Shkruan: Nehat Hyseni
Dita "D" për Kosovën po afrohet! Të gjithë janë në etheduke pritur me ankth se si do të zhvillohet ditën e premte,më 12 shtator, Mbledhja konstituive e Kuvendit tëKosovës?A do të ket përsëritje të skenarit të mbledhjes së17 korrikut 2014, kur u bllokua puna e Kuvendit tëKosovës nga kryesuesja Flora Brovina?
Pra, janë shumë pyetje që aktualisht e mundojnë opinioninkosovarë lidhur me ecurinë e mundëshme të vazhdimit tëmbledhjes konstituive të 17 korrikut, më 12 shtator 2014.
Shikuar nga këndvështrimi i brendshëm i yni, ndoshtaedhe mund të gjejmë "arsyetim" për (vet) bllokimin epunës së Kuvendit të Kosovës, duke angazhuar ekspertëtanë partiak, të cilët na e sqarojnë Kushtetutën e Kosovës,si puna e Arsim Bajramit dhe shokëve të tij, se kinseKushtetuta parasheh vetëm të drejtën e PDK-së jo vetëmpër ta propozuar, por edhe për ta zgjedhur kryetarin eKuvendit të Kosovës nga radhët e saj?!
Pra, kjo këmbëngulje e PDK-së te ne kuptohet si "mendimi ekspertëve", ku edhe Kushtetuesja edhe Presidentjabëjnë "amin", meqë i përkasin proviniensës së njejtëpolitike dhe të njejtit grup të interesit me këtë grupimpolitik.
Andaj, edhe blllokada e funksionimit të shtetit na duket sevjen nga Kushtetuta, e jo nga Kushtetuesja dhePresidenca, që kanë obligim të jenë "rojtarë", e joshkelësit ordinerë të saj!
Ata i mbyllin sytë para një presedani ku në asnjë shtetnormal nuk lejohet që kreu i ekzekutivit të jetë edhedeputet, siç është aktualisht rasti i kryeministrit në ikjeHashim Thaçit.
Dhe këtë akt të papresedan askush "nuk e vëren", asKushtetuesja e as Presidentja, por as "ekspertët" juridik tëPDK-së?!
Edhepse kjo ka të bëjë me rregullat elementare dhe meparimet bazë të demokracisë parlamentare kudo në botëndemokratike.
Kështu, bota e qytetëruar ka filluar të na shikoj si "popullanalfabet i demokracisë", që nuk i din (respekton) rregullatdhe parimet më elementare të demokracisëbashkëkohore.
Madje, këtë "gjellë" të pashije mundohen të na "shesin" pafije turpi dhe ndjenje elementare atdhedashurie, sepse nukguxon të (vet) bllokohet shteti, për të cilin vuajtën e usakrifikuan gjenerata të tëra me shekuj.
Ndërkaq, si janë duke na shikuar miqtë tanëndërkombëtarë në këtë lojë të rrezikëshme të (vet)bllokimit?
Thënë më së buti, ata neve nuk na kuptojnë fare!
Sepse, disa mendojnë se, meqë jemi shteti më i ri nëEuropë, ndoshta nuk kemi përvojë dhe dituri tëmjaftueshme për t'i kuptuar madje edhe gjërat mëelementare të funksionimit të shtetit në demokraci?
Ata na shikojnë me keqardhje si "analfabetë" dhe të "paditur", meqë nga padituria jemi duke ia "lidhur lakun në fyt"vetvetes, meqë, për dallim nga të gjitha kyshtetutat evendeve demokratike europiane e botërore, ne qenkemi"ngatërruar" nga Kushtetuta që po parashihka vetëm tëdrejtën e një partie për ta propozuar kryetarin eparlamentit dhe pikë!
Kurse, të gjitha kushtetutat e vendeve tjera parashohin setë drejtën e propozimit të kryetarit të kuvendit dhemandatarit për formimin e qeverisë e ka partia fituese eshumicës relative, dhe poqese ajo nuk mund ta formojshumicën absolute, siç ishte psh. rasti i fundit PartisëSocial Demokrate në Suedi, atëherë kjo e drejtë iu dhapartisë së dytë.
Dhe kështu është gjithëkund në botën demokratike!
Por, si duket kjo nuk lejohet (nga PDK) që të ndodhë edhetek ne në Kosovë?!
Tani, shtrohet pyetja se si duhet vepruar Koalucioni LDK-VV-AAK-Nisma në vazhdimin e mbledhjes konstituive tëKuvendit të Kosovës, më 12 shtator 2014?
Mendoj se duhet vepruar ashtu si do veprohej në çdoshtet demokratik, ku pas propozimit të kandidatit të PDK-së për kryetar Kuvendi, poqese nuk e merr shumicënminimale prej 61 deputetëve, atëherë duhet dhënëpropozimin e dytë.
Por, çka do bëhet poqese kryesuesja e mbledhjes,deputetja e PDK-së, zonja Brovina këtë e bllokon?
Mua, meqë kam qenë punëtor i Kuvendit të Kosovës nëperiudhën 1984-1990, më kujtohet rasti kur serbët ebllokonin mikrofonin e Kuvendit me frikën se delegatët eatëhershëm shqiptarë do e shpallnin Kosovën Republikë!
Shpresoj se nuk do të vihen në situatë të tillëkomprometuese deputetët e tanishëm të Kuvendit tëKosovës dhe se gjithçka do të shkojë mirë, ashtu siveprohet në të tilla raste në vendet demokratike, duke iaruajtur autoritetin vetes dhe duke zhbllokuar formimin einstitucioneve demokratike dhe qeverisë së re.
Tek e fundit, Kosova është projekt i sponzoruar nga miqtëtanë strategjik ndërkombëtarë, nga SHBA dhe BE, medemokraci të zhvilluar dhe ne nuk mundemi të veprojmëndryshe nga ata në raste të tilla.
Andaj, pres që ky fakt të respektohet nga të gjithëdeputetët Kuvendit të Kosovës, pa marrë parasyshpërkatësinë e tyre partiake, duke ia hapur kështu vetesrrugën dhe perspektivën tonë euroatlantike.
No comments:
Post a Comment