Shkruan: Nehat Hyseni
Gjashtë veta, në orët e pasdites së të mërkures, më 21 tetor 2015, e shkarkuan "Don Kishotin" e Kosovës, rektorin e Universitet publik "Hasan Prishtina", në Prishtinë.
Anëtarët e Këshillit Drejtues që votuan për shkarkimin e Rektorit Ramadan Zejnullahu, janë:
1. Fevzi Berisha (anëtar i Këshillit të Përgjithshëm LDK)
ax2. Alberta Troni (anëtare e Këshillit të Përgjithshëm LDK)
3. Zeqir Veselaj (SHIK)
4. Shefkije Islamaj (MASHT-PDK)
5. Beqir Sadikaj (PDK)
6. Kemajl Bislimi (PDK)
Pra, kjo flet qartë se të gjithë anëtarët e KD janë nga proviniensa politike.
Rrjedhimisht, edhe vota e tyre ka qenë e motivuar dhe dirigjuar nga politika, madje nga dy parti politike: dy nga LDK dhe 4 nga PDK, dmth nga koalicioni aktual i qeverisjes së Kosovës.
Gjykuar sipas performansës së këtyre dy partive në UP, që e kanë dërmuar nga themeli, një rektor si Ramadan Zejnullahu, i njohur si personalitet me kredibilitet maksimal moral dhe skajshmërisht parimor, kuptohet se i ka prekur edhe interesat personale të pushtetmbajtësve aktual.
Prandaj, ata organizuan puç politik brenda UP, të prirë nga Bujar Dugolli (ish AAK), Ethem Çeku ( ish AAK) dhe nga Shefkije Ismajli (PDK).
Natyrisht se motivi themelorë i aktivitetit të tyre diverzant kundër Rektorit Zejnullahu ishte ruajtja e pozitave të tyre monopoliste në UP në bazë të "doktoraturave" të tyre false dhe pasurimit të tyre marramendës nga mbjellja e territ dhe mosdijes dhe pasurimi nga shitja e notave dhe diplomave.
Përkatësia politike e partiake e secilit prej tyre është e qartë si drita e diellit.
Por, ata po mbulohen nga shefat e tyre me mbjelljen e demagogjisë së tmerrëshme të shefave të tyre.
Shtrohet pyetja se pse, vallë, pikërisht më 21 tetor 2015, në ditën kur KD i UNESCO-s ia dha vizën pranimit të Kosovës në te, në te, ndodhi shkarkimi i Rektorit?!
Natyrisht, kjo ndodhi për efektin e përbiejes së këtij helmi të hidhur për shumicën e popullit të Kosovës, me "ëmbëlsirën" nga UNESCO, me gjasë për t'u përbirë më leht.
Me siguri se supozohej se populli i dehur nga gëzimi për hapin e parë për pranim në UNESCO, do ta harronin Shkarkimin e Rektorit, si ngjarje më pak e rëndësishme?
Demagogjia më e madhe ndodhi kur urdhëruesit e shkarkimit të Rektorit, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe të tjerët, ngritën zërin "kundër" shkarkimit të tij.
Kjo flet qartë për fatin e mjerë të këtij populli që udhëhiqet nga liderë që ditën derdhin "lotë krokodili" për Kosovën, kurse natën e varrosin fatin e këtij populli të shkretë në "Kosovën e lirë dhe të Pavarur"!
No comments:
Post a Comment