Sunday, January 31, 2016

Akademik Nexhat Daci kandidat ideal për President të Kosovës!




Shkruan: Nehat Hyseni 

Republika e Kosovës aktualisht gjendet pothuajse në ditët e fundit të zgjedhjes së Presidentit të ri, meqë Presidentes aktuale, zonjës Atifete Jahjaga i skadon mandati në javën e parë të muajit prill të këtij viti dhe ka mbetur vetëm një muaj kohë për zgjedhjen e shefit të shtetit altualisht më të ri të Europës.

Performansa e zonjës Jahjaga si Presidente e Republikës së Kosovës, në mandatin pesëvjeçar 2011-2016, përkundrejtë skepticizmit dhe dyshimeve të shoqërisë patriarkale kosovare se si do ia del si femër në krye të shtetit "të burrave", si dhe nga fakti se kandidatura e saj kishte dalë "nga zarfi", si propozim i Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, megjithatë kishte qenë jashtëzakonisht e suksesshme, meqë ajo kishte shkëlqyer në përfaqësimin e vendit në qarqet më të larta diplomatike europiane e botërore, si dhe kishte marrë mbështetjen më të madhe nga Kuvendi i Kosovës, pas Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugovës.
Vlera e mbështetjes tejet të madhe gjatë fjalimit vjetor para Kuvendit të Kosovës, në ditët e fundit të vitit 2015, ku u mbështetë me diartrokitje frenetike dhe ngritje në këmbë të të gjithë deputetëve, përveç opozitës që kishte lëshuar paraprakisht sallën, ndodhi pikërisht në kohën kur puna e Kuvendit të Kosovës po bllokohej dhe pengohej egërsisht nga opozita, me mjete e forma nga më të ndryshmet, duke e gjuajtur me vezë Kryeministrin dhe kabinetin qeveritar e deputetët e mazhorancës qeveritare, duke fishkëlluar me filikaça dhe duke bllokuar foltoren dhe mikrofonin e kryeparlamentarit, duke hedhur gaz lotësjellës dhe spreje të ndryshme lotësjellës e helmues, madje edhe duke probokuar edhe fizikisht deputetët e tjerë.
Këto pamje të zymta dhe komprometuese për demokracinë e brishtë kosovare, kanë krijuar krizë politike, e cila është duke zgjatur pothuajse nga fillimi i koalicionit aktual qeverisës LDK-PDK, duke e dëmtuar skajshmërisht imazhin e Kosovës në botë.
Edhepse Presidentja do duhej të ishte autoritet stabilizues në vend, megjithatë zonja Jahjaga nuk ia arriti ta realizoj me sukses këtë detyrë të saj si Presidente e Kosovës, duke e mbaruar mandatin dhe duke e lënë Kosovën në një gjendje krize dhe kaosi të përgjithshëm.

Ndërkaq, koalicioni aktual qeverisës LDK-PDK, është vendosur me kushtin që kryetari i PDK-së dhe zëvendësministri dhe Ministri i Punëve të Jashtëme, z. Hashim Thaçi të zgjidhet President, ose në të kundërtën, sipas të gjitha gjasave, do prishej ky koalicion qeverisës dhe vendi sigurisht se do shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshëme parlamentare.
Tani si qëndrojnë punët?
Nga aktiviteti i intensifikuar i PDK-së, si dhe ai i LDK-së nëpêr degët dhe nëndegët e veta partiake, shihet se PDK e mbështet zgjedhjen e Hashim Thaçit për President.
Mirëpo, sa duket, në LDK-në do jetë situata më ndryshe nga ajo në PDK, meqë disponimi i një pjesë goxha të madhe të saj,
nuk është e disponuar që ta votoj z. Thaçi për këtë post. Në fakt, rrezistencë dhe kundërshtime nga një pjesë e LDK-së ka pasur edhe lidhur me vendosjen e koalicionit qeverisë kah fund të vitit 2014, kur u prish koalicioni paszgjedhor katërpartiak VLAN dhe u vendos koalicioni dypartiak LDK-PDK, që realisht shkaktoi pakënaqësi të madhe posaçërisht tek elektorati i LDK-sê, madje 8 deputetë të saj nuk e votuan as Isa Mustafën për Kryeministër.
Siç po shihet puna, pra, Hashim Thaçi nuk është personi i duhur pêr President të Kosovës, meqë nuk është person unifikues. Përkundrazi, siç u pa disa herë deri më tani, ai jo vetëm që nuk êshtë person unifikues, por gjithënjë ka qenë person përçarës dhe shkaktar i shumë ngërçeve e krizave politike, duke nxitur madje edhe revoltë dhe protesta të mëdha shkatërrimtare gjithëpopullore.

Prandaj, z. Thaçi, poqese ia don vetëm pak të mirën dhe stabilitetin Kosovës, ai do të duhej që menjëherë ta tërbeq kandidaturën për President të Kosovës. Në të kundërtën, sa duket, do të kemi krizë politike, protesta e kaos të pafund!

Andaj, e vetmja alternativë reale dhe aktualisht zgjidhje më e mirë dhe më suksesëshme e këtij problemi, mendoj se do të ishte zgjedhja e Akademik Nexhat Dacit për President të Kosovës.   

Pse zgjedhja e Akademik Nexhat Dacit do të ishte aktualisht zgjidhje më e mirë për  Kosovën?
1. Sepse, Ak. Daci është figurë me autoritet dhe kredibilitet të lartë njerëzor dhe intelektual i kalibrit të lartë intelektual e shkencorë, që bënë pjesë në elitën kulmore të qarqeve europiane të shkencës dhe dijes.
2. Sepse, Ak. Nexhat Daci është Rugovisti më i devotshëm, si vizionar dhe si zbatues brilant në performansën qeverisëse të Filozofisë rugoviane, si politikë e dijes dhe kultivimit, zbatimit dhe avancimit praktik të përvojave më të avancuara të politikbërjes së demokracisë europiane e botërore;
3. Sepse, Ak. Daci ishte krahu i djathtë i Dr. Ibrahim Rugovës, i cli,  pas humbjes tragjike të jetës së të madhit Profesor Dr. Fehmi Aganit qëndroi fuqishëm në mbajtjen e krahut dhe mbështetjes dhe inkurajimit të Rugovës së lënduar dhe të pikëlluar e të tronditur  nga humbja e Kolosit të Shqiptarisë, Profesor Aganit.  
4. Ak. Daci ka qenë zyrtari i parë institucional, dhe i vetëm i Kosovës, mbi tre muaj, që udhëhoqi Kosovën në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në kohën që Kosova nuk kishte as President e as Kryeministër. Ai këtë e bëri në mënyrën më të mirë të mundëshme në kohën më të vështirë, në Kosovën e sapodalur nga lufta, kur "komandantët" pretendonin ta bënin ligjin dhe ta terrorizojnë atë. Të gjithëve na kujtohet rasti kur Hashim Thaçi e konsideronte veten mbi Parlamentin dhe me mendjemadhësi banditeske don ta merr fjalën në Kuvend pa e kërkuar lejen nga kryeparlamentari. Atëherë, Akademik Nexhat Daci e shtypë butonin dhe nuk ia lejon fjalën atij, duke i thënë qartë dhe troç, shkurtë e shqip: "zotëri Thaçi, ky është Kuvend dhe ka rend, duhet kërkuar fjala". Ndërkaq, z. Thaçi me kapadaillëk të paparë përgjigjet se ai është kryetar i PDK-së dhe pretendonte se e "kishte çliruar Kosovën!" Por Kryeparlamentari Daci iu kishte përgjigjur me vendosmëri burrërore se "ky është Kuvend i Kosovës dhe këtu zot shtëpie jam unë, kurse ju i nderuar zotëri, mund të jeni zot shtëpie në partinë tuaj, por jo këtu"! Me këtë akt burrërorë, z. Daci ua kishte treguar se ku e kanë vendin të gjithë ata që e (vet) konsideronin veten mbi ligjin, mbi Kosovën dhe mbi demokracinë, duke pretenduar se ligji dhe shteti janë ata vet.
5. Si kryeparlamentar, Ak. Daci shkëlqeu me udhëheqjen e Kuvendit të Kosovës dhe me menaxhimin brilant të mbledhjeve, të cilat, shikuar nga këndi i sotëm kur në Kuvendin aktual hidhet gaz lotësjellës e çka jo tjetër dhe është bllokuar tërësisht funksionimi i tij, e kujtojmë me nostalgji atë kohë "të art" të funksionimit brilant të Kuvendit të Kosovës, që do duhejtë ishte "shkollë dhe mësim sidomos për kryeparlamentarin aktulal, z. Veseli, se si duhet udhëhequr e menaxhuar puna e organit më të lartë Ligjvënës dhe të pushtetit në Kosovën e sotme. 
6. Prandaj, Ak. Daci President  do ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën, sepse do e qetësonte situatën e krizës aktuale me opozitën dhe në "dhezjen dhe fryrjen zjarrit" të konflikteve që e kanë bërë kryetari i PDK-së z.Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe Kryeministri Mustafa, në një anë, dhe opozita e inatosur dhe mllefosur në ta për shkak të prishjes së VLAN-it dhe pretendimeve të saj për marrje të pushtetit me dhunë. Vetëm një personalitet i kalibrit të Ak. Dacit do arrinte që këtë situatë të tmerrëshme ta kthente në binarë normal dhe askush tjetër nga klasa politike aktuale e Kosovës.

Pse besojmë aq fuqishëm se Akademik Nexhat Daci si President i Republikës së Kosovës, do e zgjidhte krizën aktuale dhe do e normalizonte situatën politike në vend.

Sepse, ai këtë e ka dëshmuar me kohë, meqë, siç dihet Ak. Daci ka qenë nismëtari dhe arkitekti i ndërtimit të koalicionit qeverisës LDK-AAK dhe autoriteti i tij tek opozita është I pakontestueshëm dhe jashtëzakonisht i madh. 

Pastaj, meqë Ak. Daci është person apartiak, që nuk është pjesë e asnjë partie dhe nuk anon kah asnjëra parti politike, si dhe është figurë politike absolutisht e pavarur. 
Ky fakt dhe ky realitet e bënë atë personalitetin e pazëvendësueshëm dhe ideal për postin e Presidentit të Kosovës, ashtu si ishte dhe mbeti Kryeparlamentari ideal në historinë politike të Republikës
së Kosovës. 
Pra, vetëm me Akademik Nexhat Dacin President të Republikës së Kosovës për mandatin 2016-20021, Kosova do stabilizohej dhe do vehej  rend, qetësi dhe disiplinë, e mbi të gjithat, bashkëpunimi dhe harmonia e duhur midis subjekteve politike, në të mirë të vendit, për të tashmen e sigurtë dhe për ndërtimin e zhvillimit ekonomik e shoqëror dhe të ardhmes e perspektivës së popullit të Republikës së Kosovës, në partneritet strategjik dhe miqësi të përherëshme me SHBA-në, BE-në dhe me mbarë botën e qytetëruar e demokratike.epse qeverisi shkurt, pa i arritur 100 ditë, z. Haradinaj qe detyruar ta ndërpres vullnetarisht mandatin, për të shkuar para drejtësisë ndërkombëtare në Gjykatën e Hagës, për t'iu përgjigjur akuzave ndaj tij.

 Me këtë akt të Shqiptarit, patriotit dhe burrështetasit të madh, z. Haradinaj fitoi simpatinë dhe mbështetjen e të gjithë shqiptarve, kudo që janë, si dhe të miqëve tanë ndërkombëtarë. në krye me SHBA-në. Atëherë, Akademik Nexhat Daci, në shenjë solidarizimi me Kryeministrin Haradinaj, kishte ofruar dorëheqjen nga pozita e Kryeparlamentarit të Kosovës. 

Por, me insistimin dhe kërkesën vëllazërore, ai kishte hequr dorë nga dorëheqja dhe kishte vazhduar punën dhe misionin e tij fisnik të Kryeparlamentarit. Këto raporte brilante midis këtyre burrështetasve të mëdhenjë të Republikës së Kosovës nuk u harruan dhe nuk do të harrohen kurrë nga populli dhe nga ata vet! 

Gjithashtu, Akademik Nexhat Daci si Kryeparlamentar, kishte organizuar mbështetje institucionale për z. Fatmir Limaj, si i burgosur në Tribunalin e Hagës, duke udhëhequr hartimin dhe votimin e Letrës garantuese për z. Limaj dhe Kërkesën për lirimin e tij, meqë ne e konsiderojmë si luftëtarë të denjë të lirisë dhe të pafajshëm në mbrojtjen e atdheut.
Gjithësesi, jemi të bindur dhe besojmë fuqishëm se këto parti dhe këta liderë, që njihen anembanë si burrështetas të devotëm dhe të mëdhenjë, se do e mbështesin fuqishëm kandidaturën e Akademik Nexhat Dacit gjatë votimit në Kuvendin e Kosovës.

Pastaj, Akademik Daci është person apartiak, që nuk është pjesë e asnjë partie dhe nuk anon kah asnjëra parti politike, si dhe është figurë politike absolutisht e pavarur. 

Ky fakt dhe ky realitet e bënë Akademik Nexhat Dacin personalitet të pazëvendësueshëm dhe ideal për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës, ashtu si ishte dhe mbeti Kryeparlamentari ideal në historinë politike të Republikës
së Kosovës. 
Kancelarja Angela Merkel, si dhe Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Donald Lu dhe homologu i tij në Kosovë Dellawie, këto ditë na ripërsëritën njëzërit mesazhin e tyre tē fuqishëm: 
"Kriminelët të hiqen nga pushteti!", 
na obligojnë që t'i respektojmë deri në fund!
Zgjedhja eventuale e z. Thaçi për President të Republikës sē Kosovës bie ndesh me këto mesazhe dhe i sfidon, hidhëron e zemron miqtë tanë strategjikë ndërkombëtarë. 

Kurse, zgjedhja e Akademik Nexhat Dacit do ishte respektim i plotë i vullnetit të tyre politikë dhe forcim  i mëtejshëm i partneritetit strategjikë me ata.

Pra, vetëm me Akademik Nexhat Dacin President të Republikës së Kosovës për mandatin 2016-20021, Kosova do stabilizohej dhe do vehej  rend, qetësi dhe disiplinë, e mbi të gjithat, bashkëpunimi dhe harmonia e duhur midis subjekteve politike, në të mirë të vendit, për të tashmen e sigurtë dhe për ndërtimin e zhvillimit ekonomik e shoqëror dhe të ardhmes e perspektivës së popullit të Republikës së Kosovës, në partneritet strategjik dhe miqësi të përherëshme me SHBA-në, BE-në dhe me mbarë botën e qytetëruar e demokratike.

Friday, January 29, 2016

Ambasadorët e SHBA-së në Shqipëri dhe Kosovë: "Kriminelët të hiqen nga pushteti!"



Shkruan: Nehat Hyseni

Opozita aktuale e Kosovës karakterizohet me disa paradokse ekstreme:
* se është opozitë minore, që përbën  vetëm 25%, ose 1/4, dmth. "një fërtal, siç shprehemi zakonisht të Parlamentit të Kosovës,
* se është opozita më kontradiktore në historinë politike të Kosovës së pasluftës, meqë është një përzierje e një mishmash ujqërish të pangopur për pasuri dhe pushtet, dy partitë e së cilës kanë pasur dhe kanë akoma probleme për t'u sqaruar lidhur me krimet, reketin, vrasjet e dhunimet nga më të ndryshmet, si dhe për korrupsionin dhe hajninë marramendëse gjatë performansës së tyre qeverisëse, e që tani janë bashkuar si ujqër e hijena të uritura që janë, duke uluritur, e duke u sfilitur në gjendjen e mjerueshme që janë, për të na bindur se janë ( shndërruar në) "qengja". 
* Harxhojnë energji të pafund për të na bindur se jemi gënjyer nga sytë tanë!  Sepse, ata janë "ndryshe" nga ato që kemi parë e kemi dëgjuar me veshët tanë dhe që kemi pësuar me gjak dhe me kafshatën e gojës nga ata, "në Kosovën e lirë"! 
* Kurse, të tjerët na shesin "drejtësi sociale" allakomuniste, leniniste, si dhe nuk lodhen duke na premtuar një "revolucion kulturorë" allamaoist,
* I gjithë ky mishmash kontradiktor, ideologjishë, programesh e "vizionesh" diametralisht kontradiktorë dhe skajshmërisht joparimorë e joparlamentarë, madje militantësh të egër e të etur për pushtet, kuptohet se nuk kanë kauzë kombëtare e as shtetërore, por përpiqen të gjejnë "arsye patriotike" si kauzë dhe si shkas për ta bllokuar punën dhe funksionimin e Republikës së Kosovës, me filikaça, zhurmë, gjuajtje me vezë, hedhje të gazit lotësjellës dhe helmeve e sprejeve të ndryshëm në sallën e Kuvendit të Kosovës, etj.
Nuk e dijmë se a mund të kishte më keq për Kosovën dhe më mirë për armiqtë e saj, që gjithënjë kanë pohuar e propaganduar me shekuj se "shqiptarët nuk janë të aftë për të mbajtur shtet"!
Të verbuar për pushtet, ose për "Republikën e Tretë" të Albin Kurtit, ata e djegin Kosovën me sjellje të tërbuara antishtetërore, që as armiku ynë më i madh zor se do i bënte dhe, paradoksalisht deklarojnë se këtë e bëjnē për "patriotizëm"?! 
Kështu deklaron Albin Kurti dhe e tërë opozita, e cila nuk pushon së vajtuari ditë e natë, duke e djegur Kosovën dhe njëkohësisht duke derdhur "lotë krokodili" për te.
Kështu, askush sot nuk e din se çka është patriotike në Republikën e Kosovës: djegja dhe shkatërrimi i shtetit, mbrojtja e shtetit, apo të dyjat bashkë, dmth edhe djegja, rrënimi dhe shkatërrimi, por edhe mbrojtja dhe ruajtja e shtetit, janë "patriotike"?!

Vallë, a mund të jetë njësoj dashamirës për pacientin:  krimineli që e masakron viktimën, njësoj si edhe mjeku që e kuron atë nga plagët që ia ka shkaktuar krimineli?! 

A është i mundur ky paradoks?

Përgjigja është, mjerisht, në "Kosovën e lirë dhe të Pavarur", 17 vjet në liri dhe tetë vjet në Pavarësi, se po!?
Po, po, Kosovën sot mund ta gjuash me çfarëdo arme shtetin e pushtetin e Republikës së Kosovës dhe të quhesh "patriot"!
Madje, sot shumë më të vështirë e kanë ata që e mbrojnë Kosovën, që ta deklarojnë veten dhe na t'i perceptojmë si "patriotë"!

Pra, në Kosovën e sotme, themi ne Sociologët Politikë, se kemi të bëjmë me "ngatërrim vlerash".

Pikërisht, ky fenomen aktual i ngatërrimit të vlerave, mjerisht, paraqet gjënë më të keqe dhe më të trishtueshme që mund ta përjetoj një komb, një shoqëri apo një shtet, veçanërisht demokracia dhe stabiliteti politik e shoqëror i tij.

 Madje, shkatërrimi i vlerave, gjatë historisë ka qenë paralajmërues ogurzi i shkatërrimit dhe zhbërjes së shumë kulturave, civilizimeve, kombeve e shteteve.

Sot opozita, me gojën e Albin Kurtit i përgjigjet ambasadorit të SHBA-së në Kosovë:
 "Nuk mund ta doni Ju Kosovën më shumë se ne kosovarët!" (Sic!!!)
A ka deklaratë më armiqësore, më antishqiptare, më anticivilizuese, më antishtetërore dhe më proserbe se kjo çmendi dhe arrogancë e shfrenuar e shizofrenike, që na vjen nga kreu (joformal) shpirtëror dhe idelogjik i Opozitës aktuale të Kosovës?

Me atë "dashuri" të Albin Kurtit, nuk do ishte fituar liria e Kosovës kurrën e kurrës, me "dashurinë" e Albin Kurtit Kosova sot nuk mund të sigurohet nga mbrenda dhe të mbrohet nga jashtë, as sa kohë që i "çelë dhe mbyllë sytë", dhe me "dashurinë" e Albin Kurtit, neokomunistit leninisto-maoist të Ballkanit, Kosova nuk do ketë as të tashme e as ardhmëri të sigurt dhe do shpërbëhej, shkatërrohej e përdhosej edhe më zi se në Serbinë e Millosheviqit, poqese nuk ndihmohemi dhe nuk e respektojmë e ruajmë dhe kultivojmë me sinqeritet,  vullnet, vendosmëri e devotshmëri miqësinë e përjetëshme dhe partneritetin me SHBA-në dhe BE-në, që na la amanet që ta ruajmë "si sytë e ballit", Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova!
Sinqeriteti i Opozitës vihet në sprovë dhe demistifikohet e demaskohet përfundimisht me qëndrimi dhe me sjelljen e tyre kontradiktore, kundër formimit të Gjykatës Speciale, e cila ka për qëllim heqjen nga pushteti këtu në Kosovë me anë të kësaj Gjykate, si dhe heqjen e kriminelëve nga pushteti në Shqipëri, me anë të "Reformës në drejtësi".
Ndërkaq, edhe opozita, së paku publikisht ka deklaruar të njejtët qëllime politike: "t'i heq hajnat dhe kriminelët nga pushteti!"

Por, Albin Kurti me opozitën, e cila është  hiç më pak se pozita aktuale kriminele, don që të katapultohet në pushtet dhe nuk ka fare përgjigje se si do i "ndëshkoj kriminelët", në këtë vend të "industrisë së drejtësisë së korruptuar këmbë e krye?

Pra, opozita don të na riprodhoj gjendjen aktuale të krimit e korrupsionit, me "rokadën" në pushtet, duke i penguar partnerët strategjikë ndërkombëtarë, që ta bëjnë këtë me efikasitet e pedantëri të avancuar e demokratike.

Ashtu si është vënë pe"pykë" Albin Kurti në Kosovë dhe ka bllokuar formimin e Gjykatës Speciale dhe agjendë amerikane për dekriminalizimin e pushtetit në Kosovë, të njejtën gjë po e bënë Edi Rama në Shqipëri, i cili edhe më fuqishëm ia ka vënë "thikën pas shpine Shqipërisë", duke shpikur forma shtetërore e institucionale të vjedhjes masive të shtetit, që janë bërë objekt hetimesh ndërkombëtare dhe paraqesin rrezik real të zhbërjes së shtetit, sikur në vitin 1997, me të ashtuquajturat "Skemat Piramidale".

Çka i bashkon Albin Kurtin opozitar në Kosovë dhe Edi Ramën si Kryeministër aktual  i Shqipërisë, përveç faktit se janë të deklaruar si "të kuq", që do të thotë të majtë, tani për tani vështirë se mund ta kuptojmë?!




Thursday, January 28, 2016

Kontributi i Qenan Shaipit për Preshevën me rrethinë


Qenan Shaipi (foto 1964)

Qenan Shaipi lindi në vitin 1946, në Preshevë dhe i përket një familjeje të lashtë preshevare, me traditë të gjatë intelektuale.

Stërgjyshi i Qenanit, Osman Efendiu ishte jurist me renome në Vilajetin e Kosovës, i cili me devotshmëri i shërbeu mbrojtjes së të drejtave qytetare, pronësore e juridike, sidomos në Kazanë e Preshevës.
Ndërsa gjyshi i Qenanit, Shaip Efendia ishte poashtu jurist dhe shërbeu si Gjykatës në Kazanë e Preshevës, i cili u detyrua në minutat e fundit t'i shpëtoj denimit me vdekje nga regjimi i egër antishqiptar i Nikolla Pashiqit, në vitin 1916. 
Por, tre vjet më vonë, dora e zezë e kriminale e Pashiqit do i ekzekutoj babë e bir, atë dhe djalin e madh Osmanin 19 vjeçarë, në Anadoll të Turqisë, në qytetin Dijari Bekir.
Kurse, xhaxhai i Qenanit, Profesor Ibrahim Kelmendi, do të detyrohej të shpërngulet me shumë shokë nga kreu i NDSH, për Australi, ku vdiq në janar të vitit 1979.
Mjerisht, Qenani vdiq tragjikisht, më 12 mars 1976, në delegacion me Titon në Kankun të Meksikës.
Pra, Qenan Shaipi jetoi pak, meqë humbi jetën në lulen e rinisë, në moshēn 29 vjeçare.

Shkollën fillore e kreu në Preshevë, kurse shkollën e mesme të ndërtimtarisë e kreu në Mitrovicë. 
Qenani ishte përcjellur si fëmi 14 vjeçar, me shumë mall e lotë në sy, e pak, shumë pak para në xhep, nga nëna e tij Sheribanja dhe babai i tij Tefiku, i cili 28 vjet më parë kishte përcjellur vëllaun e tij profesor Ibrahim Kelmendin, si kaçak që ishte dhe komandant i forcave shqiptare të NDSH-së për mbrojtjen e kufirit-frontit të Luftës tek "Udha e Frengit" (hekurudha) dhe migroi në Australinë e largët, për të mos u kthyer kurrë!
Prandaj, Qenan Shaipi kishte marrë një urdhër të prerë nga prindërit: "Shko, mëso biri jonë dhe kurrë mos u merr me politikë, sepse neve nuk na shkon politika!"
Qenani e kryen shkollën e mesme në vitin 1964 dhe menjëherë punësohet në Kuvendin Komunal të Preshevës, si teknik i parë i ndërtimtarisë, pa i mbushur 18 vjet.
Qenani menjëherë iu rrekë punës në KK, me elanin dhe temperamentin e tij të bujshëm djaloshar. Qysh në mbledhjen e parë të tubimit të punëtorve të administratës komunale, Qenani ballafaqohet me një situatë të papranueshme të (vet) diskriminimit dhe të servilizmit mikroborgjez e sahanlëpirës të shqiptarve, të cilët kishin propozuar tre serbë për poste në kuvend.
Qenani, i revoltuar dhe i nervozuar me këtë situatë nënçmuese dhe të papranueshme, ngritë dorën për ta marrë fjalën. Mirëpo, sa duket, si i ri që ishte, pothuajse fëmi, Qenani siç thonë dëshmitarët, paska joshur kërshërinë dhe habinë e të gjithëve, kurse kryetarit të komunës, Stojadin Filipoviqit famëkeq, që e "dridhte" nga themeli Preshevën, me gjasë, nuk i kishte bërë shumë përshtypje dhe mezi ia kishte dhënë fjalën.
Atëherë, Qenani i kishte mahnitur të gjithē me njomësinë e tij djaloshare dhe me pjekurinë e maturinë politike të pashoq, duke ia kthyer kahjen mbledhjes në drejtim diametralisht të kundërt, në favor të shqiptarve.
Ai në fillim thekson se kishte "vërejtur se tre shqiptarë gjatë mbledhjes propozuan tre serbë dhe se këtë e përshëndet. Mirëpo, thotë Qenani "nuk vërejta asnjë serb ta propozoj ndonjë shqiptar"!
Në sallë kishte plandosur heshtja dhe të gjithë kishin kthyer kokën për ta shikuar me habi, duke mos u besuar veshëve çka kishin dëgjuar.

Atëherë, të shtyrë nga atmosfera e krijuar, dy serbë qenkan ngritur dhe kishin propozuar dy shqiptarë.
Pra, qysh në mbledhjen e parë, Qenan Shaipi, edhepse tepër i ri dhe i njomë në moshë, kishte mahnitur të gjithë me aftësitë e tia politike dhe ua kishte bërë të qartë se para tyre kishin një politikan të madh të së ardhmes!
Angazhimi i tij në punët e ndërtimtarisë në Komunën e Preshevës shënoi ndryshim radikal, duke e ndryshuar revolucionarisht qasjen ndaj punës dhe duke ia vënë themelet Preshevës si qytezë.

Detyra e parë që iu besua ishte Ura e Rahovicës, në qendër të këtij fshati më të madh të komunës, meqë lumi e ndante në dy pjesë të izoluara fshatin gjatë vërshimeve verës dhe u sillte probleme të mëdha banorëve, e sidomos nxënësve për të shkuar në shkollë gjatë vjeshtës me shi dhe dimrit.

Prandaj, kalimi i lumit ishte bërë problem i papërballueshëm.
Qenani, edhepse nuk ishte ing. i diplomuar, por vetëm teknik i ndërtimtarisë dhe si i ri 18 vjeç e pa kurrëfarë përvoje, megjithatë, për habinë e të gjithëve, e bëri projektin dhe mbikëqyri ndërtimin e saj.

Por, atëbotë ishte kundërshtuar fuqishëm me kryetarin e komunës S. Filipoviqin, i cili kishte pas urdhëruar që urës t'i vihej një shtyllë mbajtëse në mes të lumit, meqë kishte frikë se ura nuk do e mbante peshën e trafikut të madh mbi te.

Por, Qenani i zemëruar kthehet në zyrë, i shikon mirë e mirë elementet statike të urës, i bënë sërish të gjitha përllogaritjet dhe pasi që sigurohet edhe njëherë se ura do jetë e sigurtë, shkon në zyre te kryetari dhe i thotë me këmbëngulje se ura do jetë e sigurtë sipas projektit dhe se me përgjegjësi të plotë kategorikisht refuzon vendosjen e shtyllës së propozuar nga ai. 

Edhepse kryetari i kërcnohet, megjithatë Qenani nuk lëshon pe! Lështu, ura u ndërtua siç deshti Qenani, duke e sfiduar urdhërin e kryetarit dhe mbi gjysmë shekulli qëndron pa asnjë ndërhyrje apo meremetim dhe mbi te kalojnë pandërprerë sutomjete e kamiona me pesha maksimale, duke i shërbyer popullit si një monument me shumë vlerë dhe dobi.

Në këtë mënyrë, Qenani jo vetëm politikisht, por edhe profesionalisht e kishte forcuar Kuvendin Komunal të Preshevës.
Menjëherë pas urës, Qenani i hyri punës së projektimit dhe realizimit të Ujësjellsit të Preshevës, me aksione punuese vullnetare të rinisë dhe qytetarve dhe fotografitë e shumta dhe kujtimet e qytetarve dëshmojnë se Qenani qëndronte në krye të aksionit, kudo që e kërkonte nevoja.

Pa Ujësjellsin sot nuk mund të merret me mend jeta në këtë vend. Madje, poqese mdërprehet uji vetëm për disa orë, qytetarët e ndjejnë dhe e vuajnë thellë këtë mungesë.
Pastaj Qenani iu qasë rregullimit të disiplinës ndërtimore dhe i bëri hapat e parë nismëtarë për vendosjen rregullave urbanistike dhe zgjêrimit të rrugëve kryesore të qytetit, duke ia vënë bazën Planit të parë Urbanistik të Preshevës.
Ai u angazhua si organ mbikëqyrës gjatë ndërtimit të ndërtesës te pazari që u ndërtua në atë kohë, si dhe në të gjitha ndërtimet e objekteve shtetërore në komunën e Preshevës.
Por, puna e palodhëshme dhe kontributi profesional, si dhe ndryshimi i klimës politike në administratën komunale që e solli Qenani, i pengonte kfyetarit serb të komunës. Stojadin Filipoviqit. Prandaj, ia dërguan thirrjen për në ushtri, meqë Qenani nuk e kishte kryer akoma shërbimin ushtarak, për ta hequr qafe. 
Mirëpo, Qenani menjëherë e regjistron Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup, si student i rregullt, për t'iu shmangur shkuarjes në ushtri dhe pas pak kohe u regjistrua në Prishtinë, fillimisht në Shkollën e Lartë, që më vonë u shndërrua në Fakultetin e Ndërtimtarisë.
Kështu Qenani u detyrua ta lëshoj vendlindjen e tij Preshevën në moshën 20 vjeçare dhe nuk do të kthehet më kurrë, ku kishte punuar vetëm 18 muaj.
Por, siç e pamë, edhepse punoi relativisht pak në Preshevë, megjithatë kontributi i Qenan Shaipit për vendlindjen e tij të dashur, ishte jashtëzakonisht i madh.

Nehat Hyseni

Wednesday, January 27, 2016

Historia e "çlirimtarëve" dhe "tradhëtarëve" të Kosovës dhe formimi i Gjykatës Speciale




Shkruan: Nehat Hyseni 

Menjëherë pas çlirimit, në vitet e para të Kosovës së pasluftës, u ballafaquam me thirrjen e njohur, kur hajnat dhe kriminelët bërtasnin e çirreshin me sa që kishin: 
"Zini hajnat!",
 "Zini kriminelët!", 
"Të zhduket korrupsioni!", etj.

Pra, meqë u instaluan kriminelët dhe hajnat ordinerë në pushtet, të cilët para luftës së vitit 1999 mezi arrinin ta mbushnin barkun me bukë të thatë, që gëzoheshin kur arrinin ta "qerrasnin veten" me ndonjë burek, si dhe këmbyesit e devizave, që doemos shumica prej tyre ishin të lidhur me policinë serbe, si "informatorë", në këmbim për lejimin e "biznesit" të tyre të paligjshëm  në rrugë.

Pastaj, u instaluan edhe shumë "kapo" të krimit të paraluftës, të cilëve rrëmuja e kaosi dhe tmerri i luftës i shndërroi apo "konvertoi" në "luftëtarë të lirisë" dhe "patriotë"!
Kështu, ua siguroi "legjitimitetin" mbi qeverisjen e Kosovës së pasluftës.

Fillimisht, ata i uzurpuan pompat e benzinës anekënd Kosovës dhe arritën të fitojnë para nga shitja e depozitave ekzistuese, si dhe t'i shfrytëzojnë asetet, objektet dhe pikat shitëse të karburanteve gjithandej nëpër "Kosovën e lirë".

Pra, qysh në vitin 1999, dmth. menjëherë pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, midis Kryetarit të atëhershëm të Serbisë, kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit dhe NATO-s, u krijua "klasa e re politike", nga "brumi" i përmendur social, që u emërtua me emrin "Çlirimtarët".

Pra, tani e tutje, Kosova do ishte në duartë e "Çlirimtarve", nën mëshirën, disponimin, nevojat, vullnetin njerëzor e politikë të këtij soji të udhëheqësisë së Kosovës, të cilët u (vet) shpallën si "çliruesë të Kosovës" nga Serbia, kurse NATO-n e (vet) shpallën si "ndihmëse" të tyre.!
Madje, disa prej tyre e uzurpuan plotësisht çirimin e Kosovës nga Serbia, duke e vënë veten dhe të tjerët në siklet, për të sqaruar se pse, vallë, NATO u gjend në Kosovë, me trupat e saja ushtarake, të quajtura KFOR?!

Mbase e "kishin humbur rrugën", apo ishin trupa ushtarakë të "Çlirimtarve", në misionin "fisnik" dhe "patriotizmin" e tyre me parullën dominante, mbi pothuajse çdo pronë e pasuri shtetërore dhe private në Kosovë, "UÇK, mos prek!!!"

Kjo parullë kishte "okupuar" Kosovën sërish, akoma pa e shijuar frymëmarrjen në "Kosovën e lirë", pas çlirimit nga masakrat, dhunimet e terrori i Serbisë fashiste të Sllobodan Millosheviqit.

Tani, "në liri", maskat dhe "terri" filloi t'i "hajë" njerëzit, duke mbjellur sërish frikë e pasiguri në popull.

Edhepse votimet e para në zgjedhjet parlamentare të pasluftës, si barometër më i sigurtë i vullnetit politikë dhe disponimit dhe gjykimit politik të kosovarëve, tregoi se "çlirimtarët" kishin fare pak mbështetje në popull.
Kurse, "tradhëtarët" e cilësuar sipas tyre, në krye me Dr. Ibrahim Rugovën, fituan bindshëm, reth 70% të votave!

Menjëherë, "çlirimtarët" filluan ta qortonin "popullin jofalemnderues", që votoi për "tradhëtarët"!
Por, megjithatë, "çlirimtarët" , edhepse i humbën zgjedhjet e para parlamentare në "Kosovën e lirë" nuk u dorëzuan! 
Prandaj, atyre iu dha posti i Kryeministrit, në të kundërtën do e "destabilizonin Kosovën"! 

Ky avaz është duke zgjatur deri në ditët e sotme, duke i siguruar gjatë viteve edhe "votat e popullit".
Tani më historia e "votës së lirë", pakë a shumë dihet: Hashim Thaçi do i fitoj ato që ç'ke me të! 
Mbase edhe "me duar në xhepa", por ai nuk e përdorë këtë thënie, meqë rezultatet e saj dihen. Mbase, kush nuk i din, mund ta pyes z. Mustafa.

Pse bashkësia ndërkombëtare në krye me SHBA-në, edhe përkundrejtë votës plebishitare të popullit të Kosovës për LDK-në e Ibrahim Rugovës, megjithatë, qeverisjen e Kosovës ia besian apo ia dhanë PDK-së, apo "Çlirimtarve" të Hashim Thaçit?
Mbase, për shkakun qē e përmendëm: sepse kishte rrezik se ata do e destabilizonin Kosovën!

Kurse, ndaj plaçkitjes dhe pasurimit të tyre të paligjshëm dhe të pistë, ata i "mbyllën sytë", sepse këtë e merrnin, mbase si "vetëfinancim" të tyre.
Megjithatë, ndëshkimi ndaj krimeve dhe paligjshmërive të disave nga ata, filloi në Hagë. 

Por, u pa puna se kjo nuk u mjaftoi atyre. 
Sepse, në Hagë shkuan, sa duket, kryesisht ata "çlirimtarë", të cilët nuk u përmbajtën nga sfida për glorifikimin e "heroizmave" dhe të (pa) bëmave të tyre gjatë luftës dhe pas saj, në një imdustri të tërë librash, artikujsh nëpër gazeta dhe emisionesh të ndryshme televizive, duke krijuar material kolosal të "dëshmive" dhe të "vetëspiunimit" të vetvetes, që tanimë ka zënë vend gjigant në "dokumentarët" medial dhe në librat e panumërtë mbi "heroizmat" e tyre, duke e kryer vet detyrën e Prokurorit për vetveten.
Prokurorëve të Gjykatës për krime të luftës në Hagë, por edhe Serbisë dhe prokurorëve të saj, i dhuruan material ttë pafund të vetëdenoncimit.
Prandaj, Serbia ka arritur, duke u ndihmuar nga vet ne, ta bindë politikbërjen dhe opinionin ndërkombëtarë, me dëshmi e argumente të panumërta në Raportin e senatorit zviceran, Dick Martyt, për krijimin e Tribunalit të veçantë për të akuzuarit kosovarë, që u emërtua si Dhomë e veçantë, apo Gjykatë Speciale, që do merret kryesisht me periudhën e përmendur të krimeve të kryera gjatë viteve 1999-2000, por edhe pas saj.

Sigurisht se të gjithë e dijmë se "klientë" të saj do jenë kryesisht "çlirimtarët" që janë shndërruar në milionerë dhe Kosovën e kanë shndërruar në pronë të tyre private, kuptohet, me veprimet e tyre të palugjëshme e kriminale.

Prandaj, e gjithë kjo tymnajë e krizë politike në Kosovë, për ta penguar dhe bllokuar formimin dhe veprimin sa më shumë të Gjykatës Speciale.

Paradoksi qëndron pikërisht në faktin se pjesa e pushtetarëve aktualë, apo e disa "peshqëve të mëdhenjë" është duke u mbrojtur me pushtetin dhe fuqinë politike që e kanë, kurse në opinion krijojnë ndërskamca dhe truqe politike, për ta shtyrë sa më gjatë burgosjen dhe vënien para drejtësisë, meqë pa partneritetin e tyre nuk mundet të realizohet ky projekt ndërkombëtar i themelimit të Gjykatës Speciale, që mbase përfundimisht do e ndante definivisht "shapin prej sheqerit", duke e gjykuar krimin dhe, më në fund, duke e spastruar moralisht luftën e UÇK-së, dmth Çlirimtarëve të vërtetë dhe real për liri, Sovranitet e Pavarësi, si dhe realizimin sa më të suksesshëm të ëndrrave dhe pretendimeve të popullit liridashës të Kosovës për bashkëngjitjen sa më të shpejtë dhe të sigurtë BE-së dhe familjes së madhe të kombeve të përparuara e demokratike europiane e botërore.



Tuesday, January 26, 2016

PDK kapet për fije të kashtës!




Shkruan: Nehat Hyseni

Kalkulimet e ndryshme të PDK-së për të bërë ndonjë koalicion të mundshëm me cilëndo parti politike shqiptare, si duket janë shterrur. Sepse, janë pjekur kushtet që PDK të shkoj në opozitë.
Por, kur i rrezikuari nuk sheh shpëtim, atëherë kapet edhe për "fije të kashtës". Kështu, Hashim Thaçi dhe partia e tij duhet t'i falemnderohen Zotit që në radhët e veta kanë deputeten më të moshuar, prandaj përpiqen maksimalisht t'ia shofin hajrin kësaj rastësie. 
Madje, ata këtë e shfrytëzuan deri më tani, duke e bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës në mbledjen konstituive të 17 korrikut, për dy muaj. 
Gjithashtu janë duke e shfrytëzuar "rastësinë" tjetër, "filialën e tyre Kushtetuesen, si dhe Presidenten e Kosovës.
Tani shpresat e fundit të PDK-së janë tek kjo javë dhe tek deputetja Brovina, nëse do t'ia dalin disi ta imponojnë kryetarin e Kuvendit nga radhët e PDK-së. Sepse, realisht këtu i kanë mbretur shpresat e fundit. 
Prandaj, mendoj se do të tentojnë që ta imponojnë votimin e fshehtë, që do ishte sfida më e madhe, meqë do ta vente në pozitë tejet delikate Koalicionin LAN, sidomos lidhur me votat e minoriteteve, vota e të cilëve meqë nuk do të mund të kontrollohej, do të linte shumë dyshime dhe do ta hidhte në sipërfaqe brishtësinë e këtij koalicioni. 
Prandaj, votimin e fshehtë do të mund ta propozoj PDK, duke luajtur në kartën e "demokracisë", por Koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk do ta pranonte kurrësesi, për arsyet e përmendura.
Ndërkaq  kishim edhe disa "lëvizje" dje, më 31 gusht, të një takimi "jozyrtar" midis krerëve të LDK-së dhe PDK-së. 
Natyrisht se në vigjilie të vazhdimit të mbledhjes konstituive të 17 korrikut të Kuvendit të Kosovës, takimet e tilla joshin vëmendjen e opinionit dhe mund të jenë indikative për "zhvillime" të caktuara, edhepse mohohet kategorikisht mundësia e një koalicioni midis këtyre dy partive më të mëdha të Kosovës. 

Por, sikur të ndodhëte ky koalicion, atëherë do të kishin shumicën absolute prej 67 deputetëve dhe do ta krijonin mazhorancën shqiptare bindëse të qeverisjes, pa pasur nevojë fare për votën e minoritetev dhe të partive tjera shqiptare. 
Gjithashtu, ky koalicion i "elefantëve" do ta linte skenën politike parlamentare pa opozitë të denjë, meqë me minoritetet do e krijonte shumicën prej 87 deputetëve, dmth mbi 2/3 dhe do ia kalonte edhe mazhorancës aktuale të koalicionit të socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Edhepse gjasat për krijimin e koalicionit të përmendur PDK-LDK aktualisht janë të vogla, megjithatë askush nuk mund të thotë se nuk mund të ndodhë absolutisht, jo vetëm se gjërat në skenën pitike shumëpartiake kërkojnë bashkëpunim dhe pesha e secilës varet edhe nga aftësia dhe mundësia reale e bashkëqeverisjes, por edhe nga shkaku i sjelljes kontraverze të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj Albin Kurtit.
Sjellja ultimative dhe tentativa utopiste e tyre për të qenë parti vendimtare në skenën politike kosovare, edhepse janë parti e tretë, që nuk e tejkalon 1/3 e PDK-së dhe gjysmën e LDK-së për nga numri i deputetëve të dalur nga zgjedhjet e jashtëzakonëshme parlamentare të 8 qershorit 2014. 

Paradoksi qëndron në faktin se VV ishte e para e cila doli në opinion për bojkotim të koalicionit me PDK-në.
 Por, ambiciet e tyre të tepruara, me elemente të arrogancës së padurueshme, si duket, krijojnë domosdoshmërinë për anashkalimin e tyre, meqë është krijuar bindja reale për  qasjen e tyre kategorike dhe shantazhuese në disproporcion absolut me fuqinë e tyre reale. 
Prandaj, VV gjithënjë e më tepër shikohet si partner i pasigurtë politik, si dhe për faktin se bashkësia ndërkombëtare i shikon si partnerë jo të dëshirueshëm për shkak të ngurtësisë së performansës së tyre politike dhe qëndrimeve të caktuara kategorike të tyre, që bien ndesh me agjendën e tyre politike për Kosovën.
Samiti i Berlinit i mbajtur më 28 gusht në Berlin shprehu një mbështetje domethënëse për shqiptarët, por edhe një qortim eksplicit kundër korrupsionit dhe dukurive të tjera nevative tek ne, si dhe qortimin kundër zhagitjes së formimit të institucioneve të Kosovës. 
Andaj, mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet së shpejti dhe aty definitivisht do të qartësohen gjërat reth koalicioneve eventuale dhe formimit të institucioneve të Kosovës.

TË LAJTHITURIT E LUGINËS





Shkruan: Nehat Hyseni

Këto ditë u (ri)paraqit ideja për "shkëmbim territoresh" nga
 shefi i  zyrës së Rusisë në Kosovë, Andrej Shugurov, midis Kosovës dhe Serbisë, dmth. të Luginës së Preshevës me veriun e Kosovës.
Kjo ide e Shugurovit për ndarje të Kosovës ishte paraqitur para disa vitesh edhe nga kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, pasuesit të Sllobodan Millosheviqit, ish kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq. 

Madje, siç pohonte ai vet, këtë ide dhe propozim ai e kishte paraqitur edhe në Dialogun e Brukselit për normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, si shef i palës negociuese të Serbisë. 

Mirëpo, kjo ide e Daçiqit nuk ishte mbështetur nga përfaqësuesja e lartë e Këshillit të BE-së, Baronesha Catherine Ashton.

Natyrisht se ideja e tillë ishte kundërshtuar kategorikisht nga pala negociuese kosovare si dhe nga mbarë opinioni shqiptarë, meqë bënë fjalë për copëtimin territorial dhe ndarjen e Kosovës, si dhe për pezullimin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

 Si e tillë, kjo ide makabre është kundërshtuar dhe kundërshtohet fuqishëm edhe nga të gjitha partitë politike shqiptare të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë she të Luginës së Preshevës. 

Por, megjithatë, sado e pabesueshme të duket, megjithatë kishte një përjashtim. Nga kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare nga Lugina e Preshevës  z. Ragmi Mustafa, kjo ide e Shefit të zyres Ruse në Beograd, Shugurovit dhe Ivica Daçiqit, për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, mbështetej fuqishëm! 

Madje ai ishte shumë i zëshëm dhe agresiv në paraqitjen e kësaj ideje serbo-ruse, duke pretenduar që t'i del zot si "autor" i saj.
Paradoksalisht, kjo ide në disa media cilësohej si "radikalizëm" ose "ekstremizëm shqiptarë", kurse nga disa shqiptarë të Luginës, kryesisht të proviniensës politike të PDSH-së së Ragmi Mustafês, përjetohej dhe pretendohej të plasohej si "patriotizëm" i shqiptarve të Luginës dhe si "shansë për t'iu bashkangjitur Kosovës"!

Kjo "lajthitje" e z. Mustafa, për përfitime dhe beneficione të ndryshme nga Serbia për ate personalisht dhe për kompanitë private që janë "sponzoruese" të partisë së tij, PDSH-së, do të vazhdonte akoma edhe sot të na shitej si "patriotizëm shqiptar", po të mos dekonspirohej nga vet autoritarët serbo-rusë, të cilët  do të deklaroheshin publikisht reth kësaj "ideje", duke e zbuluar botërisht autorësinë e pakontestueshme  serbo-ruse të saj.

Pra, duhet falemnderuar Shugurovin dhe Daçiqin për këtë vetëzbulim dhe vetëdekonspirim, sepse në të kundërtën, dëmi nga 
"patriotët shqiptarë" që mbështesin politikat serbo-ruse në Luginë, do të ishte edhe më i madh!


A po i frynë zjarrit dikush në LDK?




Shkruan: Nehat Hyseni

Jo, mendoj se askush nuk po i "frynë zjarrit" në LDK. Përkundrazi, edhepse një pjesë e tyre janë ndër më të votuarit, si puna e Vjosa Osmanit dhe Anton Qunit, megjithatë ata preferojnë unitetin brendapartiak të LDK-së. 

Sepse, ata janë të vetëdijshëm se ndarja e re e kësaj partie, do i largonte edhe më tepër nga pushteti dhe do i lëshonte rrugë PDK-së për ta dominuar edhe më fuqishëm, madje shumë më të tmerrëshme, skenën politike kosovare.
Por, shpërthimi i befasishëm i mllefit të Isa Mustafës me rastin e falemnderimit për zgjedhjen e tij për Kryeministër, ishte i paqartë dhe i pakuptueshëm për opinionin.
 Kërcënimi i tij i hapur ndaj 8 (tetë) deputetëve nga partia e vet, që nuk e votuan atë pêr kryeministër dhe Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, dukej iracional dhe shpërthim i pakontrolluar të mllefit dhe inatit personal, e kurrësesi një veprim i matur dhe parimor që pritej prej tij, për t'i shëruar plagët e elektoratit rugovian dhe aktivistëve LDK-istë. 
Se çfarë pasojash do të sjellë veprimi përjashtues i Isa Mustafës ndaj tyre, do të shihet në të ardhmen e afërt. Poqese e ndiejnë veten të përjashtuar, ata sigurisht se do e formojnë grupin e veçantë të deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Kjo do reflektohej fuqishëm edhe në zgjedhjet brandapartiake të LDK-së, që iahin paralajmëruar për sivjet, meqë u ka skaduar mandati partiak.
 Por, zgjedhjet partiake u shtynë për shkak të zhagitjes së konstituimit të institucioneve dhe Qeverisë. 

Sigurisht se do jetë tepër vështirë të rrezistohet ndaj presionit të brendshëm partiak që të shtyhen zgjedhjet më vonë se në vitin 2015. Atëherë do shihen efektet tek elektorati dhe do paguhen faturat politike për gjithçka ndodhi në skenën politike dhe për performasën përkatëse të LDK-së dhe të kryetarit Isa Mustafa.

 Por, kurrësesi nuk mund të mohohet se zhgënjimi dhe pakënaqësia e elektoratit rugovist është e madhe.

Zarfi nga Amerika si zgjidhje e ngërçit politik?


Shkruan: Nehat Hyseni

Zërat e paraqitur kohëve të fundit në LDK lidhur me atë se kësaj partie duhet t'i takoj posti i Kryeministrit, meqë është partia e dytë  për nga numri i deputetëve të dalur nga zgjedhjet e jashtëzakonëshme parlamentare të 8 qershorit 2014 dhe partia më e madhe e Koalicionit VLAN, kanë filluar të shpeshtohen.

Fillimisht, kjo ide doli nga goja e Arben Gashit, deputet i LDK-së, që si duket, qysh nga dalja e rezultateve të zgjedhjeve të 8 qershorit, kur shumica e anëtarësisë së LDK-së dhe opinionit kosovar pritnin që, pas paraqitjes së fraksionit të PDK-së, Nisma, të kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, që mendohej se do ta dobësonin dukshëm PDK-në, si dhe shumë dobësi në performansën e saj qeverisëse, ishin të bindur se LDK do t'i fitonte këto zgjedhje. 

Prandaj, LDK doli e vetme në zgjedhje, edhepse kishte zëra se zhvilloheshin bisedime dhe kishte interesim nga disa parti që të hynin në koalicion parazgjedhor me LDK-në. 
Sidomos veçovej interesimi i AKR-së së Behgjet Pacollit, e cila për pak nuk e kaloi pragun zgjedhor prej 5%, dhe PD e Ferid Aganit, e cila vlerësohej se mund të merrte më pak se 3% të votave. 

Pra, sikur të arrinte marrêveshje për koalicion parazgjedhor me këto dy parti politike, LDK do të dilte parti fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit. Sepse, diferenca reth 5% e PDK-sê do të eliminohej pothuajse plotësisht vetëm me PD-në e Ferid Aganit. 

Kurse, me kyçjen e AKR-së, Koalicioni  parazgjedhor LDK-AKR-PD do të dilte fitues me reth 4,5%, dhe do i fitonte reth 36-36 deputetë, kurse PDK reth 31 deputetë. 
Pra, sikur t'i kishte bërë analizat profesionale, të bazuara në sondazhe, dhe në bazë të tyre të merrte vendimet e duhura, LDK gjithësesi do të dilte fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit 2014. 

Atëherë, pa kurrëfarë dileme, kësaj partie politike do t'i përkiste posti i Kryeministrit dhe mbi 2/3 e "tortës" së pushtetit. 

Por, kjo nuk ndodhi për shkakun se brenda LDK-së nuk ekzistonte klimë e volitëshme për analiza e sondazhe të mirëfillta, meqë blloku i "meritokracisë së gjithëdijëshme" ia kishte zënë frymën  kreativitetit dhe aktivitetit politik profesional brenda saj.

U ktheva në analizë të situatës dhe rethanave parazgjedhore, me qëllim që ta përkujtojmë historikun e rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit dhe arsyen se pse jemi këtu ku jemi sot? 
Pra, nuk mund të mohohet fakti se zgjedhjet e 8 qershorit u përjetuan si befasi zhgënjyese jo vetëm për anëtarësinë e LDK-së!

Por, meqë e tërë fushata parazgjedhore ishte zhvilluar në frymën "Anti - PDK" edhe nga AAK, Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje, që dorën në zemër, sidomos VV pretendonte shumë më tepër, madje (ndoshta) të dilte para LDK-së, meqë ishte trimëruar nga fitorja e komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të nëntorit 2013.
Prandaj, të nesërmen e zgjedhjeve të 8 qershorit, më 9 nëntor, për befasinë e të gjithëve, pikërisht Albin Kurti, i cili konsiderohej si jobashkëpunues e i ngurtë, madje edhe kokëfortë, ai propozoi Koalicionin paszgjedhor Anti-PDK, që do të ishte grupim politik më i madh se ai i koalicionit të PDK-së, i cili kishte vetëm 37 deputetë, dmth më pak se 1/3 e 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ky propozim i z. Kurti u pranua menjëherë nga LDK, AAK dhe Nisma.
i
Natyrisht, PDK gjatë qëndrimit të saj të gjatë në pushtet, kishte arritur që të gjitha institucionet kyçe të shtetit të Kosovës t'i formonte nga militantë të vet dhe perfornansa e tyre  ishte partiake, e jo shtetërore, sidomos aty ku mund të prekeshin interesat e PDK-së.
Ky realitet i hidhur u pa nga performansa e Kushtetueses dhe Presidentes, që vepruan sipas diktatit të PDK-së, duke e sjellur vendin në krizë politike,  që edhe pas katër muajve nga zgjedhjet, të mos e kemi të konstituuar Kuvendin e Kosovës dhe të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë së re.

Tani kur pritet vazhdimi i mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës më 2 tetor 2014, pozicionet e dy grupimeve rivale PDK dhe VLAN janë të ngurta. 

Mbetet të presim se çka do të na sjellë Presidentja Jahjaga nga Amerika?
 Poqese e sjellë me vete "zarfin", atëherë gjithçka do të përfundoj aty dhe zgjidhja nuk do të mund të refuzohej as nga PDK e as nga LDK, AAK, Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje. Pra, "zarfi" nga Amerika do t'i zgjidhë të gjitha problemet, si ato midis grupimeve rivale PDK-VLAN, ashtu edhe brenda vet LDK-së.

Por, ajo që bien në sy kohëve të fundit, përveç kërkesave brenda LDK-së për postin e kryeministrit, që i bie se do ishte kërkesë për prishjen e koalicionit paszgjedhor VLAN dhe anim implicit kah mundësia e koalicionit PDK-LDK.

Në këtë drejtim ndoshta duhet kuptuar edhe aktivizimin e  befasishëm të Fatmir Sejdiut  si "faktor" zgjidhjen e ngërçit politik aktual  i cili njihet për rivalitetin e papajrueshmëtinë e tij me Isa Mustafën.
 Andaj, paraqitja e "opozitarizmit" të Arben Gashit dhe të tjerëve zor se mund të shikohet ndaras nga aktivitetet dhe zhvillimet anti- Isa Mustafa brenda LDK-së. 
Ky dyshim na lind aq më parë kur dihet qëndrimi i haptë i z. Sejdiu kundër LDK-së gjatë fushatës parazgjedhore, si dhe afria e madhe dhe pêrvoja  e tij bashkëpunuese gjatë bashkëqeverisjes me PDK-në dhe pas saj.
Prandaj, në ditët dhe javët në vijim mund të presim ndryshime dramatike në skenën politike të Kosovës, të cilat mund ta befasojnë opinionin politik të Kosovës.
 Se cilat befasi politike na presin, mbetet të shihet.
 Por, ajo që dihet me siguri, është fakti se zgjedhje të jashtëzakonëshme parlamentare, nuk do të ket.

Zgjidhja juridike e Kushtetueses dhe kriza politike e Kosovës



Shkruan: Nehat Hyseni

Anulimi i mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës të 17 korrikut 2014, nga Kushtetuesja, duke e mbështetur bllokimin dhe obstruksionet e PDK-së, e cila si pakicë parlamentare me më pak se 1/3 e deputetëve, arriti që me obstruksionet e z. Brovina, deputete e PDK-së e cila udhëhoqi mbledhjen në cilësinë e deputetes më të vjetër dhe me lëshimin e mbledhjes nga PDK, pas dhënies së betimit, paraqet lojë të papranueshme politike dhe humbje kredibiliteti të politikës sonë dhe imazhit të saj në botën demokratike. si dhe zhgënjimin e thellë ndaj institucioneve shtetërore në popull.

Ky zhgënjim i madh vjen pikërisht nga institucioni i Kushtetueses, e cila përmbysi parimet themelore të demokracisë moderne, duke anuar haptas nga PDK dhe duke instaluar një parim të pa pranueshëm në botën demokratike, të mbështejes së paarsyeshme dhe joparimore të pakicës së PDK-së, ndaj shumicës së Koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma.

Kjo mbështetje këmbëngulëse e Kushtetueses ndaj PDK-së synon t'ia siguroj fitoren me çdo kusht dhe mandatin e tretë kësaj partie dhe Hashim Thaçit, pa çka se rrënohen parimet elementare të demokracisë dhe të besimit të popullit ndaj institucioneve demokratike dhe shtetit. 

Kësaj fushate të paskrupulltë për instalimin e sërishëm të PDK-së në pushtet i janë bashkuar pikërisht ato institucione të cilat do duhej të ishin garancë e domokracisë, unitetit dhe paanësisë politike: Kushtetuesja dhe Presidentja e Republikës së Kosovës!

Derisa e para, dmth Kushtetuesja e bllokoi punën e Kuvendit, kryetarit dhe dy nënkryetarëve të saj, së pari me vendimin e përkohshëm, e pas seancës dëgjimore edhe me vendimin definitiv, si dhe  Presidentja si shefe e shtetit të Republikës së Kosovës, e cila luan rolin e strucit, duke "futur kokën në rërë" dhe duke tentuar të mëshifet pas Kushtetueses, me kërkesat e saja për sqarimin e çështjeve të thjeshta, madje banale, nga ajo.

Veprimet e tilla antidemokratike dhe humbja e kredibilitetit në performansën e tyre, si dhe animi kah një forcë politike, duke synuar që me çdo kusht ta mbajnë dhe ta instalojnë sërish në pushtet PDK-në dhe Hashim Thaçin, edhepse nuk i kanë numrat dhe t'i kundërvihen shumicës politike të Kosovës, paraqet mohim dhe shkelje flagrante mbi parimet themelore të demokracisë tek ne, duke bllokuar vendin dhe duke krijuar krizë politike dhe mllef të paparë në masat popullore.

Ardhmëria e këtij vendi, për herë të parë në historinë e vet pesëmbëdhjetvjeçare të pasluftës, ka filluar të shikohet me frikë dhe ankth, e mbi të gjitha edhe me mllef tē papërmbajtur, meqë synohet që me çdo kusht t'u imponohet partive politike që kundër dëshirës dhe vullnetit të tyre politik të bëjnë koalicion me PDK-në, edhepse dihet botërisht se të gjitha ato nuk e dêshirojnë dhe e refuzojnë me këmbëngulje këtë.

Mbledhja e ardhëshme e Kuvendit të Kosovës do të caktohet, thirret dhe udhëhiqet sërish nga deputetja e PDK-së, zonja Flora Brovina. 

A e dini pse?

Sepse, ashtu ka vendosur Kushtetuesja! 

Pra, zonja Brovina do të udhëheq si të dojë shefi i saj Hashim Thaçi dhe partia e saj PDK, kurse Kushtetuesja do ta cilësoj atë si akt "kushtetues", madje edhe atëherë kur e shkel rëndë Rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës, siç ishte rasti i injorimit të skenarit të mbledhjes konstituive të miratuar nga Kryesia e vjetër e Kuvendit të Kosovës.

Dua të shpresoj thellë se kësaj radhe  nuk do të ndodhë repriza e akteve ashiqare joligjore dhe jokushtetuese dhe se, për hirë të demokracisë dhe ardhmërisë së këtij vendi të bekuar, do t'i mundësohet edhe shumicës parlamentare prej 83 deputetëve që të propozojnë kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës dhe t'i hapet rruga krijimit sa më të shpejtë të institucionevevtë tjera dhe Qeverisë së re të Kosovës, sipas rezultateve të dalura nga zgjedhjet e jashtëzakonëshme parlamentare të 8 qershorit 2014.

Vetëm Kështu do t'i hapej rruga proceseve demokratike dhe do të mbyllej me sukses kriza aktuale politike, sipas vullnetit politik të shumicës së forcave politike dhe popullit të Republikës së Kosovës, si dhe do mundësihej riparimi sa më i shpejtë i pasojave dhe dëmeve të shkaktuara nga ngërçi i tejzgjatur politik, si dhe shpëtimi i vendit nga zgjedhjet e jashtëzakonëshme parlamentare, të cilat do ta çonin Kosovën në kaos politik dhe do krijonin shpenzime marramendëse, dëmtimin e panevojshëm të ekonomisë dhe buxhetit të Kosovës.
Në fund fare, shtrohet pyetja, vallë kah jemi drejtuar? 
A thua i harruam vuajtjet tina shekullore për të arritur deri tek kjo liri, për të cilën u sakrifikuan gjenerata të tëra dhe ne tani me sjelljet tona jodinjitoze, tekanjoze e politikaneske  ti shkelim parimet themeoire të demokracisë bashkëkohore dhe ta kompromitojmë dhe dëmtojmë imazhin e shtetndërtimit tonë që është akoma në fillimet e tij dhe demokracisë që, së paju deklarativisht, të gjithë e pretendojmë?

Monday, January 25, 2016

Rrethimi i Kalasë



Shkruan: Nehat Hyseni 

Taktika e PDK-së dhe Hashim Thaçit kundrejt Koalicionit paszgjedhor LVAN i ngjetë shumë taktikës ushtarake që dikur e aplikonte ushtria osmane për ta thyer rrezistencën e mbrojtjes së shqiptarve nga pushtimi turko-osman.
Sidomos ishin mbreslënëse tentativat e sulltan Mehmetit Pushtuesit, në vitin 1474 dhe sidomos ai i vitit 1478.

 Meqë sulmet për ta pushtuar kalanë e Shkodrës rezultuan me shumë viktima dhe pa sukses, ai vendosi që ta mbaj të rethuar Kalanë edhe gjatë dimrit, deri sa u thyen nga etja dhe uria mbrojtësit dhe u vetëdorëzuan.

Maratona e pritjes së formimit të institucioneve, Konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë së re, që u imponua nga performansa shtetbllokuese e PDK-së së Hashim Thaçit me institucionet e kapura shtetërore, Kushtetuesen dhe Presidenten, e pastaj edhe të deputetes më të moshuar të legjislaturës së re, deputetes Flora Brovina. 

Pra, tani PDK dhe Hashim Thaçi e kanë bllokuar shtetin e Republikës së Kosovës dhe meqë janë duke qeverisur vendin, ata janë duke bërë të gjitha makinacionet dhe të pabërat  për ta penguar konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e vënë para ultimatumit këtë vend: O do e qeverisin PDK dhe Hashim Thaçi Kosovën, ose do mbetet Kosova e bllokuar nga ata!
Nga katandisja e Kosovës nga Thaçi & Company shpresojnë, sa duket, ashtu si shpresonte sulltani osman në vetëdorëzimin e shqiptarve dikur, ashtu këta shpresojnë sot se do e detyrojnë Koalicionin LVAN të thyhet nga mbrenda. 

Shpresat e tyre janë se  bllokimi i gjatë i Kosovës do të jep doemos rezultat, duke pritur që të shpërbëhet LVAN, apo edhe të depërtohet  brenda "kalasë" së LDK, duke lansuar tezën se Ramush Haradinaj nuk duhet të bëhet kryeministër, por se këtë post duhet ta ushtroj Isa Mustafa i LDK-së, meqë kjo është partia më e madhe e Koalicionit LVAN, me 30, nga 63 deputetë që i ka gjithsej ky Koalicion.

Pra, strategjia e PDK-së është që ta thyej me një veprim LDK-në dhe LVAN-in, me tezën se Isa Mustafa doemos duhet bërë Kryeministër, duke u futur në koalicion me PDK-në. 

Llogaritë e tilla mbështeten aktualisht, edhepse si zëra të vetmuar, nga disa aktivistë të LDK-së, që të mirëinformuarit e dijnë se ata ishin kundërshtarë të Isa Mustafës. 

Tani ata, me bekimin dhe ndihmesën e pakursyer të Hashim Thaçit, janë duke derdhur "lotë të krokodilit", kinse për interesa të LDK-së, meqë synojnë që Isa Mustafën ta bëjnë Kryeministër. 

Në opinion është duke u plasuar si kërkesë "për ridizajnimin e koalicionit LVAN".

Natyrisht, ky presion është ndërsyer nga Hashim Thaçi, por është i ndihmuar nga mbrenda LDK-së nga kundërshtarët e Isa Mustafës, si puna e Fatmir Sejdiut dhe mbështetësve të tij, që janë duke e pritur momentin e duhur. 
Ky koordinim i veprimeve të Hashim Thaçit me diverzantët brendapërbrenda LDK-së llogaritet se do jep efekte spektakolare, duke e shkatërruar Koalcionin LVAN dhe LDK-në, me"një të rame, dy të vrame", duke na rishpallur fituesin real të qeverisjes me vendin për mandatin 2014-2018 nga Kryeministri formal  i LDK-së dhe nga pushteti i hekurtë i PDK-së dhe Hashim Thaçit. 

Ashtu si ishte dikur koalicioni PDK-LDK dhe  tandemi Thaçi-Sejdiu.
Rezultatet e tandemit të tillë janë ndier gjatë kohë në Kosovë, meqë i mundësuan pozitën e "sulltanit" Hashim Thaçit dhe atë të servilizmit të padinjitetshëm të Fatmir Sejdiut. 

Kuptohet se pasojat e tilla nuk mund të përfundonin ndryshe, pos që sipas këshillave të Thaçit dhe grykësisë makabre të Sejdiut, t'ia jepnin grushtin vdekjeprurës partisë më të madhe në Kosovë, të Presidentit historik të Kosovës, vizionarit Dr. Ibrahim Rugovës.

Ajo që i trimëron aktualisht koalicionet e nëntokës LDK-iste me misionarët sekret të Hashim Thaçit, si duket, mund të konsistoj në vetëbesimin e tyre se kanë gjetur "formulën magjike" të suksesit të pretenduar të tyre!

Disa nga këta misionarë janë duke vepruar nga jashtë, si puna e disa PDK-istave që moti kohë kanë deklaruar me "profeci" koalicionin PDK-LDK, duke llogaritur edhe në "masonerinë" politike të ndërkombëtarëve, të cilët janë jetësisht të interesuar që ta mbyllin kapakun e "Kutisë së Pandorës" që ka filluar të shpërthej me megakorrupsionin në EULEX, që do i hapte rrugë zbardhjes së skandaleve të aleancës së mafiozëve ndërkombëtarë me ata vendorë, që ia kanë nxirë dinjitetin dhe perspektivën këtij vendi dhe këtij populli të shumëvuajtur!

Pra, Kosova aktualisht gjendet para sfidave të mëdha midis luftimit të së keqes që sjellë keqqeverisja e vendit, nga njëra anë dhe mobilizimit dhe vendosmërisë për ta çuar deri në fund vendosmrinë për çrrënjosjen e së keqes, keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit të këtij vendi.

Shqipëria dhe Kosova, kampione europiane për korrupsion!



Shkruan: Nehat Hyseni

Këto ditë u publikuan të dhënat për nivelin e korrupsionit në reth 175 shtete në botë. Kosova ishte radhitur në vendin e 110-të, kurse Shqipëria edhe më zi, në vendin e 111-të!

Ky rekord i nivelit të lartë të korrupsionit këndej e andej kufirit i radhitë shqiptarët me vendet afrikane e aziatike, por kurrësesi me vendet europiane. 

Pa dyshim se kjo statistikë dëshpruese nuk i bënë nderë shqiptarve kudo që janë dhe tregon nivelin e ulët të karakterit e moralit të munguar të tyre shtetformues, demokratik e njerëzor.

Mburrjet tona folklorike me Skënderbeun e Ismail Qemalin, Isa Boletini e AzemBejtën e Shote Galicën, zor se na ndihmojnë për t'u arsyetuar e aq më pak për t'u shfajësuar para botës së përparuar demokratike dhe miqëve tanë strategjikë ndërkombëtarë për moralin tonë të munguar politik, mungesën e atdhedashurisë dhe korrupsionit alarmant.
Sepse, korrupsioni është emërtim "modern" për hajninë, si fenomen i turpshëm, i pamoralshëm, joburrërorë e jonjerëzorë, që është i ndëshkueshëm në të gjitha vendet dhe shoqëritë e civilizuara në botë.

Pra, shqiptarët janë vetëpërjashtuar nga Europa, meqë kanë nivel tepër të lartë të korrupsionit (lexo: hajnisë), që aktualisht i (vetë) përjashton nga familja e shteteve dhe popujve të civilizuar e përparuar të Europës dhe botës.

Derisa historinë tonë të shumëvuajtur kombëtare e karakterizonte terrori dhe padrejtësitë e shkaktuara nga agresorët dhe okupatorët e sunduesit e ndryshëm dhe frika nga fqinjët armiq dhe të pabesë, të cilët kurdoherë i bashkonte emruesi i pêrbashkët i tyre, urrejtja antishqiptare dhe uria dhe etja e tyre për tokat dhe gjakun shqiptarë.

Historia e fundshekullit XX dhe fillimshekullit XXI shënoi një kapitull të ri për shqiptarët, meqë Shqipëria u çlirua nga regjimi komunist, kurse Kosova u çlirua nga Serbia pas 87 vitesh robërie. Perspektiva për shqiptarët u hap dhe dukej se atyre i buzëqeshi fati i ardhmërisë së lumtur dhe se shekulli XXI do ishte me fat dhe mbarësi për ata. Kjo aq më parë, meqë Kosova nga 17 shkurti 2008 u shpall shtet i pavarur, duke realizuar kështu ëndrrat më sublime të gjeneratave të panumërta për liri e pavarësi, për të cilin ideal u sakrifikuan breza të tërë dhe flijuan jetën bijat dhe bijtë më të mirë të Shqiptarisë.

Kurse sot, nga personat e veshur me pushtet e përgjegjësi, abuzohet  për qëllime të pasurimit personal të tyre. Sektorë të rëndësishëm të shoqërisë dhe shtetit janë cilësuar si vatra të korrupsionit, si psh. shëndetësia, gjyqësia, administrata, etj. që paraqet rrezik për të tanishmen dhe për ardhmërinë e këtij vendi, meqë dëmton rëndë investimet e huaja dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës.

Zhgënjimi i thellë i popullit, sidomos pas ngërçit politik gjashtëmujor manifestohet me ekzodin e sidomos të të rinjëve, që ka marrë përmasa alarmante. 

Mbase është koha e fundit që të këndellemi dhe të reflektojmë si shoqëri, konformë kauzës sonë kombëtare, që kërkon eliminimin urgjent të kësaj dukurie negative dhe të kontribuojmë për kthimin e shpresës dhe besimin në vetveten, se edhe këtu mund të jetohet mirë dhe t'i vejmë vetes obligimin patriotik për ndërtimin e së ardhmes sonë më të lumtur.


OPINIONIADA E NXEHTË KOSOVARE


Shkruan: Nehat Hyseni

Në këto ditë vere, me rrebeshe të shpeshta shiu e breshëri, Kosovën e ka kapluar një hov i madh debatimesh e opinionesh nga më të ndryshmit, lidhur me një mori problemesh e sfidash të ndryshme, që aktualisht e kanë pushtuar skenën politike e shoqërore të Kosovës, nga të cilat dominojnë tri tema të “nxehta”.

1.Bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës

Fillimisht, gjatë pranverës së këtij viti, ishim të përfshirë në debate e opiniondhënie lidhur me fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014, ku garohej me opiniondhënie e prognozime lidhur me, thënë me fjorin sportiv, "favoritin" e këtyre zgjedhjeve.
Dhe, si ndodhë zakonisht edhe në sport, kësaj radhe në skenën politike kosovare, nuk ndodhi që të fitoj "favoriti", që për shumëkend ishte LDK. Sepse, siç u pa puna, prognozimet në politikë na dolën, ashtu si në sport, e posaçërisht në Botërorin e futbollit në Brazil, që sapo ka përfunduar, se nuk ishte aspak falemnderuese.

Llogaribërjet e bazuara në hendikepet dhe dobësitë e kundërshtarit apo rivalit politik, doli se ishin të pamjaftueshme. Madje, fare të gabuara. Kështu llogariste LDK se i kushte "ardhur koha" për të fituar, ndoshta edhe "me duar në xhepa", meqë PDK ishte do ësuar nga ndarja e fraksionit të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, që formuan "Nismën" për të garuar si të vetëm në këto zgjedhje, ku arritën sukses që ta kalojnë pragun zgjedhor dhe të fitojnë 6 deputetë.
Ndërkaq, befasia më e madhe e zgjedhjeve të 8 qershorit ishte humbja e LDK-së, e cila fitoi 30 deputetë, krahasuar me koalicionin parazgjedhor të PDK-së, e cila doli e para, me 37 deputetë.
Për çudinë e mbarë botës demokratike, skena politike kosovare akoma është e përfshirë në debatin se kush ishte fituesi i zgjedhjeve të 8 qershorit: koalicioni i PDK-së, apo Koalicioni paszgjedhor që u formua më 10 qershor 2014 midis LDK-së, AAK-së dhe Nismës, të mbështetur nga Lëvizja VV.
Edhepse dihet se ky koalicion ka shumicën prej 47 deputetëve, kurse në Mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, të mbajtur më 17 korrik 2014, arriti ta ketë mazhorancën prejt 83 deputetëve, që dmth më shumë se 2/3 e deputetë e të Kuvendit të Kosovës, që numëron gjithsej 120 deputetë, megjithatë u penguan nga pakica prej më pak se 1/3 e deputetëve.
Madje çështja shkoi edhe në Gjykatë Kushtetuese të Kosovës, për të përcaktuar se kush është "fituesi" i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014. Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancë dëgjimore për 21 gusht 2014, ku do duhej deklaruar të gjithë deputetët veç e veçidhur me kërkesën e PDK-së për anulimin e Mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës të 17 korrikut 2014 dhe anulimin e  gjedhjes së Isa Mustafës kryetar dge dy nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe lidhur me kërkesën e Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe minoriteteve, gjithsej 67 deputetë, për anulimin e kërkesës së PDK-së.

Natyrisht se kjo temë ka nxitur debate dhe opinione intensive dhe ekranet televizive janë uzurpuar nga emisionet debative nga opinionistë e analistë të ndryshëm politik, lidhur ma atë se kush ka të drejtë, si dhe me dhënie të prognozave dhe parashikimeve e mendimeve nga më të ndryshmit.

2.Raporti i Prokurorit Williamson

Por, interesimin e kosovarëve kësaj vere e ka preokupuar edhe shqetësimi lidhur me vizitën e këtyre ditëve dhe puikimin e raportit të Prokurorit të BE-së, amerikanit Williamson dhe  paralajmërimin e tij për arrestimin e "peshqëve të mëdhenjë", që supozohet të jenë nga radhët e Qeverisë në ikje, dmth bashkëpunëtorët e ngushtë të Hashim Thaçit.
Madje, dyshohet se mund të ngritet aktakuzë edhe ndaj vet kreut të PDK-së, Hashim Thaçit. Prandaj, edhe kjo temë e ka preokupuar opinionin kosovar dhe është pjesë  e debatit intensiv dhe të nxehtë në medie, të cilat pothuajse për çdo natë janë duke organizuar emisione debative dhe opiniondhënëse lidhur me këto dy tema të rëndësishme.

3.Akti monstruoz i xhihadistit Muhaxheri

Por, sikur nuk mjaftuan temat e përmendura për ta shndërruar skenën politike e mediatike të Kosovës në një "Opinioniadë" maratonike, këto ditë na doli një lajm tronditës, që e ka "okupuar" internetin dhe të gjitha rrjetet sociale, si dhe mediet elektronike e të shtypura të Kosovës, paraqitja e skenave të pabesueshme, të trishtueshme  e monstruoze të të riut  nga rethina e Kaçanikut, Lavdrim Muhaxheri, i rekrutuar në luftën e Sirisë, duke e ekzekutuar para kamerave një të ri me prerje të qafës!!!
Ky akt makabër, antinjerëzor e anticivilizues prej monstrumi, kinse në emër të xhihadit dhe fesë islame, tregon se sa antinjerëzor, antiislamikë dhe anticivilizues është. Pa diskutim se pamjet e tilla trishtuese është vështirë të shikohen nga njeriu normal dhe sjellin tug dhe të vjella! Këto skena na duken të pabesueshme dhe joreale.

Prandaj, edhe kjo temë tronditëse i është shtuar debatit emocional, që shihet ashiqare se e ka zënë të papërgatitur opinionin mbarëshqiptar, e sidomos atë kosovar. Këto debate zhvillohen kryesisht reth dënimit të pakontestueshëm dhe unanim të shoqërisë kosovare të këtij akti makabër dhe studimi i shkaqeve shoqërore që mund t'i kenë ndihmuar aktit të tillë.
Në këtë drejtim, sidomos prinë emisioni debativ i RTV21, me opinionistët me përvojë: Muharrem Nitaj, Dukagjin Gorani, Halil Matoshi, etj. të shoqëruar edhe me figura nga skena politike, kanë dhënë kontribut të çmuar me opinionet e tyre lidhur me temat e përmendura.
Poashtu edhe RTK dhe Klan Kosova i kanë kushtuar rëndësi të posaçme këtyre temave që aktualisht e dominojnë opinionin e shoqërisë kosovare.
Kuptohet se debatet e mirëpërgatitura, të hapura për të gjithë dhe të lira e të pandikuara, janë të mirëseardhura për çdo shoqëri demokratike, e sidomos për shoqërinë kosovare që është duke bërë hapat e parë dhe të pasigurtë e me plotë sfida në rrugëtimin e saj drejtë demokracisë së mirëfilltë.

Saturday, January 23, 2016

Vdekja enigmatike e Qenan Shaipit në delegacionin me Titon në Meksikë



Shkruan: Nehat Hyseni

Vdekja tragjike e Qenan Shaipit, më 12 mars 1976, ai gazetar raportues nga Radio Televizioni i Prishtinës me delegacionin e Titos, në Kankun të Meksikës.

Edhepse kaluan 40 vjet nga 
kjo tragjedi, akoma nuk është zgjidhur kjo enigmë dhe ky mister i vdekjes së tij, në lulen e rinisë, në moshën 29 vjeçare, duke e lënë bashkëshorten Sabaheten në moshën 26 vjeçare, bijën Zanën 5 vjeç dhe djalin Agonin në moshën dy vjeç e gjysmë.
Lidhur me rethanat e dyshimta tê përfundimit misterioz e  tragjik të jetës së tij, 
biseduam me një mikun tim, intelektual i çmuar dhe punëtor e veprimtar i palodhshëm i kauzës tonë kombëtare, lidhur me informacionet mbi rethanat e vdekjes së Qenan Shaipit.

Takimin e mbajt, në Prishtinë, më 26 janar 2016. Ai më tregoi se në vitin 2004 kishte udhëtuar zyrtarisht në Shqipëri dhe atje kishte takuar një shqiptar çam, nga Konispoli, i cili i kishte treguar se në kohën e Enver Hoxhës kishte qenë ushtarak i lartë dhe se kishte njohuri për vdekjen e Qenan Shaipit, në Kankun të Meksikës. 

Sipas tij, Qenan Shaipi qenka angazhuar si  përkthyes midis Titos dhe Mehmet Shehut, në takimin e tyre në anijen "Galeb", të Titos. 
Pas takimit, Mehmet Shehu qenka interesuar për prejardhjen ose origjinën familjare të Qenan Shaipit dhe pasi që paska marrë informatat e kërkuara prej tij në rrugë  të shërbimit sekret të tij, paska kuptuar se Qenan Shaipi i përket familjes së Ibrahim Kelmendit, si ballist dhe njëri nga udhëheqësit e NDSH-së. 

jKy informacion e paska shqetësuar fort Mehmet Shehun!
Prandaj, ai paska pasë urdhëruar që të likuidohet Qenan Shaipi?!
Pastaj, ky person thekson se për këtë takim paska shkruajtur Enver Hoxha në librin "Titistët", që e ka shkruajtur në vitet 1981/82., dmth. 5-6 vjet pas vdekjes së Qenan Shaipit.

Meqë këtë libër e kam lexuar dhe shfletuar disa herë, por nuk më kujtohej të kem lexuar për atë takim, më 17 janar 2016 e mora sërish në dorë për ta shfletuar me kujdes.
Enver Hoxha shkruan në kontekstin e tradhëtisë dhe justifikimit të "vetëvrasjes" së Mehmet Shehut, nga faqja 521 në kapitullin X -"Në luftë të hapur me Titistët", ku thuhet: 

"Në vitet 1970. Agjenturat perëndimore e ajo titiste i japin urdhër Mehmet Shehut të hidhet në veprim".
Ndërsa, në faqen 564, E. Hoxha shkruan: "Mehmet Shehu u bis për në Nju-Jork në krye të një delegacioni qeveritar për në OKB. Ai udhëtoi me transatlantikun anglez luksoz "Kuin Elizabet". Ne e dinim se me këtë anije udhëtonte edhe Titoja, por as që na shkonte mendja se Mehmet Shehu mund të takohej me Titon. Tani marrim vesh nga shoqërues që ishin bashkëpunëtorë të tij e që tani janë në burg se me këtë anije udhëtonte edhe Herri Fulci i CIA-s amerikane, edhe Randolf Çërçilli që ishte personalitet i Intelixhens Servisit e që në vapor u paraqit si gazetar. Mehmet Shehu, si agjent i tyre, bëri gjatë disa ditëve të udhëtimit takime e bisedime të fshehta me Titon, Fullcin e R. Çërçillin, u parashtroi gjendjen dhe qëndrimet e Partisë sonë, acarimet që po lindnin me Bashkimin Sovjetik dhe qëndrimin që mendonte ta mbante udhëheqja e Partisë sonë në Moskë".

Nga kjo shihet qartë, nëse mund t'i besohet Enver Hoxhës, se Mehmet Shehu kishte takime me Titon, me CIA-n amerikane (Herri Fulcin) dhe me Inteligens Service Anglez (Randolf Çërçillin), pa dijen e Enver Hoxhës.
Poqese del si e vërtetë, na del se Mehmet Shehu mund të ket pasur takim me Titon edhe në Meksikë, në Kankun, para 12 marsit 1976. 
Duke i parë raportet e dyshimit midis Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës, që kishin të bënin me denoncimin e MISH-it (Mehmet Shehut) për lidhje të fshehta me Titon, amerikanët dhe anglezët, është e logjikëshme që Mehmet Shehu të jetë kujdesur për humbje gjurmësh nga ato "lidhje dhe takime".
 Mbase, edhe Qenan Shaipi, poqese del si e vërtetë se ka qenë i angazhuar si përkthyes në takimet e tyre, realisht mund të jetë viktimë, mbase për të humbur gjurmët dhe për ta ruajtur si sekret këtë takim.

Sidomos, poqese Mehmet Shehu do jetë takuar me Titon, CIA-n dhe I. Service, pa dijeninë e Enver Hoxhës?!
E vërteta për këtë, mbase mund të gjendet në Arkivin Shtetëror në Tiranë.
Por, nga kjo që u tha, na lindin shumë pyetje:
1. Pse Qenan Shaipi u ftua në delegacion me Titon për të shkuar në Meksikë, në momentet e fundit? (dëshmia: Qemal Hasani-shoku i tij më i ngushtë i punës);
2. Si u bë puna që për herë të parë në delegacion me Titon, në udhëtimet jashtë shtetit të ftoheshin edhe shqiptarët e Kosovës? 
3. Pse Fadil Bujari, gazetar i "Rilindjes", që ishte bashkë me Qenanin në Meksikë, si gazetar që raportoi pas Qenanit për TVP-në dhe "Rilindjen", asnjëherë nuk e pa të udhës ta takonte familjen e Qenan Shaipit?
4. Mahmut Bakalli. që rregullisht vinte në mëngjez dhe qëndronte tërë ditën te na në shtëpinë tonë në të pame dhe kthehej në Prishtinë në mbrëmje, së bashku me 10-12 komba e kerra që udhëtonin me te, asnjëherë nuk na foli më shumë se "Qenani u mbyt në bazen (pishinë), kurse tani na del verzioni apo e vërteta se Qenani na qenka mbytur "në det të hapur", ku ishte së bashku me gazetarët dhe reporterët e Novi Sadit, Kroacisë dhe qendrave tjera informative të Jugosllavisë së atëherêshme? 
5. Pse nuk u lejua që t'i plotësohej dëshira e nënës së Qenanit që të hapej arkivoli që "ta puthë edhe ta shif çka mi bonën djalit"?!
6. Kufoma kishte një tê mavijosur në pjesën mbi syrin e majtë, që mund të jet shkaktuar nga ndonjë lëndim fizik, dhe mbeti enigmë, pa na e sqaruar askush se prej nga vinte ky lëndim?   
 Ka edhe një mori pyetjesh të tjera që kërkojnë përgjigje dhe sqarim, që së paku me rastin e 40 vjetorit të vdekjes, të sqarohen. 
Andaj, ju lusim që bashkërisht të angazhohemi për zbardhjen e këtij misteri dhe enigme të vdekjes tragjike të këtij biri të madh dhe intelektuali të ri dhe të palodhshëm për kauzën tonë kombëtare.