Tuesday, May 31, 2016

Mirëseerdhe dhe punë të mbarë, kryetar i ri i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi!




Shkruan: Nehat Hyseni 

Dita e hënë, më 30 maj 2016, ishte dita e parë e punës për kryetarin e ri të komunës së Preshevës, Shqipërim Arifin, nga koalicioni paszgjedhor: Alternativa për Ndryshim (APN), dhe Partia për Veprim Demokratik (PVD).
APN koincidoi ta shënoj njëvjetorin e themelimit pikërisht në këtë kohë.
Pra, kjo parti e re e Preshevës arriti në mënyrë rekorde ta sfidoj, madje edhe ta ndryshoj,
 kemi njëkohësisht të arritur dy rekorde: njëri është afati rekord i marrjes së pushtetit nga një parti e re politike, e cila për më pak se një vit e fitoi të drejtën e menaxhimit të pushtetit lokal, si dhe mosha më rinore e kryetarit, por edhe mosha mesatare e këshilltarëve të ri komunal.
Disa medie, madje nuk ngurruan që këtë proces ta quajnë "historik", që solli përveç përtritjes së moshës së këshilltarëve dhe politikbërësve komunalë, ose rekordit të moshës rinore, solli edhe "rrëzimin" e keqqeverisjes ekstreme të biznespolitikës mafioze të PDSH-së së Ragmi Mustafës me "satelitët" e tij, të njohur si degraduesit dhe shkatërruesit më makabër të pushtetit lokal në komunën e Preshevës. 
Prandaj, populli i Preshevës këtë ndryshim e priti, por edhe e arriti me votën e lirë, me entuziazëm dhe gëzim të madh, duke shpresuar se më në fund, "komuna do i kthehet qytetarëve". 
Sepse, gjatë 12 viteve të zhvatjes së buxhetit komunal nga Ragmi Mustafa, si "kapo" mafioz, komuna ishte privatizuar dhe shërbente për pasurimin e Ragmiut dhe kushërinjve të tij, si dhe të tri a katër firmave të tjera private, që monopolizuan tenderat dhe thithjen mafioze të parasë së taksapaguesve preshevarë.

Mendësia e qeverisjes së tij bazohej kryekëput në gjetjen e mënyrave dhe mallverzimeve kriminale për kalimin e buxhetit komunal në xhepa privat, duke e "mustafizuar" dhe "pdsh-izuar" maksimalisht pushtetin lokal dhe biznesin privat, me privatizimin e pushtetit dhe parasë, pasurisë, aseteve, si dhe medieve publike e private në këtë komunë. 
Praktikisht, nuk kishte mbetur asnjë segment i jetës publike e private pa u kontrolluar egërsisht nga klika "mustafovite"! 
Mungonte të ndryshohet vetëm firma ose mbishkrimi në hyrje të komunës: nga "Kuvendi i Komunës", në "Kuvendi i Mustafovitëve" të Komunës së Preshevës.
Kjo qeverisje ogurzezë kishte blerë dëgjueshmërinë dhe devotshmërinë e pakufishëm, të parezervë dhe të pakompromis të mahallëve e lagjeve, si dhe të fshatrave të tëra, kompanive e firmave private, por edhe të portaleve, si psh. "presheva.com, "kosovalindore.com", diç më pak të "preshevajone.com", "titulli.com", etj., si televizionit publik "RTV Presheva", RTV "Spektri" nga Bujanoci dhe duke e diskriminuar TV Aldi të Preshevës, që nuk ishte "lojale" sa i duhej Ragmi Mustafës.

Ky lojalitet i medieve sigurohej pa kursyer, me paratë që i ndante Kuvendi Komunal i Preshevës për reklamimin dhe lavdërimin e glorifikimin e pafund të pushtetit lokal, duke i ngritur një "apotheozë mistike". 

Mbase, ky "misticizëm" kishte marrë karakter religjioz, duke e ngritur pa rezervë Ragmiun në Zot të Plotëfuqishëm, të cilit (pothuajse) të gjithë i përuleshin me devotshmëri.
Mbase, mjafton të veçohet rasti i RTV Presheva, që ishte shndërruar në zëdhënëse skllavëruese të tij. 
Ekrani i këtij RTV publik ishte i destinuar vetëm për Ragmi Mustafën dhe company-në e tij, kurse ishte rreptësisht e ndaluar për opozitën dhe shoqërinë civile!
Ndërkaq, portali "presheva.com", që kishte pasë arritur një reputacion të lakmueshëm anembanë Shqiptarisë, si portal i parë shqiptar në Luginën e Preshevës, nuk i rrezistoi "karrotës dhe shkopit" të Ragmi Mustafës, duke u shndërruar në vegël dhe shërbëtore e argat të paguar dhe pafundsisht të poshtruar nga Ragmi Mustafa & company! 
Asnjë artikull apo shkrim kritik ndaj pushtetit lokal, gjatë 12 viteve të qeverisjes së Ragmi Mustafës, nuk lejohej në portalin "presheva.com" dhe në "kosovalindore.com"! 
Prandaj, Driton Salihu, pronar i portalit "presheva.com", mu personalisht mu kishte kërcnuar  "heroikisht" dhe ishte betuar se "kurrën e kurrës nuk do t'i botoj shkrimet e Nehat Hysenit, se nuk ja kom pa hajrin as ty as Rizës"!
 Prandaj, kishte kërkuar që unë të ndërmjetësoja tek kryetari i PVD-së, Riza Halimi, për favore, mbështetje dhe për realizimin e kërkesave të tij ultimative.
Natyrisht se kjo ishte një punë që s'bëhej! 
Prandaj, Dritoni e shfryu mllefin e pakontrolluar e banditesk, me një fjalor arrogant dhe të turpshëm, që e kam të ruajtur në origjinal në tabulatet komunikuese. 
Ngjajshëm, por në mënyrë të heshtur, vepronte edhe portali "kosovalindore.com", i cili "cenzuronte" detajisht çdo fjalë që ishte kundër Ragmi Mustafës.
 Por, për dallim nga "presheva.com", që i ndaloi mbi dyqind artikuj të mi, portali "kosovalindore.com", fillimisht i ndalonte vetëm artikujt që kritikonin pushtetin lokal të komunës së Preshevës, kurse më vonë i "reduktoi" pothuajse tërësisht edhe artikujt tjerë.

Kurse, siç e pamë gjatë ditës së parë të punës së kryetarit të ri të komunës së Preshevës, Shqipërim Arifit, të dalur nga zgjedhjet e 24 prillit 2016, me të cilin rast ishte organizuar një qerrasje me çokollata, bombone dhe lëngje në hyrje, jashtë ndërtesës së KK, në shenjë mikëpritjeje nga kryetari i punëtorëve të KK.
 Mbase, kjo ishte surpriza e parë që na organizoi kreu i ri i pushtetit komunal, që paraqet risi që nuk është aplikuar asnjëherë më parë, e që paraqet një "ndryshim", sado të vogël dhe sa do simbolik që realisht mund të jet.
Gjithashtu na ra në sy dhe na bëri përshtypje se  portali "presheva.com" dhe pronari i saj, ishte në regjistrim të këtij evenimenti inaugurues të kryetarit të ri të komunës sē Preshevës, mbase për të paralajmëruar simbolikisht ri-orientimin e politikës së saj mediatike, nga "Mustafovite" në "Shqipërimovite", duke paralajmëruar se "presheva.com" është caktuar si përcjellëse zyrtare e aktiviteteve të kryetarit të ri dhe të Kuvendit Komunal të Preshevës "!
Se me çfarë kushtesh (pagese), e në çfarë rethanash (premtimesh)  na u paska krijuar e vendosur ky "allëshverësh" i ri, madje akoma pa shkelur zyrtarisht këmba e kryetarit të ri në vendin e tij të punës, si dhe e Kuvendit të ri Komunal, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar 2016-2020, tani për tani nuk dihet. Ishalla është për hajr!
Kurse, popullit dhe votuesve të Preshevës, pa marrë parasysh se a votuan për APN apo për PVD, si koalicion paszgjedhor që e sollën Shqipërim Arifin në këtë post, si dhe ata që votuan kundër tij, megjithatë, të gjithëve së bashku nuk u mbetet gjë tjetër, pos që të gjithë së bashku t'i urojmë dhe dëshirojmë sinqerisht: 
Mirëseerdhe dhe punë të mbarë, kryetar Arifi!










Saturday, May 28, 2016

"Kalifi" i Preshevës që kërcnon BI të Kosovës me ligjet e Serbisë!



Shkruan: Nehat Hyseni

Këto ditë na tronditi thellë kërcnimi i befasishëm dhe ultimativ i "kryetarit" të Myftinisë Islame të Preshevës, Fikret Limanit, që realisht sillet si udhëheqës suprem, dmth. si "Kalif", që funksionon dhe është e regjistruar në kuadër të Bashkësisë Islame të Serbisë, me këtë titull: “Parlajmërim lidhur me ndërhyrjen në punët e brendshme të Myftinisë së Preshevës me qëllim të destabilizimit dhe futjes së përçarjes edhe më të thellë në këtë institucion". 
Për të gjithë shqiptarët dhe  myslimanët e Luginës së Preshevës, ky është një akt  i papranueshëm dhe i paparë,  mesjetar i shfryerjes së arrogancës megalomane e egocentrike dhe të antishqiptarizmit të tërbuar, drejtuar kundër Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ky "autoritet suprem" i myslimanëve të Preshevës, i cili ka shpërndarë anembanë fotografinë në zyren e tij "të punës", ku përveç flamujve e nishaneve islamë, nuk ka asnjë shenjë sado të vogël kombëtar, me veshjen e tij karakteristike, si të ishte në Arabinë Saudite, në Jemen apo në ndonjë shtet tjetër aziatik, aspak nuk jep shenja se është shqiptar, meqë nuk ka  asnjë shenjë të vendit dhe kombit të cilit i përket.
Ai e shprehë urrejtjen e tij të shfrenuar ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës, që sa duket po ia rrezikon "kalifatin" apo pushtetin e tij "suprem", në komunën e Preshevës. Prandaj, sado që duket e pabesueshme dhe çmenduri shizofrenike, ai betohet në Zot se do ta mbroj këtë pushtet të tij, madje me ligjet e Serbisë, duke u kërniar haptas se: "secili që merë “guximin” dhe “vendosshmërinë” për të sfiduar në cilën do formë institucionin tonë të Myftinisë së Preshevës, do të gjejë përgjigjen e merituar ligjore"!

Kjo është një dëshmi se sa larg mund të shkoj mendja e errët njerëzore e një njeriu të veshur me petkun fetar islamik në Serbi, që e ndieka  veten dhe pushtetin e tij fetar, "të rrezikuar nga Kosova"!
Ky është një akt i çoroditur që duhet dënuar ashpër nga të gjithë! Vallë, si është e mundur që një shqiptar, në ditë të sotit të veproj në këtë mënyrë, pa fije turpi e dinjiteti njerëzor, fetar e kombëtar?
Është çudi e madhe se si nuk kanë reaguar akoma partitë dhe subjektet politike dhe shoqëria civile e Luginës së Preshevës, si dhe ato të Republikës së Kosovës ndaj këtij akti të papranueshëm, antislam e antishqiptar, diktatorial e meskin, që i përket periudhës së errët mesjetare dhe që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat tona kombëtare, fetare e demokratike dhe civilizuese. 

Prandaj, është obligim kombëtar e fetar i Myftinisë së Preshevës që ta rishikoj këtë "Paralajmërim" të z. Limani, si akt i ngutshëm, nevrik, me apetite të sëmura për pushtet, duke e refuzuar tërësisht si të dëmshëm, antishqiptar, të rrezikshëm dhe absolutisht të papranueshëm për Myftininë e Preshevës dhe për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

PS: Fotokopja e shkresës kërcnuese të Myftinisë së Preshevës drejtuar kundër BIK-ut.


Thursday, May 26, 2016

A do të ndodhë "Erdoganizimi" i Republikës së Kosovës?!



Shkruan: Nehat Hyseni

Fenomene të ndryshme kanë përfshirë Kosovën "e lirë dhe të pavarur", në rrugëtimet e saja me "zikzake" e kthesa të papritura, me sfida, marifetllëqe e akrobacione  nga më të ndryshmet, drejtë ardhmërisë.

Njëra nga sfidat më të mëdha të vitit 2016, mbase mund të llogaritet përfundimi i mandatit të Presidentes ("nga zarfi"), Atifete Jahjagës, më 7 prill 2016 dhe deklarimi i saj se nuk do të kandidohej për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar 2016-2021. 
Në fakt, zonja Jahjaga ishte Presidentja e parë në historinë e pasluftës, e cila e ushtroi mandatin e plotë pesëvjeçar të postit të Presidentit.
Ndërkaq, koalicioni qeverisës PDK-LDK që u vendos pas gjashtë muaj krize, të gjeneruar pikërisht nga ndikimi i PDK-së mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që nga shumë analistë dhe subjekte politike e media, u cilësua si "aset partiak i PDK-së" dhe kryetarit të saj, Hashim Thaçit, u vendos me kusht që LDK-ja ta votoj atë për President të Republikës së Kosovës. Pra, ky ishte kushti kryesor i koalicionit qeverisës PDK-LDK. 

Mosrrespektimi i këtij kushti, dmth. moszgjedhja eventuale e Hashim Thaçit President, koalicioni PDK-LDK do të prishej dhe, në pamundësi të krijimit të mazhorancës së re qeverisëse, vendi do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonëshme parlamentare. 
Kjo do të thotë se Isa Mustafa nuk do ishte më Kryeministër, si dhe ministrat e deputetët e Parlamentit të Kosovës.
Prandaj, në mbledhjen e 26 shkurtit 2016, në një atmosferë maksimalisht të tendosur me kundërshtimet dhe protestat e opozitës, që kishin bllokuar qendrën e Prishtinës dhe sheshin "Ibrahim Rugova" me tenda e pankarta.
Realisht, "opozita e bashkuar"VV-AAK-Nisma", duke llogaritur në pakënaqësitë e mëdha dhe kundërshtimet e mbi 80% të popullit të Kosovës, por edhe të një krahu të deputetëve të LDK-së, llogariste se do e pengoj zgjedhjen e Hashim Thaçit President dhe se Kosova do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonëshme parlamentare.
Mirëpo, problemi i madh i opozitës ishte se, ata kishin bërë një llogaritje të gabuar, meqë kishin (keq) llogaritur kundërshtimin e popullit ndaj Hashim Thaçit, si mbështetje ndaj opozitës, ose ndaj Albin Kurtit personalisht!
Pikërisht ky fakt, sa duket edhe ishte pengesë kyçe që frenoi dhe pengoi daljen më masive të popullit për të mbështetur këtë protestë! 
Prandaj, paradoksalisht ndodhi efekti i kundërt i atyre protestave!
 Sepse, populli, si dhe deputetët e LDK-së që ishin kundër zgjedhjes së z. Thaçi president,  iu friguan këtij "keqkuptimi", dmth. se do të kuptohej si mbështjetje ndaj opozitës dhe ndaj Albin Kurtit dhe të tjerëve.
Prandaj, realisht, në vend që ta pengonte opozita dhe Albin Kurti zgjedhjen e Presidentit, na doli se ata, ndonëse në mënyrë indirekte, e mundësuan pikërisht zgjedhjen e Hasim Thaçit President të Republikës së Kosovës për mandatin 2016-2021!
Njëkohësisht, protestat e 26 shkurtit 2016 ishin më masoviket dhe paraqisnin kulmin e (mos) suksesit dhe dështimit të opozitës, meqë dështuan që ta pengojnë procesin e zgjedhjes së Presidentit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, ku madje mori pjesë një deputet i Vetëvendosjes (Ilir Deda), në komisionin zgjedhor dhe në numërimin e votave, duke i dhënë legjitimitet dhe kredibilitet më të plotë këtij procesi.
Ky dështim i opozitës në pengimin e zgjedhjes së Hashim Thaçit President të Kosovës, njëkohësisht paraqet edhe fillimin e fundit të unitetit politik të opozitës, siç u pa edhe në protestën e 14 majit 2016, duke u ndarë dhe duke u "rigrupuar" në dy taborre: Vetëvendosja në njërën anë dhe AAK me Nismën, në anën tjetër.

Kështu, opozita na doli e dështuar, meqë nuk arriti ta krijoj mbështetjen e pretenduar dhe besimin gjithëpopullor.
Kështu, iu hap rruga qeverisjes "pa brenga" të mazhorancës aktuale PDK-LDK, si dhe dominimit të fuqishëm të skenës politike kosovare nga PDK, me dy figura politike qendrore: me kryetarin e ri të saj dhe kryeparlamentarin, Kadri Veseli, si dhe me Presidentin e ri, Hashim Thaçin.
Këto dy figura, aktualisht i kanë "bllokuar" mediat, e sidomos televizionet e Kosovës.
Derisa ish Presidentja Atifete Jahjaga shquhej për vizitat e shpeshëta dhe respektin e madh dhe mbështetjen që gëzonte jashtë vendit, në evenimentet dhe nga qarqet e qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare, por dhe me impaktin tejet të vogël, më pak se minimal në politikën e brendëshme të Kosovës.
Ndërkaq, Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas mendimit të shumicës në Kosovë, mbase është e kundërta e saj, meqë vizitat e tij ndërkombëtare janë më pak se minimale, krahasuar me paardhësen e tij. Kurse, impakti i tij në politikën e brendëshme është tejet i madh, madje duke u imponuar edhe mbi rolin dhe kompetencat kushtetuese që i ka në sistemin politik të demokracisë parlamentare që e ka sipas Kushtetutës aktuale të Republikës së Kosovës.

Sindromi i vendosjes së sistemit  gjysmëpresidencial, ose presidencial që është duke ndodhur me insistimin e Presidentit Recep Tayip Erdogan në Republikën e Turqisë, që e detyroi Kryeministrin Ahmet Davutoglu të jep dorëheqje nga ky post, si dhe nga posti i kryetarit të partisë (AKP) të Erdoganit, mbase po na ndodhë edhe në Kosovë?!
Për dallim nga Republika e Turqisë, ku tentativa për forcimin e rolit të Presidentit nga Erdogani, hasi në kundërshtim të vendosur nga bashkëpunëtori dhe bashkëpartiaku i tij, Davutoglu, në Kosovë nuk na duket se, tani për tani, po i kundërvihet seriozisht Kryeministri Isa Mustafa apo ndokush tjetër,  tendencave eventuale të ndryshimit radikal të sistemit politik të Republikës së Kosovës, të demokracisë parlamentare, duke e zëvendësuar atë , mbase, me atë presidencial apo gjysmëpresidencial?!

Sunday, May 22, 2016

Me pallavra "patriotike" nuk shpëtohet Lugina e Preshevës!



Shkruan: Nehat Hyseni

Shqiptarët janë populli i fundit në kontinentin e Europës në rrugëtimin e tyre të vonuar drejt emancipimit shoqëror, ekonomik, kulturor e politik.
 Por, paradoksalisht, ata janë të parët në retorikën e tyre "patriotike", me plotë folklorizëm, zhurmë e poterë deri në qiell, por pa vepra konkrete, dhe shpeshëherë, madje nuk e bëjnë as "lavrën e minit" në veprimin pragmatik drejtë realizimit të të drejtave elementare njerëzore e kombëtare! 
Prandaj edhe gjatë shekujve Shqiptarët përjetuan fatin ogurzi që të shpërfillen nga fqinjët e tyre, të okupohen e të skllavërohen si është më zi. 
Serbët, malazezët, turqit, bullgarët, grekët e italianët, gjatë historisë bënin gara se kush më përpara dhe kush më shumë do i skllavëroj, sundoj e poshtëroj shqiptarët, duke ua ndalur rritën si popull e si komb gjatë historisë dhe duke i detyruar që të arratisen e të degdisen gjithandej nëpër botë, qoftë si ushtarë apo mercenarë, nëpër luftërat e huaja, apo si rrogëtar për të siguruar kafshatën e bukës dhe mbijetesën.
"Historia e popujve të vegjël kalon nëpër dyert e tragjedive të mëdha", thoshte i madhi Ismail Qemali, si kryeministër i Qeverisë së parë shqiptare, pas shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, meqë ishte ballafaquar me sfida të mëdha dhe me dallgë të tërbuara e vdekjepruese "të bërjes së Shqipërisë". 
Ky mision i tij patriotik hasi në pengesa, sfida e armiq nga më të ndryshmit, në përpjekjet e tia të pafund për ruajtjen nga zhbërja të shtetit të parë shqiptar, që mezi qëndronte në këmbët e tia të dobëta, duke u rrëzuar e duke u ngritur si feniksi, sa e sa herë gjatë historisë.
Por, megjithatë, fundshekulli i XX, sikur ngjalli shpresat se do i ndreq gabimet dhe padrejtësit e katrahurat e mëdha që u kishte servirur shqiptarve, që nga fillimi e deri në përfundimin e tij. 

Me avionët e NATO-s dhe me Amerikën përpara, fillimshekulli XXI e gjeti Kosovën të çliruar nga armiku shekullor, nga Serbia, kurse 17 shkurti 2008, në atë acarr të madh dimëror, ndodhi Pavarësia e Republikës së Kosovës, si shtet i dytë i shqiptarve në Ballkan.
Por, mjerisht, fundshekulli XXI nuk i solli lirinë dhe pavarësinë shqiptarve të Luginës së Preshevës, të cilët vazhduan të mbesin nën thundrrën e shtetit armik të përbetuar të shqiptarve, në Serbi. 
Madje as lufta e tyre e vitit 2000-2001 nuk i shpëtoi nga kthetrat e këtij shteti dashakeqës dhe armik të përbetuar të shqiptarve, duke i shndërruar në komunitetin më të diskriminuar në Europë.

Ky fakt dhe kjo gjendje e trishtueshme në të cilën kanë mbetur shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të rëndoj fuqishëm mbi ndërgjegjen e të gjithë shqiptarve kudo që janë, e në veçanti të dy qeverive shqiptare dhe subjekteve politike të shqiptarve të Luginës së Preshevës.
Hataja e pafalëshme që është duke ndodhur në fillimshekullin XXI me mospërfshierjen e çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës në Dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, si çështje e barabartë me atë të serbëve të Kosovës, që kërkon zgjidhje urgjente dhe kullon gjak si plagë e thellë që i është shkaktuar padrejtësisht dhe në mënyrë të pamëshirshme trupit kombëtar të shqiptarve në Ballkan. Përgjegjësia e drejtëpërdrejtë për këtë sakrifikim të shqiptarve të Luginës së Preshevës, bie drejtpërdrejtë mbi klasën politike shqiptare në përgjithësi, e sidomos mbi ndërgjegjen e klasës politike të Republikës së Kosovës, pa përjashtuar peshën e madhe të fajësisë që bie mbi subjektet politike të Luginës së Preshevës.
Republika e Kosovës e sakrifikoi Luginën e Preshevës me lehtësi të pafalëshme dhe poshtruese, duke i bërë "kurban" në Dialogun e Brukselit për qëllime të pakuptimta, ashtu si e neglizhoi me mospërfillje spastrimin etnik dhe masakrat e Greqisë fashiste mbi shqiptarët e Çamërisë, regjimi komunist i Enver Hoxhës. 
Atëbotë, shqiptarët e Çamërisë ishin masakruar barbarisht dhe ishin dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre stërgjyshore nga Çamëria, u shpërfillën egërsisht nga Shqipëria komuniste, duke u keqtrajtuar e poshtruar në mënyrën më çnjerëzore nëpër rrugët e Shqipërisë, të zbathur, të uritur e të etur, të pastrehë e të sfilitur, pa ndihmën vëllazërore të shtetit shqiptar!

Kurse sot, në shekullin XXI, shteti i Republikës së Kosovës nuk ka siguruar as minimumin e minimumit të përkujdesjes vëllazërore ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës, duke lejuar në mënyrë qyqare që kjo pjesë e Shqiptarisë të shndërrohet në komunitetin më të diskriminuar në Europë!
 Ky turp dhe kjo sjellje kaq e padinjitetëshme e shtetit ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës konsiston në mospërfilljen e paimagjinueshme edhe 17 vjet pas çlirimit dhe tetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës:
* Me mosregjistrimin e refugjatëve shqiptarë nga Lugina nga UNHCR dhe nga Qeveria e Kosovës, kurse kanë evidencuar e regjistruar me përkushtim mbi 240.000 serbë të Kosovës, që aktualisht kanë statusin e refugjatëve;
* Shqiptarët e Luginës së Preshevës që janë dëbuar me dhunë nga Serbia, nuk janë të pajisur me dokumentacion të nevojshëm dhe figurojnë si "qytetarë të padukshëm", klandestinë, pa iu njohur statusi i refugjatëve dhe pa mundësi udhëtimi e lëvizjeje jashtë Kosovës, meqë nuk kanë mundësi të pajisen me legjitimacione dhe dokumentacion udhëtimi, edhe më keq se refugjatët aziatikë në Europë;
* Mospërfshirja e çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës në Marrëveshjen e 19 prillit 2013 dhe në atë të 25 gushtit 2015, të Brukselit dhe përkushtimi i Qeverisë së Kosovës vetëm dhe ekskluzivisht për çështjen e serbëve të Kosovës, paraqet tradhëti të pafalëshme kombëtare, ashtu si tradhëtoi dikur klasa e politikanëve komunistë të Kosovës me pranimin e stigmatizimit të shqiptarve të Kosovës, si "dhunues të serbëve" që bëni presion (pritisak) mbi serbët, duke shpikur tezën mbi "nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar", që ia hapi dyertë e masakrave të Serbisë mbi Kosovën;etj.
Andaj, është koha e fundit që Shqipëria dhe Kosova ta vejnë në rend dite çështjen e shqiptarve të Luginës së Preshevës në Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që do të mbahet më 3 qershor 2016, në lokalet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë. 
Definivisht, Lugina e Preshevës në Serbi do të humbet pëgjithmonë, ashtu si dikur humbi Çamëria në Greqi,
apo do të shpëtohet ajo çka ka mbetur akoma për tu shpëtuar nga kjo pjesë e Shqiptarisë?!

Por, kësaj radhe duhet lënë dhe duhet harruar "pallavrat patriotike" dhe belbëzimet e pakuptimta e mashtruese dhe duhet qasur me seriozitetin dhe sinqeritetin e duhur dhe të vendosur të kombit shqiptar në Ballkan! 
Sepse, ose do të shtrohet çështja e shqiptarve të Luginës së Preshevës në Dialogun e Brukselit, ose ky Dialog do të merr fund dhe do të shpallet si i papranueshëm nga dy qeveritë shqiptare!
Vetëm në këtë mënyrë do të shpëtohen shqiptarët e Luginës, por dhe dinjiteti dhe krenaria jonë kombëtare, duke u trajtuar si të barabartë me serbët dhe të tjerët në Ballkan!

Mendoj se nuk ka dhe nuk guxon të ket asnjë arsye serioze  për vetnënçmim dhe për moszbatim të vendosur dhe pa ekuivoke të barazisë së plotë të çështjes së shqiptarve të Luginës me atë të serbëve të Kosovë, sipas parimit të reciprocitetit dhe barazisë së plotë midis tyre!
Ky është një moment i përshtashëm historik për ta bërë këtë hap të madh dhe historik të zgjidhjes së dilemës hamletiane të çështjes së Luginës, meqë Asociacioni apo "Zajednica" serbe është stopuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, si dhe nga zgjedhjet e 24 prillit 2016 në Luginë ka dalë fitues lidershipi i ri dhe premtues i kësaj pjese të Shqiptarisë, që është i gatshëm t'i shkoj deri në fund kësaj çështje, pa u stepur nga sfidat dhe pa u shërbyer me "pallavra politike" e mashtrime dhe tradhëti të pafund të biznespolitikës shqiptare, e cila pësoi humbjen dhe fiaskon e shumëpritur dhe të merituar.

Meqë shpresat e shqiptarve të Luginës së Preshevës, si asnjëherë më parë,  janë fokusuar në Mbledhjen e tretë të dy qeverive të 3 qershorit, urojmë dhe shpresojmë që të mos zhgënjehen dhe shpresojmë  se më në fund do të shohin "dritë në fund të tunelit", që ishte tepër i errët për fatin e tyre të mjerë nën thundrrën e rëndë të shtetit antishqiptar të Serbisë.











Saturday, May 21, 2016

Dy kryetarë që na shkuan si dy qyqarë!



Shkruan: Nehat Hyseni 

Demokracia e brishtë në trojet shqiptare, kudo që janë, ashtu si dhe pjesës tjetër të Europës juglindore, na solli tregun e lirë politik të pluralizmit partiak, rezultoi me instalimin e garës për pushtet dhe për funksione drejtuese të punëve publike e shoqërore.
Edhepse kjo garë për pushtet dhe ky "treg i lirë politik", si dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me "frytet e demokracisë" dhe përparimit, në trojet shqiptare merr ngjyrimet e tekave, prapësive, marifetllëqeve dhe "ndotjes" me elemente lokale e etnike, megjithatë mbetet i domosdoshëm dhe i paanashkalueshëm ndryshimi i pushtetit, si karakteristikë themelore e tij, me të cilin, tekefundit, identifikohet demokracia dhe dallohet nga antipodi i saj- autokracia, apo sistemet diktatoriale.
Prandaj, nuk na mbetet tjetër, pos që t'i respektojmë dhe kultivojmë me sukses vlerat e demokracisë bashkëkohore, duke e konsideruar veten me fat dhe duke e ndjerë veten të lumtur që jemi pjesë e botës demokratike, të cilës fatlumësisht, definivisht i përkasim.
Shyqyr Zotit që jemi në kohën kur kemi lënë prapa vetes pushtetin e përjetshëm, që në socializëm ishte dukuri që e karakterizonte atë sistem, edhepse ai na "riciklohej" edhe në sistemin shëpartiak, duke e siguruar votën me forma të ndryshme të korruptimit dhe blerjes së votës së lirë, dmth i blerjes së vullnetit të popullit" dhe të së drejtës për të qeverisur në bazë të asaj vote të dyshimtë dhe të devijuar e të korruptuar.
Kjo ishte një qeverisje jolegjitime, që mbështetej në deformimin dhe devijimin e shtrembërimin e vullnetit të popullit, që prodhoi një qeverisje qyqare dhe thellësisht antidemokratike dhe antishqiptare në komunën e Preshevës dhe në atë të Bujanocit.
Ragmi Mustafa, i mësuar me "parajsën" e të qenit shërbëtor i devotshëm dhe pafundësisht servil ndaj Daçiqit, që i siguronte pasuri dhe pushtet, ishte i bindur se "Dinastia Mustafa", si biznespolitikë makabre antishqiptare, do e sundoj dhe shkatërroj e masakroj këtë komunë "edhe katërqind vjet", deklaronte triumfalisht Ragmi Mustafa në fushatën parazgjedhore, duke e konsideruar veten "Padishah aziatik" në Luginë. 
Ai dhe firmat e tij sponzoruese e mafioze, që e privatizuan komunën e Preshevës, duke mbjellur farën e përçarjes së tmerrëshme midis shqiptarve në baza lokaliste, sipas formulës së kuzhinës së qarqeve të errëta antishqiptare të Beogradit në krye me Ivica Daçiqin dhe shpurën e tij, shpikën "Zajednicën" shqiptare në Luginë, tradhëtinë me Lapidarin e Dëshmorëve të UÇPMB-së dhe kryetradhëtinë mbështetjes së idesë serbe mbi ndarjen e Kosovës, duke e promovuar dhe duke e sponzoruar kauzën antishqiptare të Daçiqit mbi ndarjen e Kosovës.
 Por, as kjo nuk i ndihmoi Ragmiut dhe kusherinjve të tij, për ta vazhduar marifetllëkun e tyre sa qyqarë, poaq edhe antidemokratik, mafioz e antishqiptar, që kishte pikësynim zhvatjen e buxhetit komunal të Preshevës në xhepa privatë të tij personalisht dhe të familjarëve të tij. Sepse, u sfiduan dhe u mposhtën lehtësisht nga vota e popullit.

Figura joburrërore dhe gënjeshtare, mashtruese e tradhëtare e Ragmi Mustafës ia mori fytyrën të gjithë burrave të mëdhenjë që ka pasur dhe ka Presheva, që gëzojnë respekt e nam anembanë Shqiptarisë, iu nxi e u baltos nga ky qyqan antishqiptar, i cili para botës shqiptare gënjeu duke premtuar dorëheqjen nga KK poqese hiqet Lapidari.
 Por, gënjeu! 
Nuk e bëri! 
Ai ia mori fytyrën preshevarëve para botës dhe nuk u skuq fare! 
Prandaj Kryeministri i atëhershëm i Kosovës e quajti "të pa dinjitet dhe pa ndjenja kombëtare"! 
Në anën tjetër, në komunën e Bujanocit Nagip Arifi ishte një kopje e Ragmi Mustafës. 
Gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare, Shqiptarët e Bujanocit e pësuan edhe më zi se në kohën e Millosheviqit. 
Drejtorat shqiptarë të ndërmarrjeve publike pa hezitim dhe pa kurrëfarë turpi i zëvendësoi me serbë, duke e serbizuar komunën e Bujanocit si është më zi.
 Edhe Nagip Arifi, ashtu si Ragmi Mustafa, veproi duke punuar për sponzorët e tij dhe duke i dëmtuar rëndë Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit. 
Me kumbarinë e trashëguar familjare me kreun e politikës serbe në Serbi, Nagip Arifi bëri shumë të zeza në dëm të shqiptarve dhe në dëm të ekonomisë së kësaj ane. 

Keqpërdorimet e buxhetit komunal nga ana e tij për interesa të tija personale dhe për firmat sponzoruese të kusherinjëve e jaranave e tarafëve të tij, kanë bërë kërdinë gjatë keqqeverisjes së tij.
Pra, Ragmi Mustafa, si kryetar komune të Preshevës dhe Nagip Arifi si kryetar i komunës së Bujanocit, ishin udhëheqësit më banditeskë e më mafioz në historinë e Luginës së Preshevës!
Ata keqpërdorën pushtetin lokal për t'u pasuruar personalisht vet dhe bashkëpunêtorët e tyre. 

Udhëhoqën me mashtrime e gënjeshtra ordinere, duke u kujdesur që paraja dhe djersa e taksapaguesve të qytetarëve të komunave të tyre, në mënyrë të kundërligjëshme të përfundoj në xhepa privatë.
 Të këqiat dhe dëmet që ata ua shkaktuan shqiptarve, me dekada të tëra vështirë se do të eliminohen!

Ata ishin qyqarë në shpirt dhe sntishqiptarë të përbetuar në zemër, që shërbyen për kauzën serbomadhe me qëllim të pasurimit të vet, duke tentuar madje që të futen si "Kali i Trojës" brenda politikës shqiptare", duke e promovuar idenë për Serbinë e Madhe, me propagandimin e idesë së Daçiqit "për shkëmbim territoresh" dhe për ndarjen e Kosovës.
Andaj, ashtu si qeverisën, ata edhe u treguan qyqarë me rastin e dorëzimit të detyrës së kryetarit të komunës së Preshevës dhe asaj të Bujanocit, fituesve të zgjedhjeve të 24 prillit 2016, për mandatin qeverisës katërvjeçar 2016-2020. 
Nagip Arifi, në mënyrë jodinjitoze e qyqare, nuk ia dorëzoi kryetarit të sapozgjedhur të komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi, por ia dorëzoi zëvendëskryetarit Stojança Arsiq?!
Kurse, Ragmi Mustafa deklaroi se "nuk do t'ia dorëzoj formalisht postin kryetarit të sapozgjedhur  të komunës së Preshevës, z. Shqipërim Arifi" dhe se nuk do të jetë prezent në solemnitetin e procesit të pranim-dorëzimit.
Për hirë të së vërtetës, qytetarët e Luginës së Preshevës as që kanë pritur ndonjë akt burrëror prej tyre, meqë ishin mësuar me qeverisjen e tyre qyqare e antishqiptare, që si e tillë edhe përfundoi: me turp, në mënyrë joburrërore e  të padinjitetëshme.




Monday, May 16, 2016

Shqipëria dhe Kosova ta miratojnë një Rezolutë për shpëtimin e Luginës së Preshevës!


Shkruan: Nehat Hyseni

Dramaciteti i situatës së vështirë të shqiptarve të Luginës së Preshevës, në veçanti të atyre të Medvegjës, Malësisë së Bujanocit dhe Karadakut të Preshevës, ka marrë përmasa alarmante, me pasoja reale vdekjepruese e gjenocidale, që rezultuan me shpërnguljen masive të shqiptarve të kësaj ane në përmasa biblike. 
Mbi 90% e tyre tani më janë shpërngulur me dhunë dhe me masa sistematike represioni psiqik, fizik, policor e administrativ që shteti i Serbisë është duke ushtruar në kontinuitet, mbi këtë komunitet shqiptar, para syve e veshëve të botës demokratike dhe para opinionit mbarëshqiptar dhe para syve e veshëve të mbyllur të dy shteteve shqiptarë në Ballkan. 
Policia e Serbisë, me anë të "kontrolleve në terren", me të cilat edhe më keq se OZNA dhe UDB-ja famëkeqe e Jugosllavisë së dikurshme, sistematikisht është duke i shlyer nga evidenca shqiptarët e Luginës së Preshevës që nga vititi 1999, duke u pamundësuar atyre të pajisen me dokumenta personale, pronësore e pasurore, meqë, sipas këtyre "kontrolleve në terren", policia e Serbisë na paska konstatuar se këta persona "nuk banojnë këtu", që do të thotë se nuk gjenden në shtëpitë apo banesat e pronat e veta në momentin e "verifikimit policor" të vendbanimeve të tyre?! (Sic!!!)
Sipas kësaj na del se në Serbi shqiptarët duhet të qëndrojnë në "arrest shtëpiak", se përndryshe, i mori dreqi dhe humbin statusin e banorëve në shtëpi dhe në pronë të vet, të trashëguar me mija vite, "den baba den!" 
Pra, shqiptarët automatikisht "shlyhen nga evidenca" administrative dhe për shtetin e Serbisë shpallen "persona inekzistentë"?! 
Kjo do të thotë se ata shqiptarë Serbia i shlyen nga evidenca shtetërore, paçka se pronat e tyre, shtëpitë, trojet, arat, livadhet, pyjet, kopshtet, asetet dhe pasuritë e ndryshme të tyre janë aty! 
Për këtë Serbia nuk "lodhet" dhe nuk çanë kokën fare se pronat ekzistojnë, por pronarët e tyre, meqë policia na paskësh konstatuar se në momentin e të ashtuquajturit "kontroll në terren", që i përngjanë racioneve fashiste e gjenocidale të nazifashizmit, kryejnë detyrat e shtetit "demokratik" të Serbisë, në realizimin e "Planit sekret" të Serbisë për spastrimin etnik të Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, Beogradit, Novi Sadit dhe qyteteve të tjera të Serbisë, ku jetojnë me shekuj shqiptarët, që është i bazuar në Programin famëkeq dhe fashist të Vasa Çubrilloviqit të vitit 1938, për masat represive që duhej marrë Mbretëria e Jugosllavisë e Karagjorgjeviqëve, që u sfidua dhe dështoi nga Lufta e Dytë Botërore. 
Por, i njejti program gjenocidal antishqiptar u nënshkrua fhe u lejua edhe nga Jugosllavia e Titos, e cila ia la duartë e lira kryeudbashit fashist, Aleksandër Rankoviqit, që me "aksionin e çarmatosjes së shqiptarve", arriti t'i shpërngulë mbi gjysëm milioni shqiptarë në Turqi. 
Ndërkaq, Sllobodan Millosheviqi dhe radikali fashist, i vetëquajturi "Vojvoda çetnik", Vojisllav Shesheli, me Ushtrinë dhe paramilitarët serbë, arritën që reth një milion shqiptarë gjatë vitit 1999 t'i shpërngulin nga Kosova, ose siç pohonte Shesheli: "Matanë Bjeshkëve të Nemura"! (Preko Prokletija).
"Plani sekret" i Qeverisë së Serbisë që aktualisht është duke u zbatuar "në heshtje" dhe i papenguar nga askush, është vazhdimësi dhe në kontinuitet e planeve serbe të së kaluarës, për arritjen e qëllimit definitiv të politikës gjenocidale e nazifashiste të Serbisë ndaj shqiptarve, që realisht u sfidua me çlirimin e Kosovës në vitin 1999.
 Tani iu kanë qasur me tërë forcën spastrimit etnik të Luginës së Preshevës edhe për rëndësisë së madhe gjeostrategjike e gjeopolitike që ka rajoni i Luginës për Serbinë dhe për Ballkanin e Europën, për shkak të Korridorit Dhjetë, i cili përfshinë Superstradën dhe Hekurudhën (reth 2400 km), që kalon nëpër këtë territor dhe lidhë Europën me Ballkanin dhe me Azinë.
 Kështu, derisa para njëzet vitesh, vetëm në Luginë të Preshevës jetonin mbi 100.000 (njëqind mijë) shqiptarë, aktualisht kanë mbetur më pak se 60.000 (gjashtëdhjetë mijë), kurse në Beograd dikur jetonin mbi 20.000 shqiptarë, kurse aktualisht kanë mbetur më pak se 4000 (katër mijë), si dhe në qytetet e tjera të Serbisë, jashtë Luginës së Preshevës, ku jetonin mbi 60.000 (gjashtëdhjetë mijë), aktualisht kanë mbetur vetëm disa qindra shqiptarë.
Pra, Serbia është duke kryer sistematikisht spastrimin etnik nga shqiptarët me metoda të sofistikuara gjenocidale të aparatit shtetëror represiv e antishqiptar, në heshtje e qetësi trishtuese, pa u trazuar e pa u ndëshkuar fare nga bota demokratike dhe nga dy shtetet shqiptare në Ballkan! 
Madje, si për ironi tragjikomike, ky proces është duke ndodhur paralelisht me zhvillimin e Dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, kushtuar pozitës së serbëve në Kosovë, pa e përmendur dhe pa e përfillur gjendjen alarmante të shqiptarve në Serbi, që janë cilësuar si komuniteti më i shtypur dhe më i diskriminuar në Europë, të cilëve madje as librat shqip nhk u lejohen, si dhe statusi i shtetasve të Serbisë u rrëmbehet, duke i shpërngulur me dhunë dhe duke kryer procesin e spastrimit etnik me dhunë dhe me masa represive antishqiptare e anticivilizuese, që dikur aplikonte nazifashizmi ndaj hebrejve në Europë!
Prandaj, Republika e Kosovës dhe Shqipëria nuk duhet dhe nuk guxojnë kurrësesi të rrijnë duarkryq, duke anashkaluar dhe duke i mbyllur sytë ndaj kësaj katrahure antishqiptare. Përkundrazi, ato duhet ta ngrisin lartë zërin për mbrojtjen e komunitetit shqiptar në Serbi, sidomos tani, para mbajtjes së Mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më 3 qershor 2016, në Prishtinë, ku do duhej të miratohej një Rezolutë e përbashkët dhe të përcaktoheshin obligimet shtetërore, institucionale e vëllazërore të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, për shpëtimin e Luginës së Preshevës:
* Me hapjen e Konzullatës Shqiptare dhe Zyrës së Republikës së Kosovës në Luginë;
* Hapjen e Zyrës së Luginës në Gjilan dhe Prishtinë, si dhe në Tiranë;
* Themelimin e Fondit për zhvillimin ekonomik të Luginës, për administrimin e të cilit do të kujdeseshin Konzullata Shqiptare dhe Zyra e Republikës së Kosovës në Luginë, në koordinim me KNSH dhe me  komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës;
* Që çështja e shqiptarve të Luginës të inkorporohet në Dialogun e Brukselit, si e barabartë, sipas parimit të reciprocitetit me atë të serbëve të Kosovës; 
* Të merret vendimi mbi themelimin e Universitetit Shqiptar në Luginë, që do financohej nga Shqipëria dhe Kosova dhe do funksiononte sipas kurrikulave të përbashkëta gjithëkombëtare; etj.
Shpresojmë se kësaj radhe dy qeveritë shqiptare do t'i qasen më seriozisht, me përkushtim e përgjegjësi shtetërore, institucionale e vëllazërore miratimit të kësaj Rezolute për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të shpëtohet kjo pjesë e Shqiptarisë nga realizimi ogurzi i Planit sekret të Serbisë, për ta shndërruar këtë pjesë të Shqiptarisë në "Çamëri të Dytë", në shekullin XXI në Ballkan!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe Shqipërinë!
Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët, kudo që janë!


Sunday, May 15, 2016

Truqet dhe marifetllëqet paszgjedhore në Luginë




Shkruan: Nehat Hyseni

Qetësia e përkohëshme që 
pasoi pas zhurmës së madhe dhe euforisë së aktiviteteve intensive të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Luginë të Preshevës, më 24 prill 2016, pritet që gjatë javës së ardhëshme të merr epilogun e konstituimit të kuvendit komunal në Bujanoc, mbase dhe Preshevë?
Tani më është e sigurtë se në këto dy komuna, humbës të shumëpritur të këtyre zgjedhjeve ishin pushtetmbajtësit e deritanishëm: Nagip Arifi në komunën e Bujanocit dhe Ragmi Mustafa në komunën e Preshevës. 
Prandaj, meqë pra, Nagip Arifi ishte humbësi i këtyre zgjedhjeve, në mbledhjen konstituive të Kuvendit të Komunës së Bujanocit, pritet që të ndodhë ndërrimi i shumëpritur i pushtetit, meqë pritet që kryetari i deritanishëm, Nagip Arifi, sipas të gjitha gjasave, të shkoj në opozitë. 
Kryetar i ri i kësaj komune, për mandatin 2016-2020, pritet të zgjidhet Shaip Kamberi, nga koalicioni PVD-UDSH, si fitues i këtyre zgjedhjeve.

Pas përfundimit të negociatave, që zgjatën tri javë, më 14 maj 2016, më në fund u nënshkruajt Marrëveshja për mazhorancën qeverisëse të Komunës së Bujanocit, në mandatin katërvjeçar 2016-2020, me gjithsej 24, nga 41 këshilltarë që ka KK Bujanoc dhe do të ket këtë përbërje: PVD-UDSH  me 12 këshilltarë, LPD e Jonuz Musliut me katër këshilltarë, grupi qytetar i S. Arsiqit me pesë këshilltarë, SPO, SPS, JS me dy këshilltarë dhe një këshilltar rom, dmth. 67% të asambleistëve do të jenë shqiptarë, 29% serbë dhe një këshilltar rom.
Praktikisht, qeverisja e ardhëshme e pushtetit lokal në Bujanoc i përgjigjet pothuajse në mënyrë ideale edhe përbërjes etnike të kësaj komune dhe plotësimi i suksesshëm i përfaqësimit të strukturës etnike të popullatës në qeverisje lokale, paraqet plotësim të kriterit të barazisë etnike dhe garancë për një qeverisje të suksesshme dhe efikase, në të mirë të të gjithë qytetarëve të kësaj komune me shumicë shqiptare.
Gjithashtu, pritet që të ndodhë edhe ndryshimi i mazhorancës qeverisëse në Këshillin Nacional, ku PVD-UDSH kishin 7 këlltarë, kurse grupi i partive reth Ragmi Mustafës dhe Nagip Arifit, të gjitha së bashku kanë 7 këshilltarë. 
Por, me përfshierjen e LPD-së të Jonuz Musliut në koalicionin e qeverisjes së pushtetit lokal, pritet që edhe KNSH-në ta udhëheq mazhoranca e re qeverisëse PVD-UDSH nga Presheva e Bujanoci, kurse APN, si parti e re, nuk ka këshilltarë në KNSH. 

Natyrisht, kështu do të sigurohet një koordinim më i mirë dhe më efikas midis komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë me KNSH-në, duke eliminuar kështu shumë anomali dhe gabime të keqqeverisjes në të kaluarën. 
Prandaj, me të drejtë konsiderohet se edhe ky rezultat i realitetit të ri të krijuar nga zgjedhjet e 24 prillit, edhe më tepër i shton shpresat për një mirëqeverisje të shqiptarve në Luginë të Preshevës.

Mirëpo, problemet, zhagitjet dhe obstrukcionet e truqet paszgjedhore ndodhën pikërisht aty ku më së paku pritej: në komunën e Preshevës!

Partitë serbe në vendvotimin apo njësinë zgjedhore nr. 11, në Stacionin Hekurudhor, kanë ankimuar në Gjykatë dhe verdikti apo vendimi gjyqësor pritet të jipet të premtën, më 20 maj 2016. 
Poqese ankesa e tyre hidhet poshtë, atëherë Komisioni Zgjedhor do të mund ta shpallë rezultatin zgjedhor, që do t'i hapë rrugë konstituimit të KK Preshevë në dhjetë ditët e ardhëshme. 
Por, poqese miratohet si e arsyeshme ankesa e tyre, atëherë do të përsëriten zgjedhjet në këtē njësi zgjedhore, që i bie se duhet pritur së paku edhe tri javë deri te konstituimi i Kuvendit Komunal të Preshevës.

Sigurisht se është e drejtë ligjore dhe demokratike e çdokujt, prandaj edhe e partive serbe që të ankimojnë për çështjet që mendojnë se ka pasur anomali e shkelje gjatë procedurës së zgjedhjeve, apo gjatë numërimit dhe hartimit të procesverbalit zgjedhor. 
Por, duke e mirënjohur realitetin politik në komunën e Preshevës, si dhe motivacionin e dyshimtë të këtyre partive të komunitetit serb në njësinë zgjedhore nr. 11, megjithatë, në opinionin preshevar flitet me të madhe dhe ka dyshime të bazuara se aktiviteti i ankimimit të tyre mund të jetë nxitur nga PDSH e Ragmi Mustafës me "satelitët" e tij, meqë kanë mbetur në opozitë. 
Prandaj, në paraqitjen publike të Ragmi Mustafës, pas shpalljes së koalicionit qeverisës APNPVD (2016-2020), që ishte plotë mllef e nervozë, ai nuk ngurroi të kërcënohej se "PDSH është fituese"?! 
Kështu, dyshohet se ai duke i nxitur serbët sipas parimit: "gjuaj gurin dhe mëshife dorën!", opinionin preshevarë e ka mllefosur nga veprimet dhe obstrukcionet e "nëntokës" së mafisë së biznespolitikës që abuzoi 12 vjet me pushtetin lokal në krye me Ragmi Mustafën në Preshevë dhe me Nagip Arifin në Bujanoc, të cilët, edhepse ishte e qartë se i humbi zgjedhjet lokale, ai e ftoi partinë e Vuçiqit, SNS-in dhe partitë tjera, me tentativë që të "shpëtojë" diçka dhe ta mbaj pushtetin me çdo kusht, duke i premtuar madje postin e kryetarit të komunës së Bujanocit LPD-së së Jonuz Musliut!
Ngjashëm veproi edhe Ragmi Mustafa në Preshevë, duke dërguar "emisarë" të vet, më 25 prill, dmth të nesërmen e mbajtjes së zgjedhjeve, për t'i propozuar koalicion qeverisës PVD-së së Riza Halimit, duke i ofruar madje edhe postin e kryetarit të Komunës së Preshevës, vetëm që t'i ruajnë postet e drejtorëve dhe rrëmujën që kishin krijuar në administratën komunale me bashibozukë e analfabetë, si dhe për ta penguar tehun e "shpatës" së drejtësisë që duhet vënë me auditimin e kësaj komune dhe me hetimet që duhet zhvilluar për zbulimin e hajnive që janë bërë gjatë keqqeverisjes së tyre korruptive e mafioze.


Friday, May 13, 2016

Protesta e 14 majit: "për Ramushin", apo "për Kosovën"?!



Shkruan: Nehat Hyseni 

Në Kosovë Zoti ka qenë duarlirë, zemërgjër, apo si themi popullorçe, "i yxhymert"!
Mbase ndokush do të kundërshtoj, meqë për shumicën e kosovarëve, siç u pa puna me ekzodin, ky vend duket "i nemur", i padenjë dhe i padëshirueshëm për të jetuar!
Por ama, pa marrë parasysh këtë fakt, dmth që populli është i zhgënjyer në "Kosovën e lirë dhe të Pavarur", duke iu shteruar gjithënjë e më tepër shpresat utopike se "do të bëhet mirë", tani iu kanë qasur sporteleve për t'u pajisur me pasaporta biometrikë dhe për të pritur sekondat kur do të hapen dyertë e largimit nga Kosova, me hyrjen në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave. 
Pra, populli i Kosovës aq shumë e don vendin e vet, sa që i ka mbetur merak që ta shoh vendlindjen e vet nga metropolat europiane, qoftë edhe nga kampet e refugjatëve, apo duke bredhur kot rrugëve, meqë punësimi në vendet e BE-së, sa duket, do jetë "mollë e ndaluar" për kosovarët.
Jo jo, lexues i dashur, nuk e ndërruam temën e këtij shkrimi. 

Rri pa merak se, të siguroj se nuk e ngatërruam fillin e bisedës apo muhabetit! 
Pra, duhet, megjithatë ta falemnderojmë të Madhin Zot se na ka falur me shumë zemërgjërësi politikanë, të cilët çdo gjë që bëjnë, e bëjnë "për Kosovën": edhe kur hanë bukë e pijnë raki, (pardon) kafe, edhe kur flejnë dhe kur zgjohen, edhe kur ëndërrojnë, syçelë apo symbyllur, ata ëndërrojnë vetëm për Kosovën, edhe kur grabisin, pasurohen, kryejnë krime, vrasin, vjedhin, terrorizojnë, etj., ata këtë e bëjnë "për Kosovën" dhe vetëm për Kosovën!
Prandaj, me plotë gojën e falemnderojmë Zotin për këta politikanë që na ka falur, të cilët, për dallim nga politikanët europianë, të cilët janë "jopatriotë" dhe "egoistë", këta politikanët tanë janë e kundërta e tyre. 
Madje, kjo vlen për të gjithë politikanët tanë, pozitën dhe opozitën, pa asnjë përjashtim!

Pozita, nga goja e Kryeministrit Mustafa deklaron se korrupsioni  në Kosovë dhe në institucionet e sajë "është percepcion", ose thënë popullorçe: "veç po na duket"! 
Kurse, sipas tij, "pa të drejtë Kosova po stigmatizohet, ose thënë shqip: po njolloset"!

Ndërkaq, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pothuajse simultanisht dhe në sinkroni të plotë me Kryeministritn, solemnisht deklaron se "politika do të dekriminalizohet", duke e vazhduar më tutje "sqarimin" se aty nënkupton se "për kriminelët nuk do të ket vend në institucionet e Kosovës"! 
Por, problemi qëndron në atë se Presidenti dhe Kryeministri nuk na sqaruan se, a thua, vallë, a u besojnë ata vet fjalëve të tyre? 

Apo, nuk na sqaruan se çka duhet të bëjë, e si duhet të veproj ky popull "kokëshkretë" i Kosovës: Vallë, a t'u besoj veshëve të vet se çfarë po dëgjon nga politikanët, apo t'u besoj syve se çka po shohin në realitetin e hidhur të përditshmërisë dhe gjendjes së mjerueshme e kriminale të politikbërjes kosovare?!

Kjo është pyetje madhore që e ka trullosur e katranosur këtë popull kokëshkretë, duke e vënë në siklet e në dilemë e huti  katastrofale, për faktin se i janë "përzier kabllat" e i janë ngatërruar nocionet, duke mos kuptuar e duke ngatërruar populli, se ruana Zot, nuk ka mundësi që politikanët t'i kenë ngatërruar këto nocione elementare, që larg qoftë, mund ta çojnë këtë vend të bekuar në dreq të mallkuar e do ta katandisin mozomakeq!
 Urojmë që këto "pshtjellime" të sqarohen nga ky popull "kokëshkretë" deri në hapjen e kufijve, se në të kundërtën do e marrim në qafë edhe Europën!

Por, do të ishim të padrejtë dhe mosmirënjohës poqese nuk do e falemnderonim Zotin edhe për  Opozitën që na ka falur. 
Sepse, kjo Opozitë, ashtu si edhe Pozita, madje edhe më tepër, kujdeset se cili do jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës?
 Kjo çështje është tejet e rëndësishme, madje edhe më e rëndësishme se vet Kosova!
 Po, po, mos u çuditni: posti i Kryeministrit për Opozitën aktuale është më i rëndësishëm se ardhmëria e Kosovës! Prandaj, duke qenë e vetëdijëshme për këtë "fakt", Opozita edhe u prish mes veti, dmth për postin e Kryeministrit, paçka se zgjedhjet e ardhëshme parlamentare janë shumë larg.
Jo, jo, jo! Lexues i nderuar, u keqkuptuam, ose më saktësisht: më keqkuptove! Po, po, sepse, në mos gabohem, ti i nderuar lexues e (keq) kuptove se, Opozita na qenka e etur për pushtet e për postin e Kryeministrit?!
Si ka mundësi të ndodhë ky keqkuptim dashakeqës?!
Këtë mund ta keqkuptojnë vetëm "tradhëtarët" dhe shpirtëshiturit e dashakeqët e Opozitës (pardon), Kosovës! Dreq o punë, se si i ngatërrojmë termat e nocionet e politikbërjes jo vetëm me Pozitën, por edhe me Opozitën?! 
Sepse, Opozita, lexues i nderuar, nuk lufton për interesa të veta, por lufton vetëm "për Kosovën"! 
Ashtu si edhe Pozita, prandaj edhe këta janë të gatshëm dhe këtë e kanë dëshmuar katërcipërisht deri më tani se Opozita aktuale është e gatëshme që ta djegë e kallë Kosovën, duke mos e kursyer madje as Kuvendin apo Parlamentin e saj, duke hedhur vezë, spreja të ndryshëm, ujë e gaz lotsjellës me bollëk.
 Po pra, "ta kallim Kosovën për Kosovën", sikur të ishte "bari i savanës", ku pas djegjes së barit të vjetër, del i riu!
Prandaj, Opozita "patriotike" e djeg, dhunon e shkatërron Kosovën dhe bota "idotike" (pardon: demokratike) e keqkupton atë, si dhe shumica e popullit të Kosovës e keqkupton Opozitën kosovare, ashtu si e keqkuptuan edhe prishjen dhe shpërbërjen e saj për postin e Kryeministrit dhe për ndarjen e pushtetit midis veti, madje pa u shpallur dhe pa u dukur fare në horizont zgjedhjet e jashtëzakonêshme parlamentare.
Prandaj, në Protestën e caktuar për 14 maj nga AAK dhe Nisma (s) duhet dalur medoemos, paçka se këta u "tradhëtuan" nga Vetëvevendosja. 
Sepse, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, me Protestën e 14 majit 2016, (nuk) dëshirojnë që t'i tregojnë "muskujt" politikë. 

Por, këtë ata nuk e bëjnë për pushtet, e aq ma pak (s) e bëjnë për postin e Kryeministrit për Ramush Haradinajn dhe për pushtet, por e bëjnë "për Kosovën"! 
Prandaj, ata nuk e kanë deklaruar moton: "Për postin e Kryeministrit", e as "për pushtet!"
Përkundrazi, motoja e Protestës së 14 majit është deklaruar: "Kundër Zajednicës!" dhe "Kundër demarkacionit!"
 Kjo do të thotë, sipas Opozitës, se motoja e këtyre protestave do të jetë: "Për Kosovën!"
Prandaj, varësisht nga ajo se si i "lexon" porositë e protestave populli i Kosovës, e aq më tepër se si u beson atyre realisht, se a janë "për pushtet", dmth për Ramushin dhe Fatmirin apo "për Kosovën", do të varet edhe niveli i mbështetjes popullore dhe masiviteti e niveli i mbështetjes popullore të kësaj proteste.

Monday, May 9, 2016

Mos e zhgënjeni popullin, se do e fyeni Zotin!


Shkruan: Nehat Hyseni

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të 24 prillit 2016, dy ditë më vonë, dmth. më 26 prill u hartua Marrëveshja e koalicionit qeverisës për pushtetin lokal në komunën e Preshevës, midis APN-së me 11 dhe PVD-së me 10 këshilltarë, nga 38 këshilltarë të KK të Preshevës, duke e lënë në opozitë PDSH-në e Ragmi Mustafës dhe sponzorëve të tij, që për 12 vjet rrjesht e rjepën buxhetin komunal me tendera të dyshimtë e korruptivë, si dhe me forma të tjera të "akrobacioneve" dhe makiacioneve abuzive të vjwedhjes dhe keqpërdorimit të parasë dhe pasurisë publike. 

Çdo abuzim dhe konflikt interesi dhe çdo "formulë" e shkeljes apo anashkalimit të ligjit, larg syve të publikut, taksapaguesve të kësaj komune  të banuar reth 95% me shqiptarë, konsiderohej si "aftësi" nga tarafi qeverisës i pushtetit lokal, që i kishte caktuar vetes për detyrë elementare: "shpërblimin" e sponzorëve që i sollën në pushtet, duke "investuar" kapitalin dhe paratë e tyre në "biznespolitikë", që iu kishte premtuar se do u dhjetëfishohej e qindfishohej me "fitoren" e pushtetit lokal. 

Ato "investime" të sponzorëve të përmendur, që e mbajtën në pushtet Ragmi Mustafën me "satelitët" e tij bashkëqeverisës, shkonin në:
- Blerjen dhe korruptimin e votës së lirë të qytetarëve të kësaj komune, duke shpërndarë miell, vaj, sheqer, deterxhente dhe artikuj të tjerë, me maune ose "shlepera" nëpër lagjet e të varfërve dhe skamnorëve të Preshevës me rethinë;
- Me "asfaltimet korruptuese" të votuesve nëpër lagjet e ndryshme të qytetit të Preshevës, madje edhe duke hedhur asfalt nëpër ara e nëpër baltë e nëpër "qorrsokaqe", duke korruptuar dhe duke blerë kështu votën e mëhallëve të tëra ose të pjesëve të tyre, duke e shpenzuar buxhetin komunal të komunës së Preshevës për korruptimin dhe blerjen e votës së tyre;
- Duke paguar paga ose rroga fiktive për pjesëtarë të lagjeve të caktuara, të cilët madje nuk jetojnë dhe nuk punojnë në Preshevë dhe figurojnë vetëm në listën e rrogave të punëtorëve të komunës së Preshevës. Pra, ata nuk kishin vend pune dhe punonin gjetiu, kurse paguheshin nga djersa e taksapaguesve preshevarë, me të vetmen detyrë që të siguronin votat e lagjeve të tyre. Kjo ishte njëra nga format e kundërligjëshme dhe mafioze të abuzimit të buxhetit komunal për qëllime kriminale të shit-blerjes së votës së lirë dhe pushtetit. Rastet e tilla dihen mirëfilli me emër dhe mbiemër dhe ata duhet të hetohen nga mazhoranca e re qeverisëse APN-PVD dhe të vihen sa më parë para drejtësisë;
- Tenderët i jipeshin vetëm firmave të përmendura dhe sponzoruesve të Ragmi Mustafës. Andaj, duhet bërë urgjentisht, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit Komunal, auditimin e plotë të Administratës Komunale, në mënyrë që të bëhet një zx"prerje" e gjendjes faktike të pushtetit dhe buxhetit komunal, në mënyrë që mazhoranca e re qeverisëse të startoj nga "zeroja", pa marrë mbi vete abuzimet, marifetllëqet, vjedhjet, korrupsionin, shkeljet ligjire e procedurale dhe keqpërdorimet e ndryshme, që konsiderohet se janë të panumërta. Ky proces duhet të kryhet me transparencë të plotë para publikut dhe taksapaguesve, duke hetuar ekzaktësisht firmat konkrete përfituese të tenderëve, emrat e tyre dhe abuzimet eventuale dhe rezultatet dhe gjendjen e punimeve të realizuara;
- Të hetohen punësimet në të gjitha nivelet në komunën e Preshevës, në organizatat dhe ndërmarrjet publike dhe shoqërore, që financohen nga buxheti, si dhe të vihen para drejtësisë të gjithë abuzuesit, pa marrë parasysh pozitën dhe përkatësinë e tyre etnike, politike apo sociale, ekonomike e lokale;
- Veçanërisht të hetohet fakti: Pse Plani Strategjik për Zhvillimin Ekonomik, e financuar nga USAID (CHF), u fut në "sirtar" dhe u fsheh nga publiku?
- Duhen hetuar "arsyet" e zhvendosjes së lokacionit të Zonës Industriale, si dhe raportet servile dhe "allishverishet" e pushtetit lokal të Ragmi Mustafës me firmën në kufi, "Interspeed-in" nga Beogradi: çfarë shërbimesh dhe me çfarë kushte kreu administrata komunale për këtë firmë, të cilë komuna e reklamoi dhe promovii nëpër billborde si "shpresë" dhe si premtim për punësimin e 700 (shtatëqind) punëtorëve. Sa u punësuan? Si dhe të hetohet se a ndikoi dhe eventualisht, si ndikoi kjo firmë në bashkëpunim me Ragmi Mustafën, në ndryshimin e lokacionit të caktuar me Strategjinë e përmendur, të Zonës Industriale, nga kufiri dhe "Korridori 10", dmth nga qendra atraktive, në periferinë pasive, në fshatin ?!

Populli i Preshevës ka të drejtë legjitime të mësoj dhe hetoj për shumë dyshime dhe paqartësi e "hije", madhe edhe për "errësirat" e pushtetit lokal në periudhën e kaluar.
 Kurse, mazhoranca qeverisëse APN-PVD, për periudhën katërvjeçare 2016-2020, ka për obligim që këtë ta siguroj me transparencë dhe përgjegjësi të plotë para votuesve që i sollën në pushtet dhe para popullit të Preshevës. 
Sepse, tek e fundit, ky edhe ishte premtimi i tyre para popullit, që sa duket, i bindi ara për t'ua dhënë votën. 
Aleanca për Ndryshim dhe kryetari i saj, Shqipërim Arifi, gjatë fushatës premtuan se do e realizojnë ndryshimin dhe se abuzimet dhe abuzuesit do i hetojnë dhd do i vejnë para drejtësisë!
Kurse, Partia për Veprim Demokratik, kësaj radhe kishte moton: "Ne jemi shpëtimi"!

Se a do të realizohen ndryshimet e shumëpritura, si dhe a do të shpëtohet vërtetë Presheva, kjo varet pikërisht nga ky koalicion qeverisës, të clët populli i votoi, sepse u besoi se vërtetë do e bëjnë këtë, dmth. se "do e ndryshojnë dhe shpëtojnë Preshevën"!

Poqese eventualisht hamenden dhe "ndryshojnë rrugë", duke u arsyetuar e duke fajësuar të tjerët, atëherë populli do të zhgënjehet thellë dhe do t'i mallkojë si asnjëherë më parë. 

Kurse, fjala e urtë popullore thotë: " Poqese e zhgënjeni popullin, ju do e fyeni Zotin"!

Sunday, May 8, 2016

Cila është Strategjia e duhur qeverisëse (2016-2020) e koalicionit APN-PVD në Preshevë?



Shkruan: Nehat Hyseni

Mazhoranca e krijuar nga koalicioni paszgjedhor APN-PVD, për qeverisjen e pushtetit lokal në komunën e Preshevës në mandatin katërvjeçar 2016-2020, nga shumica e qytetarëve të komunës së Preshevës u përjetua si çlirim nga kthetrat e mafisë së "biznespolitikës" preshevare në krye me Ragmi Mustafën dhe klientelën e tij banditeske, që për 12 vjet radhazi e kishin shkretëruar e mjeruar Preshevën si është më zi!

Praktikisht, komuna e Preshevës ishte e privatizuar nga disa firma private të kushërinjëve dhe bashkëpartiakëve të tij. Këto pesë (5) firma private, gjatë periudhës dymbëdhjetvjeçare të qeverisjes së PDSH-së së Ragmi Mustafës me "satelitët" servilë e minorë, BDL-në e Skender Destanit dhe ne BD-në e dêshtuar të Ramiz Latifit, "lulëzuan", duke e shumëfishuar, dhjetëfishuar e qindëfishuar kapitalin e tyre, si dhe kapacitetet e tyre tregëtare, financiare e prodhuese, që e monopolizuan ekonominë e komunës së Preshevës, duke i falimentuar e mbyllur me dhjetëra e qindra firma private të shqiptarve të Preshevës dhe Bujanocit dhe duke i lënë pa punë dhe pa mjete ekzistenciale me mijëra punëtorë shqiptarë, të cilët u detyruan të shpërngulen nga Lugina dhe të arratisen gjithandej nëpër kampet për refugjatë në Europë, në Turqi, në Amerikë e Australi dhe duke i lënë shkret dhe të mbyllura si fantazmë, shtëpitë dhe tokat e tyre stërgjyshore.
 Ekzodi i shqiptarve të Luginës së Preshevës, gjatë kësaj periudhe të qeverisjes mafioze të "biznespolitikës" në krye me Ragmi Mustafën dhe Nagip Arifit, ia ka arritur që ta boshatisë Medvegjën me mbi 90%, kurse komunën e Bujanocit, sidomos fshatrat e Malësisë së Bujanocit dhe ato të Karadakut të Preshevës, kanë përjetuar të njejtin fat me komunën e Medvegjës dhe aty janë zhdukur nga faqja e dheut apo kanë mbetur të pabanuara dhe pa shqiptarë, si fantazma ku nuk ndëgjohet zë njeriu dhe shenja jete. 
Kjo pjesë e trojeve shqiptare është boshatisur fare, falë politikës "patriotike" të PDSH-së së Ragmi Mustafës në Preshevë dhe Nagip Arifit në Bujanoc, të cilët qeverisnin sipas "formulës magjike": shit patriotizëm radikal, kinse duke "mos e pranuar Serbinë", si dhe duke lobuar për ndarjen e Kosovës dhe për idenë serbomadhe e antishqiptare të kryetarit të SPS-it famëkeq dhe Kryeministrit të atëhershëm të Serbisë, Ivica Daçiqit, kurse ishin argatë të devotshëm dhe në shërbim të firmave të kusherinjëve të tyre me të njejtin mbiemër, të cilat u rritën "sipas progresionit gjeometrik" gjatë periudhës 12 vjeçare të qeverisjes së tyre në Preshevë, e diçka më pak të Nagip Arifit me Jonuz Musliun, në Bujanoc. 
Pra, gjatë kësaj periudhe ndodhi "simultanisht" mbyllja e qindra firmave shqiptare dhe hedhja në rrugë e mijëra punëtorëve, si dhe "suksesi" dhe "lulëzimi" i njëkohësishëm i firmave sponzoruese të PDSH-së së Ragmi Mustafës në Preshevë dhe të PD-së së Nagip Arifit në Bujanoc. 
Vetëm tarafët e tyre fituan jo vetëm të drejtën e ekzistencës dhe mbijetesës në këtë pjesë të Shqiptarisë, por edhe të rritjes marramendëse të tyre, duke i vrarë e shkatërruar ekonomikisht firmat e shqiptarve të Luginës së Preshevës.
Në fillim, ata e kishin "halë në sy" USAID-in dhe programin e tij të CHF-së, që ishte dhe është njëkohësisht investuesi më i madh ndërkombëtar në Luginë, duke ia mbyllur zyrat e tyre, të cilat i kishim hapur me shumë mund e përkushtim në periudhën pas konfliktit të armatosur në Luginë, apo Luftës së UÇPMB-së në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në periudhën 2000-2001., që vepruan me shumë sukses deri në vitin 2008.
 Në këtë periudhë, fjatë cilës kam qenë unë Koordinator i EEE grupit të CHF-së, kemi realizuar me sukses një mori projektesh infrastrukturore në këto tri komuna të banuara me shqiptarë, si dhe në sanimin e pasojave të Luftës së vitit 1999, sidomos në fshatrat e Karadakut të Preshevës dhe në Malësinë e Bujanocit, që ishin të banuara 100% me shqiptarë, si dhe për komunën e Medvegjës.

Gjithashtu, investimet në blegëtori dhe në suportimin e mbështetjen me grante të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe të firmave "start-up", ishin të mëdha. 
Sidomos vlen të veçohen qumështoret e komunës së Preshevës e Bujanocit dhe mbështetja e bujqëve me dhurimin e lopëve qumështore të racave të avancuara gjermane e holandeze, i kontribuan sadopak ndaljes së shpërnguljes së shqiptarve nga fshatrat e përmendura, meqë iu mundësua që të siguronin të ardhura të konsiderueshme për jetesë, nga grumbullimi dhe shitja e garantuar e qumështit.
Me nisiativën e grupit EEE të CHF-së, ne siguruam atëbotë financimin e hartimit të Planit afatmesëm të zhvillimit të komunës së Preshevës, të realizuar nga Instituti për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (IMSP) nga Beogradi, me drejtoreshën dhe udhëheqësen e këtij Projekti, Prof. Dr. Edita Kastratoviq. 
Gjithashtu, Grupi EEE arritëm që komuna e Preshevës të jetë përfituese e Projektit për Certifikimin me ISO Standard 9001, për administratën komunale, si njëra nga dhjetë komunat e Europës Juglindore. Procesin e trajnimit të administratës komunale dhe të stafit menaxherial të saj, për gjashtë muaj rrjesht e financoi USAID (CHF) dhe e menaxhoi dhe udhëhoqi profesionalisht IMSP me mikeshën e madhe të shqiptarve, Prof. Dr. Edita Kastratoviqin në krye.
Në këtë Plan Afatmesëm të Zhvillimit Ekonomik, ne kishim paraparë formimin e Zonës së Lirë Ekonomike, që ishte dhe është në kompetencë të Qeverisë së Serbisë, por lobimi ishte intensiv, me mbështetje të fuqishme morale, politike, infrastrukturore e financiare të USAID-it dhe Ambasadës Amerikane në Beograd, që na e lehtësonte aktivitetin dhe lobimin tonë në Qeverinë e Serbisë dhe në ministritë e resorëve përkatës. 

Prandaj, aktiviteti i ynë ishte atëbotë tejet intensiv dhe entuziastë, që mbështetej fuqishëm nga pushteti lokal i komunës së Preshevës, në krye me Kryetarin e Komunës Riza Halimin, si dhe ambasadat e shteteve mike të shqiptarve.
 Për këtë arsye, USAID-i (CHF) e kishte shpallur Grupin EEE të USAID (CHF) në Preshevë si grupin më të suksesshëm në Serbi, si dhe kishte ndarë Mirënjohje për mua personalisht, si Koordinator i Grupit EEE (2001-2008), për angazhimin, sukseset e arritura dhe për kontributin e dhënë. 

Madje, në shenjë respektimi dhe mirënjohjeje e suporti, Drejtori i USAID-it në Republikën e Kosovës, z. Ken Yamashita dhe Drejtori i USAID-it në Beograd, e vizituan Komunën e Preshevës dhe me Grupin EEE organizuam drekë pune, me ç'rast i  dhuruam dhurata modeste, por domethënëse e dinjitoze,  "Dasmën Kosovare" dhe Statujën e Skënderbeut.
Pra, siç po shihet, në Preshevë dhe në Luginë, me  idekada, pothuajse që nga momenti i vendosjes së pluralizmit, ishin instaluar dy rryma kryesore të  politikbërjes: 
1. Rryma institucionale, që ishte në bashkëpunim të ngushtë me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe me ambasadat e shteteve mike në krye me atë të SHBA-ve, e udhëhequr nga Partia për Veprim Demokratik dhe kryetari Roza Halimi, dhe
2. Rryma "refuzuese", apo jobashkëpunuese sidomos me organizatat ndërkombëtare, në rend të parë vepronin kundër USAID-it dhe Programit të saj të CHF-it, që ishin bartës të investimeve në Luginë të Preshevës në periudhën pas konfliktit të armatosur të vitit 2000-2001., në krye me Partinë Demokratike Shqiptare. Sidomos gjatë udhëheqjes së Ragmi Mustafës, i cili ishte marionetë apo kukull e disa firmave private, të dominuara nga firma d kushërinjëve të tij, ku kishte punuar edhd vet më parë si punëtor, kjo rrezistencë kundër ndërkombëtarëve me kohë u ashpërsua egërsisht. Kulmi i arrogancës së tyre rrebeluese ndaj ndërkombëtarëve arriti me bllokimin e realizimit të Projektit të trajnimit të stafit menaxhues dhe të administratës komunale për certifikim me standardin ISO 9001, gjatë vitit 2005-2006, me zhagitjen ekstreme të miratimit të Planit afatmesëm zhvillimor, që ishin financuar nga USAID (CHF) dhe ishin identifikuar e miratuar nga Grupi EEE. Natyrisht se pengesë kryesore në këtë "marshim rrebelues" të tyre ishte Riza Halimi. Prandaj, ata organizuan komplotin kundër tij. Investuan kapitalin e sponzorëve të ndryshëm dhe të dyshimtë dhe me rrëzimin e Riza Halimit si kryetar komune, iu hap dera "biznespolitikës" mafioze në Luginë dhe së shpejti u mbyllën zyret e CHF-it dhe të organizatave e donatorëve të tjerë, për t'i lëshuar rrugë mafisë dhe tenderomanisë plaçkitëse dhe pasurimit banditesk të "biznespolitikanëve".

Cilat ishin pasojat e "revolucionit" mafioz të Ragmi Mustafës?

Menjëherë pas rrëzimit të Riza Halimit nga pushteti lokal i Preshevës:
* Zonës Industriale iu ndërrua lokacioni, nga "Zona C" në kufirin me Maqedoninë, përskaj "Korridorit 10", ku ishin pronat publike të Komunës së Preshevës, në lokacionin e fshatit Çukarkë, dmth. larg nga kjo rrugë ndërkombëtare. Andaj, mendoj se njëra nga deryrat dhe obligimet e para të mazhorancës APN-PVD, duhet të jetë kthimi i Zonës Industriale në lokacionin pranë "Zonës C" në kufi, meqë do ishte më atraktiv për bizneset vendorë, e sidomos për joshjen e investitorëve të huaj.
* U mbyllën zyrat e USAID-it (CHF-it), UNDP-isë dhe investimeve e granteve të huaja dhe aktiviteteve të tyre në komunën e Preshevës;
* Projekti i CHF-it për rregullimin e Qendrës së qytetit të Preshevës, u devijua e masakrua si është më keq, duke u keqpërdoruar paratë e buxhetit dhe donatorëve, që përfunduan në xhepat privatë dhe në konton e "biznespolitikës". Prandaj, koalicioni APN-PVD, duhet urgjentisht ta korrigjoj këtë masakër, që e ka shëmtuar pamjen e qendrës dhe ia ka humbur identitetin arkitektural qytetit të Preshevës;
* Gjykatat u transferuan nga Presheva, në Bujanos e Vranjë. Ato duhet të kthehen në Preshevë!;
* Universiteti që duhej hapur asokohe në Preshevë, në lokacionet e Shtëpisë së Kulturës, u stopua akoma pa filluar;
* administrata komunale është mbushur me bashibozukë e analfabetë, prandaj duhet spastruar dhe vendosur ekspertë e profesionistë; etj.
Këto ishin vetëm disa nga "masakrat" dhe dëmtimet katastrofale që i janë shkaktuar komunës së Preshevës nga qeverisja mafioze e biznespolitikës së Ragmi Mustafës & Company, të cilët pushtetin komunal e kishin keqkuptuar: jo si shërbim ndaj qytetarëve, por si pasurim të tyre dhe familjarëve e tarafëve të vet politikë.
 Ata e kishin (keq) kuptuar pushtetin lokal si marifet të gjetjes së formulës së kalimit të pasurisë dhe parasë publike, buxhetit komunal etj., në xhepa privatë. 
Realisht, ata këtë e bënë me shumë pasion e vendosmëri gjatë periudhës dymbëdhjetvjeçare të shkretërimit, masakrimit e degradimit të komunës së Preshevës, që shkaktoi humbjen e shpresës së qytetarëve për ardhmërinë e kësaj pjese të Shqiptarisë, duke i braktisur me lotë në sy trojet e veta stërgjyshore.
Andaj, mazhorancës së re qeverisëse APN-PVD, në mandatin katërvjeçar 2016-2020, i mbetet shumë punë për të bërë dhe për të përmirësuar e ndërtuar gjithçka është rrënuar e shkatërruar në 12 vitet e keqqeverisjes banditeske e mafioze dhe që sa më parë të ata vihen para drejtësisë dhe të turpërohen e dënohen para historisë, në mënyrë që sa më shpejtë të kthehet bashkëpunimi dhe raportet vëllazërore me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe shpresa e popullit për një jetë më të mirë.


Wednesday, May 4, 2016

Beteja për ta "fituar paqen"!



Shkruan:  Nehat Hyseni

Aktualisht, Kosova gjëndet në fazën e "çlirimit nga çlirimtarët". 

Kjo fazë është e domosdoshme për tu kaluar dhe, mbase, paraqet kalimin e "rubikonit" për fazën e ardhëshme të shoqërisë kosovare: të dekriminalizimit të politikëbërjes dhe pushtetit ekzektutiv e gjyqësor, por edhe të "krehjes" së legjislativit, që filloi me dorëheqjen e Azem Sylës nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovsës, për t'i hapur rrugën hetimeve  të EULEX-it për atë dhe për grupin e tij kriminal.

Pra, në Kosovë kemi të bëjmë me një paradoks tipik ballkanik, ku koka e krimit gjëndet në politikë dhe në të gjitha pushtetet: legjislativ, ekzektutiv e gjyqësor, të cilët do duheshin që ta luftojnë atë.
Gjithësesi, Ballkani ka pasur përvoja të tilla të qeverisjes mafioze, sidomos gjatë shekullit të kaluar në Italinë Jugore. 
Atje politika u spastrua nga mafia vetëm atëherë kur populli u ngop me mbrapshtitë dhe krimet e tyre dhe u vu në mbrojtje të sinqertë dhe të vendosur të shtetit, si dhe të së mirës publike, duke nderuar dhe respektuar me dinjitet viktimat e atij krimi, duke ia prerë rrënjët krimit të organizuar, me heqjen e kriminelëve dhe "kapove" të krimit nga funksionet nga funksionet vendimmarrëse e ekzekutive në institucionet shtetërore dhe publike.

Pra, është e nevojshme të krijohet një "masë kritike" në popull, e cila nuk do i votoj kriminelët politikë, por do i ndëshkoj me votë të gjithë kriminelët dhe mafiozët politikë, që u pasuruan në mënyrë të mistershme dhe kanë krijuar pasuri përrallore të cilën nuk mund ta justifikojnë kurrësesi me të ardhurat e tyre legale dhe të ligjshme.
Meqë liderët politikë aktual publikisht zotohen se do e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, kurse dihet botërisht se pikërisht e keqja e Kosovës dhe plaçkitja e pasurisë publike të saj fillon pikërisht nga ata, si kokë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. 
Kuptohet se edhe lufta dhe aksionet e fundit të EULEX-it në luftimin e mafisë kriminale në Kosovë, ka shtuar besimin nga institucionet ndërkombëtare se po çlirohemi dalngadal nga "patriotët" dhe nga politikanët që bënë "plaçkitje patriotike" të vendit të vet, si dhe ishin udhëheqës të krimit, korrupsionit dhe të shkatërrimit e komprometimit të Kosovës në sytë e botës së përparuar e demokratike, duke filluar, më në fund që të na hapin dyert e pranimit në institucione ndërkombëtare.
Pranimi i Kosovës më 3 maj 2016,  në radhët e  UEFA-s, si anëtare e 55-të e saj, nga mediat me të drejtë u vlerësua si fitore më e madhe e Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë, më 17 shkurt 2016.
Me shumë të drejtë, në vitin 1999, miku i madh i Kosovës dhe shqiptarve, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, na pati thënë: 
"Ne e fituam luftën, kurse ju duhet ta fitoni paqen!"

Sa duket, atëbotë pothuajse askush nga shqiptarët në Kosovë nuk e kishte kuptuar sa duhet këtë mesazh të këtij miku tonë të madh, që i priu aleancës ushtarake të botës demokratike për ta dëbuar armikun shekullor të shaiptarve, soldateskën e kasapit të Ballkanit, Serbinë, si okuptare kriminale e gjakoirëse e Kosovës.
 Por, siç u pa puna, shumë kohë na u desht, e nuk e dijmë se edhe sa kohë do të na duhet që ta "fitojmë paqen"?!

Mbase, nuk e kushim ditur se do e fitojmë luftën për tu çliruar nga Serbia, me ndihmën e miqëve tanë ndërkombëtarë në krye me SHBA. shumë më shpejt se ta "fitojmë paqen"!

Kurse, në masën se sa do arrijmë që ta "fitojmë paqen", duke e luftuar mafinë tonë politike e kriminale, duke u çliruar nga ata të cilët në emër të "patriotizmit" e të "luftës", na e rrëmbyen paqen dhe ëndrrat e gjeneratave të reja për një jetë më të mirë e më dinjitoze dhe për integrimin e Kosovës në botën e përparuar e demokratike.
Sigurisht se, poqese mobilizohemi me sukses dhe pa hamendje në këtë rrugëtim, rezultatet nuk do të mungojnë. 

Pas pranimit në UEFA, së shpejti do pasoj pranimi edhe në FIFA dhe do të na mundësohet liberalizimi dhe udhëtimi në vdndet e BE-së, pa viza dhe pa pengesa poshtruese të cilave u ishim nënshtruar deri më tani ne "në Kosovën e lirë dhe të Pavarur".

Mbase, duhet ta kuptojmë se Kosova akoma nuk është dhe nuk do të jetë "e lirë dhe e pavarur", derisa mos ta fitojmë luftën me krimin, korrupsionin dhe papërgjegjësinë e zhvatjen e pasurisë publike, që është ngulitur thellë në mentalitetin "patriotik" të shoqërisë kosovare.

Sunday, May 1, 2016

"Mrekullia" e fitores preshevare



Shkruan: Nehat Hyseni 

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale që u mbajtën më 24 prill 2016, për shumëçka paraqesin "mrekulli", që duhet të shërbej si model që duhet vlerësuar dhe afirmuar si shembull i mirë për të ndjekur, në Republikën e Kosovës, në Maqedoni, e sidomos në Shqipëri dhe rajon.

Ku qëndron sekreti i kësaj "mrekullie" preshevare?
Sekreti apo e vërteta e kësaj mrekullie qëndron në faktin se, zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale, që u mbajtën së bashku, më 24 prill 2016, kaluan pa asnjë incident, madje pa as më të voglin incident, si dhe pa asnjë ankesë të ushtruar në Komisinin Zgjedhor apo në Gjykatë,  edhepse pushteti lokal i udhëhequr nga Ragmi Mustafa, ishte kujdesur që të krijoj tollovi, rrëmujë dhe mosorganizim ekstrem, si me listat e votuesve, të cilat ishin në alfabetin cirilik dhe krijonin probleme, vështirësi e rrëmujë të madhe për gjetjen e votuesve në lista dhe për t'u realizuar procedura ligjore e votimit. 

Pushteti komunal e kishte për obligim që t'i përgatis listat e votuesve në alfabetin latin, që i përshtatet emrave shqiptarë, pushteti lokal i Partisë Demoktatike Shqiptare të Ragmi Mustafës nuk e kishte bërë këtë, duke e vështirësuar skajshmërisht procedurën e votimit. 
Kështu, u krijuan tollovi dhe radhë të gjata në vendvotime, sidomos në Preshevë, ku radhët e gjata ishin edhe pas orës 20:00, kur përfundonte orari i votimit. 
Mirëpo, votimi zgjati në disa vendvotime, sidomos në qytet, deri në mesnatë.
Por, edhepse u maltretuan tmerrësisht votuesit, duke pritur me orë të tëra në radhët e gjata dhe të pafund për të votuar, megjithatë ata treguan durim të madh, rregull e qetësi, meqë ishin të vendosur më shumë se kurdoherë për ta hequr nga pushteti bandën qeverisëse të mafiozëve dhe matrapazëve të pushtetit lokal, të cilët edhe në zgjedhjet e vitit 2012 kishin vepruar njësoj. 
Kurse, shesin parriotizëm gjithandej pa fije turpi dhe pa ndërgjegje elementare qytetarie dhe pa ndjenja elementare përgjegjësie kombëtare  e morali civilizues. 
Prandaj, votuesit ishin të vendosur për ta ndryshuar këtë pushtet të papërgjegjëshëm e banditesk që ishte pasuruar nga vjedhja e pasurisë publike dhe qëndronte në pushtet nga vota e vjedhur dhe nga blerja e votës me para dhe mjete të thera korruptuese. 
Për këtë arsye, humbja e tyre në këto zgjedhje, shqiptarët e Preshevës e përjetuan si fitore të madhe dhe si çlirim nga kjo bandë kriminale e biznespolitikës së pangopëshme e antishqiptare të kësaj pjese të Shqiptarisë.

Emërues i përbashkët i fushatës parazgjedhore të tri partive politike shqiptare: PVD, UDSH dhe Alternativa për Ndryshime ishte rrëzimi i mazhorancës qeverisëse të pushtetit komunal në Preshevë dhe transparenca. 
Këtë ata e arritën me fitore bindëse, që u përjetua dhe festua me këngë, valle e defilime, si fitore gjithëpopullore.
 Prandaj edhe koalicioni qeverisës paszgjedhor midis këtyre partive politike shqiptareu arrit në kohën rekorde. Pa asnjë vërejtje apo hamendje as më të voglën.
Kurse, sa i përket transparencës së premtuar gjatë fushatës, ajo filloi të zbatohet, madhe në mënyrën më të plotë dhe të paparë ndonjëherë në Preshevë, të enjtën, më 28 prill 2016, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes qeverisëse APN-PVD, me ç'rast, e tërë procedura ishte plotësisht publike dhe transparente, para mediave dhe publikut, si dhe me publikimin e të gjitha detajeve të kësaj Marrëveshje në media dhe në rrjetet sociale në internet në fb. YouTube, etj.
Kjo ishte befasi shumë e këndëshme dhe "mrekullia" që u mirëprit me admirim she entuziazëm nga e tërë popullata dhe votuesit e Preshevës. meqë nuk kishte ndodhur në këtë mënyrë dhe në këtë nivel, kurrë më parë. 
Transparenca është kushti themelor i mirëqeverisjes dhe i kontrollit popullor të pushtetit. 

Kurse, qeverisja jotransparente, sekrete, tinzare, e mëshefur nga sytë e popullit dhe klienteliste, që ishte e pranishme, madje në formën më të paskrupullt dhe më të papërgjegjëshme e mafioze tek qeverisja e deritanishme dymbëdhjetvjeçare e pushtetit lokal në komunën e Preshevës. 

Ndërsa, dihet mirëfilli se, ku nuk ka transparencë në qeverisje, aty ka keqqeverisje, hajni, korrupsion në dhënien e tenderave "me ujem" 10-50%, si dhe në përgjithësi në prokurimin publik, që mundëson vjedhjet e keqpërdorimet dhe pasurimin e pushtetmbajtësve dhe të firmave të që figurojnë në emër të familjarëve të tyre, që u pasuruan dhe u rritën me vjedhjet nga buxheti komunal i Preshevës, që u kalua në xhepat privat të Ragmi Mustafës dhe familjarëve e bashkëpartiakëve të tij. 

Dëshmitë për këto vjedhje dhe grabitje të pasurisë publike dhe parasë së taksapaguesve të Preshevës janë "sukseset" e firmave të tyre, që privatizuan me plaçkitje firmat shoqërore dhe për shkak të argatllëkut antishqiptar dhe bashkëpunimit sekret me Serbinë, me "akrobacionet  patriotike" me Lapidarin, Asociacionin e mbështetjen e opsionit serb për ndarjen e Kosovës, dhënien e "Zahvallnicës" Kryeministrit të Serbisë, etj., ata fituan e morën grante të pafund dhe kredi "të buta" nga Serbia. 
Kurse, firmat tjera  jobashkëpunuese me pushtetin lojal dhe Serbinë, u dëmtuan rëndë dhe falimentuan shumica prej tyre.
Prandaj, transparenca e plotë e premtuar e qeverisjes së koalicionit fitues APN-PVD, të këtyre zgjedhjeve, që do qeverisë me pushtetin lokal të komunës së Preshevës në mandatin 2016-2020, është premtues, meqë janë betuar para popullit se do sigurojnë transparencë dhe mbikëqyrje të plotë nga publiku, për të pasur shikim dhe kontroll të plotë në qeverisjen lokale.
Kjo, vërtetë, do ishte "mrekullia" dhe garancë për qeverisje të mirë e të përgjegjëshme, që do të shërbente si model për Luginën dhe për mbarë Shqiptarinë e rajonin.