Tuesday, September 29, 2015
"Kali i Trojës" në politikbërjen e shqiptarve të Luginës së Preshevës
Sunday, September 27, 2015
REVOLUCIONI I VONUAR I VEZËVE TË KOSOVËS
Wednesday, September 23, 2015
GËZUAR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT Me rastin e kremtimit të festës së Kurban Bajramit, Shoqata e Shqiptarve të Luginës së Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë, me seli në Prishtinë, të gjithë besimtarve islamë dhe të gjithë shqiptarve të besimit islam, kudo që janë, i urojmë të gjitha të mirat dhe që dashuria, harmonia, paqa dhe lumturia të mbretëroj në familjet dhe zemrat e tyre. Urojmë që problemet dhe sfidat e shumta të shqiptarve në përgjithësi, e sidomos të atyre të Luginës së Preshevës, të tejkalohen me unitet dhe mirëkuptim, duke e flakur lakminë, korrupsionin, tradhëtin kombëtare dhe kolaboracionizmin makabër që e ka përfshirë një pjesë të tyre, duke e vështirësuar skajshmërisht luftën pêr përparim të mirëfilltë të kësaj pjese të Shqiptarisë. Besimtarve që therrin Kurban, lusim Zotin e madhëruar që t'ua pranoj sevapet, si dhe atyre që ndihmojnë të varfërit dhe skamnorëve në nevojë. Besimtarve që aktualisht gjenden në vendet e shenjëta islamike për kryerjen e obligimit të Haxhit, urojmë që Krijuesi t'ua pranoj haxhillëkun, si dhe sadakanë, kurbanet, lutjet dhe ibadetet. Urojmë që në familjet e besimtarve myslimanë të mbretëroj gëzimi, paqa, begatia, hareja dhe mirësia. Zoti i Madhëruar i bekiftë të gjithë Shqiptarët, kudo që janë! Nehat Hyseni Kryetar i SHQLPK-së Prishtinë, më 33 shtator 2015
Sunday, September 20, 2015
LUGINA E PRESHEVËS SI "ÇAMËRI E DYTË" NË BALLKAN!
Thursday, September 17, 2015
N’Luginë t’Preshevës po ushtojnë tupanat!
Zëdhënës i Referendumit të
shqiptarve të Luginës së Preshevës,
të 1 e 2 Marsit 1992, për «Autonomi
politike e territoriale, me të drejtë
bashkimi me Kosovën». Lugina e
Preshevës po ushton! Kanë filluar të
shkruajnë gazetat (serbe e shqiptare),
të mbahen emisione televizive dhe
të flitet me të madhe, se në Luginë të
Preshevës, të shtunën, më 12 shtator
2015, me demek, do të bëhet «nami»!
Pra, këtë të shtunë është
paralajmëruar se do të shpallet
formimi i Asociacionit të Komunave
Shqiptare në Serbi!
Këtë kumtë na e japin burra të
mëdhenjë nga Presheva e Bujanoci,
të cilët para pothuajse tre vitesh, me
rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së
Shqipërisë, e vendosën Lapidarin e
UÇPMB-së në qendër të Preshevës,
para ndërtesës së Kuvendit
Komunal.
Atëbotë, kryetari i komunës së
Preshevës, pa e pyetur e konsultuar
askënd, për të mos e ndarë me
të tjerët lavdinë e namin, e pati
vendosur Lapidarin (pa themel),
të punuar nga një zanatli serb i
Vllasotincës, afër Leskocit në Serbi.
Madje ishte krekosur se askush
s›guxon ta hjekë, se derdhet gjaku...
Por, Lapidari u hoq nga
xhandarmeria serbe pa e mbushur
një muaj dhe askush nuk e mbrojti
atë, të dielën, më 20 janar 2013,
kur Serbia e hoqi në mënyrë
spektakulare.
Lapidarin nuk e mbrojti as Ragmi
Mustafa, meqë e kishte zën gjumi në
atë mëngjes të ftohët dimri. Ashtu
ndodhi edhe me komandantët
trima, të cilët garonin me numrin
e ushtarëve që e ofronin duke pirë
makiato dhe ndonjë gotë çaj apo raki.
Ndër më të zëshmit prej tyre ishte
edhe Jonuz Musliu, kryetar aktual
i Kuvendit Komunal të Bujanocit,
në koalicion me PD-në e Nagip
Arifit dhe SNS-it të Vuçiqit, SPS-in
e Daçiqit dhe Sveti Savën serbe, i
cili merr rrogë aktualisht edhe për
postin e kryetarit të KNSH-së së
përgjysmuar, si këshilltar i vetëm
i partisë së tij, duke balancuar
«kantari e 7 plus 7 këshilltarve»,
kurse z. Musliu, si i pesëmbëdhjeti e
kryeson ate?!
Tani për tani, Jonuz Musliu është me
7 këshilltarët e Nagip Arifit e Ragmi
Mustafës, por nuk përjashtohet
mundësia që me 7 këshilltarët e
PVD-së së Riza Halimit, ta formoj
mazhorancën tjetër dhe, kuptohet
se përsëri ai do të jet kryetar. Me
demek, kah ta kthejsh e rrotullojsh,
Jonuz Musliu do të mbetej kryetar!
Mbase, në bazë të «kontributit»
që e dha ai për ta degraduar e
gjymtuar KNSH-në, nga 29, në 15
këshilltarë! Hajde «patriot», hajde!
Pjesë e koalicionit për shpallje të
AKSHS (Asociacionit të Komunave
Shqiptare në Serbi) është edhe
PDSH e Ragmi Mustafës, i cili ka
hequr dorë nga lobimi për kauzën
e ish kryeministrit të Serbisë, Ivica
Daçiqit, për»shkëmbim territoresh
« midis Kosovës dhe Serbisë.
Pse z. Mustafa hoqi dorë nga ky
lobim për Daçiqin? Sepse, kësaj
pune «i doli boja» në momentin
kur vet Daçiqi doli botërisht me
këtë «propozim» të tij, madje duke
e paraqitur edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Me këtë Daçiqi ia mbylli gojën «patriotëve» si Ragmi Mustafa & company, se teza për ndarjen e Kosovës nuk ishte në interesin e shqiptarve, por ishte tezë thellësisht antishqiptare, në dëm të Kosovës dhe në interes të Serbisë.
Kështu, Ragmi Mustafa dhe partia e tij e humbën luksin e të qenit argat i politikës antishqiptare të Serbisë dhe njëkohësisht «patriot radikalë» shqiptarë.
Me këtë veprim ata e dëmtuan
tmerrësisht çështjen e shqiptarëve
në Luginë dhe Kosovë, duke u bërë
varrmihës të vërtetë të nismave
ndërkombëtare, e sidomos të
USAID-it Amerikan për shqiptarët
e Luginës së Preshevës.
Kështu, para dy vitesh e
gjysmë, Ragmi Mustafa do ishte
kategorik kundër deklarimit
të Zëvendëskryeministrit të
Kisovës, z. Hajredin Kuçi, për
mundësinë dhe nevojën e formimit
të Asociacionit të Komunave
Shqiptare në Serbi, si pandan
i formimit të Asociacionit të
Komunave me shumicë serbe
në Kosovë! Nuk e dijmë se çka
e shtyri z. Ragmi Mustafa që të
ndërroj mendjen dhe të veproj
diametralisht ndryshe: nga
kundërshtari kategorik kundër
këtij Asociacioni, të shndërrohet në
mbështetës, madje edhe në njërin
nga nismëtarët për formimin e
AKSHS?! Mos vallë po përsëritet
i njëjti avaz si me «shkëmbimin
e territoreve» të Daçiqit, si dhe
me çështjen e Lapidarit, që u
vendos dhe pastaj u la në baltë, i
pambrojtur?
Skenarët e të tre rasteve, dmth
i «shkëmbimit të territoreve»,
pastaj i vendosjes së Lapidarit
dhe tani i formimit të AKSHS-
ës kanë një emërues dhe ecuri
të përbashkët: mospërfilljen e
faktorit shqiptar të Luginës dhe
moskoordinimin e punës me
Prishtinën dhe Tiranën zyrtare,
si dhe koincidencën trishtuese me
politikën antishqiptare të Serbisë
ndaj Luginës së Preshevës, Kosovës
dhe Shqipërisë, që është duke u
realizuar (edhe kësaj here) me
parulla kuazipatriotike shqiptare,
kurse në prapavi janë thellësisht
antishqiptare që dyshohet se edhe
kësaj here mund të jenë të inicuara
dhe të koordinuara nga Serbia.
Aleati i tretë i këtij marifeti është
PD e Nagip Arifit, që është kryetar
aktual i komunës së Bujanocit,
Serbia dhe ndërkombëtarët, kryetar
i të cilit është vet Jonuz Musliu, dhe
vendimet e tij do merreshin më
seriozisht dhe do ishin legjitim. Por,
për habinë e të gjithëve, ky vendim
i lihet një organi jolegjitim, që nuk
njihet as nga Serbia dhe as nga BE,
meqë përbëhet nga këshilltarët
komunal dhe nuk është konstituuar
në organ përfaqësues të shqiptarve
të Luginës së Preshevës. Madje,
nuk ka as staf profesional, as
buxhet dhe as seli e zyre, ashtu
si ka KNSH, të cilin aktualisht e
udhëheq Jonuz Musliu.
Pse është duke na u përsëritur ky
cirk politik për të tretën herë, tani,
në këto momente dramatike, dhe
kujt, vallë, i shërben ai?!
Tani dihet me siguri se shqiptarët
e Luginës edhe kësaj radhe, ashtu
si me djallëzinë e kauzës serbe
të Daçiqit lidhur për «shkëmbim
territoresh», si dhe me marifetin e
vendosjes (por jo dhe të mbrojtjes)
së Lapidarit, nuk janë unikë. Për
ditën e shtunë në Luginë do të
mbahet mbledhja e Kuvendit të
PVD, si dhe mbledhja e Kuvendit të
Këshilltarve shqiptarë të Preshevës,
Bujanocit dhe Medvegjës, pa
këshilltarët e PVD-së, në të cilën do
të merret vendimi mbi formimin e
Asociacionit të Komunave Shqiptare
në Serbi, pa konsultimin me PVD-
në dhe shoqërinë civile, si dhe me
Prishtinën dhe Tiranên zyrtare, e as
me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe
me Unioni Europian! Pra, në Luginë
të Preshevës po ushtojnë tupanat,
por se për kend po bijnë, mjerisht,
tani për tani, këtë askush nuk mund
ta thotë?!
N›Luginë t›Preshevës po ushtojnë tupanat!