Shkruan: Nehat Hyseni
Shërbeu në Armatën Jugosllave dhe njihej si oficer i rreptë, që kërkonte disiplinë të madhe nga ushtarët dhe oficerët që ishin nën komandën e tij. Por, çmohej lartë aftësia e tij profesionale, qasja profesionale dhe përkushtimi pothuajse fanatike ndaj profesionit dhe punës.
Fitohej përshtypja se Tahir Zemaj ishte oficer i lindur, si ekspert i shkathët që ishte, dhe se e donte me shpirt zanatin e ushtarakut.
Aftësitë e tilla të tij nuk mbetën të pavrejtura nga Livizja e atëherëshme kombëtare për çlirimin e Kosovës nga dhuna e padurueshme e regjimit serb në leye me Sllobodan Millosheviqin.
Andaj, iu ofrua pozitë me përgjegjësi të lartë në kierarkinë e organizimit, udhëheqjes dhe komandimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës.
Ai e pranoj me shumë kënaqësi, krenari e mburrje patriotike këtë mundësi brilante për t'i vënë të gjitha aftësitë e veta profesionale ushtarake e intelektuale në shërbim të misionit të shenjtë për çlirimin e Atdheut.
Por, aktivitetet politiko-ushtarake për ndaljen e dhunës gjenocidale të makinerisë së tërbuar serbe hasën në një rivalitet të rrezikshëm në terren midis vijës institucionale të organizimit ushtarak me FARK-un, të organizuara dhe financuara nga Qeveria e Kosovës në ekzil dhe krahut tjetër që përbëhej nga grupacione të ndryshme rrezistence të armatosur gjithandej nëpër Kosovë, kryesisht në rajonin e Drenicës dhe të Dukagjinit, që me kohë përfshiheshin me emruesin e përbashkët "Ushtria Çlimtare e Kosovës" (UÇK).
Sulmet e furishme të Ushtrisë dhe paramilitarëve serbë kishin përfshirë tërë Kosovën në aksionin e tyre për spastrimin etnik, duke dëbuar reth një milion shqiptarë nga Kosova, për të krijuar gjendjen e "aktit të kryer" para faktorit ndërkombëtar, që Serbia të pyetej se kush do mund të kthehej dhe të jetonte pas luftës në Kosovë.
Në këto rethana, Shqipëria e udhëhequr nga Fatos Nano ishte e brengosur për ndikimet e saja në Kosovën e pasluftës, meqë ishte e vetëdijëshme se me politikën e pavarur të Ibrahim Rugovës shumë i vështirë do ishte ndikimi i Nanos.
Kështu, lufta vendimtare për hyrjen e forcave të FARK-ut në Kosovë nga shumë drejtime njëkohësisht, në krye me Tahir Zemajn, për fatkeqësinë tonë, në vend të mbështetjes vendimtare, hasi në rrezistencë të dyfishtë: nga Qeveria e Shqipërisë dhe UÇK.
Komandanti Ahmet Krasniqi u vra, kurse hyrja e FARK-ut u ballafaqua me befasira e kurthe të papritura, që gati e pamundësuan luftën kundër Ushtrisë serbe shumëfishë më të organizuar dhe më të fortë.
Kjo vi paralele e luftës sonë për liri, gjithënjë e më tepër merrte karakter të luftës për pushtet, sipas parimit të pashkruar se "kush e fiton luftën, ai e fiton edhe pushtetin".
Andaj edhe antagonizmat sa vinte e shtoheshin, duke u shkaktuar shpeshëherë dëme dhe viktima të pajustifikueshme, që një kuadër ekspertësh dhe profesionistësh kurrësesi nuk do e lejonte.
Ky antagonizëm i rivalitetit të luftës, vazhdon në një formë apo tjetër edhe sot e kësaj dite.
Madje, edhe Qeveria aktuale e dalur nga zgjedhjet e 8 qershorit 2014, edhe pas ngërçit gjashtëmujor, megjithatë përfundoi në kompromis dhe koalicion qeverisës midis këtyre dy krahëve të luftës dje dhe paqes sot në Kosovë, dmth midis LDK-së she PDK-së.
Antagonizmat dhe sfidat e tilla, sado që duken të këqia dhe paradoksale, megjithatë nuk janë karakteristikë vetëm e Kosovës.
Përkundrazi, konfliktet e tilla të rivalitetit në Luftën e Bosnes ishin edhe më të ashpra midis fircave të Alija Izetbegoviqit dhe atyre të Fikret Abdiqit në Bosnën perëndimore.
Ata madje përforën edhe artilerinë e rëndë në luftën midis tyre dhe shkaktuan shumëfishë viktima midis vetit palës boshnjake, se sa konfliktet e përmendura në Kosovë.
Prandaj, Tahir Zemaj si dhe shumë viktima të tjera të pasluftës në Kosovë ishin pasojë e luftës së egër për t'i dalur zot metitave të Luftës, nëmër të të cilavevata do e sundonin paqen.
Pra, ishte luftë hamletiane "për jetë a vdekje" në eliminimin e "bashkëpronarëve" apo ortakëve të luftës, për të mbetur pronarë të vetëm të lirisë dhe paqes dhe padurimit marramendës në emër të "meritave të luftës".
Kështu, Kosovës vazhdimisht i rrinte mbi kokë "shpata e Demokleut" nga meritokracia e luftës, e cila pas lufte na doli tepër e madhe, sa që filluam ta pyesnim veten: Ore, po sa të fortë paskem qenë?! Po ç'na u deshtë Amerika dhe NATO, kur ishim kaq të fuqishëm?
No comments:
Post a Comment