Ky Peticion fillon pikërisht në kohën kur në
Shqipëri përfunduan zgjedhjet parlamentare dhe forcat politike që kishin
liderë dhe program nacionalist, u ndëshkuan nga votuesit shqiptarë. Nuk
ka kurrëfarë dileme se shqiptarët kanë dëshirë, ashtu si edhe të gjitha
kombet tjera, që të jenë të bashkuar në një shtet unik. Por, problemi
qëndron tek “hapja e Kutisë së Pandorës”, dmth të ekspanzionizmit
serbomadh për krijimin e Serbisë së Madhe, si “xhandar” në Ballkan.Peticiioni i paralajmëruar për grumbullimin e një milion nënshkrimeve
për deklarim në pyetjen se “A jeni për të jetuar të gjithë shqiptarët
në një shtet”, i prirë nga publicisti i mirënjohur Koço Danaj, është bër
me dije se do të filloj së shpejti dhe pretendohet të përfundoj në
vjeshtë.Sigurisht se bota demokratike ndërkombëtare, por edhe vet shqiptarët e
kudondodhur, do të befasohen me faktin se pse të filloj pikërisht në
diasporë edhe ate në shtetin më të madh dhe më të fuqishëm ekonomik të
Europës, i cili ka rol dominues në BE dhe në politikën Europiane, si dhe
është mbështetëse e fuqishme e interesave shqiptare në përgjithësi, e
veçanërisht i atyre kosovare. Kjo vjen në shprehje sidomos tani kur
është duke u zhvilluar intenzivisht dialogu Kosovë-Serbi me
ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton në Bruksel.Gjithashtu është interesant fakti se ky Aksion fillon pikërisht në kohën
kur në Shqipëri përfunduan zgjedhjet parlamentare dhe forcat politike
që kishin liderë dhe program nacionalist, u ndëshkuan nga votuesit
shqiptarë.Pra, PD mbeti në opozitë, edhe përkundrejtë sukseseve kolosale në
modernizimin e sidomos rrjetit rrugorë që ka rëndësi të madhe, jetike
për lidhjen e Kosovës me Shqipërinë, si dhe vazhdimi i këtij aktiviteti
për t’u lidhur me Maqedoninë, duke e përgjysmur gadi largësinë me
Shkupin dhe Luginën e Preshevës.Madje, humbjen e PD-së shumica e analistëve ia referuan qasjes
nacionaliste të liderit të saj Sali Berisha. Deklarata e tij me rastin e
kremtimit të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Shkup, se
të gjithë shqiptarët kudo që janë duhet që pandërprerë të punojnë për
bashkim kombëtarë, e shqetësuan Ballkanin dhe politikën ndërkombëtare.
Kjo deklaratë e tij, si dhe veprimet dhe prononcimet e tija të
vazhdueshme në këtë drejtim, e izoluan në masë të madhe atë në planin
ndërkombëtarë. Por, as votuesit shqiptarë nuk e mbështetën, duke e
larguar me votë në opozitë.Ndërkaq, partia e sapoformuar e Kreshnik Spahiut Aleanca Kuq e Zi ishte
kryekëput nacionaliste dge kishte si objektiv të proklamuar parësorë,
pikërisht krijimin e Shqipërisë Etnike në Ballkan. Sidomos vlen t’i
përkujtojmë skenarët impozantë me flamuj kuq e zi dhe tubimet impozante
me një numër tejet të madh pjesëmarrësish.Kjo prani e madhe e militantëve krijoi bindje të gabuar se kjo parti
do të jetë njëra ndër fituesit më të mëdhenjë dhe se pas zgjedhjeve do
të del si forcë politike parlamentare nga më kryesoret. Madje lideri i
saj Kreshnik Spahiu deklarone, mbase edhe ishte i bindur se do ta çoj
PD-në dhe Sali Berishën në opozitë. Kurse pretendimet e tyre nuk ishin
të mëdha nga tabori i majtë, meqë dihet se e majta shqiptare kurrë nuk
ka qenë dhe nuk është nacionaliste.Por, se çka ndodhi me zgjedhjet e 23 qershorit 2013, të gjithë e pamë.
AK e Kreshnik Spahiut nuk arriti të merr asnjë mandat parlamentar! Pra
mbeti pa asnjë deputet të vetëm!Ndoshta pak e zgjata me analizën e zgjedhjeve të fundit parlamentare në
Shqipëri, por kjo mu duk e domosdoshme për ta kuptuar disponimin e
votuesve të Shqipërisë lidhur me çfarëdo aksioni apo objektivi për
Shqipërinë Etnike.Pra, mbase ky do të ishte sqarimi se pse do të filloj ky Aksion i
paralajmëruar në krye me Koço Danajn në Gjermani, si dhe në vende të
tjera të Europës, e jo në Shqipëri. Sepse, në Shqipëri do të dështonte,
përafërsisht ashtu si dështoi AK e Kreshnik Spahiut.Pastaj ata paralajmërojnë se këtë Aksion do ta vazhdojnë në Mal të Zi,
dmth. pikërisht aty ku elementi shqiptar është më i brishtë, pas atyre
në Serbi, përkatësisht në Luginë të Preshevës.Poqese e lëmë anash dyshimin e shumëkujtë për aspektin demagogjik të
kësaj nisme, meqë nuk fillon nga “koka” por nga “bishti”, pra nuk fillon
nga Shqipëria, por nga Europa, ku do të jipej një mesazh i gabuar, që
mund të ket pasoja për statusin e emigrantëve shqiptarë në Europë, si
dhe mobilizim politik antishqiptarë në ofenzivën e tyre për ta alarmuar
Europën se shqiptarët po përgatiten për t’i prishur kufijtë
ndërshtetërorë në Ballkan, që do të kishte pasoja për stabilitetin
politik në mbarë Europën.Dua ta hjekë çdo dyshim te të gjithë shqiptarët se vallë, a thua ne
nuk dojmë të jetojmë në një shtet, ashtu si të gjithë popujtë normalë në
Europë dhe në botë? Pra, si Gjermanët që u bashkuan, por edhe si shumë
kombe dhe shtete të tjera të Europës që realizuan bashkimin kombëtar në
shekullin XIX dhe XX.Pra, nuk ka dhe nuk mund të ket kurrëfarë dileme se shqiptarët kanë
dëshirë, ashtu si edhe të gjitha kombet tjera, që të jenë të bashkuar në
një shtet unik, i cili do të ishte më i madh dhe më i sigurtë, meqë do
të krijonte një balancë forcash të barabarta gjeopolitike në rajonin e
Ballkanit, si parakusht i garancës së stabilitetit politik në rajon.Por, problemi qëndron tek “hapja e Kutisë së Pandorës”, dmth të
ekspanzionizmit serbomadh për krijimin e Serbisë së Madhe, si “xhandar”
në Ballkan.Pikërisht nga ky synim dhe pretendim i kahmotshëm serbomadh u krijua
Jugosllavia e Versajes, pra Mretëria Serbo-Kroate-Sllovene në vitin 1918
me në krye mbretin serb Aleksandar Karagjorgjeviq. Pas dhjetë vitesh,
ky shtet u shndërrua në Mbretëri të Jugosllavisë, ose Serbosllavisë, pas
Luftës së dytë Botërore e ndërroi regjimin dhe u bë shtet socialist dhe
si i tillë mbeti deri në vitet 90-ta të shek. XX , kur Sllobodan
Millisheviqi nisi aksionin vdekjeprurës për suprimimin e autonomisë së
republikave Jugosllave, duke krijuar luftëra të përgjakëshme në Kroaci,
Bosne dhe në Kosovë.U nevoit intervenimi ushtarak i aleancës më të madhe ushtarake në
botë NATO-s, të prirë nga superfuqia botërore numër një, pra SHBA-së për
ta ndalur atë.Synimet ekspansioniste serbe nuk kanë pushuar akoma. Pavarësinë e
Kosovës nuk e ka pranuar Serbia, duke synuar që veriun e Kosovës ta
shkëpusë nga Kosova, ose së paku ta ruaj ndikimin vendimtarë të saj në
këtë pjesë, duke sfiduar dhe cënuar rëndë integritetin territorial të
Republikës së Kosovës, si dhe duke e bërë atë skajshmërisht shtet
jofunksional.Gjithashtu edhe në Bosne Serbia ka pretendime të hapura territoriale,
duke synuar dhe punuar vazhdimisht për bashkëngjitjen e Republikës
serbe të Bosnes Serbisë.Nuk duhet harruar as pretendimet e Serbisë ndaj Maqedonisë veriore, ku jeton një pjesë e komunitetit serb.Pra, synimet ekspansioniste të Serbisë janë problem i stabilitetit në
rajon, meqë ato kanë dhe kanë pasur gjithëmonë mbështetje nga politika
pansllaviste e Rusisë, që gjithënjë ka synuar daljen në detin Adriatik.Si qëndron puna te partitë politike shqiptare në Ballkan. Sa prej
tyre e kanë në programet e tyre politike çështjen e bashkimit kombëtar
ose të krijimit të Shqipërisë Etnike?Në Shqipëri e ma vetëm AK e Kreshnik Spahiut, e cila, siç thamë më
lartë, pësoi humbje të thellë, debakëll të plotë në zgjedhjet e fundit
parlamentare. As PD e Sali Berishës nuk kaloj mirë, meqë u detyrua të
kalojë në opozitë. As në Kosovë nuk ndryshon shumë situata. Vetëm
Vetëvendosja nga partitë parlamentare dhe disa parti minore e kanë në
program bashkimin kombëtarë.Andaj, mund të konudojmë se bashkimi kombëtarë dhe krijimi i
Shqipërisë Etnike është dëshirë e kahëmotshme e shqiptarve kudo që janë.
Por kjo mbetet akoma vetëm një dëshirë dhe përveç manifestimeve
folklorike, kjo ide akoma nuk është shndërruar në program politik
mbarëkombëtarë. Së paku kështu na del nga analiza e përmendur e
programeve politike të partive politike të shqiptarve.Aktualisht mendoj se nuk na mbetet detyrë më e rëndësishme se sa ta
thellojmë dhe intensifikojmë bashkëpunimin e gjithanshëm kulturorë,
ekonomik e politik midis Shqipërisë dhe Kosovës, në rend të parë. Sepse
ky bashkëpunim është nën çdo nivel dhe kjo gjendje nuk është dhe nuk
mund të jetë e pranueshme nga askush.Pastaj, duhet intensifikuar bashkëpunimin me shqiptarët e Maqedonisë, Serbisë-Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi.Vetëm qasja e sinqertë, pa parulla dhe floskula demagogjike, do t’i
ndihmojë shqiptarve që të kenë të ardhme më të sigurtë, duke u bashkuar
të gjithë si një komb në Bashkësinë Europiane, ku do të humbin efektet
ndarëse dhe izoluese të kufijve aktualë midis shteteve, duke jetuar në
paqe, standard të lartë dhe mirëqenie.
No comments:
Post a Comment