Friday, May 30, 2014

Mbi peticionin për “Shqipërinë Natyrale”

            Ky Peticion fillon pikërisht në kohën kur në Shqipëri përfunduan zgjedhjet parlamentare dhe forcat politike që kishin liderë dhe program nacionalist, u ndëshkuan nga votuesit shqiptarë. Nuk ka kurrëfarë dileme se shqiptarët kanë dëshirë, ashtu si edhe të gjitha kombet tjera, që të jenë të bashkuar në një shtet unik. Por, problemi qëndron tek “hapja e Kutisë së Pandorës”, dmth të ekspanzionizmit serbomadh për krijimin e Serbisë së Madhe, si “xhandar” në Ballkan.Peticiioni i paralajmëruar për grumbullimin e një milion nënshkrimeve për deklarim në pyetjen se “A jeni për të jetuar të gjithë shqiptarët në një shtet”, i prirë nga publicisti i mirënjohur Koço Danaj, është bër me dije se do të filloj së shpejti dhe pretendohet të përfundoj në vjeshtë.Sigurisht se bota demokratike ndërkombëtare, por edhe vet shqiptarët e kudondodhur,  do të befasohen me faktin se pse të filloj pikërisht në diasporë  edhe ate në shtetin më të madh dhe më të fuqishëm ekonomik të Europës, i cili ka rol dominues në BE dhe në politikën Europiane, si dhe është mbështetëse e fuqishme e interesave shqiptare në përgjithësi, e veçanërisht i  atyre kosovare. Kjo vjen në shprehje sidomos tani kur është duke u zhvilluar intenzivisht dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton në Bruksel.Gjithashtu është interesant fakti se ky Aksion fillon pikërisht në kohën kur në Shqipëri përfunduan zgjedhjet parlamentare dhe forcat politike që kishin liderë dhe program nacionalist, u ndëshkuan nga votuesit shqiptarë.Pra, PD mbeti në opozitë, edhe përkundrejtë sukseseve kolosale në modernizimin e sidomos rrjetit rrugorë që ka rëndësi të madhe, jetike për lidhjen e Kosovës me Shqipërinë, si dhe vazhdimi i këtij aktiviteti për t’u lidhur me Maqedoninë, duke e përgjysmur gadi largësinë me Shkupin dhe Luginën e Preshevës.Madje, humbjen e PD-së shumica e analistëve ia referuan qasjes nacionaliste të liderit të saj Sali Berisha. Deklarata e tij me rastin e kremtimit të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Shkup, se të gjithë shqiptarët kudo që janë duhet që pandërprerë të punojnë për bashkim kombëtarë, e shqetësuan Ballkanin dhe politikën ndërkombëtare. Kjo deklaratë e tij, si dhe veprimet dhe prononcimet e tija të vazhdueshme në këtë drejtim, e izoluan në masë të madhe atë në planin ndërkombëtarë. Por, as votuesit shqiptarë nuk e mbështetën, duke e larguar me votë në opozitë.Ndërkaq, partia e sapoformuar e Kreshnik Spahiut Aleanca Kuq e Zi ishte kryekëput nacionaliste dge kishte si objektiv të proklamuar parësorë, pikërisht krijimin e Shqipërisë Etnike në Ballkan. Sidomos vlen t’i përkujtojmë skenarët impozantë me flamuj kuq e zi dhe tubimet impozante me një numër tejet të madh pjesëmarrësish.Kjo prani e madhe e militantëve krijoi bindje të gabuar se kjo parti do të jetë njëra ndër fituesit më të mëdhenjë dhe se pas zgjedhjeve do të del si forcë politike parlamentare nga më kryesoret. Madje lideri i saj Kreshnik Spahiu deklarone, mbase edhe ishte i bindur se do ta çoj PD-në dhe Sali Berishën në opozitë. Kurse pretendimet e tyre nuk ishin të mëdha nga tabori i majtë, meqë dihet se e majta shqiptare kurrë nuk ka qenë dhe nuk është nacionaliste.Por, se çka ndodhi me zgjedhjet e 23 qershorit 2013, të gjithë e pamë. AK e Kreshnik Spahiut nuk arriti të merr asnjë mandat parlamentar! Pra mbeti pa asnjë deputet të vetëm!Ndoshta pak e zgjata me analizën e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Shqipëri, por kjo mu duk e domosdoshme për ta kuptuar disponimin e votuesve të Shqipërisë lidhur me çfarëdo aksioni apo objektivi për Shqipërinë Etnike.Pra, mbase ky do të ishte sqarimi se pse do të filloj ky Aksion i paralajmëruar në krye me Koço Danajn në Gjermani, si dhe në vende të tjera të Europës,  e jo në Shqipëri. Sepse, në Shqipëri do të dështonte, përafërsisht  ashtu si dështoi AK e Kreshnik Spahiut.Pastaj ata paralajmërojnë se këtë Aksion do ta vazhdojnë në Mal të Zi, dmth. pikërisht aty ku elementi shqiptar është më i brishtë, pas atyre në Serbi, përkatësisht në Luginë të Preshevës.Poqese e lëmë anash dyshimin e shumëkujtë për aspektin demagogjik të kësaj nisme, meqë nuk fillon nga “koka” por nga “bishti”, pra nuk fillon nga Shqipëria, por nga Europa, ku do të jipej një mesazh i gabuar, që mund të ket pasoja për statusin e emigrantëve shqiptarë në Europë, si dhe mobilizim politik  antishqiptarë në ofenzivën e tyre për ta alarmuar Europën se shqiptarët po përgatiten për t’i prishur kufijtë ndërshtetërorë në Ballkan, që do të kishte pasoja për stabilitetin politik në mbarë Europën.Dua ta hjekë çdo dyshim te të gjithë shqiptarët se vallë, a thua ne nuk dojmë të jetojmë në një shtet, ashtu si të gjithë popujtë normalë në Europë dhe në botë? Pra, si Gjermanët që u bashkuan, por edhe si shumë kombe dhe shtete të tjera të Europës që realizuan bashkimin kombëtar në shekullin XIX dhe XX.Pra, nuk ka dhe nuk mund të ket kurrëfarë dileme se shqiptarët kanë dëshirë, ashtu si edhe të gjitha kombet tjera, që të jenë të bashkuar në një shtet unik, i cili do të ishte më i madh dhe më i sigurtë, meqë do të krijonte një balancë forcash të barabarta gjeopolitike në rajonin e Ballkanit, si parakusht i garancës së stabilitetit politik në rajon.Por, problemi qëndron tek “hapja e Kutisë së Pandorës”, dmth të ekspanzionizmit serbomadh për krijimin e Serbisë së Madhe, si “xhandar” në Ballkan.Pikërisht nga ky synim dhe pretendim i kahmotshëm serbomadh u krijua Jugosllavia e Versajes, pra Mretëria Serbo-Kroate-Sllovene në vitin 1918 me në krye mbretin serb Aleksandar Karagjorgjeviq. Pas dhjetë vitesh, ky shtet u shndërrua në Mbretëri të Jugosllavisë, ose Serbosllavisë, pas Luftës së dytë Botërore e ndërroi regjimin dhe u bë shtet socialist dhe si i tillë mbeti deri në vitet 90-ta të shek. XX , kur Sllobodan Millisheviqi nisi aksionin vdekjeprurës për suprimimin e autonomisë së republikave Jugosllave, duke krijuar luftëra të përgjakëshme në Kroaci, Bosne dhe në Kosovë.U nevoit intervenimi ushtarak i aleancës më të madhe ushtarake në botë NATO-s, të prirë nga superfuqia botërore numër një, pra SHBA-së për ta ndalur atë.Synimet ekspansioniste serbe nuk kanë pushuar akoma. Pavarësinë e Kosovës nuk e ka pranuar Serbia, duke synuar që veriun e Kosovës ta shkëpusë nga Kosova, ose së paku ta ruaj ndikimin vendimtarë të saj në këtë pjesë, duke sfiduar dhe cënuar rëndë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si dhe duke e bërë atë skajshmërisht shtet jofunksional.Gjithashtu edhe në Bosne Serbia ka pretendime të hapura territoriale, duke synuar dhe punuar vazhdimisht për bashkëngjitjen e Republikës serbe të Bosnes  Serbisë.Nuk duhet harruar as pretendimet e Serbisë ndaj Maqedonisë veriore, ku jeton një pjesë e komunitetit serb.Pra, synimet ekspansioniste të Serbisë janë problem i stabilitetit në rajon, meqë ato kanë dhe kanë pasur gjithëmonë mbështetje nga politika pansllaviste e Rusisë, që gjithënjë ka synuar daljen në detin Adriatik.Si qëndron puna te partitë politike shqiptare në Ballkan. Sa prej tyre e kanë në programet e tyre politike çështjen e bashkimit kombëtar ose të krijimit të Shqipërisë Etnike?Në Shqipëri e ma vetëm AK e Kreshnik Spahiut, e cila, siç thamë më lartë, pësoi humbje të thellë, debakëll të plotë në zgjedhjet e fundit parlamentare. As PD e Sali Berishës nuk kaloj mirë, meqë u detyrua të kalojë në opozitë. As në Kosovë nuk ndryshon shumë situata. Vetëm  Vetëvendosja nga partitë parlamentare dhe disa parti minore e kanë në program bashkimin kombëtarë.Andaj, mund të konudojmë se bashkimi kombëtarë dhe krijimi i Shqipërisë Etnike është dëshirë e kahëmotshme e shqiptarve kudo që janë. Por kjo mbetet akoma vetëm një dëshirë dhe përveç manifestimeve folklorike, kjo ide akoma nuk është shndërruar në program politik mbarëkombëtarë. Së paku kështu na del nga analiza e përmendur e programeve politike të partive politike të shqiptarve.Aktualisht mendoj se nuk na mbetet detyrë më e rëndësishme se sa ta thellojmë dhe intensifikojmë bashkëpunimin e gjithanshëm kulturorë, ekonomik e politik midis Shqipërisë dhe Kosovës, në rend të parë. Sepse ky bashkëpunim është nën çdo nivel dhe kjo gjendje nuk është dhe nuk mund të jetë e pranueshme nga askush.Pastaj, duhet intensifikuar bashkëpunimin me shqiptarët e Maqedonisë, Serbisë-Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi.Vetëm qasja e sinqertë, pa parulla dhe floskula demagogjike, do t’i ndihmojë shqiptarve që të kenë të ardhme më të sigurtë, duke u bashkuar të gjithë si një komb në Bashkësinë Europiane, ku do të humbin efektet ndarëse dhe izoluese të kufijve aktualë midis shteteve, duke jetuar në paqe, standard të lartë dhe mirëqenie.

(ANTI) SHQIPTARIZMI I FUSHATËS ZGJEDHORE

Derisa fushatat parazgjedhore në Serbi, çështjen e serbëve të Kosovës e trajton si temë kryesore të zgjedhjeve, në fushatën aktuale në Kosovë, asnjë fjali e vetme nuk i është përkushtuar Luginës së Preshevës. Ky fakt flet shumë qartë se ku gjendemi ne shqiptarët, apo më saktë, klasa politike kosovare, në aspektin e patriotizmit praktik dhe të sinqertë kombëtar, krahasuar me kombet dhe shtetet që na rethojnë.
Fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare, aktualisht ka marrë hov të madh në Kosovë. Të gjitha partite dhe subjektet politike, me përjashtim të atyre serbe, i kanë “ndezur motorat” dhe përpiqen që ta kompenzojnë distancën e krijuar nga Kryeministri Thaçi, i cili me para të taksapaguesve kosovarë, moti kohë është duke e blerë votën e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Ngritja e rrogave në prag të fushatës zgjedhore të mbi 83 mijë punëtorëve që financohen nga buxheti i Kosovës, paraqet formë të pastër të korruptimit të votës së qytetarëve.
Kurse, partitë tjera politike janë duke i shfrytëzuar maksimalisht mediat, si dhe tubimet elektorale për t’i bindur votuesit për t’ua dhënë votën atyre.
Premtimet janë nga më të ndryshmet. Madje, disa prej tyre janë aq absurde dhe të parealizueshme, sa që as ata vet nuk u besojnë premtimeve të veta.
E tillë është gara midis PDK-së, e cila premton punësimin e mbi 200 mijë punëtorëve, kurse AKR premton rritjen e trefishtë të buxhetit të Kosovës, nga 1,5 miliardë që aktualisht është, në 3,5 miliardë euro!
Por, edhe PDK e Hashim Thaçit edhe AKR e Behgjet Pacollit, harrojnë se vet ishin në pozitë dhe qeverisën Kosovën mbi gjashtë vjet dhe asgjë të mire pë Kosovën, Luginën e Preshevës, e as për interesat kombëtare shqiptare nuk bënë.
Përkundrazi, e shkretëruan deri në zhbërje shtetësinë e Kosovës, duke u mundësuar serbëve shtetësi brenda shtetit të Kosovës, madje duke e zgjëruar deri në absurd Pakon e Ahtisarit, të cilën dikur e kritikonin dhe nuk donin ta pranonin sepse “u garantonte shumë të drejta serbëve”.
Kurse, në bisedimet e Brukselit, jo vetëm që e zgjëruan, por edhe i përjashtuan tërësisht shqiptarët e Luginës së Preshevës, sikur të mos ekzistonin fare ata! Kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare e shekullit XXI, që ka ndodhur në trojet e Shqiptarisë dhe askush nuk jep përgjegjësi!
Se përjashtimi i çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës nga Dialogu i Brukselit nuk ishte i rastësishëm, flet shumë qartë zhvillimi i fushatës aktuale, në të cilën asnjë fjali e vetme nuk i është përkushtuar Luginës së Preshevës. Ky fakt flet shumë qartë se ku gjendemi ne shqiptarët, apo më saktësisht, klasa politike kosovare, në aspektin e patriotizmit praktik dhe të sinqertë kombëtar, krahasuar me kombet dhe shtetet që na rethojnë.
Derisa fushatat parazgjedhore në Serbi, çështjen e serbëve të Kosovës e trajtojnë si temë kryesore e zgjedhjeve. Madje, duke ardhur e vizituar “vëllezërit” e tyre dhe duke bërë fushatë edhe në çdo fshat e vendbanim të serbëve në Kosovë. Beteja zgjedhore në Serbi gjitrhëmonë është fituar në Kosovë!
Kurse, ne shqiptarët e “kulturuar”, jemi aq indiferent ndaj fatit të bashkëkombasve tanë që kanë mbetur në Serbi, sa që paraqet turp dhe tradhëti të pakuptimtë e vetflijuese, duke i tkurrur trojet tona kombëtare edhe në këtë shekull që aktualisht jetojmë.
Ndërkaq, patriotizmi folklorik dhe vokabulari “patriotik” nuk na mungon. Madje, askush në Europë e Ballkan nuk e përdorë fjalën “patriotizëm” në jetën e zakontë, e veçanërisht në jetën tone politike. Por, gjithënjë, si themi ne preshevarët, “Mbas pazarit të Mulla Shaqirit”.
Pesëmbëdhjetë vjet pas Luftës, një pjesë e konsiderueshme e të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës jetojnë në Kosovë si “maca nën tërvezë”, dmth pa dokumentacionin elementar dhe askush nuk e çanë kokën për ata.
Kështu, ata jetojnë si “qytetarë të padukshëm” në Kosovë. Sepse, nuk figurojnë askund me dokumentacion, duke u tretur si “kripa në ujë” si “persona inekzistentë” ose “të padukshëm”. Madje as politikanët nuk lodhen fare me këtë punë, me disa përjashtime të vogla aty-këtu.
Në këtë mënyrë, çështjes tonë kombëtare dhe interesave shtetërore të Republikës së Kosovës i shkatohet dëmi i dyfishtë: është zhdukur argumenti kryesor i Kosovës për relativizimin e të drejtave të minoriteteve, e sidomos të serbëve në Kosovë dhe mbyllen sytë para diskriminimit të shqiptarve në Luginë të Preshevës dhe në tërë Serbinë, nga regjimi antishqiptar serb.
Sepse, në Dialogun e Brukselit Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, kishte mbi tavolinën e bisedimeve dosjet dhe dokumentacionin e kompletuar të mbi 240 mijë serbëve të shpërngulur nga Kosova, kurse Hashim Thaçi dhe Ekipi i tij negociator i kryesuar nga Edita Tahiri, kishin shkuar me “duar në xhepa”, ose si themi ne preshevarët “Si Syla n’Bilaç”!
Pra, z. Thaçi & Company në Bruksel e mësuan nga Daçiqi se si mbahet shteti, me punë permanente profesionale dhe të përgjegjëshme, e jo me pallavra dhe diletantizëm e analfabetizëm politik e me korrupsion shtetshkatërrues.
Prandaj edhe kemi situatën e turpëshme dhe tragjike në Kosovë dhe Luginë. Në vend që t’u ndihmohet atyre shqiptarve të shkretë, Hashim Thaçi bënte aksione tragjikomike dhe lojëra të pista me librat, pastaj me Lapidarin e UÇPBM-së, plaçkitjen e tyre me taksat kufitare me mbi 30 milion euro për dy vjet, si dhe me përjashtimin definitive të tyre nga Dialogu i Brukselit.
Edhepse ishte obligim kushtetues i Qeverisë së Kosovës që t’i realizoj të gjitha pikat e kësaj Rezolute, ajo nga e gjithë kjo, vetëm e pezulloi (por nuk e hoqi) taksën kufitare. Dhe asgjë tjetër, madje nuk i hapi deri më sot as zyrat në Prishtinë dhe Gjilan
Aktualisht shqiptarët e Luginës së Preshevës llogaritet se kanë mbi tridhjetë mijë (30.000) vota në Kosovë. Sikur të ishin të organizuar si parti politike, do të kishin reth 7-8 deputetë, që do t’u mundësonte ta kalonin pragun zgjedhor dhe t’i artikulonin dhe mbronin interesat e tyre politike në Kuvendin e Kosovës.
Por, duhet ndryshuar Ligji zgjedhor, për t’u mundësuar shqiptarve të Luginës, ashtu si minoriteteve që të mos kushtëzohen me cenzusin prej 5%. Kështu do të mundësohej që të formohen më shumë parti politike të tyre, që do të garonin në zgjedhje.
Prandaj, në këto zgjedhje parlamentare, shqiptarve të Luginës së Preshevës që jetojnë, punojnë e veprojnë në Kosovë, nuk u mbetet rrugë tjetër, pos që të bëjnë trysni tek partitë politike që ta fusin në programin e tyre politik, si dhe të premtojnë e garantojnë publikisht se do ta zbatojnë me përpikmëri dhe përgjegjësi të plotë Rezolutën për të Drejtat e Shqiptarve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që përmban dhjetë pika.

Mos pritni nga Kosova!


Shkruan: Nehat Hyseni

Refreni më i shpeshtë i përgjigjes për zgjidhjen e çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës, nga intelektualët dhe politikanët e Kosovës është: "mos pritni nga Kosova, shikoni atje vet çka mund të bëni, se për Kosovë ju han ujku..."

Mjerisht, këtë "përgjigje" e dëgjon gjithandej, qoftë nga "intelektualët" në Kosovë, të cilët me ndjenjën e peshës dhe rëndësisë së "gjenialitetit" të këshillës miqësore,  të cilën e fillojnë me një ndjenjë konfidencialiteti dhe miqësie "të thellë", duke u siguruar me shikimin reth e rotull se nuk i dëgjon askush për ta thënë këtë "të vërtetë të madhe"!?
Natyrisht, të gjithë, pothuajse pa  përjashtim pretendojnë se "i dijnë gjërat" mirë nga "përvoja" e tyre dhe nga niveli " i pakontestueshëm" intelektual që ata kanë.
Menjëherë pasi "sigurohen" se e kemi kuptuar këtë "të vërtetë të madhe", ata fillojnë me një entuziazëm të befasishëm t'i kritikojnë shqiptarët e Luginës se janë " të paditur", pasivë dhe nuk i përcjellin rethanat aktuale të veprimeve të serbëve në veri të Kosovës, të cilët, sipas këtyre "gjenive" që e njohin politikën mirë, na qenkan të vetëdijshëm dhe aktivë, meqë vendosin barrikada, i kallin doganat, i rrënojnë gjykatat, e pengojnë lëvizjen e lirë të KFOR-it dhe qytetarëve, etj.
Pra, këta "intelektualo-politikanë" frustrohen dhe mllefosen se si shqiptarët e trashë, torollakë, të paditur dhe siç i quajti kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi "pa ndjenja kombëtare" nuk dijnë si të veprojnë atje, duke mos mësuar fare nga veprimet e serbëve të Kosovës?!
Të kuptohemi, të gjithë këtë duf dhe mllef ata e shfryjnë mbi shqiptarët e Luginës, jo nga urrejtja, por nga "zemra e plastë", sepse atyre u "djegë" dhe i dhemb gjendja e mjerë dhe e pashpresë e tyre! Madje, na bindin se, meqë ndjehet kjo mungesë kaq e madhe e dijes dhe informacionit e ndjenjave patriotike, ata me dashamirësi atërore qortojnë se pse nuk vijnë të konsultohen, si të pamend dhe torollakë që janë, me "intelektualët" dhe njohësit e mirë të politikës këtu në Prishtinë?
Madje, ata tregohen "zemërgjërë", duke deklaruar se nuk është e thënë se duhet patjetër të konsultohen e këshillohen me ate personalisht. Jo, jo! Ata e lëjnë "derën çelë" për të biseduar edhe me të tjerë intelektualë. Vetëm e vetëm që t'u japin "ders" (mësim) atyre për t'ua "çelur sytë" dhe për t'ua kthjelluar mendjen atyre shqiptarve "trutharë", duke e ulur paksa zërin dhe duke u arsyetuar se këtë e thojnë "nga zemra e plastë" dhe nga dashuria e madhe për atë pjesë të gjeografisë shqiptare, edhepse shumica e tyre as që kanë marrë mundimin me (pa)arsye për ta vizituar Luginën, apo të marrin pjesë në organizimin dhe mbajtjen e protestave dhe tubimeve të ndryshme për senzobilizimin e çështje së tyre.
Unë nuk mund ta kuptoj kurrësesi as deklarimin e pskrupulltë të Adem Demaçit në Institutin Albanologjik më 21.XI. 2013 në Simpoziumin Shkencorë për Luginën e Preshevës, ku ai pa i lëvizur qerpiku tha: "shikoni ju atje çka mund të bëni vet atje dhe mos pritni nga Qeveria e Kosovës, sepse këta veprojnë si u thonë ndërkombëtarët. Prandaj veproni vet atje në Serbi kundër pushtetit serb...!"
Pra, sipas z. Demaçi na del se më lehtë na qenka të luftohet ushtria dhe policia e pushteti serb nga ata pak shqiptarë duarthatë atje, pa mbrojtje të KFOR-it dhe as policisë ndërkombëtare dhe kombëtare!
Mjerisht, këtë logjikë e hasë tek shumica intelektuale dhe politike e Kosovës, si dhe tek një pjesë e shqiptarve të shpërngulur nga Lugina e Preshevës. Dhe sa më larg që janë nga realiteti politik atje, aq më "të dijshëm" dhe gjenialë janë, duke qenë të gatshëm në çdo kohë për të shitur mend dhe për të dhënë "nasihat".
Madje duke u nervozuar dhe konstatuar me dëshprim se nuk po shfrytëzohet "gjenialiteti" i tyre intelektual e politik, të cilët, sipas tyre, na qenka  "thesar" i pashfrytëzuar!
Pra, kryesisht ky lloj i të menduarit mbretëron aktualisht tek shumica e intelektualëve të  Kosovës lidhur me situatën e shqiptarve në Luginë.
Kuptohet se kjo gjendje e këtillë e pashpresë e kësaj pjese të qenies sonë kombëtare ndihet e dëshpruar dhe e pashpresë nga kjo qasje e nga ky realitet i çoroditur i marrëzisë she shizofrenisë gjithëkombëtare që i ka goditur në rend të parë "intelektualët" dhe politikanët shqiptarë.
Ata nuk mund t'a kuptojnë faktin e nivelit të paditurisë se serbët e Kosovës mbrohen dhe financohen nga Serbia, se mbi 70 mijë paga mujore u jepen atyre nga buxheti shtetërorë i Serbisë, se janë të mbrojtur nga KFOR-i dhe policia sekrete dhe nga paramilitarët serb, sa që as shteti i Kosovës atje nuk ka qasje, madje as kryeministri nuk guxon të shkelë në atë territor; se barrikadat serbe kanë fuqi politike, të cilën askush s'mundi ta lëvizë nga vendi, etj.
Vallë, a është e mundur që të mos i dijmë të gjitha këto të vërteta të dhimbëshme dhe fakte dhe të kërkojmë që shqiptarët e Luginës "t'ia bëjnë vet çaren vetes", kurse "inrelektualo-politikanët" patriotë të trashin e shtojnë pasuritë e veta, duke u shetitur me xhipa të modeleve të fundit, nga më të shtrejtit dhe duke u rrënuar e katandisur mirëqenia dhe gjendja edhe ashtu e  mjerueshme e shqiptarve kudo që janë.
Tragjedia jonë e këtij fillimshkeulli XXI qëndron pikërisht në pamundësinë e të kuptuarit të shqiptarve midis vetit. Derisa Kosova "mendon" se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të jenë të fuqishëm dhe t'i tregojnë muskujt si serbët, duke vendosur barrikada, djegur gjyqet e doganat, etj. Shqiptarët e Luginës së Preshevës shikojnë të shtangur, duke mos mundur të kuptojnë se si është e mundur që kosovarët të mos e dijnë se serbët e Kosovës mbështeten nga Serbia, kurse ata të shkretë  janë lënë në mëshirë të pushtetit antishqiptarë të Serbisë,  të pambrojtur dhe të pambështetur nga shteti I tyre amë Kosova, ashtu si vepron Serbia me bashkëkombësit e vet në Kosovë.
Ky lëmsh i "pazgjidhshëm" ua ka mjegulluar fare kokat shqiptarve të kësaj pjese të Ballkanit. Se kush ka të drejtë, këtë as dreqi s"mundet ta dijë. Dhe derisa një ditë të kuptohet dhe kthjellohet kjo mjegullnajë në kokat tona të shkreta shqiptare, druajmë se nuk do të mbeten më shqiptarë në  trojet stërgjyshore të kësaj pjese të Shqiptarisë.

Thursday, May 29, 2014

Presheva do të votojë në Kosovë, vetëm ata që u angazhuan për shqiptarët e Luginës !

Me rastin e zgjedhjeve Parlamentare të 8 qershorit 2014, Shoqata e Qytetarëve të Luginës së Preshevës, edhe pse janë mbi 30.000 votues shqiptarë të kësaj ane që jetojnë, punojnë e veprojnë në Kosovë, nuk ka paraqitur Listë zgjedhore për të kandiduar në këto zgjedhje si Inisiativë Qytetare, apo për t’u shndërruar në parti politike, për t’i përfaqësuar politikisht interesat e tyre, thuhe tne komentin e anlaistit të agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” Mr.Nehat Hysnei.

Andaj, ftojmë të gjitha subjektet dhe partitë politike të Kosovës që, poqese e dëshirojnë votën tonë, të paraqesin strategjinë dhe planet e tyre praktike për t’i ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës, konform Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Shqiptarve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nr.04-R-011, të 6 qershorit 2013, të nënshkruar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Jakup Krasniqi, që përcakton obligimet e Qeverisë së Kosovës:
“1. Qeveria e Republikës së Kosovës të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë, me kujdesin dhe interesimin shtetëror për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë lidhur me të drejtat e tyre civile, politike dhe etnike;
2. Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë më shumë përkujdesje dhe trajtim më të mirë për qytetarët shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, të cilët janë shpërngulur në Kosovë duke iu garantuar të drejta të plota dhe të barabarta;
3. Qeveria e Republikës së Kosovës të hapë një zyre në Prishtinë dhe në Gjilan për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes dhe atyre të cilët janë shpërngulur nga atje sipas normave ndërkombëtare;
4. Të krijohen lehtësi të qarkullimit, shkollimit, afirmimit kulturor, pajisjeve me dokumente përkatëse si dhe lehtësi tjera, duke përfshirë suspendimin e taksës diskriminuese;
5. Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkon nga institucionet ndërkombëtare dhe institucionet relevante që të liroj të burgosurit politikë duke përfshirë të ashtuquajturin grupin e Gjilanit që janë viktima të një procesi të montuar politik;
6. Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkoj reciprocitet të plotë me të drejtat e serbëve pakicë në veri të Kosovës;
7. Kuvendi i Republikës së Kosovë mbështet nismën e themelimit të një Universiteti Publik në gjuhën shqipe dhe fton përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të marrin nismë ligjore;
8. Kuvendi i Republikës së Kosovë mbështet themelimin e fondit zhvillimor për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me iniciativën e Qeverisë së Kosovës dhe në koordinim me institucionet ndërkombëtare dhe evropiane;
9. Kuvendi i Republikës së Kosovës fton Këshillin e Evropës dhe organizatat tjera ndërkombëtare që të angazhohen për detyrimin e Republikës së Serbisë për të respektuar të gjitha të drejtat që dalin nga Konventat ndërkombëtare;
10. Qeveria e Republikës së Kosovës të themelon grupin ndërministror për implementim që përfshin edhe vizitën e mundshme të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane dhe Ministrisë për Integrim Evropian”.
Mjerisht, edhepse është obligim dhe detyrim Kushtetues i Qeverisë për ta zbatuar në tërësi këtë Rezolutë, megjithatë, u hoq vetëm taksa diskriminuese, e cila i plaçkiti mbi 30 milion euro nga këta shqiptarë të shkretë, të cilët mbetën jashtë Kosovës pa fajin e tyre, për t’i lejuar për të hyrë në Kosovë.
Kurse, të gjitha pikat e tjera nuk u përfillën fare nga Qeveria e z. Hashim Thaçi!
Prandaj, i bëjmë thirrje të gjithë votuesve shqiptarë me origjinë nga Lugina, që t’i votojmë vetëm ato forca politike që premtojnë realizimin me përpikmëri të kësaj Rezolute, si kusht për përmirësimin e pozitës skajshmërisht të papranueshme, të papërfillshme dhe të pashpresë në të cilën jemi katandisur nga keqqeverisja dhe mospërfillja e deritanishme!

Wednesday, May 28, 2014

Qosja, babai i përçarjeve deri kur do të fyej itelektualët, shqiptarët ?!

Ky zotëri, që i thonë akademik, zemërprisht e i matufosur, me dorë të vet shkruan disa ide që nuk i kanë hije një qytetari  normal dhe intelektuali shqiptar, thuhet reagimin e komentatorit të “Presheva jonë” 

 Mr.Nehat Hyseni, socilaog nga Lugina e Preshevës .

REAGIM:  NDAJ  FYERJEVE PRIMITIVE E RACISTE TË AKADEMIK REXHEP QOSJES NDAJ SHQIPTARVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS
Në polemikat që po zhvillohen në medie midis Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Kryetarit  Akademik Hivzi Islami, Nënkryetarit Akademik Pajazit Nushi dhe autorit të “Revolucionit të Vonuar Demokratik” (RVD), Akademik Rexhep Qosjes, ka dalur në sipërfaqe i tërë vreri dhe shfryerja e dufit  primitiv e racist të këtij të fundit.
Ky zotëri zemërprisht e i matufosur, me dorë të vet shkruan disa ide që nuk i kanë hije një qytetari  normal dhe intelektuali shqiptar: “Rexhep Qosja nuk është pajtuar pse tani e pesëmbëdhjetë vjet ASHAK-un e drejton, në të vërtetë e privatizon Klani i fshatrave të Luginës së Preshevës duke qenë anëtarët e tij 15 vjet njëri pas tjetrit kryetar në dy mandate, nënkryetarë në dy mandate, sekretar i Përgjithshëm i ASHAK-ut në dy a më shumë mandate? Si mund të ndodhë kjo, si lejohet kjo, që një Klan i krijuar mbi bazë lokale dhe partiake, i vetëportretizuar në 55 pyetjet e publikuara, të uzurpojë, në të vërtetë të bëjë shtëpi private një institucion me rëndësi shoqërore e kulturore, tani e sa kohë mjerisht tejet të zhvlerësuar dhe të komprometuar”.

A ka gjuhë më të ulët dhe më primitive e  jocivilizuese se kjo?
Me urrejtje primitive ndaj gjithëçkafes të mirë që i ka ndodhur deri më sot shqiptarve në këtë Tokë të Bekuar, ky njeri ka urryer me shpirt Presidentin historik të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën, duke vajtuar që edhe Kosovës nuk po ndodhë “Revolucioni i Vonuar Demokratik” që në vitin 1997 desh e zhbëri nga faqja e dheut Shqipërinë, tani ka marrë guximin dhe është trimëruar nga mbështetja e 37 akademikëve komunistë të Shqipërisë për të na servuar të njejtën gjellë Enveriste.
Kurse, së fundi, nuk keni marrë as guximin më të vogël që t’i përgjigjet publikisht “55 Pyetjeve…”, që sa duket janë edhe përgjigje e pamohueshme dhe e vërtetë e madhe për karakterin Tuaj të mjerë.
Madje, thuhet se në ato pyetje-përgjigje nuk është përfshirë as e qinta pjesë e të (pa)bëmave Tuaja të turpëshme, jomorale dhe antishqiptare!
Si fshatar i fshatit Vuthaj të Malit të Zi, Ju z. Qosja fyeni me një gjuhë rrugaçësh, duke e quajtur Partinë e dikurëshme Fshatare të Kosovës, si “Parti e Katundarëve, kurse Akademikët e Luginës së Preshevës  i quani “ Klani i fshatrave të Luginës së Preshevës”, duke fyer kështu të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës!
Me një gjuhë të fëlliqur, primitive e meskine, Ju doni të tregoni se “ja, e tërë Lugina përbëhet nga fshatrat dhe fshatarët dhe se aty qytetari e qytetërim nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë”!
Ky fjalor racist,  nga një Akademik shqiptar, në një shtet të lirë e demokratik, që pretendon të radhitet në familjen e kombeve dhe shteteve demokratike europiane e botërore, nuk ka dhe nuk guxon të ket vend.
Ndaj tij duhet ngritur procedura ligjore dhe të konstatohet gjendja e shëndetit të tij mendor.
Poqese konstatohet se nuk është matufosur, apo nuk vuan nga ndonjë sëmundje mentale,  atëherë kërkojmë që të përgjigjet para Ligjit dhe Drejtësisë për fyerjet raciste që ua ka bërë shqiptarve të Luginës së Preshevës dhe të tjerëve!
Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që janë!

Saturday, May 24, 2014

Do t’i votojmë vetëm ata që premtojnë zbatimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për shqiptarët e Luginës!

Me rastin e zgjedhjeve Parlamentare të 8 qershorit 2014, Shoqata e Qytetarëve të Luginës së Preshevës, edhe pse janë mbi 30.000 votues shqiptarë të kësaj ane që jetojnë, punojnë e veprojnë në Kosovë, nuk ka paraqitur Listë zgjedhore për të kandiduar në këto zgjedhje si Inisiativë Qytetare, apo për t’u shndërruar në parti politike, për t’i përfaqësuar politikisht interesat e tyre.
Andaj, ftojmë të gjitha subjektet dhe partitë politike të Kosovës që, poqese e dëshirojnë votën tonë, të paraqesin strategjinë dhe planet e tyre praktike për t’i ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës, konform Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Shqiptarve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nr.04-R-011, të 6 qershorit 2013, të nënshkruar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Jakup Krasniqi, që përcakton obligimet e Qeverisë së Kosovës:
“1. Qeveria e Republikës së Kosovës të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë, me kujdesin dhe interesimin shtetëror për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë lidhur me të drejtat e tyre civile, politike dhe etnike;
2. Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë më shumë përkujdesje dhe trajtim më të mirë për qytetarët shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, të cilët janë shpërngulur në Kosovë duke iu garantuar të drejta të plota dhe të barabarta;
3. Qeveria e Republikës së Kosovës të hapë një zyre në Prishtinë dhe në Gjilan për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes dhe atyre të cilët janë shpërngulur nga atje sipas normave ndërkombëtare;
4. Të krijohen lehtësi të qarkullimit, shkollimit, afirmimit kulturor, pajisjeve me dokumente përkatëse si dhe lehtësi tjera, duke përfshirë suspendimin e taksës diskriminuese;
5. Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkon nga institucionet ndërkombëtare dhe institucionet relevante që të liroj të burgosurit politikë duke përfshirë të ashtuquajturin grupin e Gjilanit që janë viktima të një procesi të montuar politik;
6. Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkoj reciprocitet të plotë me të drejtat e serbëve pakicë në veri të Kosovës;
7. Kuvendi i Republikës së Kosovë mbështet nismën e themelimit të një Universiteti Publik në gjuhën shqipe dhe fton përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të marrin nismë ligjore;
8. Kuvendi i Republikës së Kosovë mbështet themelimin e fondit zhvillimor për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me iniciativën e Qeverisë së Kosovës dhe në koordinim me institucionet ndërkombëtare dhe evropiane;
9. Kuvendi i Republikës së Kosovës fton Këshillin e Evropës dhe organizatat tjera ndërkombëtare që të angazhohen për detyrimin e Republikës së Serbisë për të respektuar të gjitha të drejtat që dalin nga Konventat ndërkombëtare;
10. Qeveria e Republikës së Kosovës të themelon grupin ndërministror për implementim që përfshin edhe vizitën e mundshme të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane dhe Ministrisë për Integrim Evropian”.
Mjerisht, edhepse është obligim dhe detyrim Kushtetues i Qeverisë për ta zbatuar në tërësi këtë Rezolutë, megjithatë, u hoq vetëm taksa diskriminuese, e cila i plaçkiti mbi 30 milion euro nga këta shqiptarë të shkretë, të cilët mbetën jashtë Kosovës pa fajin e tyre, për t’i lejuar për të hyrë në Kosovë.
Kurse, të gjitha pikat e tjera nuk u përfillën fare nga Qeveria e z. Hashim Thaçi!
Prandaj, i bëjmë thirrje të gjithë votuesve shqiptarë me origjinë nga Lugina, që t’i votojmë vetëm ato forca politike që premtojnë realizimin me përpikmëri të kësaj Rezolute, si kusht për përmirësimin e pozitës skajshmërisht të papranueshme, të papërfillshme dhe të pashpresë në të cilën jemi katandisur nga keqqeverisja dhe mospërfillja e deritanishme!
Urime dhe suksese në këto zgjedhje!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë!

Friday, May 23, 2014

“Koalicioni” që mund ta trondisë Kosovën!?

Koalicionet e partive politike kosovare për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014 do të varen në rend të parë nga perceptimi  dhe nga supozimet e shtabeve të tyre zgjedhore, si dhe analistëve dhe kreut të tyre partiak, se si e parashohin ata pozitën e tyre dhe epilogun e këtyre zgjedhjeve parlamentare.
Kurse, orientimet programore të partive politike, mendoj se do të kenë rëndësi të dorës së dytë.
Gjithësesi se “bomba” paraelektorale që e goditi skenën politike kosovare, e veçanërisht atë të LDK-së, ishte deklarimi publik i Fatmir Sejdiut kundër LDK-së dhe kryetarit Isa Mustafa.
Natyrisht se për njohësit e mirë të rethanave brenda LDK-së, kjo nuk paraqet befasi. Përkundrazi!
Pra, Siç e dijmë të gjithë, Fatmir Sejdiu ishte pasuesi i Presidentit historik Ibrahim Rugova.
Por, njëkohësisht ai ishte edhe rrënuesi, së bashku me Eqrem Kryeziun, i LDK-së, duke  shkaktuar rrahjen e turpëshme me karriga në Kuvendin e gjashtë të saj.

Kështu, e hodhën në opozitë LDK-në, madje edhe duke ia rrënuar dinjitetin dhe autoritetin e madh dhe dashurinë e mbështetjen fanatike që e kishte kjo parti në popullin e Kosovës dhe mbarë shqiptarinë.
Fatmir Sejdiu dhe Eqrem Kryeziu nuk u ndalën dhe nuk u mjaftuan me turpërimin dhe shkatërrimin e pjesës së mbetur të LDK-së, por morën edhe hapat vendimtarë për shkatërrimin e rugovizmit, duke bërë koalicion të pabarabartë dhe nënshtrues, me PDK-në, si dhe më vonë, duke e shkelur turpshëm Kushtetutën e Kosovës me mbajtjen jokushtetuese të dy funksioneve inkompatibile dhe jokushtetuese njëkohësisht: të presidentit të Kosovës dhe kryetarit të LDK-së!
Edhepse vet është doktor i shkencave juridike dhe ligjërues i së drejtës dhe paguhet që t’i mësoj dhe edukoj studentët se si duhet respektuar Kushtetuta dhe Ligji dhe si duhet ndërtuar “shteti i së drejtës”, që mbështetet në vullnetin e Sovranit (popullit) dhe përfaqësuesve të tyre në Legjislativin, ose Parlamentin e Kosovës!
Në vend të kësaj, ai i dha përparësi marrëveshjeve politike midis individësh-liderësh politikë!
Por, sa duket, kjo nuk i mjaftoi atij. Tani ka dalur hapur kundër LDK-së, që mund t’i kushtoj rëndë Kosovës dhe LDK-së, duke ia siguruar fitoren PDK-së dhe Hashim Thaçit.
Prandaj, ky mund të jetë “koalicioni” më i rrezikshëm, “në heshtje” midis Fatmir Sejdiut dhe Hashim Thaçit.
Se me çfarë çmimi dhe me çfarë kushtesh mund tē ket ndodhur ky akt makabër, kjo mbetet të shihet.
Por, druaj se ky gjest mund t’i jep “vulën” epilogut të këtyre zgjedhjeve, duke ia mundësuar PDK-së së Hashim Thaçit dhe minoriteteve që edhe në mandatin e ardhshëm  katërvjeçar ta qeverisin Kosovës.
Oh, sa do të dëshironim që e gjithë kjo të mos ndodhë realisht dhe të mbetet vetëm një supozim dhe perceptim i gabuar i rethanave politike aktuale, si dhe mosnjohje e realitetit tonë politik dhe të mbetet si një frikë e panevojëshme dhe e përkohëshme?!

Monday, May 19, 2014

Gjenerata e 10-të e maturantëve të Preshevës që pas 40-vitesh u bashkuan sërish te Skenderbeu


matruskPRESHEVË, 19 maj  -Në vitin 2004, dmth për 30 vjetorin, ishte një zhgënjim me rethanat e krijuara pas vitit 1999, kur Lugina e Preshevës mbeti jashtë Kosovës, për ç’arsye ndodhi konflikti i armatosur 2000-2001 dhe nuk kishte disponim të mjaftueshëm, prandaj edhe mungonte inisiativa dhe nisma për një gjë të tillë. Ndërkaq, që nga 2013-ta, Dr. Sci Arif Jahiu, në takimet që i kishim, ishte shumë entuziast dhe insistues për ta organizuar një takim të tillë, njofotn agjencia e lajmeve “Presheva jonë”


Pas 40 vjetëve, sërish të Skënderfbeu-gjenerata jonë u takua për ta shënuar, përkujtuar e festuar këtë Jubile të rëndësishëm të jetës tonë
matu2Ideja për mbajtjen e një takimi të tillë gjenerata e dhjetë (1973/74) e maturnatëve të Preshvës ekzistonte edhe për organizimin e 20 vjetorit në vitin 1994, si dhe për vitin 2004, tridhjetvjetorin.

Por, rethanat disi nuk ishin të volitëshme për ahengje në zymtësinê e rethanave të kohës: në 20 vjetor ishte regjimi i ashpër i Millosheviqit dhe nuk ishte kohë e përshtatëshme. Kurse, në vitin 2004, dmth për 30 vjetorin, ishte një zhgënjim me rethanat e krijuara pas vitit 1999, kur Lugina e Preshevës mbeti jashtë Kosovës, për ç’arsye ndodhi konflikti i armatosur 2000-2001 dhe nuk kishte disponim të mjaftueshëm, prandaj edhe mungonte inisiativa dhe nisma për një gjë të tillë.
Ndërkaq, që nga 2013-ta, Dr. Sci Arif Jahiu, në takimet që i kishim, ishte shumë entuziast dhe insistues për ta organizuar një takim të tillë.
Ai i kishte bërë “presion” edhe Dr. Sci Sabit Sahitit, si dhe mua në fb,  duke na shtyrë që t’ia fillojmë aktivitetit për organizim. Kështu, një ditë marsi, vendosëm të takohemi në një lokal (Engji) të Preshevës: Arif Jahiu, Lumnije Ahmedi-Shaqiri, Sabit Sahiti, Shefki Ibrahimi dhe Nehat Hyseni

Disa prej nesh nuk ishin parë qysh nga bankat shkollore. Takimi ishte emocionues dhe shumë entuziast

matururrMenjëherë i  ndajtëm detyrat: Lumnije Ahmedi t’i njoftoj femrat-shoqet dhe kontaktin me “Edoni collor” për foto dhe video inçizim dhe për CD; Shefki Ibrahimi anën financiare dhe restoranin bashkë me Sabitin,Sabit Sahiti njoftimin e shokëve dhe shoqeve dhe e caktuam ta koordinoj punën, kurse zyra e tij të jetë vend referimi ku duheshin lajmëruar të interesuarit,

Meqë i kisha siguruar më parë listat e nxënësve nga drejtori Abdurrahman Zylfiu me anën e vëllaut tim Prof. Fikret Hyseni, na u lehtësua puna, sepse tani u siguruam për informacionin për të gjithë shokët dhe shoqet e gjeneratës.
maturprofffKëshilli nismëtar u takua disa herë dhe kishte një entuziazëm dhe vullnet të madh. Koha kalonte dhe informacionin, përveç portaleve, e shpërndanim vazhdimisht edhe në fb, së bashku me listat e nxënësve, por edhe kontaktonim me telefona etj. Sidomos dallohej entuziazmi i Dr. Sabit Sahitit, por edhe brengosja dhe preokuptimi i madh i tij.

Kontaktonim shumë shpeshë gjatë tërë kohës dhe sa më shumë që afrohej dita e 10 majit, pritja bëhej edhe më e tensionuar. Të interesuarit lajmëroheshin nga të gjitha anët gjithnjë e më tepër dhe e konfirmonin pjesëmarrjen.

Bile edhe nga Kanadaja u lajmërua Mustafë Ismaili, nga Zvicra Gjyltene Ibrahimi ankohej se nuk i konvenonte data dhe lutej për ta shtyrë së paku edhe për disa ditë, gjithashtu nga Zvicra u lajmërua Lutfije Sadiku-Lutka, e cila edhepse kishte qenë tri javë më heret në Preshevë, megjithatë kishte vendosur të vijë.

Dr. Sabiti kishte vizituar personalisht Llojanin dhe disa fshatra të Bujanocit, si dhe kishte kontaktuar me shumë shoqe dhe shokë në Zvicër dhe kishte marrë disa konfirmime. Unë në Prishtinë, gjithashtu i takova disa shokë e shoqe, të cilët morën përsipër t’i informojnë edhe të tjerët.  Më 7 maj 2014 Dr. Sabiti kishte caktuar mbledhjen e fundit të Këshillit organizativ, për të parë situatën definitive reth organizimit. Mirëpo, meqë isha i zënë me punë të pashtyeshme, unë i lajmërova se jam i zënë, por i luta që të gjitha obligimet që mi caktojnë, të më njoftojnë dhe shpreha pajtueshmërinë dhe miratimin tim për gjithçka vendoset.Pas mbledhjes më njoftuan se përgatitjet ishin të shkëlqyeshme, se gjithçka ishte gati dhe se me padurim pritej Dita e Takimit.

Dita e Takimit, aty te Skenderbeu, kur u ndamë me lot e u bashkuam me lot plot pas 40 vitesh


maturprof1111Më 10 maj ne filluam të tuboheshim qysh nga ora 17:00 në kafe- ëmbëltoren “Izo-Caki”, përball Gjimnazit. Kurse nga ora 17:45, meqë u shtua tepër numri i pjesëmarrësve, u transferuam në oborrin e Gjimnazit SKENDERBEU. Aty, tek vendtakimi,  tubimi ishte i shpejtë dhe deri në orën 18:00 erdhën pothuajse të gjithë. Në fytyrat e të gjithëve vërehej një entuziazëm i madh, por dhe një mallëngjim dhe dyshim se, vallë, a do t’i njihnin të gjithë shokët dhe shokët? Përqafimet, britmat e gëzimit, ngazëllimi, mallëngjimi, qeshjet.ishin të pafund!

Ne si Këshill organizativ, kishim caktuar Lumnije Ahmedin-Shaqiri për ta hapur dhe udhëhequr tubimin. Edhe pse asaj i kishte ndodhur një rast vdekje në familjen e burrit, megjithatë prezentoi dhe udhëhoqi tubimin, por natyrisht se nuk erdhi në restoran.

Pastaj e bëmë edhe një fotografi të përbashkët para hyrjes së Gjimnazit  Në sallën e arsimtarve ishin edhe dy ish drejtorët: Abedin Selimi dhe Zeqirja Fazliu, si dhe drejtori aktual Abdurrahman Zylfiu, prof. Avni Presheva, prof. Alixhemal Ibrahimi dhe kujdestari i klasës Xhevat Nasufi, i cili ishte edhe i vetmi kujdestar i gjallë nga dy klasët IV2 dhe IV3, meqë Sylejman Ahmedi, Rrahman  dhe Gani Ramadani, nuk ishin në mesin e të gjallëve. Kurse, nga nxënësit: Myzejene Osmani, Ali Latifi, Tefik Abdullahu, Shenasi Mustafa, Zijadin Murati dhe Rexhep Hasani. Andaj, mbajtëm një minut heshtje  në shenjë nderimi dhe respektimi të tyre. Pastaj fjalën e mori ish drejtorii Abedin Selimi, i cili foli për sukseset dhe sfidat e kohës së tij, si dhe Zeqirja Fazliu, pēr rethanat shoqërore e politike.

Ndërsa, Abdurrahman Zylfiu, si drejtor aktual, foli për problemet aktuale me të cilët është duke u ballafaquar kjo shkollë: zvogëlimin rapid të numrit të nxënësve dhe mungesën e teksteve dhe mjeteve mësimore, ai i përmendi si probleme kryesore.

AHENGU NË RESTORAN

Nga ora 20:00, të gjithë u transferuam në Restoran. Fillimisht u dëshpruam me radhitjen e ravolinave, që nuk ishte bërë ashtu si ishim marrë vesh. Sepse, marrëveshja ishte që tavolinat të vendoseshin ashtu që të paraqisnin një tërësi që jep mundësi që të gjithë të mund të shiheshim midis veti. Por, falë mirëkuptimit dhe gadishmërisë së pronarit dhe ekipit të tij dhe shokëve, shumë shpejtë u vendosën tavolinat në një katrorë, ashtu si ishte më së miri.
mat2Pastaj foli edhe kujdestari i klasës Xhevat Nasufi, i cili i evokoi disa kujtime mjaftë emocionuese nga bankat shkollore, si dhe kujtimet nga ekskursioni ynë nëpër tërë Jugosllavinë. Nuk e la pa e përmendur se si mua më kishte pasë zënë gjumi dhe isha vonuar, kështu që autobusi ishte nisur nga qendra dhe ishte ndalur te ura për të më pritur. Të gjithë qeshëmme këtë rast.
Pastaj, edhe disa nga ne ish nxënësit, nga të cilët disa kishim punuar edhe si profesor në këtë Gjimnaz. Unë kisha punuar mbi pesë vjet, para se të shkoja në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë. Atëherë  kishim themeluar buletinin “Drita”, i cili dilte katër herë në vit, numri i fundit i të cilit doli në fillim të tetorit 1984, kur unë e lëshova Gjimnazin. Gjithashtu i evokova dhe përkujtova të gjithë për aktivitetet e dendura që zhvilloheshin atëherë dhe për sukseset e mëdha: kishim marrë vendin e tretë, të dytin dhe pastaj të parin në Serbinë e atëherëshme, që përfshinte Kosovën dhe Vojvodinën.

Pra, ishin ato vite kur kulmoi suksesi i kësaj Vatre të arsimit, edukimit dhe dijes.
matruskEmocionet e të gjithëve, por edhe të miat, ishin gati të shpërthenin, derisa i përkujtoja të arriturat e përmendura.Pastaj, filluam të prezentoheshim me radhë, një nga një të gjithë ish nxënësit.Prezent ishim gjithsej 40 nxënës dhe 7 ish profesorë e drejtorë, dmth. gjithsej 47.Kurse, kemi qenë në IV2 34 nx. dhe në paralelen IV3 35 nxënës. Gjashtë nxënës kishin vdekur, kurse 63 janë të gjallë. Kjo i bie se ishim të pranishëm 63,5%nga numri i gjithëmbarshëm.Pra, ishte ky një numër i madh që na befasoi këndshëm të gjithëve. Sepse, ne nuk e prisnim se mund ta kalonim gjysmën, dmth 50%. dmth diku reth 30-35 veta.

Prezentimi i secilit veç e veç ishte tejet interesant, meqë mësuam për gjendjen familjare, arsimore e materiale të secilit prej nesh.E veçanta e kësaj ishte se të gjithë ishin të martuar dhe të gjithë kishin fëmijë, madje mbi 2/3 kishin nipa dhe mbesa.

Është interesant të ceket se, sa do e pabesueshme të duket, më së shumti munguan pikërisht shokët nga Presheva: Zihni Ymeri, Naser Neziri, Behlul Nasufi, Ekrem Emini, Fatmir Sylejmani etj.!

mat1Lutfije Sadiku-Lutka, Lumnije Ahmedi-Shaqiri,Lumnije Hasani, Sadëka Aliu, Emine Jakupi, Qefajete Murati, Mihrije Abazi, Irfete Rexhepi, Lumnije Qerimi dhe Bejtushe Rrustemi-Dalipi   .


Unë (Nehat Hyseeni) i përshëndeta të gjithë mysafirët dhe pasi u sigurova se të gjithë ishin vendosur e rahatuar mirë, paraqita një historik të shkurtër të aktivitetit tonë reth organizimit dhe se ideja jonë ishte të tuboheshim dhe të kënaqeshim “pa teklif”, apo “pa cenzurë”, ku të gjithë do ta ndienim veten 40 vjet më të rinjë, dmth të ndiheshim si 18 vjeçarë.
 Që nga tingulli i parë, pothuajse nën komandë u ngritën pothuajse të gjithë për të vallëzuar. Ideja jonë ishte që të mos i ngjasonim dasmave, por që të lenim kohë më shumë për biseda, diskutime, tregime të momenteve të ndryshme më pikante dhe më interesante, sherreve të ndryshme, etj.

Mikrofonin fillimisht ua dhuruam profesorëve dhe ish drejtorave, të cilët, siç është zakon në raste të tilla, nuk kursyen lavdratat dhe epitetet më të larta, duke na quajtur “gjeneratë e artë”, etj. Por, bisedën dalëngadalë e orientonim nga sherret tona dhe ndodhitë e ndryshme, problemet që i bënim si nxënës, me qëllim për tu bërë interesant dhe për të qeshur e për t’u argëtuar e dëfryer. Pastaj, filloi muzika, e cila ishte e përkryer.

Pastaj, pronari i lokalit na pyeti se a do të pranonim të na qerraste me sjelljen e grupit të muzikës me daulle e zurle. Na pranuam me kënaqësi dhe doli shumë bukur edhe kjo pikë me valltarët fascinues që i dhanë një hov dhe hijeshi edhe më të madhe ahengut

Posaçërisht u kënaqëm pas orës 1:00 kur e pushuam muzikën dhe u ulëm një grup më i vogël për të biseduar, meqë më tepër se gjysma shkuan.Biseda aq ishte e këndëshme, desh plasëm së qeshuri. Ritëm të posaçëm dhe kontribut të madh i dha sidomos Bejtushe Rexhepi, e cila shquhej me hajgaret e saja me plotë sens humori nuk kishin të ndalur.
Reth orës 2:15 u shpërndamë të gjithë, duke shprehur lumturinë dhe kënaqësinë që u takuam, duke i shprehur njëri-tjetrit falemnderime të pafund! Posaçërisht ishin drejtuar falemnderimet dhe urimet e përzemërta për Këshillin organizativ. Sipas deklaratave të pjesëmarrësve, përshtypjet dhe kënaqësia ishin të papërshkrueshme! Falemnderimet tona të pafund janë sidomos për shoqet dhe shokët që erdhën enkas nga Kanada, Zvicra, Gjermania, Kosova, Maqedonia etj. Takimi i tejkaloi shumëfish të gjitha pritshmëritë tona. Sidomos,  ne disa që ishim nismëtarë të kësaj pune, druheshim se, vallë,  a do t’ia dalim?!
Por, urimet dhe kënaqësitë që morëm të gjithë na bënë aq të lumtur dhe krenarë, sa që druhemi ta marrim me mend se sa do të kishim gabuar dhe bërë “gjynah”, po të mos e kishim organizuar! Vetëm tani jemi duke e kuptuar se sa i nevojshëm dhe i domosdoshëm paska qenë ky takim!


Urime, urime, urime të pafund të gjithëve! Zoti e bekoftë dhe lumturoftë gjeneratën tonë të bekuar!!!

maturrrpr
PS:
Së shpejti do ta marrin falas të gjithë pjesëmarrësit CD me video inçizime të montuara e sistemuara me kujdes maksimal profesional dhe me dashuri të veçantë, si dhe fotografitë e shumta dhe shumë cilësore nga “Edoni collor”. E falemnderojmë shumë!
I lutem shoqeve dhe shokëve pjesëmarrës që të shtojnë tekstin, duke e plotësuar me përshkrime, përshtypje dhe ndodhi që nuk janë përfshirë. Verzioni i parë i Monografisë së gjeneratës tonë  ( 71 faqe) me foto nga Takimi, është botuar më 17. maj 2014, (në color dhe bardhë e zi.) dhe të interesuarit mund ta marrin.
Ndërkaq, verzioni i zgjëruar i Monografisë, me shenime të detajuara dhe të zgjëruara, ështëduke u përgatitur intensivisht. Andaj, ju lutemi t’I dërgoni kontributet tuaja në e-mailin: nehathyseni@gmail.com.
Kjo Monografi e ilustruar me fotografi të shumta color, në të dy verzionet, dmth të shkurtër dhe të zgjëruar, së bashku me fotografinë e përbashkët të 10 majit 20014 para bustit të Skënderbeut, do t’i dhurohen Gjimnazit “Skënderbeu”. Kurse, Fotografia e përbashkët do të vendoset, siç na tha Drejtori Abdurrahman Zylfiu,  në radhën e fotografive të gjeneratave të mëherëshme në lokalitetin qendror të Gjimnazit dhe do të mbetet kujtim i përhershëm, si pjesë e historisë së Gjimnazit. Kurse, Monografitë do të vendosen në Arkivin e Gjimnazit, si pjesë e historikut të Tij të lavdishëm, që na bënë të lumtur dhe krenarë që edhe ne jemi pjesëtar të saj!