Tuesday, January 24, 2017

Festimet e parakohëshme serbo-ruse për fitoren e Donald Trump

Shkruan: Nehat Hyseni

Fitorja e miliarderit Donald Tramp si President i 45-të të SHBA-së, nga disa qarqe ekstremiste serbe dhe ruse cilësohet si fitore e kandidatit pro-sllav dhe madje aty-këtu edhe kanë filluar të festojnë.
Edhepse Trampi nuk është një president tipik, ashtu si jemi mësuar nga historia e këtin shteti të madh dhe demokratik, meqë për shumëçka ësht "atipik", i ndryshëm nga të tjerët, me një qasje tejet populiste, egocentrike dhe mbi të gjithat proamerikane. 

Me deklarimin e tij eksplicit gjatë fjalimit inaugurues të tij nga shkallët e hyrjes në Capitol Hill, më 20 janar 2017, se Amerika do t'i kthehet vetvetes dhe se Amerika do jetë në rend të parë ("America first"), duke paralajmëruar se Amerika nuk do të paguaj për sigurinë dhe për mbrojtjen e kufijve të të tjerëve, sidomos të Unionit Europian, mund të kuptohet edhe si largim nga pozicioni i SHBA-së si "polic i demokracisë" në botë.
Prandaj, shqetësimet e vendeve të demokracisë botërore, të BE-së, por edhe tonat, janë legjitime.

Sidomos është shqetësues populizmi radikal i Trampit, të cilin Papa Françesku e cilësoi si tepër të rrezikshëm, madje e krahasoi me Hitlerin dhe me ardhjen e tij në pushtet në vitet e 30-ta në Gjermani, i cili pati deklaruar ashtu si Trampi tani, se"pushtetin do t'ia jep popullit".
 Mirëpo, me të drejtë konkludon Papa Françesku, "se pastaj Hitleri e shkatërroi popullin"!
Shqetësimet e botës demokratike dhe të neve shqiptarve në Ballkan, gjithësesi janë të kuptueshme. 
Por, në asnjë mënyrë kjo nuk do të thotë se Trampi do të jetë proserb dhe se do t'i rrënoj të gjitha të arriturat dhe investimet e deritanishme të SHBA-së në Kosovë dhe për shqiptarët në përgjithësi.
 Përkundrazi!

Mjafton ta përkujtojmë ndryshimin e pushtetit të Bill Clintonit në vitin 2001. 
Atëbotë, si dhe sot e kësaj dite, ne shqiptarët, e sidomos kosovarët ishim tejet të lidhur emocionalisht për demokratët amerikanë dhe për Clintonët. 

Kurse, shqetësimet tona ishin tejet të mëdha me skadimin e mandatit të dytë të Bill Clintonit dhe ardhjes në pushtet të republikanit Xhorxh Bush i riu. Edhe atëherë serbët dhe rusët u gëzuan shumë dhe festuan humbjen e demokratëve, të cilët e bombarduan Begradin dhe qytet e tjera të Serbisë së kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit 78 ditë rrjeshtë dhe e çliruan Kosovën. Kurse pritshmëritë dhe shpresat e nacionalistëve dhe shovinistëve serbë dhe rusë ishin se do të dryshonte radikalisht politika amerikane ndaj shqiptarve dhe Kosovës.

Por, siç e dijmë, Presidenti Bush i tejkaloi të gjitha parashikimet dhe
pritshmëritë tona për të mirë, duke mbështetur fuqishëm Shqipërinë dhe duke mbështetur fuqishëm shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, si dhe duke lobuar në botën demokratike për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet.

Gjithashtu, Presidenti Obama,në dy mandatet e tij 2009-2017, na ka mbështetur fuqishëm.
Prandaj, politika amerikane ndaj Ballkanit perëndimor, ku bën pjesë Shqipëria dhe Kosova, si dhe shtetet e tjera të banuara me shqiptarë: Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, nuk kanë arsye reale për shqetësim me ardhjen e Donald Trampit si President i SHBA-ve dhe sigurisht se do të zhgënjehen të gjithë armiqtë e shqiptarve dhe të Republikës së Kosovës, meqë llogaritë i kanë bërë "pa hanxhiun"! 
Amerika e ka mbështetur dhe do e mbështes edhe më fuqishëm Republikën e Kosovës dhe interesat e veta gjeostrategjike e gjeopolitike në Ballkan dhe kurrësesi nuk do lejoj kthimin e perandorisë sllavokomuniste ruse në Ballkan.
Ndoshta duhet shtuar se interesat ruse janë që Amerika ta njohë sovranitetin e Rusisë ndaj Krimesë. 
Prandaj, është e pritëshme se në takimin e paralajmëruar Putin-Tramp, mund të merren vesh për reciprocitet: që Rusia ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës në shkëmbim për njohjen e sovranitetit rus mbi Krimenë nga Amerika.
Mbase agresiviteti kohëve të fundit i Serbisë ndaj Kosovës me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, muri serb në Mitrovicën e veriut dhe tentativa skandaloze me trenin shpjegohen me synimin e Serbisë për krijimin e "faktit të kryer", para takimit Tramp-Putin?!

Monday, January 23, 2017

Fitorja e Donald Trump dhe festimet serbo-ruse në Ballkan

Thursday, January 5, 2017

"Patriotët" e sotëm inferiorë ndaj Serbisë sikur komunistët e djeshëm kosovarë!

Shkruan: Nehat Hyseni 

Arrestimi i Ramush Haradinajt nga policia e Francës, "muri i Berlinit" në Mitrovicë, "shetitja" e politikanëve nga Serbia nëpër Kosovë pa lejen dhe pa miratimin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës, si dhe shumë truqe, obstrukcione e ndërskamca të pafund të Serbisë, flasin qartë se Republika e Kosovës është pa burrështetas dhe politikanë e atdhetarë të mirëfilltë. 
Politikanët aktualë të Kosovës janë ekstremisht të shantazhuar, sê pari nga vetvetja, meqë nuk kanë moral e dinjitet njerëzor, kombëtar e shtetëror, meqë u mungojnë vlerat e mirëfillta patriotike e shtetformuese. 

Këta më shumë i përngjasin kriminelëve dhe banditëve të pangopshëm për pushtet, para e kurvëri, se atdhetarëve të mirëfilltë e dinjitozë.
Në mungesë të këtyre vlerave elementare të atdhedashurisë tē tyre, me këta Serbia po tallet botërisht, duke i poshtëruar e duke i bërë gaz para opinionit e para botës. 
Shija e keqe e veprimit makabër e arrestimit të një ishkreministri të Republikës së Kosovës bëhet edhe më kompromituese dhe më e padurueshme poqese, ruana Zot, dalin të vërteta dyshimet e publikuara në disa media se ky arrestim mund të jetë realizuar edhe me porosi dhe bashkëpunim nga Kosova?
Kemi përshtypjen se historia e keqbërjes politike po na ripërsërtiet: gjatë Luftës së Dytë Botërore midis komunistëve dhe "nacionalistëve", pastaj midis "irredentistëve" dhe komunistëve, apo "shqiptarve të ndershēm", që degjeneroi në luftë të fshehur e sekrete midis vet komunistëve, që ia lehtësonte punën Serbisë për të bërë kërdinë mbi intelektualët dhe mbi shqiptarët e Kosovës.

Derisa atëbotë, në kohën e Titos Serbia me anë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë i realizonte qëllimet e veta djallëzore antishqiptare, tani në shekullin XXI, Serbia në "Kosovën e lirë dhe të Pavarur", atë po e realizon nëpërmes Interpolit dhe Dialogut të Brukselit.
Sa duket, Ramush Haradinaj ka bërë "gjynahe" me kërkesën për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, për "Zajednicën" dhe për mbështetjen e shqiptarve të Luginës së Preshevës gjatë Luftës së UÇPMB-së e deri më sot. 
Por, kupa u stërmbushë dhe mbase edhe u derdhë me lajmin se z. Haradinaj ishte ftuar në Washington në ceremonialin e inaugurimit të Presidentit të 45-të të SHBA-ve më 20 janar 2017. Flitet se ky fakt paska nxitur xhelozi tek kolegët e tij dhe se zemërimi i tyre, ka gjasa të ketë derivuar në arrestimin e tij?!

Pra, Serbia po i arrinë qëllimet e veta makabre falë institucioneve. ndërkombëtare, por edhe falë dashakeqësisë, rivalitetit të sëmurë politik dhe veprimeve të pista, "nën rrogoz", të vet politikbërjes kosovare.
Sido që të jetë puna, mbase duhet dhezur alarmi për dhënien fund të politikbërjes kosovare jokurrizore e të padinjitetëshme, banditizmit e hajnisë, të rrenave e tradhëtisë dhe duhet vendosur dinjitet e moral, si dhe reciprocitet të plotë e barazi të shqiptarve e serbëve, si në të drejta dhe në përgjegjësi, pse jo edhe në arrestime.
 Duhet dhënë fund shfrenimit të Serbisë si "okupatore" të Kosovës, mbase edhe të institucioneve ndërkombëtare, duke filluar me arrestimin, nëse vjen pa leje, pse jo, edhe të presidentit Nikoliq, Gjuriqit dhe tê tjerëve.
Sepse, duhet të vetëdijësohemi më në fund se askush nuk do e respektoj Kosovën, e aq më pak Serbia, poqese  ne nuk jemi të gatshëm dhe të vendosur deri në fund për t'i dalë zot këtij vendi.

Wednesday, January 4, 2017

Kosova mbi tragjedinë e Luginës së Preshevës!

Shkruan: Nehat Hyseni

Njëra ndër tragjeditë më të mëdha që i ka ndodhur shqiptarve në përgjithësi, sidomos shqiptarve të Luginës së Preshevës në fillimshekullin XXI është mbetja e tyre nën Serbi edhe pas  çlirimit të Kosovës.

 Kjo tragjedi e tyre u përjetua rëndë, meqë kanë mbetur nën regjimin antishqiptar të Serbisë, të cilëve u mohohen të drejtat më elementare njerëzore e kombëtare. 
Kjo pjesë e Shqiptarisë aktualisht konsiderohet si komuniteti më i diskriminuar në Europë!
Kujdesi, apo më mirë me thënë moskujdesi dhe mosinteresimi ndaj tyre nga dy shtetet shqiptare në Ballkan është mospërfillës dhe fyes.
Por, edhe tragjik, meqë shqiptarët e shkretë të kësaj ane, duke humbur shpresën për një perspektivë dhe jetë të dinjitetëshme, ia kanë mêsyrë shpërnguljes kah Europa, Turqia dhe Kosova a Shqipëria, duke i lënë shkret pronat, pasurinë dhe varret e gjyshërve e stërgjyshërve. 
Por, gabimi më i rëndë dhe i pafalshëm ndaj tyre u bë nga klasa politike kosovare, fillimisht nga Qeveria e Hashim Thaçit, që e filloi dialogun Kosovë-Serbi, për të drejtat dhe liritë e serbëve të Kosovës, pa përfshirjen e çështjes së të drejtave dhe lirive të shqiptarve në Serbi. 
Madje, në këtë dialog, ata nuk përmenden askund, qoftë edhe në margjinat e këtij dialogu dhe në Marrëveshjen e 19 prillit 2013, të nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe nga kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e komisioneres së lartë të BE-së, baroneshës Catherine Ashton, e as në Marrëveshjen e 25 gushtit 2015, të nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa dhe nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e komisioneres Frederica Mogherini.

Kjo padrejtësi e madhe dhe kjo sjellje e paprecedent dhe injoruese e palës kosovare nga shqiptarve të Luginës së Preshevës u kuptua se akt i rëndë tradhëtie kombëtare dhe si "thikë pas shpine" interesave kombëtare të shqiptarve. 
Duke ia kthyer shpinën shqiptarve të Luginës së Preshevës, Kosova rrezikoi jo vetëm qenien kombëtare shqiptare, por edhe ia futi thikën pas shpinës edhe tërësisë territoriale dhe sovranitetit e mirëqenies së Republikës së Kosovës, duke mos e obliguar fare Serbinë që t'u siguroj shqiptarve të drejtat dhe liritë që i gëzojnë serbët në Kosovë, që janë mbi çdo kriter e standard të botës së zhvilluar e demokratike.
Prandaj, prononcimet e ministrit të jashtëm të Kosovês, Enver Hoxhajt se edhe çështja e Luginës së Preshevës do duhej të ishte pjesë e dialogut të Brukselit, është e vonuar dhe duket e pasinqert dhe cinike!
Sepse, Z. Hoxhaj ishte ministër i punëve të jashtme edhe në qeverinë e Hashim Thaçit dhe anëtar i Kryesisë së PDK-së, por asnjëherë të vetme nuk e ngriti zërin dhe as që i ka përmendur fare shqiptarët e Luginës së Preshevës. 
Ai, ministria  dhe qeveria e partia të cilës i përket, nuk kanë bërë as "lavrën e miut" për t'i ndihmuar vëllezërit preshevarë. 

Mjerisht, kjo është një histori e trishtë, e turpëshme dhe rëndon ndërgjegjen për veprimet e tilla, që nuk do ua falë historia dhe brezat e tanishme, si dhe ato të ardhëshme.
Askund në botë nuk mund të hasim një veprim kaq injorant, të padinjitetshëm e antikombëtar të ndonjë shteti a qeverie ndaj bashkëkombasve të vet, siç është rasti i qeverisë së Republikes së Kosovës ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës.
Prandaj, dialogu i Brukselit nuk duhet të vazhdoj kurrësesi pa përfshirjen e çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës, si çështje plotësisht e barabartë me atë të serbëve të Kosovës. 
Vetëm në këtë mënyrë do të mbrojen shqiptarët e Luginës, por edhe kërkesave të pafund dhe obstrukcioneve të serbëve të Kosovës dhe Serbisë do t'i vihej fré, me kushtëzim dhe obligimin e saj me të drejtat e shqiptarve në Serbi, sipas parimit të barazisë së plotë dhe reciprocitetit me të drejtat e serbëve në Kosovë.

Pra, me futjen e çështjes së shqiptarve të Luginës në dialogun e Brukselit do të fitoj edhe Kosova, por dhe drejtësia dhe paqa, siguria dhe stabiliteti shoqëror, ekonomik e politik në Ballkan dhe më gjërë.
Klasa politike e Kosovës, më në fund duhet ta kuptoj se nuk mundet ta ndërtoj fatin, mirëqenien dhe prosperitetin e vet, duke i sakrifikuar dhe duke i bërë "kurban" shqiptarët e Luginës së Preshevës. Përkundrazi, sa më shumë që t'i përfillë dhe respektoj të drejtat e bashkombasve të vet edhe në Dialogun e Brukselit, aq më shumë do të zmbrapset Serbia, do të evitohet ndarja e Kosovës dhe serbët do të inkuadrohen në institucionet e Republikës së Kosovës.
Mbase, do të duhej të ishim mbushur mend nga përvoja e hidhur e performanceës së komunistëve kosovarë dikur, në luftën e tyre sizifiane "kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar", duke e sakrifikuar edhe qenien kombëtare shqiptare me qëllim të ngopjes së aperiteve e epsheve serbomëdha. 
Atëbotë, ata u vunë në shërbim të djallit dhe vonë, shumë vonë e kuptuan se synimet e pretendimet serbe nuk ishin për barazi e mirëqenie të serbëve në Kosovë, por ishin për ta rrënuar përtokë Kosovën dhe kosovarët.

Prandaj, duhet mësuar nga ajo histori e hidhur dhe të mos i përsërisim gabimet e komunistëve të dikurshëm sot, në Dialogun e Brukselit dhe në raportin e Republikës së Kosovës ndaj sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Kosovës dhe pozitës së shqiptarve të Luginës së Preshevës. 
Sepse, në të kundërtën, historia më nuk do të na falë!