruan: Nehat Hyseni


Avazin e prishjes së koalicionit qeverisës APN-PVD në komunën e Preshevës e nisi pronari i portalit "presheva.com", Driton Salihu, me tekat dhe ambiciet e tij egoiste e karrieriste për të ndërtuar njëfarë "zyre" aty ku realisht nuk e kishte vendin, kurse e bitisi "gazda" i tij politik, Shqiprim Arifi me kontrabandën e shitblerjes së këshilltarve komunalë. 

Ky marifet politik e nxiti "babën" e intrigave dhe dallaverave, Nagip Arifin, në komunën e Bujanocit, që të vihet në aksion. 

Sepse, sa duket, ai vlerësoi se i kishte ardhur momenti i shumëpritur!


Kështu, tandemi i "dy Arifëve", njëri në Preshevë, që e ndiente veten të "fuqishëm" si sulltan Murati i Perandorisë Osmane, i njohur për mizoritë e tia të heqjes së kokave. 

Shqiprimi e hoqi "shpatën" nga këllëfi, por nuk arriti t'ia heq kokën Xhelal Mehmetit-Xhimit, zëvendëskryetar i komunës së Preshevës, meqë atij iu "hoq" koka (politike), para se t'ia arrinte fitores dhe "triumfit" të tij politik. 

Shqiprimit, apo "Arifit të Preshevës", nuk i ndihmuan në këtë "marshim" drejt "piemontit", as ideologët mesjetar që se ku i gjeti e na i solli nga Europa, mbase nga tarafi i atyre që rekrutuan luftëtarë për "luftën e shenjtë" në Siri, Irak e Afganistan?! 

Mbase, ky ishte "biznes" shumë fitimprurës, që na mori shumë djem të rinjë nga bankat shkollore, për këtë "mision të shenjtë". 

Shumica prej tyre ranë "shehitë" në tokat e Shamit.


Gjithashtu, edhe disa nga vajzat dhe nxënëset më të zonja të shkollave të mesme nga Lugina dhe Maqedonia nuk mbetën mbrapa tyre, duke i braktisur bankat shkollore dhe iu bashkangjitën këtij "misioni të shenjtë". 

Ato mbeten sekret familjar, meqë arsyetimi para opinionit ipet kinse ato kanë shkuar "mysafire" në Turqi, apo dhe se gjinden në "mërgim". 

Familjet dhe prindërit e tyre janë të pikëlluara dhe të trishtuara thellë nga humbja e më të dashurve dhe më të dashurave të tyre, të cilët madje janë të detyruar ta mëshefin këtë dhëmbje të madhe dhe pikëllimin nga opinioni publik. 


Djemtë përfunduan në fronte të luftës, kurse vajzat kishin për detyrë t'i kënaqnin epshet seksuale të luftëtarve para se të shkonin në front, duke deklaruar "martesën" e atypëratyshme. 

Ato vajza kanë mbetur si gra të veja, meqë shumica e "burrave" të tyre kanë rënë "shehitë", kurse ato kanë mbetur shtatzëna e kanë lindur fëmijë dhe nuk kthehen dot në vendlindje. 

Kurse, shoqëria jonë, sidomos në Luginë dhe Maqedoni, nuk është e përgatitur t'i mirëpres, t'i sistemoj dhe t'i riatdhesjoj e integroj.

Kurse, z. Arifi i komunës së Bujanocit, i cili përveç mbiemrit të njejtë me z. Arifin e komunës së Preshevës, gjithashtu karakterizohet si "ish kryetar" komune, ashtu si (mbi) emnaku i tij nga Presheva, kishte përgatitur gjatë kohë, në mësheftësi të plotë puçin e tij tinzar politik, për ta rrëzuar nga pushteti mazhorancën aktuale të kësaj komune, të udhëhequr nga z. Shaip Kamberi.


Pse pikërisht tani, dmth në këtë moment z. Arifi i Bujanocit, organizoi këtë "puç" politik?


Analiza ime politike na çon në dy arsye themelore:


a) Arsyeja e parë e këtij sulmi apo puçi të befasishëm ndaj qeverisjes lokale të komunës së Bujanocit, sipas të gjitha gjasave, na rezulton të jetë tragjedia dhe pikëllimi i madh familjar me rastin e vdekjes së Abelard Kamberit, nipit 21 vjeçar të kryetarit Shaip Kamberi. 

Kjo tragjedi e rëndë dhe kjo humbje e madhe kishte pikëlluar rëndë mbarë Luginën e Preshevës. Kurse, z. Shaip Kamberin, edhepse njihemi shumë gjatë, kurrë nuk e kam parë më të pikëlluar dhe më të mërzitur! 

Madje, më tha gjatë vizitës tonë për ngushëllime, se ishin bërë dy javë "pa dalë në punë". 


Pra, sa duket, Nagip Arifi me tarafin e tij politik duhet ta ket vlerësuar këtë tragjedi familjare të z. Kamberi si moment të volitshëm për "aksion" dhe sulm të befasishëm e tinzar.

Sepse, kurrë më të lënduar e të plagosur nga tragjedia e përmendur familjare nuk do ta kishte gjetur "kundërshtarin" e vet politik. Prandaj, sa duket, ka llogaritur në fitore të sigurt.


b) Arsyeja e dytë e këtij sulmi apo puçi politik të pabesë e tinzar, konsideroj se është nevoja e SNS-it të Vuçiqit, në vigilie të votimit për zgjedhjet presidenciale të Serbisë.

 Meqë dihet se kryetari Kamberi nuk do të lejoj vjedhjen e planifikuar "industriale" për Vuçiqin, duke e shfrytëzuar bojkotimin e zgjedhjeve nga shqiptarët e Luginës. 

Gjithsesi, duke e ditur afrinë ose kumbarinë e vjetër familjare të z. Arifi me Dr. Stankoviqin si kryetar të TK-së, që njihet për qëndrimin e tij antishqiptar dhe ofertën e fundit të tij për të dëshmuar kundër ish kryeministrit të Kosovës, z. Haradinaj në Paris, mbase do jetë nxitur edhe nga ai. 

Por, mos të harrojmë se z.Arifi i komunës së Bujanocit i ka borxh atyre edhe për ndihmat dhe meritat që kishin ata në katapultimin e tij në postin e kryetarit të komunës dhe për diverzionin e tij ndaj PVD-së dhe përçarjes së shqiptarve të kësaj komune me formimin e PD-së së Nagip Arifit, për qëllime diverzive dhe destruktive dhe për vendosjen e kontrollit të Serbisë ndaj politikbërjes së pavarur të shqiptarve të Luginës, si dhe kundër unitetit të shqiptarve në komunën e Bujanocit.

Por, fatmirësisht, u pa puna se të dy Arifët dhe dirigjentët e tyre politik, kishin bërë llogarinë "pa hanxhiun". 

Arifi i Preshevës, jo vetëm që nuk arriti që ta shkarkoj zëvendëskryetarin Mehmeti, por edhe ra vet në gropën apo kurthin e parapërgatitur, duke u shkarkuar nga posti i kryetarit të komunës së Preshevës.

Kurse, z. Arifi të komunës së Bujanocit i shkoi puna huq dhe dështoi si i turpëruar dhe duke u koritur me pafytyrësinë e tij.

Madje, me këtë rast Nagip Arifi ia shtoi vetes dhe kumbarëve të vet politikë edhe një njollë morale shtesë, për pabesinë dhe pashpirtësinë e tij të sulmit në momentin e tragjedisë dhe dhëmbjes së madhe e të pafund familjare të kryetarit aktual dhe liderit të shqiptarve të komunës së Bujanocit, të respektuar nga të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe mbarë Shqiptarisë.





Thursday, March 23, 2017

Injoranti apo "sherr budalla" i Preshevës



Shkruan: Nehat Hyseni

Prishja e koalicionit paszgjedhor të vendosur menjëherë pas zgjedhjeve lokale të Serbisë të 24 prillit 2016, dmth. më 26 prill 2016, për qeverisjen lokale në komunën e Preshevës, midis Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Riza Halimit dhe "Alternativës për Ndryshim" të Shqipërim Arifit, ka sjellur reagime të pamatura dhe tensione të panevojshme e të pasrsyeshme në komunën e Preshevës.
Realisht, sherri dhe mospajtimet midis këtyre partnerëve të koalicionit kishte filluar heret, qysh në fillimet e tij. 
Kurse, qytetarët dhe votuesit e kësaj komune e mirëpritën me entuziazëm këtë koalicion, duke shpresuar dhe duke qenë të bindur se me këtë po i jipet fund keqqeverisjes 12 vjeçare të Ragmi Mustafës.
Shpresat dhe pritjet nga diaspora europerëndimore ishin të mëdha, sidomos tek të rinjët, se do të na sjellin frymën demokratike europiane në mjedisin tonë ballkanik, të zhytur në mjerim. 
Prandaj, u krijua një eufori se më në fund "Eureka e gjetëm Shpëtimtarin", Shqipërim Arifin dyzet vjeçar, i cili është bir i një "gastarbajteri" nga fshati Tërnavë i komunës së Preshevës, i lindur në Manhajm të Gjermanisë. 
Arroganca, rrugaçëria dhe agresiviteti i tij në fushatën parazgjedhore, si dhe kërcnimet e hapura se ai ka ardhur nga Gjermania për ta "spastruar" skenën politike, dhe se do të jetë "fshesë" për politikën e vjetër, të cilët i quante "hajna" dhe "komunistë".
Fjalori i tij ishte i ndotur me terma dhe fjalë vullgare, shpeshëherë të pista e primitive, me një shqipe arkaike dhe të përzier si konglomerat e mishmash gjuhësh të ndryshme, që argëtonin publikun dhe sollën të qeshura e hajgare me sharllatinizmin dhe joseriozitetin e mosdijen analfabetike të tij.
Por, sharjet e fyerjet e paskrupullta ndaj kryetares dhe zëvendëskryetarit të komunës, si dhe ndaj kryetarit të PVD-së, dëshmuan se Shqipërimi nuk është vetëm analfabet dhe pa edukatë elementare familjare, por dëshmoi fuqishëm se është edhe injorant. 
Pra, u pa qartë se ky njeri nuk është vetëm i pa ditur, "budallë", por dhe më tepër se kaq. 
Shqipërim Arifi dëshmoi se është "sherr budallë", dmth injorant dhe dashakeq i rrezikshëm!
Makinacionet dhe dallaverat e kurdisura me tendera, siç ëdhtë për shembull rasti i rrugës "Karposh", për të cilën nga buxheti komunal të hartuar nga vet APN, janë paraparë 60 milion dinarë (490 000 euro), kurse Shqipërimi ia jep një firme të vetme, pa kompeticion dhe duke i vënë dy kufizime të paligjshme për t'ia pamundësuar ofertimim firmave  të tjera, për 86 milion dinarë (700.000 euro), dmth për 26 milion dinarë (210.000 euro) më tepër. 
Për këtë dhe për disa tendera të tjerë, si i shkarkuar nga posti i kryetarit, pritet që të ballafaqohet me drejtësinë.
Jo, jo, injoranca e tij e paskrupullt, si "sherr budallë", nuk përfundon këtu. 
Sepse, ai pa fije turpi, madje me arrogancë akuzon Riza Halimin para kamerave televizive se "nuk e din çka është bruto e çka neto", duke këmbëngulur se në buxhet parashihet shuma  neto, dmth pa tatim (20%)!? 
Prandaj, gënjen pa fije turpi opinionin para mediave, duke mos qenë i vetëdijshëm se "rrena i ka këmbët e shkurta" dhe se kjo vepër kriminale është e dënueshme. 
Ai mbivlerëson aftësitë e tia prej manipulatori dhe "sehirbazi" për t'i hedhur pluhur syve të taksapaguesve të komunës së Preshevës.
Pastaj, injoron plotësisht dëshmorët e UÇPMB-së, pa organizuar kurrëfarë manifestimi përkujtues për datën 20 janar 2017, me rastin e katërvjetorit të heqjes së dhunëshme të Lapidarit nga xhandarmeria e Serbisë.
Insistoi për mbylljen e vendeve të punës dhe hudhjen e punëtorve në rrugë nga tri organizata apo institucione, kurse para publikut televiziv gënjen paturpësisht se nuk është e vërtetë! 
Me rastin e jubileut të 25 vjetorit të Referendumit të 1 e 2 marsit 1992, ky matrapaz në postin e kryetarit të komunës e injoroi plotësisht këtë eveniment me rëndësi historike dhe nuk organizoi kurrëfarë manifestimi. 
Madje as nuk e përmendi Referendumin askund, fare!

Akuzoi paturpësisht shqiptarët e Luginës për ngecje në zhvillim  të kësaj treve të banuar me shumicë shqiptare dhe lavdëroi Serbinë para ndërkombëtarve si "shtet demokratik" që e ka "ndihmuar" Luginën e Preshevës?!
Vallë, a ka dhe a mund të ket gjeste dhe veprime më antishqiptare dhe më proserbe e serbofile se këto?
Shqipërimi "sundoi" shkurt, vetëm dhjetë muaj komunën e Preshevës. 
 Por ama do të mbahet mend gjatë, shumë gjatë për marifetllëqet dhe truqet e tia antiligjore, autoritare, jotransparente e grabitqare të pronës, pasurisë dhe parasë publike të qytetarve dhe taksapaguesve të komunës së Preshevës, duke e konsideruar politikbërjen dhe qeverisjen lokale si biznes dhe mundësi abuzimi e pasurimi korruptiv dhe të paligjshëm.
Përveç abuzimit me tendera të paligjshēm dhe zhvatjes së buxhetit të komunës së Preshevës, dyshohet se Shqipërim Arifi dhe partia e tij janë financuar nga burime të dyshimta, që ai vet i quan "organizata humanitare", me mision sekret që tani për tani vetë dreqi i mallkuar mund t'i bie në fije.
 Në Preshevë ka filluar të flitet me të madhe dhe të dyshohet publikisht për lidhjet e tij me organizata ekstremiste, tejet të dyshimta nga vendet e ndryshme islame nga Lindja e Afërt dhe nga Lindja e Mesme, që zhvillojnë aktivitete sekrete, të kamufluara pas emërtimeve të "bëmirësisë", solidaritetit, "merhametit", apo si "organizata humanitare", OJQ të ndryshme, etj.

Wednesday, March 22, 2017

PARADOKSI FATKEQ NË POLITIKBËRJEN PRESHEVARE




Shkruan: Nehat Hyseni 


Radiotelevizioni i Preshevës në emisionin "Studio e hapur" prezentoi para një jave politikanin më të vjetër, Riza Halimin, të cilin e quajnë ndryshe Ibrahim Rugovë i Kosovës Lindore, kurse më 22 mars ishte Shqipërim Arifi, ish kryetar i komunës së Preshevës, i akuzuar për korrupsion, abuzim me tendera dhe për shkelje ligjore. Kurse, sonte, më 23 mars 2017, mysafir ishte Xhemal Memeti, ish zëvendëskryetar i komunës së Preshevës.

Paraqitja e Riza Halimit ishte dinjitoze dhe informoi publikun në detaje për arsyet e prishjes së koalicionit qeverisës APN-PVD dhe për vizionin dhe planin e ambiciet zhvillimore të qeverisjes lokale.

Kurse, Shqipërim Arifi me paraqitjen e tij primitive dhe të paedukatë, madje edhe të pamoralshme, zhgënjeu thellë shqiptarët e Luginës së Preshevës, e sidomos ithtarët dhe mbështetësit fanatikë të komunës së Preshevës, rininë e saj që kishte shpresuar shumë tek ai. 

Mllefi i të rinjëve në Shqipërimin është i madh!

Fjalori i tij denigrues dhe matrapazllëku i tij banditesk, duke fyer pa fije turpi dhe në mënyrë të paskrupullt kryetaren e Komunës, zonjën Sinani, si dhe Riza Halimin e Xhelal Mehmetin, me fjalët më banale dhe fyese, si një rrugaç e kriminel! 

Ai mllefosi dhe irritoi skajshmërisht preshevarët, e sidomos intelektualët, anëtarësinë e PVD-së, të PDSH-së, BDL-së, UDSH-së, e sidomos mbështetësit e zhgënjyer të APN-së, e në veçanti nënat shqiptare dhe mbarë popullatën shqiptare në këtë pjesë të gjeografisë tonë kombëtare.

Ndërkaq, paraqitja e Xhelal Mehmetit në mbrëmjen e 23 marsit 2017, ishte e kundërta e Shqipërimit.

Edhepse që të dytë, edhe Shqipërimi edhe Mehmeti vijnë nga diaspora: i pari nga Gjermania dhe i dyti nga Zvicra, kultura e tyre dhe qasja civilizuese ishte e pakrshasueshme dhe diametralisht e ndryshme.

Derisa Shqipërimi, si radikalist dhe ekstremist islam, nga Europa na solli idelogjinë vehabiste dhe selefiste si kod të sjelljes dhe si "islam politik" të instaluar dhe të infiltruar në mënyrë perfide në politikë, si dhe frymën autoritare afro-aziatike, agresive dhe mentalitetin e abuzimit, si dhe dyshimet për zhvatjen e parasë publike dhe korrupsionin e tmerrshëm, që sa duket, do ta përballin me llogaridhënie para drejtësisë.

Xhelal Mehmeti ishte e kundërta e Shqipërimit, me qasjen e tij të kulturuar dhe me edukatën e tij të mirëfilltë, na solli frymën e demokracisë europiane dhe atdhedashurinë e idealizmin patriotik shqiptar të bazuar në vlerat më sublime dhe më të avancuara euroatlantike.

Pra, kemi një situatë vërtetë paradoksale, që dy personalitete të politikbërjes preshevare që na vijnë nga Europa, na sjellin vlera dhe performansë politike diametralisht të kundërta!


Tuesday, March 14, 2017

Radikalizimi islamik, ogur i zi në politikbërjen e shqiptarve të Luginës së Preshevës



Shkruan: Nehat Hyseni 

Situata e rënduar dhe tmerrësisht e pashpresë politike, ekonomike dhe shoqërore e viteve të fundit, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ka krijuar një realitet të ri politik e shoqëror, që karakterizohet me paraqitjen brengosëse dhe gjithënjë e më të thellë dhe më gjithpërfshirëse të radikalizmit islamik.
Ky radikalizim religjioz i tyre, me përmasa të manifestimit gjithënjë e më të madh të elementeve të ekstremizmit islamik, mjerisht, vërehet kudo: nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave gjithënjë e më shpeshë tek femrat "pehçja" apo mbulesa e tërësishme e fytyrës, sikur në Afganistan, Pakistan, në Arabinë Saudike dhe në vendet e tjera arabe. 
Kurse, të rinjtë kanë filluar të veshin pantollona të shkurtuara deri "mbi zogun e këmbës", me mjekrra të gjata e të pamirëmbajtura, thjeshtë ta fusin frikën dhe të mbushin me trishtim!
Këto proçese retrogarde, siç thonë sociologët dhe socialpsikologët, janë pasojë e krizës dhe kaosit shoqëror në të cilin gjenden shqiptarët e kësaj pjese të Shqiptarisë, që në masë të madhe prodhoi luftëtarë për Siri, Irak dhe për vatra të tjera të luftërave në Lindjen e afërt dhe atë të mesme, si dhe shpërnguljen masovike të shqiptarve drejtë Europës Perëndimore dhe gjithandej nëpër botë.
Kjo gjendje e mjerueshme shoqërore e tyre reflektohet fuqishëm edhe në organizimin dhe veprimin politik të tyre, duke formuar parti politike "radikale" siç e vetëquajnë ata veten, mllefi i të cilave është i orientuar furishëm në rend të parë kundër partive ekzistuese të shqiptarve, me arsyetimin se ato "nuk kanë bërë asgjë për shqiptarët"! Prandaj, sipas tyre ato duhet të eliminohen nga skena politike urgjentisht!
Kështu, në Maqedoni partia më e re e shqiptarve është "Lëvizja Besa", ashtu si "Alternativa për Ndryshim " në Luginë të Preshevës. 
Këto parti të sapoformuara, kanë një potencial e fuqi të madhe financiare, që është e befasishme, e pashpjegueshme dhe jotransparente reth burimeve enigmatike të financimit të tyre. Fillimet e tyre i kishin në aktivitetet e, siç deklarojnë ata vet, në "organizata", si dhe në "fonde humanitare" dhe në shpërndarjen e ndihmave në mallra, e sidomos shquhen në me aktivitetet e tyre për festat fetare islame, dmth për Fitër Bajramin, si në në shpërndarjen e mishit të kurbanit dhe para për të varfërit, për festën e Kurban Bajramit. 
Ata shumë shpejt këtë ndihmë dhe këtë aktivitet "humanitar", në mënyrë të rrufeshme e shndërruan në lëvizje politike, për pushtet, duke e "kapitalizuar" dhe konvertuar në vota dhe mbështetje politike. 
Kështu, Alternativa për ndryshim (APN) e Shqipërim Arifit, i cili si djalë "gastarbajteri", është i lindur në Manhajmnë të Gjermanisë, në zgjedhjet lokale të 24 prillit 2016 shënoi rezultat spektakolar në komunën e Preshevës, duke u radhitur si parti e dytë, që fitoi 11 nga gjithsejt 38 vende në Kuvend.
Poashtu edhe Lëvizja "Besa" në zgjedhjet parliamentare të vitit 2016 në Maqedoni u radhit si e dyta parti shqiptare, me 5, nga gjithsejt 20 deputetë shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë.
Karakteristikë e përbashkët e këtyre dy partive të sapoformuara shqiptare, APN-së në Preshevë dhe "Lëvizjes Besa" në Maqedoni, pra, është se janë formuar pothuajse në të njejtën kohë dhe në rethana shoqërore identike, si dhe fitorja e tyre e "rrufeshme", spektakolare në zgjedhje, me burime financiare të majme, por enigmatike, jotransparente dhe tepër sekrete.
Gjithashtu, këto i karakterizon edhe radikalizmi fetar islamik, me një shumicë vajzash dhe gra të mbuluara me shami, madje edhe me "pehçe", që ua mbulon tërësisht fytyrën, e aty-këtu nuk përjashtohen as "burkat"!
Fuqia e pashpjegueshme financiare e tyre është e madhe dhe ato e zhvillojnë një aktivitet mikst, të përzier dhe jashtëzakonisht të mirëkoordinuar: të shpërndarjes së fondeve e ndihmave falas, aktivitetin fetar dhe atë politik. Kështu, për 8 Mars, Ditën e grave, APN shpërndau lule në saksi, në disa pika në Preshevë, falas dhe me logon e reklamat impozante të kësaj partie. 
Kjo praktikë e korruptimit publik të mbështetjes politike nuk është parë asnjëherë dhe nuk njihej në Luginë të Preshevës, por besoj as në Kosovë e gjetiu.
Në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 24 prillit 2016, APN u paraqit me moton "për ndryshim " dhe mobilizoi kryesisht të rinjtë. 

Me qasjen radikale ndaj "politikës së vjetër", ata arritën fitore të befasishme, duke marrë postin e Kryetarit të Komunës së Preshevës, në koalicionin e formuar paszgjedhor, me PVD-në e Riza Halimit.
Me rastin e ditës së parë të punës dhe inaugurimit të Shqipërim Arifit si kryetar komune dhe stafit të ri ishte organizuar një pritje apo qerrasje e punëtorëve të administratës komunale, para fillimit të orarit të punës, një pritje me llokuma, "bombica" e çokollada dhe me lëngje, identike sikur që organizohen para xhamive qerrasje të tilla me rastin duasë për shkuarjen në haxhillëk, apo me rastin e mevludeve, "hatmeve", apo të "hafizllëkut" të personave të caktuar, etj. 
Por, kurrësesi një adet apo praktikë e tillë e evenimenteve fetare nuk ishte organizuar dhe nuk ishte parë në inaugurime dhe evenimente të tjera politike! 
Natyrisht se ky veprim i çuditshëm i hutoi qytetarët e komunës së Preshevës. Disave prej tyre u pëlqeu kjo "praktikë e re", por pjesa më e madhe e mori me humor, duke e përqeshur dhe tallur dhe duke thurrur batuta e anegdota nga më të ndryshmet.

Por, intelektualët preshevarë një praktikë të tillë të instalimit të adeteve fetare në politikë e shikuan me shqetësim dhe e konsideruan si "ogur" jo të mirë dhe si një paralajmërim të futjes së fesë në politikë, që është karakteristikë e shteteve islamike në Lindjen e Afërt dhe sidomos në Lindjen e Mesme.
Ky shqetësim dhe kjo brengosje e intelektualëve të mirëfilltë të shqiptarve të Luginës së Preshevës është e bazuar në realitetin gjeopolitik aktual të ekspansionit agresiv të Rusisë së diktatorit Putin në Ballkan me ndihmën e Serbisë dhe në favor të saj, duke penguar me çdo kusht realizimin e plotë të Pavarësisë dhe Sovranitetit e integritetit territorial e shtetëror të Republikës së Kosovës.
Favorizimi dhe mbështetja e klerkt musliman të shqiptarve mga Rusia dhe Serbia është fenomen i vjetër i strategjisë politike antishqiptare në Ballkan. Prandaj, nuk është e rastësishme dhe nuk na habitë gjesti i Presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i cili me rastin e festës shtetërore të Serbisë, shpërbleu me dekoratë të lartë (të argjentë) një hoxhë nga Lugina e Preshevës. 
Kurse, vetëm pak ditë më parë, ai deklaroi se është "i gatshëm t'i mbathë çizmet për të luftuar në Kosovë", madje me dy djemtë e tij. 
Pra, ai është i njohur për antishqiptarizmin dhe për albanofobinë e apetitet e tij kriminale ndaj shqiptarve dhe dekoron një hoxhë, me të cilin, siç e pamë në televizor dhe në internet, përqafohet "vëllazërisht"!
 Vallë, pse Presidenti Nikoliq nuk e dekoroi ndonjë intelektual, profesor, shkencëtarë apo dikend tjetër, por e dekoroi një hoxhë, madje një hoxhë që është kundër Bashkësisë Islame të Kosovës, ku janë rrjeshtuar shumica e imamëve të Luginës së Preshevës?!
"Sihariqi" më i madh politik na erdhi pikërisht nga Shqipërim Arifi, i cili, në cilësi të kryetarit të komunës së Preshevës dhe si kryetar i APN-së ngriti deklarata kundër Referendumit të shqiptarve të Luginës së Preshevës "Për autonomi politike e territoriale, me të drejtë bashkëngjitjes me Kosovën", të 1 dhe 2 marsit 1992, si të "panevojshëm", madje edhe të "dëmshëm"!
Pastaj, ai shkon edhe më larg në mënyrë shumë herë të përsëritur, se "për gjendjen e mjerueshme të Luginës së Preshevës janë fajtorë vet shqiptarë dhe partitë e tyre", meqë sipas tij, "nuk po dijnë të bashkëpunojnë me Serbinë"!!!
Kështu, Shqipërim Arifi, pa fije turpi dhe ndërgjegje kombëtare akuzon dhe denoncon shqiptarët si "fajtorë" para botës dhe amniston politikën antishqiptare të Serbisë para BE-së dhe botës demokratike!
Njëkohësisht, nuk pushon së plasuari fotografi të tijat dhe të tarafit të tij politik nga evenimentet fetare të ndryshme me pamje të grave me shamia, pehçe, etj., duke pretenduar që para botës demokratike ta theksoj si dominantë identitetin tonë fetarë, islamikë dhe duke e mëshefur e anashkaluar identitetin tonë kombëtar e sekularë.
Këto fenomene dhe dukuri ogurëzeza tek shqiptarët e Luginës së Preshevës, që kohëve të fundit kanë marrë përmasa të rrezikëshme, me të drejtë i brengosin dhe e shqetësojnë ndërgjen intelektuale e kombëtare të shqiptarve të Luginës së Preshevës, sidomos tani kur agresiviteti i dominimit rus dhe rritja radikale e disponimit antishqiptar të Serbis si  dhe gjendja e trazuar dhe skajshmërisht jostabile e tërbimit antishqiptar të ekstremizmit sllavomaqedonas, duke ia bashkëngjitur gjendjen jostabile në Kosovë e Shqipëri, janë sinjale të qarta që do të duhej të na këndellin dhe që shqiptarët, si kurrë më parë, duhet ti bashkojnë forcat, dijen dhe zemrat për të siguruar mirëqenien dhe ardhmërinë e vet më të sigurtë në këto troje të tyre stërgjyshore, drejtë vlerave të mirëfillta demokratike dhe BE-së.







Thursday, March 9, 2017

Cilët janë qëllimet e vërteta e reale të Shqipërim Arifit dhe partisë së tij?




Shkruan: Nehat Hyseni

Paraqitja e sponzoruar e përfaqësuesit të fabrikës së këpucëve "Solid" nga Suhareka, të enjtën, më 9 mars 2017, në portalin e eksponentit ekstrem dhe argatit të prishjes së koalicionit qeverisës APN-PVD, me tekat e tija egoiste e karrieriste, flet qartë për mendësinë e dyshimtë klienteliste dhe për synimin e uzurpimit të komunës për qëllime grupore e personale të Shqipërim Arifit dhe tarafit të tij politik.
Deklarimi se "nuk mund të investojmë pa e ditur se çka do të bëhet pas dhjetë vjetëve..." dhe se stafi profesional i Shqipërimit na qenka "stafi më i aftë në Preshevë dhe në Kosovë", thënë më së buti, është përpjekje qesharake, tragjikomike dhe tentativë e qartë e tyre për uzurpimin e kësaj komune dhe pasurisë së saj edhe më zi se tarafi i Ragmi Mustafës dhe tarafit të tij. 
Sa duket, Shqipërim Arifi dhe përfaqësuesi i "Solidit" kanë bërë një llogari "pa hanxhiun", dmth se nuk është kjo kompani dhe askush tjetër që përcakton fatin dhe atë se kush e si do të udhëheq politikën e komunës së Preshevës. 
Përkundrazi, ajo e drejtë dhe obligim i përket atyre që kanë marrë votën e popullit për atë punë. 
Prandaj, edhe përkundër respektit që kemi për "Solidin", të cilit i është premtuar objekti afarist dhe proma komunale falas, pa asnjë dinarë apo cent, për të punësuar disa punëtorë, ashtu si bëri "ÇIK"-u i Maqedonisë dikur. 

Por, për dallim nga "Solidi", "ÇIK"-u atëbotë paguante qira të majme dhe kishte investuar në ndërtimin e këtij objekti afarist, i cili tani po i ipet i gatshëm dhe pa qira "Solidit".
Natyrisht se edhe përkundrejt kësaj, megjithatë i mirëpresim të gjitha kompanitë dhe investitorët e mundshëm, që i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës me investimin e kapitalit të tyre në infrastrukturë, e jo vetëm në shfrytëzimin e infrastrukturës së gatëshme komunale, duke na dalur "më shtrenjtë dara se tëlyni", dmth duke punësuar pak punëtorë e duke dhënë më shumë para nga buxheti dhe prona komunale, se sa janë përfitimet reale të komunës së Preshevës. Gjithashtu, duhet t'ia bëjmë të qartë të gjithëve se komuna nuk i përket asnjë individi, prandaj as Shqipërim Arifit, Ragmi Mustafës dhe e askujt tjetër, që të sillen si "në bahçe të babës", sikur të jetë pronë e tyre private e personale dhe ta kushtëzojnë e shkretërojnë edhe më zi këtë vend e këtë komunë.
Shqipërim Arifi ka bërë vepër penale duke abuzuar me buxhetin komunal të komunës së Preshevës, me dhënien e tenderit pa kompeticion, me vetëm një firme të vetme, për rrugën "Karposh" dhe kështu e ka dëmtuar, apo thënë më troç, dyshohet se ia ka vjedhur komunës së Preshevës mbi 60 milion dinarë, meqë me buxhet të hartuar e të miratuar derisa ai ishte vet kryetar komune, kurse ai ia jep tenderin në mënyrë të kundërligjëshme dhe të dyshimtë një firme, për 86 milion dinarë, dmth për 26 million dinarë më tepër! Sic!!!
Prej nga e drejta e Shqipërim Arifit të veproj në shkatërrimin financiarë të komunës nga paratë e taksapaguesve preshevarë?!

Ato para nuk janë të tijat, por janë para publike dhe për keqpërdorimin e tyre duhet të jipet llogari para taksapaguesve, para votuesve, para popullit, para ligjit dhe para Zotit!
Pastaj, nga njëra anë Shqipërimi na u "brengoska" për hapjen e vendeve të reja të punës, duke falur pronën publike, kurse nga ana tjetër ai me çdo kusht insiston, madje edhe kërcënohet me paturpësi e arrogancë të paparë se do t'i mbyllë shumë organizata (sportive, etj.) duke i hedhur të punësuarit në rrugë.

Vallë, cili është Shqipërimi Arifi vërtetë?

A është Shqipërimi ai i cili do të punësoj, apo të përjashtoj njerëz nga puna dhe t'i hedh në rrugë si të papunë?
A është Shqipërim Arifi ai i cili u hapë rrugën investimeve të huaja, apo ia mbyllë derën atyre, duke bllokuar nismën e investimeve të Republikës së Turqisë, të premtuara nga vet Presidenti Recep Tayip Erdogan, të premtuar nga takimi i nënkryetarit të komunës, z. Xhelal Mehmeti kohë më parë në Ankara? Ai shkon aq larg sa që kërcnon me arrogancë se " do t'i mbledh nënshkrimet për shkarkimin e Xhelal Mehmetit, edhepse ai është i PVD-së, si partner koalicioni me votat e të cilëve edhe Shqipërimi është zgjedhur kryetar komune!
Pra, pas vetëm dhjetë muajsh jo të plota të qeverisjes komunale, janë hapur shumë pikëpyetje dhe shumë dilema dhe shumë dyshime se cila është fytyra e vërtetë dhe cilat janë qëllimet politike, grupore e personale të Shqipërim Arifit?
Deklarimet e tija të hapura kundër Referendumit të shqiptarve të Luginës së Preshevës për "Autonomi politike e territoriale, me të drejtë bashkëngjitjes Kosovës", të 1 dhe 2 marsit 1992, akoma më tepër e bëjnë të dyshimtë dhe enigmatik figurën e vërtetë dhe reale të këtij zotërie.

Pra, të konkludojmë se komunës së Preshevës i nevoitet sot më shumë se kurrë më parë, një qeverisje e përgjegjëshme, ligjore, e ndërgjegjme dhe e përkushtuar për zhvillim të mirëfilltë shoqëror, ekonomik, kombëtar e politik, pa hipoteka të ekstremizmit e të radikalizmit islamik dhe të çfarëdo ekstremizmi tjetër, me transparencë të plotë reth burimeve të dyshimta të financimit të partive politike, si dhe e llogaridhënie e kontroll të mirëfilltë popullor për shpenzimin e përgjegjshëm e ligjor të parasë së taksapaguesve të kësaj komune.