Sunday, December 18, 2016

Fati i Luginës së Preshevës u "vulos" në Bruksel!



Shkruan: Nehat Hyseni 

Problemet lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, Muri dhe problemet tjera lidhur me urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe harresa e plotë e çështjes diskriminuese të shqiptarve në Luginë të Preshevës, janë disa nga problemet kryesore që aktualisht e karakterizojnë skenën politike të Republikës së Kosovës dhe më gjerë.

Rrjedhimisht, fara e tradhëtisë kombëtare, që është mbjellur në Bruksel nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, më 19 prill 2013, ishte thikë pas shpine Kosovës dhe ardhmërisë së saj.
Kjo Marrëveshje e lidhur midis Thaçit e Daçiqit, me ndërmjetësimin e komisioneres së lartë të Unionit Europian,  baroneshës Catherinë Ashton, u nënshkrua pa kurrëfarë parimesh e kriteresh kombëtare e shtetërore të Kosovës, për sigurimin e pozitës së privilegjuar të serbëve të Kosovës, pa respektimin e parimit të reciprocitetit dhe kushtëzimin, pa përfilljen elementare, madje as pa  përmendjen e shqiptarve të Luginës së Preshevës! 
Në Bruksel nuk u përfill fare as vullneti politik i shqiptarve të Luginës së Preshevës i shprehur në Referendumin e 1 e 2 marsit 1992 për Autonomi politike e territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën!
Me këtë akt antikosovar dhe antishqiptar, Hashim Thaçi e vulosi fatin ogurzi të shqiptarve të Luginës së Preshevës, duke treguar urrejtje të tërbuar dhe mospërfije ndaj kësaj pjese të shqiptarisë! 
Por, njëkohësisht, me këtë akt antikombëtar, sa duket, u vendos edhe për ndarjen e veriut të Kosovës me kufirin në lumin Ibër dhe u vulos definitivisht edhe fati i Republikës së Kosovës.
Për të mos mbetur mbrapa tradhëtisë së Thaçit, kryeministri 
Mustafa e rikonfirmoi atë me nënshkrimin e Marrëveshjes së 15 gushtit 2015 me  Vuçiqin, me ndërmjetësimin e komisioneres së lartë të  BE-së, zonjês Frederica Mogherini. 
Pra, fati i fundit të Kosovës unike dhe i shqiptarve të Luginës së Preshevës u  vulos me këto dy marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, kurse pasojat e tyre po i vuajmë tani e sa kohë dhe, sa duket, do t'i vuajmë deri në pafundësi.
Kësaj tradhëtie kombëtare i ka ndihmuar edhe "biznespolitika" e matrapazëve të Luginës së Preshevës, pjesë e të cilës ishte edhe Jonuz Musliu, i cili vazhdon me demagogjinë "patriotike", duke qenë në koalicion qeverisës lokal madje edhe me partinë e "Sveti Savës"! 

Ai dikur, për tu treguar "shqiptar i madh", kishte deklaruar se është për bashkimin e Luginës së Preshevës me Shqipërinë, duke harruar se kemi ndërmjet Maqedoninë dhe Kosovën.
 Se është i pa sinqertë e demagog i pandreqshëm, Jonuz Musliu e tregoi veten edhe ma tradhëtinë e paturpëshme ndaj lapidarit të UÇPMB-së, më 20 janar 2013, kur pati premtuar se "me 500 ushtarë do ta mbrojë lapidarin", kurse kur u paraqit xhandarmeria serbe, ai dhe "ushtarët" e tij, as që u pa fare për ta mbrojtur e për t'i dalur zot lapidarit! 
Prandaj, edhe kërcnimi i tij se do e ndërtoj një mur në Luginë të Preshevës, konsideroj se, ashtu si edhe premtimet e kërcnimet e tij për mbrojtjen e lapidarit,  nuk duhet marrë seriozisht.
 Ato duhet kuptuar si pjesë e retorikës demagogjike që kanë për qëllim faktorizimin e tyre politik që do i siguroj rrogë të majme dhe të mirat dhe rehatinë e luksin që ia mundëson performansa e tillë e ushtrimit të politikbërjes demagogjike në emër të një pjese të shqiptarve në Serbi.
Prandaj, druaj se ëndrra për reciprocitetin midis shqiptarve të Luginës së Preshevës me serbët e Kosovës është varrosur përfundimisht në Bruksel, nga Thaçi e Mustafa, ashtu si edhe ëndrra për bashkimin e Mitrovicës dhe veriut të Kosovës nën sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës.

Wednesday, December 14, 2016

Cunami politik në Maqedoni






Shkruan: Nehat Hyseni 

Termeti politik i shkaktuar nga "bombat" e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit, që i sheshuan të palarat dhe ndyrësirat e prapaskenave të pista të kolaboracionizmit poshtrues e servilë të kampusit politik të shqiptarve me diktatorucin e flliqtë e primitiv të VMRO-së, Nikolla Gruevskin, në zgjedhjet e jashtëzakonëshme parlamentare të 11 dhjetorit 2016 solli "cunamin" elektoral që, sa duket gëlltiti dhe përmbysi PDSH-në e mafiozit të gërditshëm Menduh Thaçit, si dhe përgjysmoi mbështetjen dhe fuqinë politike të folkloristit arkaik, BDI-së Ali Ahmetit.
Pra, efekti i këtij "termeti" apo lëkundjeje të fuqishme të skenës politike në përgjithësi në IRJ të Maqedonisë, shkaktoi "cunami" politik përbiu sistemin autokratik e shovinist të VMRO - së të Nikolla Gruevskit, si dhe faktorin e vjetër politik : Ahmeti - Thaçi, si dy "patronë" të historisë 25 vjeçare të skenës politike të shqiptarve në Maqedoni, që e ruajtën me xhelozi e fanatizëm primitiv pozitën margjinalizuese e poshtruese të shqiptarve në skenën politike të kësaj republike të brishtë dhe shumë halle e probleme identitare e të demokracisë në Ballkan.

Ndryshimet reale në skenën politike të Maqedonisë nuk mundën t'i sjellin maqedonët pa votën e shqiptarve. 
Prandaj, mbi pesëdhjetë mijë vota të shqiptarve për LSDM-në e Zaevit, e zvogëluan  fuqinë politike të autokratucit Gruevski, duke krijuar raportin 51 kundrejt 49 deputetëve të LSDM-së.

Dhe ky êshtë një sukses i madh, por, megjithatë i pamjaftueshëm për ta bërë ndryshimin e shumëpritur. 
Kjo do të thotë se vetëm raundi i parë i kësaj fitoreje është arritur, me votën e drejtpërdrejtë të shqiptarve.
 Kurse, raundi i dytë dhe vendimtar pritet natyrshëm të ndodhë me formimin e qeverisë dhe mazhorancës qeverisëse që do të ndodhë me koalicionin e ri qeverisës, pa VMRO-në fashiste, antieuropiane e antiamerikane dhe proruruse të Nikolla Gruevskit. 
Ndërkaq, partitë politike shqiptare morën vetë 20, nga 29 deputetë që kishin, meqë vota e shqiptarve u shpërnda në pesë lista votuese, nga të cillat BDI fitoi gjysmën, dmth 10 deputetë, Lëvizja Besa 5, Aleanca për shqiptarët e Selajdin Skelën 3 dhe PDSH e Menduh Thaçit mori 2 deputetë, kurse PPD si partia më e vjetër e shqiptarve në Maqedoni, mbeti pa asnjë mandat!
Mesazhi i votës së shqiptarve duhet lexuar e kuptuar drejtë dhe qartë: se shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë ndryshime dhe ndëshkuan sjelljen arrogante, banditeske e mafioze të Menduh Thaçit, si dhe performancën shterpe e monopoliste të BDI-së së Ali Ahmetit.
Suksesi i Lëvizjes Besa, sa duket, shumêkend e ka befasuar, edhepse realisht ishte i pritshëm njê rezultat i tillë, si një shpresë e re, e ndryshme nga llumi i skenës së vjetër politike, që dominoi skenën politike shterpe e vendnumêruese të shqiptarve  të Maqedonisë për një çerekshekull të pluralizmit politik.
Pra, zgjedhjet e jashtëzakonëshme parlamentare të 11 dhjetorit 2016 kanë krijuar mundësinë reale të përmbysjes së regjimit ultrashovinist, diktatorial, autokratik e fashist të VMROsë së Nikolla Gruevskit, si dhe hoqën nga skena politike llumin politik e demagogjik të Menduh Thaçit dhe tarafit të tij mafioz. 
Por, ato i dhanë një grusht të fortë edhe politikës shterpe e servile të BDI-së së Ali Ahmetit, duke i hapur vend dhe rrugë Lëvizjes Besa, si parti e re, si dhe Aleancës së shqiptarve në Maqedoni.





Thursday, December 8, 2016

Kosova republikë e "analfabetëve funksionalë"!


Shkruan: Nehat Hyseni

Rezultatet e testit botëror të nxënësve 15 vjeçarë "PISA" 2016 për dituri, Kosovën e radhisin pothuajse në vendin e fundit, me "77% analfabetë funksional"! 
Kjo do të thotë se vetëm 23% të nxënësve kanë "kaluar", kurse 77% kanë "ngelur", që i bie se jemi shtet i "ngelafçave".
Shyqyr zotit që u mbajt ky testim dhe "na boni sytë sabah"! Prandaj, e falemnderojmë përzemërsisht PISA-n, që jo vetëm që ma e bëri të qartë se ku jemi realisht si komb, si shtet e si shoqëri në botën e sotme. Me demek, në fund të fundit.
Por, rëndësia e PISA-s nuk konsiston vetëm në qartësimin e vendit të arsimit të Republikes së Kosovës në botë, por edhe të ekonomisë, gjyqësisë, politikës e shoqërisë sonë në përgjithësi.

Sikur të ishte mbajtur një testim i ngjash në këto sfera, rezultatet sigurisht se nuk do ishin më të mira. 
Përkundrazi, jam i bindur se do ishin edhe më katastrofale!
Tek e fundit, populli i Kosovës e tregoi me ekzodin e madh të para një viti se "Kosova e lirë dhe e pavarur" është bërë vend pothuajse i pamundur për të jetuar, duke e detyruar popullin për t'ia mësyrë madje edhe dyerve të "hasmit" shekullorë për të shpëtuar nga katandisja si është më zi e tragjike e atdheut të tyre, ku është vrarë çdo shpresë për një jetë më të dinjitetëshme dhe më të denjë, për jetë normale e civilizuese. 
Kush na e vrau shpresën?
Sigurisht se na e vranë të "merituarit", që për çdo ditë na i mbushin ekranet televizive, gazetat e mediat tjera dhe na shurdhojnë veshët e na nxijnë jetën me deklaratat banditeske për "Kosovën e lirë...", që janë bërë sheikë të Ballkanit, milionerë e madje edhe miliarderë, që para luftës ishin leckamanë e analfabetë, kurse tani janë bërë doktorë shkencash, profesorë e politikanë. 
Por, mbi të gjithat: "patriotë", që krijuan dinasti politike e pseudointelektuale, duke u pajisur vet dhe familjarët e tyre me diploma të shkollës fillore, të mesme dhe me diploma fakulteti e me magjistratura e doktoratura, pa e mësuar së paku ta shkruajnë emrin e vet pa gabime.
Pra, në "Kosovën e lirë dhe të pavarur" u krijua klasa politike ose oligarkia politiko-ekonomike e financiare, e bazuar në krim dhe metoda mafioze e kriminale të qeverisjes së këtij vendi.
Tmerri dhe fatkeqësia më e madhe e jona qëndron në faktin se pikërisht këta "analfabetë funksionalë", që ia kanë zënë frymën ardhmërisë së shqiptarve, e sidomos të rinjëve, të cilëve u ka vdekur madje edhe ajo që thonë se vdes e fundit: shpresa se ndonjëherë do të bëhet mirë.

Vuajtja shekullore e jona nga Turqia pesëqind vjet dhe nga Serbia një shekull, sa duket, nuk përfunduan me çlirimin e Kosovës nga NATO dhe rrezistenca e lufta e gjithëpopullore e shqiptarve për liri. 
Druajmë se para vetes kemi betejën ndoshta më të vështirë të historisë tonë të shumëvuajtur kombëtare: betejën me "çlirimtarët" dhe me "patriotët" milionerë që na kanē zënë frymën dhe mundësinë për ta përparuar këtë vend të bekuar.
Rasti i zgjedhjeve të jashtëzakonëshme lokale në këtë fundvit në Drenas, tregon se deri ku ka arritur papërgjegjësia, paturpësia dhe pafytyrësia kriminale dhe jomoraliteti e mosdinjiteti i kreut shtetëror të Reblikës së Kosovës.
Ato zgjedhje, në "parantezë" kishin organizimin e drekës për arsimtarët e komunës së Drenasit, me para të taksapaguesve, nga Presidenti. Në botën e civilizuar, ky quhet korruptim klasik i votës së lirë dhe shndërrim kriminal i personelit arsimorë në ithëtarë dhe besnikë të politikës, si votues e jo si edukues dhe arsimues të gjeneratave të reja, në frymën dhe moralin e demokracisë së përparuar të botës së civilizuar. Pastaj, vizitat përditëshme nëpër odat e Drenasit dhe fshatrave të tij e maskarallëqet e kryeparlamentarit dhe të kryeministrit, me refrenin dhe demagogjinë primitive të pafund "për të mirën e Kosovës", flasin qartë se deri ku e kanë katranosur, përdhosur e deklasuar ata moralin politik, kombëtar e njerëzor të "Kosovës së lirë e të pavarur"!



Saturday, November 5, 2016

Doktor Reshati, Legjendë e mjekësisë preshevare!






Dr. Reshat Ymeri njihet nga populli i Preshevës, pa dallim race, gjinie, moshe, kombësie apo përkatësie lokale, si "mjek popullor".

 Sidomos nga pleqtë me nevoja urgjente për shërbime shëndetësore, Dr. Reshati, thjeshtë, adhurohet!

Sepse, Dr. Reshati më shumë se tri dekada ka qenë kujdestar ditë e natë, 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit, në festa e vikende, ditë e natë, në shërbim të pacientëve dhe njerëzve në nevojë. 

Nëse në historinë e shëndetësisë preshevare ekziston një mjek "maratonik", që me përpikmëri maksimale, me devotshmëri e përkushtim të pafund ka zbatuar në praktikë të përditëshme Betimin e Hipokratit, atëherë sigurisht se pa kurrëfarë dileme ky do ishte Dr. Reshati!

Janë të panumërta thirrjet "on line" në telefonin e Dr. Reshatit në çdo kohë e në çdo orë, në mesnatë apo në orët e herëshme të mëngjesit, kur të gjithë të tjerët flejnë dhe shijojnë rehatinë e pushimin e merituar.

 Kurse, Dr. Reshati me çantën e tij i sakrifikon të gjitha këto dhe duke nxituar drejtohet kah pacientët që e kishin ftuar me lotë dhe përgjërime, në panik e trishtim. 

Dhe, sapo hyn në derë, pacientëve sikur u kthehet vetëbesimi dhe këndellen, meqë u kthehet siguria nga fjalët e para të Dr. Reshatit, i cili, si askush tjetër din t'i inkurajoj e t'i përkdhelë të sëmurit në gjendje të rëndë e të pashpresë. 


Është i njohur guximi dhe vendosmëria heroike e intervenimit me terapi e medikamente në kohën dhe vendin e duhur, pa marrë parasysh sakrificën dhe madje as rrezikun për jetën dhe rehatinë tij personale.


Të gjithë e dijnë kontributin e Dr. Reshatit gjatë Luftës së UÇPMB-së në vitin 2001, kur Dr. Reshati nën breshërinë e plumbave shkoi për ta shpëtuar jetën e një luftëtari të lirisë në një fshat të Preshevës, duke iu shmangur bllokadës së hekurtë të Xhandarmerisë. 

Kurse, mjeku shqiptar nga ai fshat kishte refuzuar të intervenoj!!!


Pra, meritat profesionale e njerëzore të Dr. Reshatit janë të mëdha dhe është shembulli më i mirë që duhet ndjekur, duke lënë anash politizimin dashakeqës të atyre që nuk ia duan të mirën shëndetësisë preshevare!

Doktor Reshati, Legendë e mjekësisë preshevare!

Dr. Reshat Ymeri njihet nga populli i Preshevës, pa dallim race, gjinie, moshe, kombësie apo përkatësie lokale, si "mjek popullor". Por, sidomos nga pleqtë me nevoja urgjente për shërbime shëndetësore, Dr. Reshati, thjeshtë, adhurohet. Sepse, Dr. Reshati më shumë se tri dekada ka qenë kujdestar ditë e natë, 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit, në festa e vikende, ditë e natë, në shërbim të pacientëve dhe njerëzve në nevojë. Nëse në historinë e shëndetësisë preshevare ekziston një mjek maratonik që me përpikmëri, devotshmëri e përkushtim të pafund ka zbatuar në praktikë të përditëshme Betimin e Hipokratit, atëherë sigurisht se pa kurrëfarë dileme ky do ishte Dr. Reshati!
Janë të panumërta thirrjet "on line" në telefonin e Dr. Reshatit në çdo kohë e në çdo orë, në mesnatë apo në orët e herëshme të mëngjesit, kur të gjithë të tjerët flejnë dhe shijojnë rehatinë e pushimin e merituar, kurse Dr. Reshati me çantën e tij i sakrifikon të gjitha këto dhe duke nxituar drejtohet kah pacientët që e kishin ftuar me lotë dhe përgjërime, në panik e trishtim, Dr. Reshatin. Dhe, sapo hyn në derë, pacientëve sikur u kthehet vetëbesimi dhe këndellen, meqë u kthehet siguria nga fjalët e para të Dr. Reshatit, i cili, si askush tjetër din t'i inkurajoj e t'i përkdhelë të sëmurit në gjendje të rëndë e të pashpresë. 
Është i njohur guximi dhe vendosmëria heroike e intervenimit me terapi e medikamente në kohën dhe vendin e duhur, pa marrë parasysh sakrificën dhe madje as rrezikun për jetën dhe rehatinë tij personale.
Të gjithë e dijnë kontributin e Dr. Reshatit gjatë Luftës së UÇPMB-së në vitin 2001, kur Dr. Reshati nën breshërinë e plumbave shkoi për ta shpëtuar jetën e një luftëtari të lirisë në një fshat të Preshevës, duke iu shmangur bllokadës së hekurtë të Xhandarmerisë. Kurse, mjeku shqiptar nga ai fahat kishte refuzuar të intervenoj!!!
Pra, meritat profesionale e njerëzore të Dr. Reshatit janë të mëdha dhe është shembulli më i mirë që duhet ndjekur, duke lënë anash politizimin dashakeqës të atyre që nuk ia duan të mirën shëndetësisë preshevare!

Monday, October 24, 2016

NEZAQETE HYSENI (OSMANI)


    (IN MEMORIAM)



     ( 3.12.1935 - 25.10.2015 )


Sot, më 25 tetor 2016 u bë një vit i plotë nga ikja në Përjetësi e nënës tonë të madhe dhe gjyshes shumë të dashur e të respektuar, Nezaqete Hyseni (Osmani).

E lindur dhe e rritur në një familje me tradita të mëdha e të lavdishme  intelektuale e patriotike, me histori të bujëshme sakrifice, shqetësimesh e trishtimesh të pafund, kaçakllëku e rrezistence të vendosur që nga stërgjyshi i saj, Osman Efendiu, i cili ishte avokat me nam në Vilajetin e Kosovës. 

Aktiviteti dhe përkushtimi i tij patriotik deri në sakrifikim në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive  të cunguara të shqiptarve nën regjimin e Perandorisë Osmane, e mbulojnë me lavdi dhe nam këtë figurë të çmuar intelektuale e kombëtare shqiptare. 

Kurse, gjyshi i saj, Shaip Efendiu ishte gjithashtu jurist i diplomuar dhe ishte gjykatës në Kazanë e Preshevës (1848-1912), i cili këtë detyrë e kreu me përgjegjësi e devotshmëri të lartë njerëzore e kombëtare. 

Prandaj, regjimi i Nikolla Pashiqit të Serbisë, që u instalua pas Luftës së parë dhe të dytë Ballkanike, që masakroi pamëshirshëm me pretendime të shfarosjes së shqiptarve për t'ua marrë tokat dhe shtëpitë e pasuritë, duke i dëbuar gjithandej nëpër botë. 

Këtë gjendje të tmerrëshme e gjenocidale ndaj shqiptarve të pafajshëm, gjykatësi Shaip Efendiu nuk kishte mundur ta toleroj pa ua dhënë denimin e merituar kriminelëve.

Asokohe, Ai i kishte dënuar me vdekje dhe kishte urdhëruar ekzekutimin e disa serbëve, në burgun pas ndërtesës së Kuvendit të Komunës së Preshevës, që kishin kryer krime mbi shqiptarët e pafajshëm.

 Për këtë arsye, Shaip Efendiun regjimi i asaj kohe i Serbisë e dënon me vdekje!

 Mirëpo, ai heroikisht i ikë ekzekutimit në momentet e fundit, në vitin 1916, dhe së bashku me djalin e madh Osmanin, shpërngulet në Diari Bekir, në Anadoll të Turqisë, duke lënë gruan Naxhijen me tre djemtë: Abdullahun, Tefikun dhe Ibrahimin.

Dora e zezë dhe kriminale e Serbisë do ta gjej dhe ekzekutoj  pamëshirshëm atje, tre vjet më vonë Shaip Efendiun me djalin Osmanin 18 vjeçar, duke i lënë jetimë gruan dhe tre djemtë.

Lufta e Dytë Botërore ishte e tmerrëshme për të gjithë shqiptarët. Por, për familjen e Nënës Nezaqete ishte edhe më e trishtueshme, meqë kishin "kaçak" xhaxhain e saj, Ibrahim Kelmendin, i cili ishte komandant i Luftës dhe rrezistencës së armatosur të NDSH-së, pas kapitulimit të Bullgarisë fashiste në vjeshtën e vitit 1944.

 Sidomos është e njohur Lufta e Bajramit e shtatorit 1944, kur shqiptarët e organizuar dhe të udhëhequr mirë i shpëtuan mrekullisht masakrimit të tyre nga forcat sllavokomuniste e çetnike, kur ata kishin mësyrë "t'ua hajmë sillën e bajramit dhe t'ua çnderojmë gratë!". 

Siç dihet, shqiptarët korrën fitore të madhe dhe sidomos në lumin e Raincës, u shpartalluan deri në asgjësim të plotë forcat e tërbuara serbe.

Profesor Ibrahim Kelmendi me përfundimin e LDB-së, bashkë me Luan Gashin, Adem Gllavicën, Hysen Tërpezën dhe me shumë patriotë e intelektualë të tjerë të NDSH-së, do të shpërngulet për Greqi, pastaj për një kohë të shkurtër do t'i dërgojnë në Gjermani, dhe pastaj për Melbourne të Australisë, ku nuk do të pushoj së vepruari deri në fund të jetës së tij, më 14 janar 1979.

Në shenjë mirënjohjeje për veprimtarinë patriotike e intelektuale të tij, Shkolla Fillore Qendrore e Preshevës me katër paralelet e ndara të saj, sot me krenari e dinjitet mban emrin "Profesor Ibrahim Kelmendi".

Abdulla Osmani, gjyshi jonë kishte mbetur fëmiu më i madh në familje, që kishin mbetur herët jetim dhe ai u kujdes për mirëmbajtjen e familjes dhe për shkollimin e vëllazërve Tefikut dhe Ibrahimit në Medresenë e Madhe (Velika Medresa) në Shkup, kurse të Ibrahimit edhe në studime në Beograd, Zagreb dhe në Perugja të Italisë. 

Si burrë i urtë që ishte, Abdullahu edhe sot e kësaj dite, 57 vjet pas vdekjes së tij, përmendet me admirim për kontributin çmuar me mençurinë dhe urtësinë e tij në pajtesa dhe në falje gjaqesh e ngatërresash, në atë kohë kur nuk kishte gjykata të mirëfillta në regjimet antipopullore e antishqiptare.

Nana Nezaqete me shumë dashuri e emocione, si dhe me një aftësi të spikatur narrative na rrëfente momente të pafund vuajtjesh, rreziqesh familjare dhe bastisjesh të egra të ushtrisë sllavokomuniste në shtëpinë e tyre, duke kontrolluar në çdo kohë, ditën e natën dhe duke hedhur anë e kënd teshat dhe orenditê e shtëpisë.

 Tregimet e saj, ne si fëmijë i dëgjonim me interesim të madh dhe kujdeseshim që të mos na shpëtoj asnjë detaj. 

Vetëm lotët dhe dënesja në vaj ia ndëprente herë pas here rrëfimin e nanës, pas të cilës edhe nuk i mbanim lotët. 

Prej saj kemi mësuar se për shqiptarët e Preshevës nuk ishte shumë me rëndësi orientimi i tyre ideologjik, se a ishin komunistë apo nacionalistë. 

Sepse, për regjimin antishqiptar të Serbisë me rëndësi ishte vetëm se ata ishin shqiptarë, të cilët i shikonte me mosbesim dhe me dyshime, qofshin ata madje edhe komunistë të devotshëm. 

Kështu, tregonte nëna Nezaqete sa e sa herë për takimet e shpeshëta që i bënin në oborr, nën dyertë e mëdha të shtëpisë së tyre në rrugën e Gjilanit, në orët e mbrëmjes e deri natën vonë, në terr, me Abdulla Krashnicën dhe Selim Selimin, duke biseduar për fatin e Preshevës dhe të Luginës. Pra, edhepse Ibrahim Kelmendi ishte aktivist i devotshëm i NDSH-së, ose "nacionalist", siç i quanin atëherë, kurse këta ishin komunistë, megjithatë bashkëpunimi i ngushtë midis tyre nuk ka munguar në ato kohë të rrezikëshme për ekzistencën e shqiptarve.

Pastaj, tregonte nëna për varrimin e Abdulla Krashnicës, më 15 janar 1945, kur si nxënëse e shkollës së parë shqipe që ishte hapur në "Villa Letafet", kishin marrë phesë në ceremoninë e varrimit, me ç'rast, sipas zakonit të atëhershëm u paskan dhuruar edhe para. 

Me tu kthyer në shtëpi, nana i kishte gjetur dyertë e shtëpisë të hapura "krahëmkrah", meqë sapo ishin bastisur, kurse në pleme (plevicë), si kaçak ishte strehuar axha i saj, Ibrahim Kelmendi, i cili "mbante në dorë mindilin dhe herë mas here i fshinte lotët. Më kishte pa

nëpër plasa të derës së plemes se ishna unë edhe më thirri aty mbremda: "Nezaqet, eja axhës, kallxom a e vorrosët Abdullahin?" Po, i thashë axho. "A pat kallaballëk", më veti. Masherri ishte aty i thashë edhe axho na dhanë edhe pare neve nxansave. Atëherë vazhdoi të hecke poshtë e naltë me nervozë edhe i fshini lotët me mindil dhe tue dënesë, bërtiti: "Më dhimbet Abdullahi sepse e ka pasë nana njo, djalë hasreti". Pastaj i boni edhe disa hapa edhe kthye me nervozë:

 "I kom thonë se kthehet komunisti e i han nji nga nji, të gjithë"!

Nga ky rrëfim autentik i nanës, si histori e gjallë që ishte, si dhe nga shumë e shumë rrëfime të pafund të nanës kam mësuar anën tjetër të realitetit dhe të së vërtetës autentike të fatit të shqiptarve, që nuk kam mundur ta mësoj nga askush tjetër, az nga shkolla e fakulteti, as nga ligjëratat, shtypi dhe librat, por vetëm nga goja e saj e ëmbël dhe nga mbamëndja e saj e kthjellët deri në ditët e fundit të jetës së saj të vështirë, por dhe krenare.

Historia e hidhur e familjes së nanës tonë, sikur nuk kishte fund!

 Tragjedia e vdekjes së papritur, tragjike dhe shumë të dyshimtë, e djalit të axhës, Qenan Shaipi, më 12 mars 1976, në delegacionin me Kryetarin e RSFJ-së Josip Broz Titon në Kankun të Meksikës, ishte haraçi i fundit në gjak që kjo familje ia pagoi regjimit antishqiptar të Serbisë dhe të Jugosllavisë, ashtu si gjyshi i tij Shaip Efendia me të birin Osmanin, gjashtëdhjetë vjet para tij, që u vranë nga regjimi i Nikolla Pashiqit.

Kjo e vërtetoi faktin se të gjitha regjimet sllave ishin antishqiptare dhe gjakëpirëse ndaj kuadrove dhe intelektualëve shqiptarë.

Edhepse kaloi një vit nga humbja e nënës dhe gjyshes tonë të dashur, dhëmbja e pikëllimi për te nuk na pakësohen e zvogëlohen, si dhe kujtimet e shumta që na ka lënë neve bijëve të saj, si dhe nipave e mbesave, që aq shumë i deshti, si dhe mbarë familjes e farefisit.

Malli i pa shuar, kujtimet dhe krenaria për te do të na mbeten të përjetëshme!

Zoti i Madhëruar e shpërbleftë në Xhenet!






Saturday, October 15, 2016

Lugina e Preshevës midis "patriotizmit" verbal dhe pragmatizmit politik



IMG_2539.JPG

Shkruan: Nehat Hyseni


Zgjedhjet lokale të 24 prillit 2016 të Serbisë, sollën ndryshime radikale në Luginë të Preshevës. 

Ky ndryshim konsiston jo vetëm në ndryshimin e klaneve të pushtetmbajtësve lokalë, por paraqet edhe përmbysje të kakofonisë politike, zhurmëmadhe e shurdhuese të biznespolitikës në Preshevë e Bujanoc, që ditën trumpetonte patriotizëm, kurse natën hartonin e kurdisnin plane me kumbarët e tyre politikë të pushtetmbajtësve antishqiptarë të Serbisë.

Kjo simbiozë e veprimit politik në "dy binarë", në fakt ishte ogur i zi dhe paraqiste realisht mallkim të pafund, që mbështetej në instrukcionet sekrete të qarqeve serbe dhe joshte politikanët shqipfolës të Luginës së Preshevës për realizimin e Planit Sekret të Qeverisë së Serbisë pas përfundimit të konfliktit të armatosur të UÇPMB-së dhe Marrëveshjes së Konçulit,  në vitin 2002. 

Pikërisht, kjo ishte koha kur Serbisë i nevoitej performansa politikbërëse shqiptare në Luginë, që publikisht do të proklamonte kinse "program shqiptar", që do dukej nga jashtë si program nacionalist shqiptar "radikal", mundësisht të dukej sa më antiserb: për ndarjen e Kosovës, me motivacion kinse për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën. 


Kjo ishte një formulë brilante për krijimin e hutisë dhe mjegullnajës dhe joshjes politike tek një pjesë e konsiderueshme e votuesve  shqiptarë, për realizimin e strategjisë së Qeverisë së Serbisë për ndarjen e Kosovës, dmth të veriut të Kosovës dhe "shkëmbimit të territoreve" me Luginën e Preshevës.


Autor i kësaj ideje ishte kryeministri i atëhershëm i Serbisë, pasuesi i Sllobodan Millosheviqit, Ivica Daçiqi, i cili këtë "propozim" të tij e shtroi edhe në Dialogun Kosovë-Serbi, që atëbotë udhëhiqej nga baronesha Catherine Ashton, në Bruksel.

Kurse, protagonist shqiptar i kësaj ideje serbomadhe ishte PDSH e Ragmi Mustafës me satelitët e vet politikë: BDL-në e Skender Destanit, me RD-në e Ramiz Latifit dhe me për një kohë të shkurtër edhe me partinë e "luftës" të Orhan Rexhepit, në Preshevë. 

Kurse, në Bujanoc eksponentë të saj ishin PD e Nagip Arifit dhe partia e "luftës", PPD e Jonuz Musliut. 

Pra, Lugina e Preshevës për një kohë të gjatë i ishte ekspozuar djallëzisë së tmerrëshme antishqiptare të Serbisë, që shfrytëzonte dhe manipulonte ndjenjat dhe synimet patriotike të shqiptarve, me performansën dhe bashkëpunimin sekret të politikbërësve shqipfolës të Luginës së Preshevës, që shpërbleheshin me kredi të buta, grante e mbështetje ekonomike e financiare nga Serbia për firmat sponzoruese të kësaj politike makabre.


Si pasojë e drejtëpërdrejtë e kësaj  politike antishqiptare të Qeverisë së Serbisë, bizneset e shqiptarve në Preshevë dhe Bujanoc u shkatërruan pothuajse plotësisht, kurse firmat sponzoruese të PDSH-së së Ragmi Mustafës dhe Nagip Arifit me satelitët e tyre, jo vetëm që mbijetuan, por ato u forcuan e u rritën radikalisht. 


Praktikisht, të gjitha shpresat e shqiptarve të Luginës së Preshevës u shuan dhe filloi ekzodi marramendës i tyre, duke i lënë shkret pronat, pasuritë dha varret e stërgjyshërve të vet. 


Shpresat e shqiptarve të Luginës, sikur kanë filluar të kthehen me fitoren e forcave të reja politike dhe me përmbysjen e kësaj politike makabre antishqiptare në Preshevë e Bujanoc, që manipulonte tmerrësisht me ndjenjat patriotike të shqiptarve, që me djallëzi i vente në interes të platformës politike antishqiptare të Serbisë, me qëllim të pasurimit të tyre të paligjshëm e mafoz.

Ata për këtë qëllim shpikën e kurdisën një mori skandalesh politike në dëm të shqiptarve dhe për interesa të Serbisë, si dhe mohuan bashkëpunimin e mirëfilltë e vëllazëror me Kosovën e Shqipërinë dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë.


Takimet e lidershipit të ri të shqiptarve të Luginës së Preshevës më 13 tetor 2016, në Beograd me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe më 14 tetor 2016, në takimin e tyre të përbashkët me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me atë të Shqipërisë, Edi Ramën, saktësisht dy vjet pas hedhjes së "dronit" famoz në mdeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd, u dakorduan për zgjidhjen e shumë problemeve të tyre, si psh për lejimin e teksteve mësimore nga Shqipëria, të Kembrixhit dhe Oksfordit, në gjuhën shqipe, për nxënësit shqiptarë të Luginës, si dhe u arrit marrëveshja që Qeveria e Serbisë t'i lejoj donacionet e huaja për Luginën, duke u obliguar që të merr pjesë me 50% të vlerës respektive.

Fillimisht, Qeveria e Serbisë do e mbështesë donacionin e Gjermanisë prej 100.000 (njëqind mijë) eurosh për renovimin e sallës së edukatës fizike në Shkollën fillore "Ibrahim Kelmendi " në Preshevë. Kjo shumë paraqet dyfishin e ndihmës së Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për Maternitetin në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

Presim që edhe Turqia ta ndihmoj Luginën me grante e donacione dhe me investime të rëndësishme, që u biseduan në takimin e Zëvendëskryetarit të Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmetit me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.


Pra, në këto takime u shënua një kthesë radikale, që është rezultat edhe i frymës së re të politikës shqiptare të Luginës së Preshevës, duke iu qasur me sinqeritet e devotshmëri dhe transparencë të plotë, pa kalkulime e pa takime sekrete e të dyshimta me qarqet antishqiptare të Serbisë për përfitime personale, siç veprohej deri më tani.


Andaj, të gjithë shqiptarve të Luginës së Preshevës i përgëzojmë për këto suksese politike, praktike e jo verbale, që do t'ua kthejnë shpresën për një jetë më të mirë, më të dinjitetëshme e më të begatëshme në këtë pjesë të gjeografisë gjithëshqiptare.


Sepse, kësaj radhe, për herë të parë në histori, nga goja e një kryeministri të Serbisë u tha se"Shqiptarët dhe Serbët janë dy kombet më të mëdha në Ballkan"! 

Prandaj, definitivisht edhe Serbisë i është e qartë se ardhmëria e kësaj pjese të Europës nuk mund të merret me mend pa respektimin e vullnetit politik dhe interesave reale të Shqiptarve!








Sunday, October 9, 2016

Duke pritur "Ndryshimin" dhe "Shpëtimin" e Preshevës




Shkruan: Nehat Hyseni


Koalicioni qeverisës APN-PVD, ose "Ndryshimi" dhe "Shpëtimi" instaluan një praktikë të re të raportit me publikun, që aplikohet gjithandej sidomos në në nivelin qeverisjes shtetërore, e më rallë në pushtetet lokale.


Kjo praktikë demokratike e llogaridhënies dhe transparencës më të përkushtuar ndaj publikut dhe votuesve, gjithësesi është përshëndetur dhe përkrahur nga populli i Preshevës, i cili në këtë veprim sheh një ogur të mirë dhe shpresëdhënës për një qeverisje të suksesshme të pushtetit vendor në mandatin 2016-2020.

Në konferencën për shtyp me këtë rast të kryetarit të komunës së Preshevës, Shqipërim Arifit, si dhe në emisionin releviziv të kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberit, vërehej qartë fryma e re e pushtetit vendor në këto dy komuna të banuara me me shumicë shqiptare, që aktualisht janë në Serbi. Sidomos binte në sy entuziazmi dhe dëshira e zjarrtë e këtyre pushtetarëve të ri në komunën e Preshevës për "hapjen e fabrikave" dhe vendeve të reja të punës, e që realisht, siç theksoi qartë kryetari i komunës së Bujanocit, z. Kamberi, se "detyrë e as kompetencë e pushtetit lokal nuk është hapja e fabrikave, por krijimi i kushteve administrative e politike për biznesin".

Sido që të jetë puna, vërehej një dëshirë e zjarrtë e z. Arifi për "hapa spektakolarë" dhe për të treguar se "historia e vërtetë" fillon me te dhe asgjë e vlefshme nuk ka ndodhur në këtë komunë para tyre. 

Andaj, nuk mund të mëshifej megalomania euforike që realisht lexohej e kuptohej si mospërvojë e mosdije, se sa si një "revolucion demokratik" që me çdo kusht trumpetohej e premtohej gjatë fushatës parazgjedhore, që realisht e solli Alternativën për ndryshim në pushtet, në një afat rekord.


Sa duket, votuesit e Luginës së Preshevës, dmth në Bujanoc e sidomos në Preshevë ishin stërngopur e irrituar me arrogancën plaçkitëse e mafioze e banditeske të PD-së së Nagip Arifit në Bujanoc dhe të Ragmi Mustafës me satelitët e tij në Preshevë, prandaj edhe ishin të uritur dhe të disponuar që t'i besojnë premtimeve të tyre, që për hirë të së vërtetës, një pjesë e madhe e atyre premtimeve, ishin megalomane dhe utopiste.

Por, ajo që bie në sy, ishte "Kundërkonferenca" për shtyp e 27 shtatorit 2016 dhe reagimi kapriçioz, tekanjoz e banditesk i Ragmi Mustafës, si kokë e krimit dhe "plaçkitjes patriotike"  e dallaverave, mallverzimeve e abuzimeve, 12 vjet me radhë në pushtetin vendor të Preshevës, i cili nuk hezitoi që kryetarin e tanishëm të komunës së Preshevës ta quaj "sharllatan"!


Në stilin e tij të "oratorisë pa pikë e pa presje", ose siç thonë preshevarët "dond e kurrëkund hiç", duke ngatërruar terma e fraza vend e pa vend, Ragmi Mustafa paraqiti "brengën" e tij se "në duar të kujt ka mbetë komuna e Preshevës", pa iu trembur syri fare, ose siç themi ne, "pa ujë në sy", na derdhi "lotë krokodili" për fatin e kësaj komune e të këtij pushteti lokal.


Natyrisht, Ragmi Mustafa këtë paturpësi e shprehi pasi që, i "ka marrë erë" pushtetmbajtësve të ri, të cilët në Raportin e 100 ditëshit e parë të qeverisjes, nuk kishin nuk kishin identifikuar dhe adresuar e faktuar abuzimet e pushtetit lokal në 12 vitet e kaluara, madje, siç theksoi kryetari Arifi, ata shumë dokumenta reth abuzimeve nuk kishin arritur t'i gjejnë! Natyrisht, kjo nuk është detyrë e kryetarit të komunës. 

Por shija e keqe e kësaj pune është krijimi i bindjes se z.Arifi, sa duket, nuk ka arritur t'i mësoj se cilat janë realisht detyrat, kompetencat dhe obligimet e tij si kryepushtetar vendor i Preshevës. 

Pasojë e drejtëpërdrejt e mosangazhimi të një agjencie auditimi, që me kompetencë e profesionalizëm do e kishte kryer zbardhjen e të gjitha abuzimeve e keqpërdorimeve dhe që fajtorët të vihen para drejtësisë. 

Kjo nuk është bërë dhe frazat e fajësimit të pushtetmbajtësve të mëparshmit nga këta të tanishmit, normalisht se pa u dëshmuar e faktuar, duken joserioze, sharllatane dhe joproduktive. 

Si pasojë e këtij lëshimi amatoresk dhe të papërgjeghshëm të tyre, opozita ose abuzuesit dhe autorët e veprimeve kriminale janë trimëruar dhe janë egërsuar aq keq, sa që me arrogancë, sharje e fyerje të paskrupullta e bllokojnë vazhdimisht, në mënyrë banditeske siç ishte rasti i Seancës së gjashtë të Kuvendit Komunal, ku u arrit kulmi i destruktivitetit të tyre që realisht ka bllokuar punën e pushtetit ligjvënës apo legjislativ të komunës së Preshevës.

Gjithësesi se përgjegjësia për mosefikasitetin dhe mossuksesin e mbarëvajtjes së pushtetit vendor i faturohet opozitës destruktive e tekanjoze, por në instancë të fundit i faturohet koalicionit aktual qeverisës APN-PVD, kryetarit Arifi dhe PVD-së dhe kryetarit të saj, Riza Halimit, nënkryetarit të komunës Xhelal Arifit dhe kryetares së Kuvendit, Ardita Sinanit dhe të tjerët.


Askush nga këta nuk mund të arsyetohet para popullit duke ia hedhur fajin opozitës. 

Sepse, tek e fundit, këta e kanë marrë votën e qytetarëve me premtimet se do ta "ndryshojnë" gjendjen e padurueshme dhe se do ta "shpëtojnë" këtë komunë. Kurse, në 100 ditët e para të qeverisjes së tyre, nëse vlerësojmë se "dita e mirë shihet në mëngjez", nuk kemi vërejtur se, realisht, diçka e tillë ka filluar dhë se është duke ndodhur?!


Sunday, September 25, 2016

Komuna e Preshevës, nga mafia e "Zahvalnicës", e deri te "Ndryshimi" dhe "Shpëtimi"




Shkruan: Nehat Hyseni

Shtatori i sivjetëm në Preshevë shënoi raportimin e udhëheqjes së re komunale nga koalicioni qeverisës midis Aleancës për Ndryshim (APN), të Shqipërim Arifit, që doli në zgjedhje me moton "Për ndryshim", dhe Partisë për Veprim Demokratik të Riza Halimit, me moton "Shpëtimi".
 Pra, komuna e Preshevës, në mandatin katërvjeçar 216-2020 qeveriset me moton: "Ndryshimi-Shpëtimi", që realisht shprehë nivelin e mjerueshëm dhe gjendjen e pashpresë në të cilën ishte katandisur e katranosur kjo komunë e banuar me reth 95% shqiptarë, që pas luftës dhe bombardimeve të NATO-s të vitit 1999 dhe luftës së UÇPMB-së të 2000-2001-shit, megjithatë, së bashku me Bujanocin dhe Medvegjën, mbetën në Serbi.
Gjendja e trishtueshme dhe tmerrësisht e padurueshme shoqërore, ekonomike, sociale e politike  kishte shkaktuar trauma të mëdha socio-psikologjike dhe kaos e zhgënjim të thellë gjatë qeverisje dymbëdhjetë vjeçare të koalicionit qeverisës të të ashtuquajtur "Zahvalnicës", që udhëhiqej nga PDSH e Ragmi Mustafës, me "satelitët" e vet kontraverzë e sahanlëpirës të BDL-së së Skender Destanit dhe fraksionit të tij, BD-së së Ramiz Latifit, kishte shkaktuar humbje të shpresës për jetë normale dhe të dinjitetëshme dhe shpërngulje të përmasave biblike të shqiptarve të kësaj ane.
Filozofia politike e koalicionit të "Zahvalnicës" konsistonte në deklarimet verbale ultranacionaliste shqiptare, që në prapavi dhe në prapaskenë kishte realizimin e skenarit serbomadh të spastrimit etnik të Kosovës Lindore apo Luginës së Preshevës nga shqiptarët dhe serbizimin e kësaj pjese të banuar me shumicë shqiptare që nga periudha iliro-romake, për të cilat dëshmojnë qartë gjetjet dhe monumentet e lashta arkeologjike, si Kalajaja e Preshevës, "Kacipupi" në Rahovicë dhe një mori artefaktesh arkeologjike të gjetura në këtë trevë.

Kjo filozofi politike antishqiptare e Serbisë realizohej me performansën e tmerrëshme e makabre të koalicionit shqipfolës të "Zahvalnicës" së Ragmi Mustafës & Company me një (kuazi) radikalizëm kinse kombëtar, duke deklaruar vazhdimisht se janë "për bashkim me Kosovën", që në esencë ishte një argatllëk i kamufluar i idesë serbomadhe të "Naçertanije-s" së Garashaninit, pastaj të "kasapit të Ballkanit", Sllobodan Millosheviqit dhe pasuesit të tij, Ivica Daçiqit, për ndarjen e Kosovës.
"Zahvalnica" shqipfolëse e Preshevës, pra, ishte realizatore e idesë shoviniste serbomadhe e antishqiptare të Serbisë për ndarjen e Kosovës, që mbështetej në nxitjen e emocioneve kombëtare të shqiptarve, me skandale të ndryshme politike, si psh. :
- skandali me Lapidarin e UÇPMB-së dhe grabitjen spektakulare të tij më 20 janar 2013 nga xhandarmeria e Serbisë, 
- skandali me veprimtarinë e importimit klandestin dhe më pas të pakoordinuar të importimit të librave shqip nga Kosova, premtimin e rrejshëm dhe pastaj mohimin e dorëheqjes së Ragmi Mustafës dhe tarafëve politikë të tij, 
- shpalljen e dyshimtë dhe komprometuese të Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi, 
- skandali me Interspeedin serb në "Zonën C" të kufirit Serbi-Maqedoni në Preshevë, 
- skandalet me refuzimin e partneritetit dhe këshillave e rekomandimeve të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, si dhe të miqëve tanë ndërkombëtarë në krye me Ambasadën e SHBA-ve në Beograd, 
- abuzimin maksimal me buxhetin komunal dhe me paranë publike të takaapaguesve, 
- refuzimin dhe pengimin me motive të dyshimta e antishqiptare të themelimit të Këshillit Nacional të Shqiptarve të Kosovës Lindore apo Luginës së Preshevës, 
- skandalin me privatizimin apo gllabërimin e dyshimtë të "Metalit" dhe "Kristalit", nga firma private e kusherinjëve të Ragmi Mustafës, 
- privatizimi ekstrem i komunës së Preshevës nga tri-katër firma private, të afërm të Ragmi Mustafës, abuzimi me tendera dhe shfrytëzimi i buxhetit komunal për blerje dhe korruptim të votës së lirë të qytetarëve, degradimi ekstrem i arsimit shqip dhe kulturës shqiptare në Luginë, e në veçanti në Preshevë, etj.
Është e pafund lista e skandaleve dhe abuzimeve e veprimtarisë antishqiptare të koalicionit mafioz, grabitqar, korruptiv, zhvatës e antikombëtar të "Zahvalnicës", që i hapën rrugën e fitores së koalicionit "Ndryshimi-Shpëtimi".  Sepse, shqiptarët e Preshevës donin me të vërtetë ndryshime, për të shpëtuar nga vorbulla e pashpresë dhe nga gjendja e tmerrëshme në të cilën ishin katandisur.
Por, kaluan reth katër muaj nga 29 maji 2016, kur u instalua qeverisja e re komunale. Raportimi nga 100 ditëshi i qeverisjes aktuale nga kryetari i Komunës Shqipërim Arifi dhe nga zëvendëskryetari Xhemal Mehmeti para mediave lokale karakterizohej me pasqyrimin e gjendjes katastrofale, kaotike e banditeske në të cilën e kishin gjetur komunën e Preshevës, si dhe abuzimet e pafund të pronës publike, veprime e performansës skajshmërisht abuzive të administratës komunale.
Por, nuk mund të anashkalohet edhe përshtypja e mungesës së njohurive elementare të vetadministrimit lokal nga kryetari Arifi dhe zëvendëskryetari Mehmeti.

E para e punës, obstrukcioni dhe ikja qyqare e kryetarit të mëparshëm Ragmi Mustafës dhe mosparaqitja e tij në procedurën zyrtare dhe ceremoninë e dorëzim-pranimit të detyrës së kryetarit, nuk ishte bërë transparente në masë të duhur dhe me kohë në media, për të marrë denimin e merituar para opinionit lokal, mbarëkombêtar dhe para miqëve tanë ndërkombëtar.

Pastaj, gjendja e gjetur, që gojarisht u deklarua nga Arifi dhe Mehmeti si "katastrofale", edhe pas 100 ditëve të qeverisjes së re, nuk ishte faktuar dhe nuk ishin marrë masat e nevojëshme dhe të domosdoshme për adresimin e abuzimeve dhe për vënien para drejtësisë dhe përgjegjësisë ligjore e penale të abuzuesve.

Nuk e kemi të qartë se a është bërë ky lëshim evident, me pasoja të rënda, nga mosdia apo qëllimisht ky lëshim i rëndë nga qeverisja e re?!

Pse nuk u angazhua një Agjencion i auditimit, që ka shumë të tillë në Serbi, për të bërë auditimin profesional detal të mënyrës së menaxhimit të buxhetit komunal dhe parasë publike nga qeverisja e "Zahvalnicës" dhe që të gjeturat e tyre mbi shkeljet e rënda ligjore e abuzive, të paraqiten me akuza para drejtësisë?
Këtë përgjigje ia kanë borxh popullit dhe votuesve të vet koalicioni aktual APN-PVD, e që nuk e kanë bërë deri më tani. 

Natyrisht, kjo sjellje e Arifit dhe Mehmetit ka lënë shije dhe disponim të pakëndshëm tek votuesit. 
Por, mbi të gjithat, ka krijuar një huti dhe dyshim se a është bërë nga mosdia, apo, mozomakeq, nga mosdashja?
Këtë sqarim ata duhet ta bëjnë sa më parë dhe, patjetër të kërkojnë falje publikisht. 

Përndryshe, në të kundërtën do të krijojnë dyshime dhe mosbesim në aftësin dhe sinqeritetin e tyre për mirëqeverisje e prosperitet të kësaj komune, si dhe do e dëmtoj rëndë imazhin e tyre politik para opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar.

Një auditim i jashtëm profesional dhe i paanshëm politikisht, do të krijonte premisa të qarta të performansës aktuale politike dhe përgjigje më të mirë dhe brilante ndaj obstruksioneve e shtirjeve demagogjike të  "Zahvalnicës", si opozitë në seancat e Kuvendit Komunal dhe forumet-trupat punuese të Kuvendit, kinse për mbrojtje të ligjshmërisë, procedurave demokratike etj., nga këshillëtarët të cilët janë "kapo" të krimit, abuzimeve ligjore e financiare, pasurimit të paligjshëm dhe shumica prej tyre do e kishin vendin në burg, e jo në kuvend. 
Me këtë do ndahej përfundimisht qeverisja komunale nga krimi dhe abuzimet ligjore, në të mirë të qytetarëve, si dhe do i hapej rruga prosperitetit, efikasitetit e qeverisjes së mirëfilltë ligjore, joabuzive e jokorruptuese.

Andaj, kjo punë duhet bërë sa më parë dhe mosveprimi eventual në këtë drejtim len përshtypjen trishtuese se edhe kjo qeverisje e re do vazhdij me avazin e keqqeverisjes mafioze e abuzive të "Zahvalnicës" aq të urryer nga preshevarët.

Nga ana tjetër, ky "skanim" i gjendjes do e qartësonte edhe pozicionin pikënisës të qeverisjes "Ndryshimi-Shpëtimi", që do e bënte më të qartë për publikun rezultatin krahasues dhe do shërbej si pikë reference për sukseset dhe mossukseset eventuale të qeverisjes së re.
Ndërkaq, sa i përket shpalosjes së ideve të tyre për zhvillimin ekonomik, ata përmendën se kanë biseduar dhe janë në fazë të realizimit të marrëveshjes për  hapjen e dy fabrikave, që do të punësojnë reth 100 punëtor në vitin 2016, si dhe të dy fabrikave të tjera në vitet e ardhëshme. Por, fitohet përshtypja se këta po sillen, siç u theksua nga disa gazetarë në konferncë për shtyp, sikur të ishte formuar komuna tani dhe sikur këta ia fillonin nga e para. Pa e përmendur fare Planin zhvillimor të financiar nga CHF-USAID, kirse i hartuar nga IMSP e Beogradit, nën udhëheqjen e profesoreshës me famë europiane, Prof.dr. Edita Kastratoviqit, që "Zahvalnica" e kishte futur në sirtar.
Tri gjëra themelore duhet theksuar në veçanti nga ky Plan:
1. Trajnimin e administratës komunale të Preshevës, si njëra nga dhjetë komunaf e Europës Juglindore, dhe paisja me çertifikatë mbi standardin ISO 9001,
2. Domosdoshmërinë e formimit të Zonës Industriale në "zonën C" në kufi, dhe
3. Formimin e "Zonës së lirë doganore".

Me rrëzimin "revolucionar" nga pushteti të Riza Halimit në vjeshtën e vitit 2005, u stopuan edhe shumë projekte të tjera, si psh. formimi i Universitetit në Preshevë, me partneritet  publiko-privat, Fakultetit të Mësuesisë, si fakultet publik, etj., si dhe dalëngadalë iu mbyllën dyert bashkëpunimit me USAD-in dhe me Ambasadën e SHBA-ve dhe të miqëve të tjerë ndërkombëtarë, për t'ia hapur rrugën mafisë së tij plaçkitëse, banditeske e antishqiptare.
Prandaj, qeverisja e re duhet urgjentisht ta zhvendosë lokacionin, nga Çukarka, ku e vendosi "Zahvalnica" e Ragmi Mustafës, në lokacionin e "Zonës C", ku është paraparë në bashkëpunim me USAID-in amerikan. 
Kjo mbetet një detyrë imediate e koalicionit të ri!
Në fund, koalicionit të ri qeverisës APN-PVD, në krye me Kryetarin e Komunës, Shqipërim Arifin, Zëvendëskryetarin Xhelal Mehmetin, Kryetaren e Kuvendit, Ardita Sinanin, Armend Aliun dhe të tjerët, i uroj suksese, transparencë të plotë, efikasitet dhe ekpertizë kompetente e profesionale, si dhe vullnet e sinqeritet në punën e tyre fisnike e kombëtare, në shërbim të mirëfilltë të popullit të kësaj pjese me rëndësi të madhe e të pafund kombëtare shqiptare.

Sunday, September 18, 2016

Rethi vicioz i destruktivitetit të politikbërjes kosovare, si sfidë!


Shkruan: Nehat Hyseni

Synimin shekullor të shqiptarve kudo që janë dhe saktificat e flijimet e pafund për të qenë të "mosmvarëm", siç thoshte kryetari i parë i Shqipërisë londineze, Ismail Qemali, si dhe "Kosovën e lirë dhe të Pavarur sot, paradoksalisht, po e sfidojnë pothuajse të gjitha subjektet politike të Kosovës!
Kuptohet, dikush më shumë e dikush më pak.
 Por, asnjëri subjekt politik i Kosovës nuk përjashtohet nga energjia negative dhe destruktiviteti shteshkatërrues i tyre, duke sfiduar, penguar e rrezikuar realisht, në mënyrë të pandërprerë e në kontinuitet shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, duke krijuar kështu rrethin vicioz të vetëdëmtimit, vetëkomprometimit dhe të vetëshkatërrimit të themeleve të këtij shteti më të ri dhe më të brishtë në botë.
Kjo tendencë dhe ky synim vetëshkatërrues, mjerisht, është duke na përcjellur pothuajse në çdo hap e në çdo veprim të historisë tonë kombëtare, që nga Rilindja jonë (e vonuar) Kombëtare e gjysmës së dytë të shekullit XIX, e deri më sot.

Derisa dikur mendonim se mungesa e shkollimit dhe edukimit në gjuhën tonë, ishte "fajtore" e krijimit të rethanave dhe veprimeve antishqiptare e antikombëtare të tradhëtarëve si puna e Esat Pashë Toptanit, dikur, si dhe të komunostëve "shpirtshitur" gjatë periudhës së Jugosllavisë së Titos, si puna e Sejdo Bajramoviqit, Rrahman Morinës, Hysamedin Azemit dhe të tjerëve, sot ky veprim makabër antishtetëror e antikombëtar është realitet i trishtueshëm shoqëror e politik në "Kosovën e lirë dhe të Pavarur".
Ky realitet i trishtueshëm na krijohet e riprodhohet nga të gjitha partitë politike të Kosovës sot, madje pothuajse pa asnjë përjashtim!

Pse është duke ndodhur kështu?

Sepse, ashtu si vepronin forcat reaksionare dikur në krye me Haxhi Qamilin, si dhe tradhëtia ordinere e Esat Pashë Toptanit me shokë, në Shqipëri, si dhe e komunistëve shqiptarë këndej e andej kufirit shqiptaro-shqiptar, ashtu janë duke ndodhur tradhëtitë dhe veprimet antikombëtare, gjatë dhe pas luftës së vitit 1999, e deri në ditët e sotme.
Edhepse jemi të vetëdijshëm të gjithë, që nga foshnjat në djep e deri te më pleqtë e Kosovës, se ky Vend i Bekuar nuk mund të çlirohej kurrën e kurrës pa aleatët tanë ndërkombëtarë, në krye me SHBA-të, synimet dhe veprimet e padenja dhe makabee për t'i marrë meritat për "çlirimin" e Kosovës, nuk kanë pushuar asnjëherë deri më sot. 

Kjo garë e përgjakëshme për monopolizimin e "meritave të luftës", jo vetëm që nuk ka pushuar asnjëherë gjatë kësaj periudhe të shtetndërtimit apo të shtetshkatërrimit të Republikës së Kosovës, por është shtuar edhe më tepër, madje duke na e "përkujtuar" këtë "fakt" edhe nga mikrofonat e Parlamentit të Kosovës, sa herë që i nevoitet për t'i treguar "meritat" për të kaluarën dhe "muskujt" politikë e shtetëshkatërrues të Kosovës, duke bërë garë se kush e kush më tepër ka fuqi destruktive për t'ia vënë flakën këtij vendi dhe institucioneve shtetërore e shoqërore të tij. 

Pra, qëllimi i garës politike midis koalicionit qeveritar dhe opozitës është demonstrimi i destruktivitetit që pozita dhe opozita aktuale janë të afta që ta bëjnë, si rrugë dhe si mënyrë e vendosjes apo madje edhe të imponimit të vullnetit, agjendës dhe interesave e (kuazi) ideologjive të tyre politike, ekonomike e shoqërore ndaj spektrit politik kundërshtar.

Koalicioni qeverisës aktual, LDK-PDK, që është duke e qeverisur Kosovën, me disa përjashtime të vogla, që nga '99-ta, në këtë rrugëtim politik, ka arritur që ta institucianilizoj krimin e organizuar, korrupsionin, hajninë dhe banditizmin poshtrues në të gjitha nivelet e shoqërisë, me qëllim të pasurimit individual e grupor, "sipas meritave", duke e shndërruar Republikën e Kosovës në shtetin më të komprometuar, më të padinjitet, më të korruptuar e më të kriminalizuar në Europë, si dhe duke e shndërruar këtë vend në shtetin më të izoluar në Europë, kurse kosovarët në geto të mbyllur hermetikisht, siç ishin dikur getot hebreje në Gjermaninë hitleriane, pa të drejtë lëvizjeje pa viza në Europë.
Kurse, tani e dy vite më parë, problemi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, na ka dalë si "armë" politike të të dy taborreve apo palëve: të pozitës dhe opozitës.
Qeveria aktuale, e drejtuar formalisht nga Isa Mustafa, kurse e udhëhequr realisht nga Presidenti Hashim Thaçi dhe nga Kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, derdhin "lotë krokodili" për miratimin e Marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa, më 25 gusht 2015 në Bruksel, pa njoftuar dhe pa konsultuar asnjë subjekt politik të Kosovës, sikur të ishte padishah mesjetar i Turqisë osmane, e jo kryeministër modern i Republikës së Kosovës.
Kjo Marrëveshje e 25 gushtit 2015, e nënshkruar nga Isa Mustafa, mbështetet plotësisht dhe kryekëput në Marrëveshjen e 19 prillit 2013, të nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm dhe Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçit, që paraqet kulmin e tradhëtisë ordinere kombëtare:
- sepse mundëson krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që paraqet rrezik real dhe bazë për formim të një entiteti autonom shtetëror serb, brenda shtetit të Republikës së Kosovës, dhe
- përjashtimit të plotë dhe mospërfshirjes së çështjes së shqiptarve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, apo Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës) në këto Marrëveshje, duke e shkelur rënd parimin e reciprocitetit midis tyre me serbët e Kosovës dhe duke i  tradhëtuae dhe duke i lënë ata të papërfillur e të pambrojtur, nën regjimin antishqiptar të Serbisë.

Prandaj, është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës të merr vendim mbi anulimin e Marrëveshjes së 19 prillit 2013, të nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Marrëveshjes së 25 gushtit 2015, të nënshkruar nga Isa Mustafa.
 Kurse, z. Thaçi dhe z. Mustafa urgjentisht ta tërheqin nënshkrimin e tyre nga këto marrëveshje, të kërkojnë falje para popullit të Kosovës dhe para të gjithë shqiptarve dhe t'i nënshtrohen vullnetarisht përgjegjësisë historike e kombëtare para popullit e para Zotit.
Ndërkaq, opozita aktuale e Republikës së Kosovës paraqet problem në vete, meqë përbëhet nga dy parti politike: AAK dhe Nisma, të cilat i rëndon bindja e votuesve kosovarë se janë hiç më pak se pozita aktuale të diskredituar, të korruptuar dhe "deri në fyt" të përfshirë në krim, hajni, reket, korrupsion dhe keqqeverisje dhe perceptohen se nuk paraqesin alternativë shpresëdhënëse për të tashmen dhe për të ardhmen e Kosovës. 
Demagogjia "patriotike" e  opozitës nuk akceptohet nga populli si zgjidhje. Përkundrazi!

LDD e akademik Nexhat Dacit, u shua si parti politike, e me te edhe shpresat se mund të bëj diçka të mirë për Kosovën.

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje paraqet tregim në vete, meqë paraqet një mishmash rrebeluesish që përfshinë pjesëtarë të të gjitha ideologjive e bindjeve politike: prej socialistëve, komunistëve e enveristëve të bindur, e deri tek anarkistët radikalë, që janë të gatshëm dhe të disponuar kurdoherë për
të hedhur gurë, koktejë mollotovi, gaz lotësjellës, helm e spreje helmues dhe për ta shkatërruar pronën dhe pasurinë e institucionet publike, private e shtetërore, por jo edhe për shtetndërtim,mirëqenie e prosperitet të Republikës së Kosovës. Realisht, besohet e dyshohet se VV është më meritore për skenën aktuale politike, meqë:
- sfidojnë dhe synojnë ta minimizojnë, reduktojnë, madje edhe përjashtojnë impaktin politik dhe partneritetin strategjik me SHBA-të dhe BE-në, duke këmbëngulur kundër formimit të Gjykatës Speciale, etj., si dhe duke i bërë shërbime dhe favore, në mënyrë implicite  krimit të organizuar dhe mbajtjes në pushtet kriminelëve dhe të korruptuarve nga radhët e koalicionit aktual LDK dhe PDK-së, si dhe qeverisë antishqiptare të Serbisë, me veprimet e pamatura të tyre kundër serbë e të Kosovës.
Pra, politikbërja aktuale kosovare, realisht gjendet në një reth vicioz keqqeverisjeje e destruktiviteti politik e praktik, me krim të organizuar e me kriminelë në pushtet, që pa ndihmën e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë, vështirë se do të paramendohej mirëqenia dhe prosperiteti dhe ndërtimi i demokracisë së mirëfilltë dhe progresit.
 Ashtu si nuk mundëm ta fitojmë lirinë, sa duket, nuk do të mund ta ndërtojmë as ardhmërinë të vetëm e të izoluar nga miqtë tanë ndërkombëtarë dhe nga bota që na rethon.

Prandaj, nuk na mbetet tjetër rrugë dhe alternativë, por të mobilizohemi me vendosmëri e atdhedashuri të dalim nga ky reth vicioz makabër i destruktivitetit, krimit politik dhe keqëqeverisjes dhe ta largojmë të keqen në mesin tonë, si dhe ta ndërtojmë ardhmërinë tonë të lumtur, në mesin e familjes së kombeve me demokraci të mirëfilltë dhe mirëqenie në Europë.

Tuesday, July 19, 2016

Besiani diplomoi!

Të enjtën, më 15 korrik 2016, djali jonë 

  BESIAN HYSENI       diplomoi 

në Universitetin Shtetëror të Tiranës - Fakultetin e Mjekësisë - drejtimi i Stomatologjisë, në Tiranë dhe mori titullin:    "Dr.Besiani".

Ishte kjo një kënaqësi e veçantë, që na gëzoi shumë dhe e kremtuam familjarisht me hare, humor të mirë e lumturi të pafund!

Kurse, më 20 gusht 2016 e kemi dasmën në restoranin "BBC" në Preshevë.

Urojmë që së shpejti ta kryej praktikën e obliguar profesionale dhe ta regjistroj specializimin!

Mbi të gjithat, i urojmë shëndet, fat dhe suksese e lumturi në jetë.

Urime, Urime,Urime!!!

Wednesday, July 6, 2016

Palaçopolitikbërja si gjeneruese e palaçoshtetësisë së Republikës së Kosovës



Shkruan: Nehat Hyseni 

Mbledhja e radhës e Kuvendit të Kosovës, e caktuar për të enjtën, më 7 korrik 2016, nuk e ka përfshirë në rend të ditës çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Paçka se kjo çështje është duke dominuar skenën politike të Republikës së Kosovës, si asnjë çështje tjetër, duke përfshirë opozitën dhe një pjesë të madhe të pozitës.
Joserioziteti dhe papjekuria e papërgjegjësia elementare politike në këtë vend, ka arritur deri aty ku nuk kanë mundur ta parashohin as  skeptikët dhe keqdashësit e dyshuesit më të mëdhenjë në aftësinë e shqiptarve për të mbajtur shtet!

Skenat televizive të këtyre ditëve të disa deputetëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, në kufirin me Malin e Zi, duke vendosur tabelë "kufitare", ku ata pretendojnë se aty duhet të jetë pika kufitare shtetërore, ndarëse midis Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, paraqet kulmin e sharllatanizmit dhe të palaçopolitikës kosovare.

Ata, pas vendosjes së këtyre  "shenjave kufitare", si dhe flamujve kombëtarë (e jo kosovarë), fotografohen dhe bëjnë inçizime me kamera televizive dhe "e kryejnë" obligimin dhe misionin e vet "patriotik" dhe kthehen "triumfalisht" në shtëpitë e veta, duke ia lënë duartë e lira policisë malaziase që t'i heq ato "nishane" të shtetësisë kosovare, si lecka të pambrojtura dhe të pavlerë!

Sa më kujtohet, një veprim të ngjajshëm, në vitin 1998 e pati ndërmarrë edhe Partia Radikale Serbe, në krye me kryetarin e saj kriminal e fashist, Vojisllav Sheshelin, me zhvendosjen e tabelës "Srbijaputevi", nga kufiri serbo-maqedon, në afërsi të fshatit Haraçinë, reth 12 km në brendi të territorit shtetëror të Maqedonisë, të cilin menjëherë e kishte hequr policia maqedonase, kurse kufiri midis këtyre dy shteteve mbeti aty ku kishte qenë edhe më parë, pa lëvizur madje asnjë milimetër.

Pra, mjerisht, pikërisht ashtu si ndodhi edhe me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. 
Është e qartë se veprimet e tilla nuk i ndryshojnë dhe nuk i kanë nryshuar kurrë kufijtë midis shteteve.
 Sepse, po të ishte mundësia që kufijtë ndërshtetërorë të lëvizin dhe ndryshojen aq lehtë, nuk e dijmë se ku do të përfundonin kufijtë midis shteteve nëpër botë.
Por, edhepse ma merr mendja se këtë fakt ta kenë ditur, madje fare mirë, Shesheli dhe Kurti, megjithatë ata këtë "spektakël" e realizuan për qëllime politike, mbase duke menduar se kështu do të vinin më lehtë në pushtet?

Sido që të jetë puna, një veprim i tillë i palaçopolitikbërjes, ma merr mendja se nuk i bën nderë as Vetëvendosjes e as Kosovës.
Republika e Kosovës nuk ka nevojë për "spektakle" të tilla, sidomos gjatë kësaj kohe kur tifozët shqiptarë dhe kombëtarja shqiptare bënë historinë në Kampionatin Europian 2016 të futbollit me lojë dhe sjellje të shkëlqyeshme, që lanë namin e mirë dhe na prezentuan me dinjitet dhe si është më së miri para opinionit europian e botëror, të cilin e shënuan edhe mediat botërore.
Por, sa duket, nami i palaçopolitikbërjes kosovare nuk i takon vetëm Vetëvevendosjes dhe opozitës kosovare!
Përkundrazi, Qeveria e Kosovës dhe koalicioni qeverisës aktual, PDK-LDK, mbase mbajnë bajrakun në këtë drejtim!
Fillimisht, Kryeministri Isa Mustafa dhe Presidenti Hashim Thaçi dolën me deklarata bombastike se "kufiri aktual me Malin e Zi nuk ka hyrë  asnjë milimetër në territorin e Kosovës!"
Madje, nuk harronin ta stërpërsërisnin se këtë po e thojnë "me përgjegjësinë më të madhe", ligjore e kombëtare dhe se kjo çështje së shpejti do të shtrohet në Parlamentin e Kosovës, për ratifikim, duke deklaruar me prepotencë e arrogancë, se "i kanë numrat"!

Por, së shpejti u pa puna se nuk i kanë "numrat" për ta ratifikuar këtë demarkocion të kufirit, meqë shumë deputetë të koalicionit qeverisës, si të PDK-së, ashtu edhe të LDK-së, ndërkohë kanë "ndrruar mendjen" dhe deklarojnë publikisht se "nuk do ta mbështesin" atë.
Kurse, "sihariqi" nga BE na arriti si shpërblim për ditën e festës së Fitër Bajramit, më 5 korrik 2016, nga goja e zonjës Tanja Fajon, se Parlamenti Europian e ka shtyrë marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave ndaj qytetarëve të Kosovës, "për shkak të mosmiratimit të Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, nga Kuvendi i Kosovës".
Besueshmëria dhe kredibiliteti ndaj lidershipit kosovar ka rënë në pikën më të ulët të mundëshme, meqë ata nuk e kanë fare problem që të gënjejnë publikisht, madhe në mënyrë të përsëritur e të stërpërsëritur, duke parapëlqyer kështu rolin e palaços dhe duke rrezikuar tmerrësisht edhe seriozitetin e politikbërjes dhe të shtetësisë e sovranitetit të Republikës së Kosovës.


Tuesday, June 21, 2016

A do të merr fund "pallavropolitika" e (mos) bashkëpunimit të sinqert e vëllazëror midis Shqipërisë dhe Kosovës me Luginën e Preshevës?



Shkruan: Nehat Hyseni

Lugina e Preshevës përfshinë tri komunat e banuara me shqiptarë në Serbi: Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, me 1250 km2 dhe reth 60.000 shqiptarë të mbetur aktualisht, nga mbi 100.000 që ishin dikur, që pas Luftës së vitit 1999 dhe konfliktit të armatosur të UÇPMB-së në Luginë të vitit 2000-2001, mbeti nën Serbi.
Derisa Kosova, falë bombardimeve të vendosura dhe të suksesshme të NATO-s, në krye me SHBA-në dhe vendet demokratike botërore, si dhe luftës së armatosur dhe qëndresës heroike të popullit të Kosovës, ia doli që ta heq qafe regjimin antishqiptar e primitiv të Serbisë, që e kishte okupuar dhe terrorizuar,masakruar e diskriminuar atë që nga vjeshta e vitit 1912.
Kështu, u krijuan në realitetete shoqërore e politike, me kushte diametralisht të ndryshme midis Kosovës, e cila ishte çliruar nga Serbia dhe Luginës së Preshevës, e cila kishte vazhduar të mbetet nën thundrrën e egër antishqiptare të Serbisë.
 Madje, egërsia dhe urrejtja shekullore e regjimit serb ndaj shqiptarve, ishte shtuar edhe më tepër, duke e shfryrë tërë mllefin e tyre të tërbuar antishqiptar, në këta pak shqiptar të Luginës që fatëkeqësisht, iu janë nënshtruar terrorizmit shtetëror, ushtarak, policor, administrativ e kulturor të përmasave gjenocidale, duke i shndërruar ata në komunitetin, aktualisht më të diskriminuar në Europë.
Pasojat nga ky realitet i hidhur, mbase edhe i trishtueshëm, janë katastrofale!
Shpërngulja masovike e shqiptarve nga kjo trevë, ka marrë përmasa biblike dhe fshatra të tërë janë boshatisur e janë shkret shtëpitë, pronat dhe varret e tyre stërgjyshore. 

Mungesa e investimeve shtetërore, si dhe pamundësimi i zhvillimit të papenguar e normal të biznesit privat, përveç atyre që i janë lojal dhe servilë, në mënyra të ndryshme, sekrete dhe demagogjike regjimit serb. 
Arsimi shqip mezi funksionon, pa tekste dhe mjete mësimore. 
Bankat komerciale, shumica prej tyre janë mbyllur në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, duke e vështirësuar  edhe më tepër qarkullimin e lirë të parasë dhe duke e reduktuar skajshmërisht zhvillimin ekonomik. 
Gjykatat janë mbyllur në këto komuna dhe janë transferuar në Vranjë. 
Simbolet kombëtare shqiptare nuk shikohen me sy të mirë nga regjimi serb. 
Gjuha shqipe nuk respektohet fare në organet shtetërore të Serbisë në Luginë. 
Gjithashtu, struktura nacionale e të punësuarve në organet shtetërore len shumë për të dëshiruar, etj., mos t'i numërojmë me radhë, sepse është e pafund lista e formave dhe llojeve të diskriminimit të shqiptarve në Serbi.
Në këtë gjendje dhe situatë të papranueshme të kësaj pjese të gjeografisë shqiptare, nevoitet më shumë se kurdoherë më parë ndihma dhe bashkëpunimi i ngushtë vëllazëror i shqiptarve të kësaj pjese të Shqiptarisë me Republikën e Kosovës dhe Shqipërinë.
Ky bashkëpunim, mjerisht, është larg, madje tepër larg nga nevojat dhe mundësitë reale për një gjë të tillë.
Mbase është koha që, udhëqja e re e dalur nga zgjedhjet e 24 prillit 2016 të bëj një kthesë vendimtare në këtë drejtim!

Sepse, "biznespolitika" e kaluar mbështetej kryesisht në matrapazllëqe kankulanteske dhe mafioze në vizitat Shqipërisë dhe Kosovës, për interesa të firmave sponzoruese të Ragmi Mustafës & company.
 Prandaj, ata mjaftoheshin me fotografimin dhe me paraqitjen në televizion dhe media të tjera, duke thurur disa fjali të rrejshme "patriotike" dhe pastaj uleshin e bënin biznesin prej së mbari me institucionet respektive në Tiranë e Prishtinë, për llogari private. 
Fodëllëku dhe arroganca e paturpësia e tyre ogurzezë, shkonte deri aty sa që ata nuk gjetën asnjë fjalë falënderimi për mbështetësit dhe protestuesit kosovarë për Luginën e Preshevës, por iu shtruan drekave luksoze të forcave politike kosovare që e kishin lënë Luginën jashtë dialogut të Brukselit dhe agjendës politike të qeverisjes dhe performansës së tyre politike. 
Kjo pafytyrësi e pashembulltë politike e (anti)kombëtare e një pjese të lidershipit të Luginës së Preshevës, nuk guxon të përsëritet!
Prandaj, bashkëpunimi i Luginës së Preshevës me Kosovën dhe Shqipërinë, pikësëpari duhet mbështetur në kornizën dhe parimet e interesave gjithëkombëtare, duke respektuar spektrin e gjithëmbarshëm politik të tyre,   opozitën dhe shoqërinë civile e institucionet kulturore, arsimore, administrative, sportive, etj., e jo vetëm mazhorancën qeverisëse, siç veprohej deri më tani.
Pastaj, praktika e delegacioneve megalomane, që ishin joserioze, joproduktive dhe tragjikomike të liderucave të pafund, të çdo lagjeje, duke krijuar mishmash, huti dhe parada të budallallëqeve ordinere, siç ishte rasti i para dy-tre vjetësh me rastin e vizitës së tyre në Tiranë dhe në Beograd.

Si duhen organizuar vizitat në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd, si dhe ambasadave të miqve tanë ndërkombëtarë?
Gjithësesi në mënyrë sa më efikase, produktive dhe fitimprurëse e të dobishme për shqiptarët e Luginës. Andaj, në delegacion duhet të jenë: kryetari i komunës së Preshevës, Bujanocit, si dhe zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës, kryetari i KNSH-së, si dhe kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë, poqese zgjidhet në atë funksion kandidati shqiptar i Luginës. 
Kjo do të thotë se delegacioni nuk do të ket më tepër se pesë anëtarë, e jo si dikur që arrinte deri në 13 e më shumë  anëtarë, duke i shndërruar ato vizita në cirkus dhe duke u bërë gaz i botës.

Cila do ishte agjenda e bashkëpunimit të mirëfilltë, Luginë e Preshevës-Tiranë-Prishtinë?

Agjenda e bashkëpunimit të mirëfilltë, të sinqertë e vëllazëror, duhet të jetë e qartë, e fokusuar në problemet jetike të shqiptarve të Luginës së Preshevës, prioriteti i të cilës duhet identifikuar dhe përcaktuar saktësisht sipas rëndësisë, peshës dhe urgjencës së problematikës përkatëse, në sinkroni dhe sinergji e koordinim të plotë të lidershipit të Luginës. 

Kurrësesi nuk duhet lejuar vizitat pa agjendë të paracaktuar, ku delegacioni zakonisht paraqitej si një orkestër i ç'akorduar, që prodhonte kakofoni shurdhuese e shterpe të defilimeve demagogjike të bashibozukëve të papërgjegjëshëm e  analfabetë, të nivelit më të ullët të mundshëm e kompromitues të përfaqësimit të kësaj pjese të Shqiptarisë, siç ishte situata e vizitave reth Lapidarit të UÇPMB-së, marrjes së vendimit unik për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, etj. 
 Atyre u nevoitej kohë maratonike që ta merr fjalën secili veç e veç dhe nuk linin hapsirë dhe kohë të nevojshme për këshillat e nikoqirëve.
 Pastaj, kur ktheheshin nga ato takime, secili e interpretonte vizitën në mënyrë të ndryshme nga tjetri, duke e shtuar edhe më tepër konfuzionin dhe tensionet politike, si dhe pakënaqësinë dhe dëshprimin dhe zhgënjimin e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare me lidershipin e papërgjegjshëm, arrogant e demagogjik të Luginës.
Agjenda kryesore e vizitave të lidershipit të Luginës së Preshevës në Tiranë, Prishtinë, si dhe në Beograd dhe me ndërkombëtarët, duhet të përfshijë:
* Kërkesën unanime, të vendosur dhe të palëkundur për përfshirjen e çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës në Dialogun e Brukselit, si të barabartë me atë të serbëve të Kosovës;
* Insistimin për realizimin e plotë të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për Luginën e Preshevës, të 6 qershorit 2013;
* Fokusimin në problemet reale dhe konkrete të arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, punësimit, etj., si dhe me formimin e premtuar të Fondit për zhvillim të Luginës;
* Disiplinën dhe përgjegjësinë për artikulimin dhe prezentimin e problemeve, por edhe për zbatimin e suksesshëm të  rekomandimeve dhe këshillave e detyrave që rezultojnë nga ato takime, për secilën çështje konkrete, si dhe për angazhimin e përgjithshëm të pushteteve lokale në këto tri komuna në realizimin e politikave përkatëse;
* Vend të rëndësishëm në ato takime duhet të ket edhe pozita e studentëve shqiptarë në Shqipëri e Kosovë, si dhe gjendja e shqiptarve të Luginës atje;
* Hapja e konsullatës shqiptare dhe të zyres së Kosovës në Luginë, do ishte "conditio sine qua non" (kusht i domosdoshëm) për zbatimin e politikave përkatëse dhe për ndihmë efikase të Shqipërisë dhe Kosovës për Shqiptarët e Luginës së Preshevës, etj.

Shpresojmë se po vijnë ditë më të mira të bashkëpunimit të mirëfilltë vëllazëror dhe të mbështetjes e ndihmës institucional e shtetërore të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për Luginën e Preshevës.
Pallavropolitika demagogjike e antikombëtare, si dhe mospërfillja, mossinqeriteti e mosbashkëpunimi i sinqertë e vëllazërorë midis Luginës së Preshevës dhe Shqipërisë e Kosovës, duhet të merr fund definivisht, duke ia hapur rrugën një etape të re të perspektivës së mirëfilltë e shpresëdhënëse të kësaj pjese të Shqiptarisë, për një të ardhme më të sigurtë dhe më të lumtur, në vatrat e tyre stërgjyshore, të trashëguara "den baba den"!