Një letër i ka shkuar
Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministrit Hashim Thaçi dhe
Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqit, përmbajtjen e të cilës e ka
shkruar Nehat Hyseni, kryetar i Shoqatës së shqiptarëve të Luginës së
Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë.Ata në këtë letër janë
shprehur të shqetësuar për siç thonë ata, me faktin se Qeveria e
Kosovës në bisedimet e Brukselit dhe Marrëveshjen e 19 prillit 2013,
çështjen e Luginës nuk e përfshiu fare.
Në këtë letër po ashtu,
preshevarët shqetësohen edhe për obligimin kushtetues për të cilën thonë
se Qeveria nuk e ka kryer, e cili ka të bëjë me shtimin e kujdesit
shtetëror të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, vendosjen e
reciprocitetit mes të drejtave që gëzojnë serbët në Kosovë me shqiptarët
në Luginë, kujdesin e Kosovës për të zhvendosurit nga Lugina, të
organizojë shkollim dhe mirëqenie për shqiptarët atje, të hapen zyrat
për shqiptarët e Luginës në Prishtinë dhe Gjilan,etj.
“Konsiderojmë
se kujdesi institucional i Republikës së Kosovës është i domosdoshëm,
si për shqiptarët e shpërngulur të Luginës që jetojnë në Kosovë, prej të
ci lëve një pjesë e madhe nuk ka dokumentacion të Kosovës, e as të
Serbisë, ashtu edhe për ndaljen e shpërnguljes së shqiptarëve që jetojnë
në Luginë. Ata zyrtarisht trajtohen si "qytetarë të padukshëm", pa
mundësi lëvizjeje të lirë, me probleme e kokëçarje të mëdha që u
shkaktohen atyre nga fakti se institucionet e Kosovës i trajtojnë si "jo
kosovarë", kurse në Serbi keqtrajtohen e diskriminohen si "jo serbë"”,
thuhet në letrën që ka ardhur edhe në Agjencinë e Lajmeve KosovaPress.
Shoqata
e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë, e
konsideron të domosdoshme dhe urgjente që të zbatohet Rezoluta e
Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të themelohen zyrat në Prishtinë e
Gjilan, për t'u marrë institucionalisht me problemet dhe hallet e
qytetarëve të luginës që jetojnë në Kosovë, që sipas tyre janë të
shumta.
“Regjistrimin dhe evidencimin zyrtarë të të shpërngulurve
nga L ugina, si refugjatë, ashtu si janë evidencuar nga UNHCR-i mbi 240
mijë serbë të Kosovës, që zyrtarisht trajtohen si refugjatë në Serbi,
kurse asnjë shqiptar nuk figuron zyrtarisht si i shpërngulur dhe
refugjat në Kosovë. Konsiderojmë se është e domosdoshme edhe hapja e
Zyrës së Kosovës në Luginë të Preshevës, si degë e Zyrës ndërlidhëse të
Republikës së Kosovës në Beograd, për harmonizinin dhe koordinimin e
aktiviteteve të Republikës së Kosovës për ndihmë shtetërore e
vëllazërore ndaj shqiptarëve të Luginës, ashtu si i ndihmon Serbia
vëllezërit e vet serbë në Kosovë”, thuhet në këtë letër.
Ndërsa në
fund duke pritur angazhimin e qeverisë, ata ndër të tjera edhe
falënderohen për siç thonë ata heqjen e taksës kufitare prej 20 eurosh
për makinë, si dhe për paralajmërimin e heqjes së kuotave famëkeqe për
studentët nga Lugina në universitetet e Kosovës.
No comments:
Post a Comment