Friday, October 31, 2014
KORRUPSIO(EU)LEX-i
Monday, October 27, 2014
Mbi Shqiptarët dhe "Albanc-at" e Jugosllavisë së Titos
Sunday, October 26, 2014
"Leksioni" nga Beogradi
Friday, October 24, 2014
Vendimi skandaloz i UEFA-s dhe dinjiteti i sfiduar i shqiptarve
Friday, October 17, 2014
Shfryrje e histerisë antishqiptare të primitiivizmit serb
Monday, October 13, 2014
Kriza politike aktuale, përvojë e vlefshme e shtetndërtimit
Saturday, October 11, 2014
Vizita e Edi Ramës në Beograd dhe shqetësimete shqiptarve në Serbi
Shkruan: Nehat Hyseni
Po afrohet 22 tetori 2014, dita kur Kryeministri aktual iShqipërisë, Edi Rama, pas shumë paralajmërimesh, hamendjesh e shtyerjesh, më në fund, do ta vizitojzyrtarisht Beogradin.
Kjo vizitë po bëhet 68 vjet pas vizitës së paraardhësitpartiak të tij, Enver Hoxhës, në vitin 1946, Josip Broz Titosnë Beograd.
Në veprën e tij "Titistët", që e botoi shumë kohë më pas, Enver Hoxha përshkruan detaje nga ajo vizitë. I veshur me uniformë ushtarake, ai i përshkruan vështirësitë që kishtepasur për ta kompletuar atë dhe detyrohet që t'i huazojpanollonat dhe xhaketën nga të tjerët.
Me të arritur në Beograd, si i entuziazmuar që ishte me idetë "proletare" dhe me parullën marksiste "Proletarë tëtë gjithë Botës, bashkohuni"! Enver Hoxha atëbot qenkabefasuar, madje dhe shokuar kur e kishte takuar Titon, icili ishte i veshur si "mbret dhe jetonte në luks të lartë"!
Ky shkëlqim i "luksit mbretëror" të Titos, atëherë ia paskapasë turbulluar mendjen "proletarit" shqiptar, EnverHoxha!
Kështu, meqë Titoja ia paska turbulluar mendjen"proletarit" shqiptar me luksin marramendës të tij, aigjithashtu kishte arritur ta bindë kokën e "turbulluar" tëEnver Hoxhës, se çështja e marrëveshjes së mëherëshmee bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, "duhej lënë për mëvonë"!
Enver Hoxha e paska tejkaluar këtë "imtësi" dhe i dehurme idetë e "internacionalizmit proletarë" atëbotë, pas takimit me Titon, kishte vizituar edhe "vëllezërit" e republikave tjera, por jo edhe "miqtë kosovarë", që kishinbërë përgatitje dhe e pritnin me eufori "vëllazërore".
Kjo mospërfillje ndaj Kosovës i kishte hidhëruar, dëshpruar e zhgënjyer tmerrësisht komunistët shqiptarë tëKosovës, do të shkruante shumë vite më vonë, në kujtimete tij "kryekomunisti" i Kosovës, Fadil Hoxha.
Ashtu ishte 68 vjet më parë, kur Shqipëria dhe Jugosllaviakishin marëdhënie të “shkëlqyeshme dhe vëllazërore”, meqë i bashkonte ideologjia komuniste dhe“internacionalizmi proletar”, e mbi të gjitha “vëllazëria dhemiqësia e ndërsjellë”. Kurse, dy vjet më vonë, në vitin1948, kjo miqësi dhe “vëllazëri” me Jugosllavinë dhe Titonu prishë, u shndërrua në armiqësi dhe u vendos “muri iBerlinit” midis këtyre dy shteteve, që do t’i ndaj familjetshqiptare deri në vitet 90-ta.
Pra, kjo ishte me pak fjalë historia e vizitës së EnverHoxhës dhe gjendja marrëdhënieve të mëpasme midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Kurse tani, në vitin 2014, Kosova është ndarë nga Serbia dhe është njohur pavarësia e saj nga mbi 107 shtete dheEdi Rama është duke e vizituar Serbinë, e cila ka mbeturpa pesë republikat “simotra” dhe Kosovën, që janë bërështete të pavarura. Kurse, në Serbi kanë mbeturshqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, nëBeograd dhe Vojvodinë, që të gjithë së bashku janë mbi70.000 (shtatëdhjetë mijë.
Këta shqiptarë që aktualisht jetojnë në Serbi janë tëdiskriminuar skajshmërisht nga regjimi antishqiptar iSerbisë, i cili në vitin 2002 kishte miratuar tëashtuquajturin “Planin sekret” pë r shpërnguljen dhebëbimin permanent të shqiptarve nga Serbia.
Pasojat dhe efektet e atij Plani janë evidente, meqëshqiptarët në Beograd dhe Vojvodinë e gjithandej nëpërSerbi, numëronin shumë më tepër se 155.000 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë). Vetëm në Luginë të Preshevës, që përfshinë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, jetonin mbi 100.000 shqiptarë, kurse në Beograd reth 40-45 mijë dhe në Vojvodinë reth 15 mijë shqiptarë.
Kurse, tani Medvegja ka mbetur me vetë 10 % nga numri I dikurshëm i shqiptarve, nga Bujanoci janë shpërngulurreth 35-40%, nga Presheva reth 30%, si dhe nga Beogradidhe Vojvodina janë shpërngulur reth 95% e shqiptarve. Kështu që aktualisht në Luginë jeton më pak se gjysma e shqiptarve, në krahasim me vitet 90-ta, dmth. nga 155 mijë, kanë mbetur gjithsej vetëm reth 70 mijë shqiptarë.
Shpresojmë që këto shqetësime të diskriminimit dheshpërnguljes së shqiptarve nga Serbia, që ka marrëpërmasa të ekzodit të shkaktuar nga shteti i Serbisë përspastrimin etnik të shqiptarve nga Serbia, duhet taparaqes Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në takiminme homologun e tij Aleksandar Vuçiq, më 22 tetor 2014 nëBeograd.
Gjithashtu, Edi Rama duhet ta prezentoj edhe shqetësimine mospërfshirjes së çështjes së shqiptarve të Luginës nëDialogun e Brukselit dhe duhet t’i del zot vëllezërve të vet shqiptarë që jetojnë në Serbi, ashtu si Kosova kujdesetpër serbët e Kosovës.
Presim që zoti Rama t’i paraqesë në mënyrë të denjë, sikryeministër i shtetit amë, të gjitha shqetësimet dheproblemet e shqiptarve të Luginës në arsim, rethmungesës së teksteve mësimore, për flamurin kombëtar, gjykatat, gjendjen ekonomike e sociale të mjerueshme dhepër thellimin e diferencave për shkak të ngecjespermanente të Luginës në zhvillim, të ardhurat kombëtare“per capita” tani janë 7 (shtatë) herë më të ulëta ngamesatarja e Serbisë, si dhe për problemet tjera tëshqiptarve të Luginës së Preshevës.
Natyrisht se presim që z. Rama ta paraqes fuqishëmqëndrimin e të gjithë shqiptarve kundër propozimit serbo-rus për “shkëmbim territoresh” midis Kosovës dhe Serbisëdhe kundër ndarjes së Kosovs, duke i demaskuar dhe qortuar publikisht edhe disa liderë shqiptarë të Luginës, që publikisht e kishin mbështetur gjatë kohë këtëpropozim makabër serbo-rus.
Pritjet tona janë për përmirësim të kushteve të jetës dhepër heqjen e diskriminimit, ndaljen e shpërnguljes dhe përmirëqenie të shqiptarve në Serbi, pas vizitës së z. Rama në Beograd. Mbase, kjo do (duhej) të ishte agjendëkryesore e vizitës së tij në Beograd.
Andaj, presim që, për dallim nga Enver Hoxha që nuk ivizitoi “miqtë” (vëllezërit) e tij kosovarë, që Edi Rama t’itakoj vëllezërit e tij shqiptarë, në Beograd apo në Luginëtë Preshevës.