Derisa fushatat parazgjedhore në Serbi, çështjen e serbëve të Kosovës e
trajton si temë kryesore të zgjedhjeve, në fushatën aktuale në Kosovë,
asnjë fjali e vetme nuk i është përkushtuar Luginës së Preshevës. Ky
fakt flet shumë qartë se ku gjendemi ne shqiptarët, apo më saktë, klasa
politike kosovare, në aspektin e patriotizmit praktik dhe të sinqertë
kombëtar, krahasuar me kombet dhe shtetet që na rethojnë.
Fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare, aktualisht ka marrë
hov të madh në Kosovë. Të gjitha partite dhe subjektet politike, me
përjashtim të atyre serbe, i kanë “ndezur motorat” dhe përpiqen që ta
kompenzojnë distancën e krijuar nga Kryeministri Thaçi, i cili me para
të taksapaguesve kosovarë, moti kohë është duke e blerë votën e lirë të
qytetarëve të Kosovës.
Ngritja e rrogave në prag të fushatës zgjedhore të mbi 83 mijë
punëtorëve që financohen nga buxheti i Kosovës, paraqet formë të pastër
të korruptimit të votës së qytetarëve.
Kurse, partitë tjera politike janë duke i shfrytëzuar maksimalisht
mediat, si dhe tubimet elektorale për t’i bindur votuesit për t’ua dhënë
votën atyre.
Premtimet janë nga më të ndryshmet. Madje, disa prej tyre janë aq
absurde dhe të parealizueshme, sa që as ata vet nuk u besojnë premtimeve
të veta.
E tillë është gara midis PDK-së, e cila premton punësimin e mbi 200 mijë
punëtorëve, kurse AKR premton rritjen e trefishtë të buxhetit të
Kosovës, nga 1,5 miliardë që aktualisht është, në 3,5 miliardë euro!
Por, edhe PDK e Hashim Thaçit edhe AKR e Behgjet Pacollit, harrojnë se
vet ishin në pozitë dhe qeverisën Kosovën mbi gjashtë vjet dhe asgjë të
mire pë Kosovën, Luginën e Preshevës, e as për interesat kombëtare
shqiptare nuk bënë.
Përkundrazi, e shkretëruan deri në zhbërje shtetësinë e Kosovës, duke u
mundësuar serbëve shtetësi brenda shtetit të Kosovës, madje duke e
zgjëruar deri në absurd Pakon e Ahtisarit, të cilën dikur e kritikonin
dhe nuk donin ta pranonin sepse “u garantonte shumë të drejta serbëve”.
Kurse, në bisedimet e Brukselit, jo vetëm që e zgjëruan, por edhe i
përjashtuan tërësisht shqiptarët e Luginës së Preshevës, sikur të mos
ekzistonin fare ata! Kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare e
shekullit XXI, që ka ndodhur në trojet e Shqiptarisë dhe askush nuk jep
përgjegjësi!
Se përjashtimi i çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës nga
Dialogu i Brukselit nuk ishte i rastësishëm, flet shumë qartë zhvillimi i
fushatës aktuale, në të cilën asnjë fjali e vetme nuk i është
përkushtuar Luginës së Preshevës. Ky fakt flet shumë qartë se ku
gjendemi ne shqiptarët, apo më saktësisht, klasa politike kosovare, në
aspektin e patriotizmit praktik dhe të sinqertë kombëtar, krahasuar me
kombet dhe shtetet që na rethojnë.
Derisa fushatat parazgjedhore në Serbi, çështjen e serbëve të Kosovës e
trajtojnë si temë kryesore e zgjedhjeve. Madje, duke ardhur e vizituar
“vëllezërit” e tyre dhe duke bërë fushatë edhe në çdo fshat e vendbanim
të serbëve në Kosovë. Beteja zgjedhore në Serbi gjitrhëmonë është fituar
në Kosovë!
Kurse, ne shqiptarët e “kulturuar”, jemi aq indiferent ndaj fatit të
bashkëkombasve tanë që kanë mbetur në Serbi, sa që paraqet turp dhe
tradhëti të pakuptimtë e vetflijuese, duke i tkurrur trojet tona
kombëtare edhe në këtë shekull që aktualisht jetojmë.
Ndërkaq, patriotizmi folklorik dhe vokabulari “patriotik” nuk na mungon.
Madje, askush në Europë e Ballkan nuk e përdorë fjalën “patriotizëm” në
jetën e zakontë, e veçanërisht në jetën tone politike. Por, gjithënjë,
si themi ne preshevarët, “Mbas pazarit të Mulla Shaqirit”.
Pesëmbëdhjetë vjet pas Luftës, një pjesë e konsiderueshme e të
shpërngulurve nga Lugina e Preshevës jetojnë në Kosovë si “maca nën
tërvezë”, dmth pa dokumentacionin elementar dhe askush nuk e çanë kokën
për ata.
Kështu, ata jetojnë si “qytetarë të padukshëm” në Kosovë. Sepse, nuk
figurojnë askund me dokumentacion, duke u tretur si “kripa në ujë” si
“persona inekzistentë” ose “të padukshëm”. Madje as politikanët nuk
lodhen fare me këtë punë, me disa përjashtime të vogla aty-këtu.
Në këtë mënyrë, çështjes tonë kombëtare dhe interesave shtetërore të
Republikës së Kosovës i shkatohet dëmi i dyfishtë: është zhdukur
argumenti kryesor i Kosovës për relativizimin e të drejtave të
minoriteteve, e sidomos të serbëve në Kosovë dhe mbyllen sytë para
diskriminimit të shqiptarve në Luginë të Preshevës dhe në tërë Serbinë,
nga regjimi antishqiptar serb.
Sepse, në Dialogun e Brukselit Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq,
kishte mbi tavolinën e bisedimeve dosjet dhe dokumentacionin e
kompletuar të mbi 240 mijë serbëve të shpërngulur nga Kosova, kurse
Hashim Thaçi dhe Ekipi i tij negociator i kryesuar nga Edita Tahiri,
kishin shkuar me “duar në xhepa”, ose si themi ne preshevarët “Si Syla
n’Bilaç”!
Pra, z. Thaçi & Company në Bruksel e mësuan nga Daçiqi se si mbahet
shteti, me punë permanente profesionale dhe të përgjegjëshme, e jo me
pallavra dhe diletantizëm e analfabetizëm politik e me korrupsion
shtetshkatërrues.
Prandaj edhe kemi situatën e turpëshme dhe tragjike në Kosovë dhe
Luginë. Në vend që t’u ndihmohet atyre shqiptarve të shkretë, Hashim
Thaçi bënte aksione tragjikomike dhe lojëra të pista me librat, pastaj
me Lapidarin e UÇPBM-së, plaçkitjen e tyre me taksat kufitare me mbi 30
milion euro për dy vjet, si dhe me përjashtimin definitive të tyre nga
Dialogu i Brukselit.
Edhepse ishte obligim kushtetues i Qeverisë së Kosovës që t’i realizoj
të gjitha pikat e kësaj Rezolute, ajo nga e gjithë kjo, vetëm e pezulloi
(por nuk e hoqi) taksën kufitare. Dhe asgjë tjetër, madje nuk i hapi
deri më sot as zyrat në Prishtinë dhe Gjilan
Aktualisht shqiptarët e Luginës së Preshevës llogaritet se kanë mbi
tridhjetë mijë (30.000) vota në Kosovë. Sikur të ishin të organizuar si
parti politike, do të kishin reth 7-8 deputetë, që do t’u mundësonte ta
kalonin pragun zgjedhor dhe t’i artikulonin dhe mbronin interesat e tyre
politike në Kuvendin e Kosovës.
Por, duhet ndryshuar Ligji zgjedhor, për t’u mundësuar shqiptarve të
Luginës, ashtu si minoriteteve që të mos kushtëzohen me cenzusin prej
5%. Kështu do të mundësohej që të formohen më shumë parti politike të
tyre, që do të garonin në zgjedhje.
Prandaj, në këto zgjedhje parlamentare, shqiptarve të Luginës së
Preshevës që jetojnë, punojnë e veprojnë në Kosovë, nuk u mbetet rrugë
tjetër, pos që të bëjnë trysni tek partitë politike që ta fusin në
programin e tyre politik, si dhe të premtojnë e garantojnë publikisht se
do ta zbatojnë me përpikmëri dhe përgjegjësi të plotë Rezolutën për të
Drejtat e Shqiptarve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që përmban
dhjetë pika.
No comments:
Post a Comment