Thursday, February 26, 2015

Në 23 Vjetorin e Referendumit, Lugina e Preshevës duhet vendosur në fokus të dy qeverive shqiptare




Shkruan: Nehat Hyseni, (Zëdhënës i Referendumit)

Referendumi i Shqiptarve të Luginës së Preshevës "Për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkëngjitjeje Kosovës", u organizua me sukses  më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, në kushte tejet të vështira politike e të sigurisë nën regjimin e egër dhe fashist të Millosheviqit.

Përkundrejtë terrorit dhe represalieve të papara që ushtronte ky regjim i tërbuar antishqiptar, megjithatë, Kosova kishte arritur që ta realizoj me sukses në vitin 1991 Referendumin për Pavarësi, që e sfidoi dge tronditi në themel degjimin e kasapit të Ballkanit, duke ia bërë me dije se nuk ka forcë apo regjim, sado antishqiptar që të jetë, që mund ta ndaloj shprehjen e vullnetit të shqiptarve për liri e pavarësi. 

Defilimi i tankeve, autoblindave dhe aviacionit ushtarak serb për ta frikësuar popullin dhe për të mbjellur frikë dhe panikë në popull, në cend që t'i frikësonte e trishtonte shqiptarët, krijoi pikërisht efekt të kundërt, duke i mobilizuar ata si kurrënjëherë më parë në rrugën e pakthim të pavarësimit nga Serbia.

Edhe shqiptarët Maqedonisë kishin organizuar paranesh referendumin e tyre. 

Ndërkaq, për ne ishte me rëndësi të veçantë Referendumi i myslimanëve të Sanxhakut, që u mbajtë në gjysmën e dytë të vitit 1991, meqë edhe pyetja e Referendumit ishte e ngjajshme, sepse edhe rethanat shoqërore e politike ishin të ngjajshme, si minoritet joserb që jetojnë në Serbi. 

Pyetja e Referendumit e tyre ishte: "A jeni për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkëngjitjeje njërës nga republikat". 

Për dallim prej tyre, pyetja jonë e Referendumit dalloi nga ajo e Sanxhakut vetëm në pjesën e dytë të pyetjes, kurse pjesa e parë ishte plotësisht e njejtë. 

Pra, pyetja jonë e plotë Referendumit ishte: "A jeni për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën". 

Kurse, Sanxhaku nuk e kishte precizuar pjesën e dytë të pyetjes lidhur me të drejtën e bashkëngjitjes.

Në fakt, pjesa e dytë e pyetjes së Referendumit ishte lënë si mundësi vetëm në rast se prisheshin kufijtë shtetërorë të Jugosllavisë së atëhershëme. 

Meqë Sanxhaku kishte pozitë specifike të diskontinuitetit dhe largësisë territoriale me republikën e Bosnes, atëherë ata e kishin lënë mundësinë e hapur për bashkëngjitje eventuale me Kosovën. 

Natyrisht se për ne nuk kishte dhe nuk ka kurrëfarë dileme se cili është vullneti ynë politik cilës republikë për t'iu bashkëngjitur, duke pasur parasysh faktin se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kufizohen me Kosovën dhe kanë kontinuitet të plotë etnik dhe territorial me te.

Pra, organizimi dhe mbajtja e Referendumit tonë kishte kontekstin kohor, që do të thotë se ai u mbajtë në kohën kur referendumet në trevat e ish-Jugosllavisë kishin filluar të mbaheshin njëri pas tjetrit. 

Kurse ne vendosëm që ta mbajmë më 1 dhe 2 mars, pikërisht në datën e Referendumit të Bosnes dhe Hercegovinës, me qëllim që të përfitonim nga fokusi i opinionit botëror e europian dhe eventualisht të siguronim ndonjërin nga vëzhguesit ndërkombëtarë edhe për tek ne.

Duke e ditur pozitën tejet delikate në të cilën gjendeshim, na duhej pasur kujdes shtesë dhe mobilizim, vendosmëri e përkushtim  edhe më të madh për realizimin e deklarimit të parë në histori të vullnetit politik të shqiptarve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dmth të Luginës së Preshevës, apo Kosovës Lindore.

Referendumi ynë u organizua qysh në fillimet e vendosjes së pluralizmit politik, një vjet e gjysëm pas formimit të Shoqatës së Pavarur Demokratike dhe Partisë për Veprim Demokratik dhe ishte fryt i bashkëpunimit dhe koordinimit të aktivitetit të tyre të suksesshëm.

Jehona e Referendumit të shqiptarve të Luginës së Preshevës tek ne dhe në botë, ishte e madhe. Me kohë kishim ndërmarrë të gjitha aktivitetet për dërgimin e dokumantacionit komplet reth mbajtjes së Referendumit të gjitha Agjencive më të njohura botërore me anë të telefaxeve, si psh CNN-it, Reuthers-it, ATSH-së, Jutel-it etj., të cilat dhanë lajmet mbi mbajtjen e Referendumit dhe u fokusuan tek shkaqet dhe problemet e shqiptarve që jetojnë në Jugun e Serbisë dhe me problemet e diskriminimin që ata përjetojnë nën regjimin antishqiptar e diktatorial të Sllobodan Millosheviqit.

 Kjo ishte një arritje dhe sukses i madh, sepse ia arritëm që çështjen e shqiptarve të Luginës ta nxjerrim nga anonimiteti dhe ta njoftojmë opinionin ndërkombëtar me hallet dhe proemet tona, si dhe me organizimin tonë politik dhe me pretendimet tona se vetëm me autobomi politike e tereitoriale, të garantuar nga ndërkombëtarët, mund të sigurohet jeta dhe liritë e të drejtat tona. 
Kurse, në rast të shpërbërjes së Jugosllavisë së atëherëshme, vullneti ynë politik është bashkëngjitja Kosovë.

Mirëpo, vlen të theksohet se edhe sot e kësaj dite, 23 vjet pas mbajtjes së Referendumit, vullneti  politik i deklaruar në Referendum, akoma nuk është realizuar. 

Madje, mund të themi se gjendja e shqiptarve të Luginës së Preshevës është e përkeqësuar e degraduar deri në absurd: gjykatat u janë marrë, shëndetësia dhe arsimi janë degraduar, shpërngulja dhe ekzodi i përmasave biblike i shqiptarve i shoqëruar me fushatën e egër policore për shlyerjen nga evidenca e shqiptarve që aktualisht punojnë në Kosovë apo gjithandej në Europë, papunësia ekstreme dhe diskriminimi ekstrem, kërcënojnë t'i shpërngulin edhe ata pak shqiptarë që kanë mbetur në trojet e tyre stërgjyshore dhe ta shndërrojnë këtë pjesë të gjeografisë sonë kombëtare në Çamëri të dytë.

Andaj, Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës duhet të ndërmarrin masa urgjente, sa nuk është bërë tepër vonë:

1. Ato duhet ta formojnë Fondin për Luginën e Preshevës,

2. Qeveria e Shqipërisë ta hapë Konsullatën e vet në Luginë,

3. Qeveria e Kosovës ta hapë Zyren e vet në Luginë, si phesë e Zyres ndërlidhëse të saj në Beograd,

4. Qeveria e Kosovës ta zbatoj Rezolutën për Luginën, të miratuar më 6.qershor 2013 në Kuvendin e Kosovës,

5. Qeveria e Kosovës ta përfshijë çështjen e Luginës së Preshevës në Dialogun e Brukselit, si çështe ekuivalente dhe të barabartë me atë të serbëve të Kosovës, sipas parimit të mirënjohur të reciprocitetit.

Pra, këto do të ishin çështjet urgjente që duhet ndërmarrë për ta shpëtuar Luginën e Preshevës nga zhbërja dhe degradimi i plotë i saj.
Ndërkaq, spektri politik i shqiptarve të Luginës së Preshevës duhet disiplinuar dhe duhet vënë në binarë të shëndoshë. E vetmja gjë që tregon rritje aty janë partitë politike të shqiptarve. Ishin shtatë parti dhe tani është paralajmëruar formimi i partisë së tetë shqiptare. 
Pothuajse çdo lagje dhe çdo mahallë kanë formuar parti politike, duke e copëzuar  e parcializuar skajshmërisht fuqinë vepruese të faktorit politik shqiptar në Luginë.

Kurse, pushteti lokal në Preshevë dhe Bujanoc, edhepse janë nën udhëheqjen e shqiptarve, ato shënojnë rekorde të korrupsionit, nepotizmit, keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit me tenderomaninë e korruptuar dhe në shërbim të bizneseve të familjarëve të tyre, që Serbia po e mbështetë me të gjitha forcat.
Këshilli Nacional i Shqiptarve të Luginës është degraduar dhe poshtëruar skajshmërisht nga mafia politike shqiptare e Luginës që aktualisht është duke e udhëhequr atë, e cila shet patriotizëm patetik gjatë natës, kurse është në koalicioni qeverisës në pushtetin lokal me forcat më antishqiptare serbe dhe me partinë serbe të Sveti Savës.

Pra, ky është absurdi politik që aktualisht e karakterizon Luginën e Preshevës, e cila i është lënë stihisë.
Prandaj, është e domosdoshme që dy qeveritë, e Shqipërisë dhe e Kosovës, në mbledhjen e paralajmëruar të përbashkët, ta shtrojnë si çështje kryesore çështjen e Luginës dhe ta vejnë atê si prioritet të agjendës politike të tyre.





Thursday, February 19, 2015

A do të bëhet 2015-ta në Kosovë sikur '97-ta në Shqipëri?




Shkruan: Nehat Hyseni

Fundviti 2014 shënoi fundin e ngërçit politik gjashtëmujor të tentativës së Bllokut katër partiak: LDK, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma ( LVAN ), për ndryshimin e konceptit shtatëvjeçarë të (keq) qeverisjes së vendit nga PDK dhe Qeveria Thaçi-1 dhe Thaçi-2.

Në fakt, e tërë fushata parazgjedhore e këtyre katër partive politike ishte zhvilluar në frymën anti-PDK dhe anti-Qeveri Thaçi.

 Mund të thuhet lirisht se fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014  kishte një emërues të përbashkët: rrëzimin e qeverisjes së vendit nga PDK.

Por, problemi qëndronte në faktin se të gjitha këto parti pitike të Kosovës, edhepse karakterizoheshin me frymën e përbashkët" anti-PDK" dhe "anti-Thaçiste",  megjithatë, kishin një të metë të madhe.
 Sepse, ashtu si i karakterizonte të gjithë fryma kundërshtuese dhe kritikuese e keqqeverisjes Thaçi, gjithashtu këto parti kishin edhe një karakteristikë tjetër të përbashkët: secila prej tyre, përveç Nismës, pretendonte se do të del fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, meqë ishin trimëruar edhe nga çarbj që kishte ndodhur në PDK me paraqitjen e fraksionit Nisma nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

LDK ishte e bindur se do t'i fitoj ato zgjedhje, meqë ishte imponuar bindja e meritokracisë denigruese të kësaj partie, se përvoja e çarjes së LDK-së dhe paraqitja e fraksionit LDD që pasoi pas Kuvendit "të karrigave", dhe e çoi LDK-në në opozitë, duke e humbur primatin e saj si parti e parë në skenën politike të Kosovës, vendin e të cilës e zuri fuqishëm  PDK e Hashim Thaçit.
Burokratizimi ekstrem i LDK-së nga "meritokracia" megalomane e saj në periudhën postrugoviste paraqet problem të madh dhe nevojë për një reformim radikal të kësaj partie, për ta aftësuar atë për qeverisje efikase dhe demokratike të Kosovës.

Si pasojë e mendjemadhësisë dhe bindjes që imponohej nga kuadrot e vjetra, LDK kishte reduktuar deri në ekstrem mundësinë e analizave dhe sondazheve profesionale nga ekspertë politikë brenda saj, meqë ishin bllokuar nga fodullëku irritues i meritokracisë brenda saj, e cila "dinte gjithçka"!

Prandaj, kjo parti doli e zhgënjyer dhe e befasuar nga humbja që e pësoi  nga zgjedhjet, duke u radhitur bindshëm pas PDK-së, e cila i fitoi zgjedhjet e 8 qershorit me 37 deputetë, kurse LDK fitoi 30, dmth 7 deputetë më pak.

Kjo disfatë e LDK-së u përjetua rëndë edhe nga elektorati i kësaj partie, meqë u zhgënhyen se pas 8 qershorit do të ndodhnin ndryshimet e premtuara të qeverisjes së Kosovës, të cilat konsistonin në rrëzimin e Qeverisë Thaçi.

Por, ambicie për fitore të këtyre zgjedhjeve kishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte thellë e bindur se do i fitonte zgjedhjet, meqë kreu i saj ishte i entuziazmuar, madje i dehur nga fitorja e papritur dhe befasuese e zgjedhjeve lokale të fundvitit 2013, me fitoren e postit të kryetarit të komunës së Prishtinës nga kandidati i saj Shpend Ahmeti.

Asnjëherë VV nuk doli me sinqeritet ta pranoj faktin se me koalicionin anti-LDK e fitoi Prishtinën dhe se PDK luajti rolin vendimtar për fitoren e Shpend Ahmetit.
Përkundrazi, ata u treguan të pasinqertë edhe ndaj vetvetes, meqë asnjëherë nuk morën guximin së paku në qarqe interne dhe me ithtarët e vet besnikë ta analizojnë këtë fakt me ekspertë dhe ta pranojnë vlerësimin profesional.

Natyrisht se kjo mungesë ekspertize e sinqeriteti iu hakmor atyre në zgjedhjet e 8 qershorit, duke i radhitur as si parti e parë apo e dytë, por e treta, me vetëm 16 deputetë gjithsej.

Prandaj, Albin Kurti e pa se nuk ka kurrëfarë  shanse as "pa xhepa" t'i fitoj ndonjëherë zgjedhjet dhe ia lëshoi vendin Visar Ymerit për kryetar të VV, kurse ai do t'i kthehet turmave dhe protestave, që ndoshta do ta kthejnë në krye të skenës politike kosovare?!

Kurse, AAK është tregim në vete, Kjo parti ishte pothuajse më e suksesshme derisa e kishte kryetarin Haradinaj në Hagë se sa pas kthimit të tij.
Edhe kjo parti, ashtu si LDK dhe VV, kishin pasur ide megalomane dhe kishte ëndërruar se do i fitonte zgjedhjet. Por, përfundoi me gjithsej 11 deputetë, si parti e katërt.
Pra, përveç Nismës së Fatmir Limajt, të gjitha partitë tjera, që e formuan LVAN-in, si Bllok për rrënimin e Qeverisë Thaçi, kishin pasur plane jorealiste dhe karakterizoheshin me ide megalomane që ishin shumë larg realitetit. 
Prandaj, si ëndërrimtarë të mëdhenjë edhe u zhgënjyen thellë në mbrëmjen e 8 qershorit, kur u bënë të ditura rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

Kështu, kur e panë se të ndarë nuk kishin kurrëfarë shanse për ta rrëzuar Qeverinë Thaçi, ata, me propozimin e Albin Kurtit  qysh më 10 qershor formuan Bllokun LAN, kurse nga 10 shratori 2014 atyre iu bashkëngjit edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Mirëpo  Blloku LVAN rrezistoi gjashtë muaj dhe u dorëzua. Atë e rrëzoi PDK me pamundësimin që Isa Mustafa të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe me këmbënguljen kokëfortë të AAK-së që Ramush Haradinaj të bëhej patjetër Kryeministër.

Në rethanat e reja, i vetmi opsion i mundshëm mbeti koalicioni PDK-LDK, që kishte 67 deputetë. 

Ky koalicion qeverisës filloi punën në gjysmën e dhjetorit 2014.

Por, meqë fushata parazgjedhore e LDK-së kishte qenë thellësisht anti-PDK dhe kishte pasur deklarata dhe premtime të fuqishme, madje edhe betime publike  se "nuk do të ketë kurrësesi koalicion me PDK-në, pa marrë parasysh rezultatin eventual të zghedhjeve!", formimi i këtij koalicioni qeverisës i zhgënjeu thellë anëtarësinë  dhe popullin e Kosovës.

Me formimin e koalicionit PDK-LDK u fundosën të gjitha shpresat se në Kosovë do ndryshoj diçka për të mirë.

 U humb besimi plotësisht në politikbërjen kosovare dhe në moralin politik të politikanëve aktualë.
Ky zhgënjim ishte i thellë, madje alarmant. 
Menjëherë filloi shpërngulja masive e popullsisë drejtë Serbisë, pastaj Hungarisë dhe kampeve të refugjatëve gjithandej nëpër  Europë. 

Numri i tyre është tejet i madh, madje, edhepse nuk ka statistika të sajra, megjithatë supozohet se janë mbi 100.000 shqiptarë të shpërngulur gjatë tre-katër muajve të fundit.

Për të qenë e keqja edhe më a madhe, vendet e BE-së paralajmërojnë se pothuajse të gjithë do të kthehen.

 Ky kthim i këtyre emigrantëve ilegalë do të paraqiste katastrofë të vërtetë humanitare dhe Kosova nuk ka kapacitete financiare dhe ekonomike për ta përballuar këtë.

Kthimi i shpejtë i këtyre emigrantëve të zhgënjyer do e destabilizonte nga themeli shtetin e brishtë të Kosovës, meqë do të thoshte bukvalisht importim të dhunës në Kosovë.
Se në çfarë përmasash mund të eskaloj dhuna, u pa në protestat e 24 dhe 27 janarit 2015. 

Kurse, partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosha, AAK dhe Nisma janë duke llogaritur shumë në këtë fakt dhe janë duke e shikuar si shansë për t'u katapultuar në pushtet.
 Prandaj edhe janë ofruar që t'i prijnë turmave të pakënaqura.
Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Kosovës, kur debatohej për Trepçën, Ramush Haradinaj nuk hezitoi që të kërcnohej nga foltorja e Kuvendit të Kosovës  se "pranvera po vjen dhe moti po nxehet dhe do të ketë protesta".

Pra, paralajmërohen trazira dhe protesta.

Por, partitë i shfrytëzojnë ato pakënaqësi të popullit për të ardhur vet në pushtet, kurse edhe sikur të vijnë ato në pushtet, as që do t'i përfillnin nevojat dhe kërkesat e tyre, ashtu si nuk i përfillën premtimet   e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore.

Por, megjithatë dëmet do të jenë të mëdha. Madje nuk hezitohet të paralajmërohet edhe "Revolucioni i Vonuar Demokratik" i '97-tës në Shqipëri?!
Si entuziastë të mëdhenj, që me shumë zell do vihen në ballë të protestave, janë deklaruar Albin Kurti, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

 Roli i tyre do të jetë t'i gjejnë temat dhe arsyet e protestave, si dhe t'i dalin zot mllefit dhe pakënaqësisë së popullit dhe, natyrisht, përfitimi eventual politikë nga dhuna nëpër rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera të Kosovës, si dhe dëmet që do i shkaktohen pronës e pasurisë publike e private. 







Wednesday, February 18, 2015

Analistët: Hashim Thaçi çmend botën me deklarata të pakuptimta


Kosova

Analistët: Hashim Thaçi çmend botën me deklarata të pakuptimta

Bota Sot | 17.02.2015 12:48 • Nehat SHAQIRI
Analistët: Hashim Thaçi çmend botën me deklarata të pakuptimta

Deklarata e, zëvendëskryeministrit dhe ministrit për punë të jashtme, Hashim Thaçit, se "Kosova kurrë nuk ka qenë më e lirë, ndërsa shtetet e Ballkanit kurrë nuk kanë qenë në paqe me njëra-tjetrën siç janë sot", paraqet shembullin tipik të humbjes së busullës politike dhe orientimit në hapësirën dhe kohën kur jetojmë, vlerëson analisti politik Nehat Hyseni.

Hyseni thotë se, kjo deklaratë bombastike dhe jashtëkohore e jashtëhapësinore e tij flet shumë qartë për humbjen e ndjenjës për realitetin social, ekonomik e politik në të cilin gjendet shoqëria kosovare sot.

“Sikur të kishte deklaruar kështu ndonjë burrë shteti i ndonjë shteti nga fundi i botës, që nuk ka informacion për atë se çfarë po ndodhë sot në Kosovë, disi do të mund të arsyetohej. Por, kur këtë e thotë ish kryeministri dhe kryetari i PDK-së, i cili aktualisht është personi numër dy i Qeverisë, kjo vërtetë është brengosëse dhe tejet shqetësuese”, thotë Hyseni për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, vallë, a ka mundësi që ndokush të jetë aq i verbër dhe të mos shoh se si Kosova po zbrazet për çdo ditë dhe si janë duke ikur masovikishtë njerëzit nga Kosova, duke krijuar eksodus marramendës dhe alarmant, në drejtim të armikut tonë shekullor, Serbisë, pastaj Hungarisë dhe gjithandej nëpër kampet e Evropës.

“Mediat botërore janë përplot me skena trishtuese dhe skajshmërisht komprometuese të ikjes së popullit të Kosovës, kurse Hashim Thaçi ka çmendur botën me deklarata të tilla të pakuptimta. Por, këtu duhet sqaruar diçka. Kjo klasë politike dhe tarafi politik i Hashim Thaçit, vërtetë e ndiejnë veten më mirë se kurrë më parë. Sepse janë pasuruar dhe e kanë privatizuar Kosovën deri në atë masë sa s'ka ku shkon më tepër dhe me vendosjen e koalicionit qeverisës me LDK-në i kanë forcuar pozicionet e veta në institucione e qeverisje, duke u siguruar dhe duke u ndjerë maksimalisht të lirë se askush nuk do i trazoj në të shijuarit të lirisë dhe begatisë marramendëse që kanë krijuar”, pohon ai.

Hyseni deklaron se, elitat dhe oligarkia ekonomike e politike, vërtetë e ndiejnë veten mirë.

“Por, mirëqenia dhe liria e një vendi nuk varet vetëm nga liria dhe mirëqenia e elitave politike. Përkundrazi. Liria dhe demokracia e vërtetë është kur populli ndjehet i tillë. Kurse, tek ne populli është zhgënjyer skajshmërisht, kurse politikanët na bëjnë deklarata të tilla të çoroditura”, vlerëson analisti politik Nehat Hyseni.

Ndërsa, njohësi i proceseve politike, Blerim Burjani pohon se, Kosova dhe regjioni nuk e ka sfidë kryesore paqen por e ka zhvillimin ekonomik, si dhe integrimin ne BE.

“Në Ballkan ekziston një paqe e ngrirë, por ende shumë duhet të punohet për një paqe të qëndrueshme. Kosova bënë pjesë në analiza ndërkombëtare si gjysmë e lirë, ikja e qytetarëve prej shtetit pa marr parasysh motivet, gjendja mbetet dekurajuese. Ikja e qytetarëve për motive ekonomike për një perspektivë më të mirë për fëmijët e tyre. Vlerësohet nga qytetarit si pasiguri për perspektivën e tyre dhe si humbje e besimit në qeverisjen e shtetit”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.



Komentet

Komente | Kthehu