Friday, April 25, 2014

A do ta ndryshojë skenën politike të Kosovës formimi i Gjykatës Speciale?

Miratimi i vendimit për formimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, me votat e “krahut të luftës” (PDK,AAK), të ndihmuar nga LDK dhe të tjerë, nga shumëkush shikohet si “fillim i fundit” të karrierës politike të Hashim Thaçit & Company.
Bindja e këtillë, që ka filluar të qarkulloj gjithandej në opinionin politik në Kosovë, mbështetet në faktin se, sipas bindjes së tillë, Thaçi me angazhimin e tij pë thmeleimin e Gjykatës Speciale për Kosovën e ka “prerë degën” në të cilën qëndron edhe vet.
Sepse, kjo Gjykatë, sipas të gjitha gjasave, do t’i përfshijë bashkëpunëtorët dhe bashkëluftarët më të ngushtë të tij. Pikërisht ashtu si u shprehë miku i madh i shqiptarve dhe Kosovës, James Rubbin, vitin e kaluar në “Sheshin 21”,  me rastin e marrjes së Mirënjohjes për kontributin e dhënë të tij për çlirimin e Kosovës. Ai deklaroi qartë atëherë, se ka ardhur koha që të tërhiqet nga pushteti “krahu i luftës”, siç deklaroi Rubbin: “në kulmin e autoritetit që gëzojnë”. Por, çuditërisht, askush nuk e mori seriozisht këshillën e tij!
Natyrisht se ky zyrtar i lartë Amerikan shprehte qëndrimin zyrtar të SHBA-së, të cilin Rubbin na e përcolli në formë shumë të përshtatshme dhe miqësore. Fitohej përshtypja se pushtetarët tanë e ndienin veten më të mençur dhe më të fuqishëm se Amerika. Prandaj edhe “nuk ia varën” fare!
Askush nuk u thellua ta pyes veten se, vallë,  pse ky mik i madh i yni na këshilloi kështu?
Sigurisht se Administrata Amerikane e përcjellë ecurinë e gjërave dhe performansën e pushtetarëve tanë, madje deri në detajet më të imta. A nuk ishte dëshmi për këtë zbulimi I telefonatave dhe afera “Pronto”, ku iu bë me dije të gjithëve se përgjohen e përcillen deri në detaje, pa asnmjë përjashtim. Prandaj, ata janë të informuar mirë e saktë për gjithçka ka ndodhur në Kosovë dhe reth saj, si  para Luftës, gjatë dhe pas saj.
Se nuk ishte gjithçka në rregull dhe pastër gjatë Luftës dhe pas saj, këtë e dijnë të gjithë, si i thonë fjalës “edhe guri e druni” e dijnë këtë. Kjo madje u pa edhe gjatë votimit të paradokohshëm të ligjit mbi veteranët e luftës, ku deputetët e Kuvendit të Kosovës i ndanë luftëtarët e lirisë sipas interesave partiake, pra bi baza politike. Atë që nuk e bëri as armiku në luftë, e bënë pushtetarët tanë, tani në paq.
Dikush mund të bëjë, me të drejtë vërejtje se, gjithkund në luftë ndodhin vrasje, vuajtje, sakrifica, shkretërim dhe humbje pasurie e jete. Ashtu siç e dijmë se ka përjashtime. Madje paradoksale. Pra, se dikush jo vetëm që nuk varfërohet e masakrohet në Luftë, por del nga ajo i pasur, madje edhe milionerë!
Prandaj, edhe Kosova nuk ishte përjashtim nga ky rregull makabër dhe i pashkruar. Madje, dalin edhe “patriota” edhe milionerë! Sepse, “ujku don mjegull”. Dhe ata që janë “ujq”, dijnë ta shfrytëzojnë këtë formulë magjike: “hem patriotë, e hem milionerë”!
Ashtu ishte në luftën e Kroacisë, pastaj edhe më tepër në luftën në Bosne. Por, ashtu ishte edhe në Serbi gjatë dhe pas luftës së Kosovës, ku u paraqit e ashtuquajtura “Plaçkitje Patriotike”, duke u krijuar milionerë serbë matrapazët e ndryshëm dhe vagabondat e kriminelët ordinerë, si puna e Arkanit, Sheshelit, Veselinoviqit dhe tarafit të tyre.
Ata u pasuruan dhe u bënë milionerë e miliarderë, me “punën patriotike” të tyre për “t’i ndihmuar dhe mbrojtur vëllezërit” e tyre serbë nga “armiqtë shqiptarë”.
 Në emër të këtij “patriotizmi”, këta kriminelë serbë tmerruan bashkëkombasit e tyre në very të Kosovës, duke u shetitur dhe gjuajtur vend e pa vend nga kallashnikovët dhe armatimi tjetër i tyre. Ata krijuan “mbretërinë” e tyre mafioze në atë pjesë të Kosovës, duke vendosur pastaj edhe barrikadat famëkeqe dhe duke i dalur zot jo vetëm tokës, por edhe njerëzve (serbë) atje.
Qeveria e Millosheviqit kishte krijuar banda kriminale paramilitarësh, të cilët i financonte dhe mbështeste për të masakruar popullsinë e pafajëshme dhe të pambrojtur, në Kroaci dhe Bosne, e pastaj edhe në Kosovë.
 Por, u paraqitën edhe banda kriminale nga radhët e kroatëve në Kroaci dhe të boshnjakëve në Bosne, si “mbrojtës” të polullatës së vet, të cilët fillimisht, madje u infiltruan edhe në pushtet.
Mjerisht, edhe Kosova nuk mund të themi se ishte përjashtim nga ky “regull”, kur në “mjegullën” e luftës u paraqitë profiterë e kriminelë të ndryshëm që e shfrytëzuan rastin që në emër të luftës së drejtë për liri, kryen krime makabre dhe e dëmtuan rëndë imazhin e luftës sonë të drejtë dhe të shenjtë për liri e pavarësi.
Nuk munguan as vrasjet misterioze të kundërshtarëve politikë, dhunimet e masakrimet, që e komprometuan rëndë imazhin e UÇK-së në popull, duke humbur besimin tek një pjesë e madhe e tyre.
Formimi i Gjykatës Speciale pikërisht ka për mision pastrimin e imazhit të luftës së shenjtë për liri, nga kriminelët dhe matrapazët e ndryshëm të cilët u infiltruan në pushtet, në emër të “meritave të luftës”.
 Kështu do të ndahet “shapi prej sheqerit”, duke i ngritur edhe më lartë, ashtu si e meritojnë figurat emblematike të luftëtarëve të lirisë, që u flijuan për lirinë tonë, veprimtarëve idealistë që vepruan e kontribuan palodhshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Andaj, Gjykata Speciale  pritet se do ta spastroj skenën tonë politike dhe do t’i  jep fund definitivisht praktikës që kriminelët ta udhëheqin shtetin e Kosovës, duke e ngulfatur me korrupsion marramendës që ia ka zënë frymën zhvillimit normal dhe të gjithanshëm të vlerave të mirëfillta të shoqërisë sonë, lirisë dhe demokracisë.

Thursday, April 24, 2014

Thaçi mashtrues dhe dyfytyrësh

Herë po herë jo më në fund u votua Tribunali. Të mërkurën deputetët e Kuvendit të Kosovës me vota 89 pro, 22 kundër dhe 2 abstenime, kanë votuar për themelimin e Gjykatës Speciale e cila do të hetoj krimet e pretenduara në Republikën e Kosovës. Formimi i Gjykatës Speciale, ose siç e quanim më parë Tribunalit për Kosovën, në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të 23 prillit 2014, mori bekimin e deputetëve.
Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ku sipas kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, është bërë me imponim jo të ndershëm dhe jo të drejtë nga bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht Amerika dhe BE-ja. “Tani institucionet e Kosovës janë të ballafaquara me një imponim krejtësisht jo të ndershëm dhe jo të drejtë nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.
 
Analisti politik, Nehat Hyseni, për Gazetën “Bota sot”, thotë se këtu bien në sy një sjellje dualiste e Kryeministrit Thaçi, meqë ai tërë kohën bënte apel dhe lobonte fuqishëm për miratimin e këtij vendimi të dhimbshëm, sidomos për bashkëpartiakët e tij, kurse, për befasinë e të gjithëve, ai këtë filloi ta quaj si "imponim të padrejtë" e "të pandershëm",nga ndërkombëtarët.
 
“Kjo sjellje dyfytyrëshe e z. Thaçi nuk mund të sqarohet ndryshe, pos si nevojë e tij pragmatike për të qëndruar në dy karrige: në atë të miratimit të pakusht të çdo propozimi të ndërkombëtarëve, madje edhe ato që i rrezikojnë me dënime e arrestime bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ai ndaj ndërkombëtarëve është i pafuqishëm dhe argumentet për t'u imponuar atyre ndonjë qëndrim të favorshëm për bashkëpartiakët dhe miqtë e tij më të ngushtë, i janë shterur dhe komprometuar skajshmërisht me përformancën e korruptuar të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij me dosje të trashë të keqqeverisjes, korrupsionit, krimit të organizuar, etj”, thotë Hyseni.
 
Sipas tij, z. Thaçi i nevojitet që para opinionit dhe votuesve të Kosovës ta paraqesë veten dhe bashkëpartiakët e tij si viktima.
 
“Kjo i nevojitet për t'i bindur, pra për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, votuesit e Kosovës se ja, ai dhe partia e tij janë "e keqja më e vogël"! Prandaj, ata "e meritojnë" të votohen dhe çdo votë që hidhet për partitë dhe opsionet e tjera të skenës politike të Republikës së Kosovës, do të ishte “e keqe më e madhe”.
 
Pra, sipas Hysenit, paraqitja dualiste dhe kundërthënëse e Hashim Thaçit sipas parimit "mirë me të gjithë", ka për qëllim qëndrimin e mëtejshëm të tij në “krye të qeverisjes së Kosovës, duke u përpjekur që t'i minimizoj pasojat dhe ndëshkimet për gjithçka e keqe që i ka ndodhur Kosovës me "meritat" e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij, si nga Gjykata Speciale, ashtu edhe nga votuesit e Kosovës në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen së shpejti. “Prandaj, sjellja e tij i ngjanë politikës "hem-hem", d.m.th. përmbysje e thënies popullore:"As me shehër, as me Barilevë" në: "Hem me shehër e hem me Barilevë”, thekson Hyseni./standardi.info

Tuesday, April 22, 2014

Presheva i shkruan Prishtinës: Mos na trajtoni ‘jo kosovarë’, ne jemi shqiptarë

PRESHEVË- Në një letër adresuar krerëve të institucioneve të Kosovës Atifete Jahjagës dhe Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqit e nënshkruar nga Mr. Nehat Hyseni, kryetar i Shoqatës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë citohet se preshevarët duhet të trajtohen njësoj, pasi janë shqiptarë.

Ata në këtë letër janë shprehur të shqetësuar me faktin se Qeveria e Kosovës në bisedimet e Brukselit dhe Marrëveshjen e 19 prillit 2013, çështjen e Luginës nuk e përfshiu fare, thuhet mes tjerash në letrën.

Në këtë letër po ashtu, preshevarët shqetësohen edhe për obligimin kushtetues për të cilën thonë se Qeveria nuk e ka kryer, e cili ka të bëjë me shtimin e kujdesit shtetëror të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ndërkohë, kujdes duhet ti tregohet dhe vendosjes së reciprocitetit mes të drejtave që gëzojnë serbët në Kosovë me shqiptarët në Luginë, të organizojë shkollim dhe mirëqenie për shqiptarët atje.

“Kujdesi institucional i Republikës së Kosovës është i domosdoshëm, si për shqiptarët e shpërngulur të Luginës që jetojnë në Kosovë, prej të cilëve një pjesë e madhe nuk ka dokumentacion të Kosovës, e as të Serbisë, ashtu edhe për ndaljen e shpërnguljes së shqiptarëve që jetojnë në Luginë. Ata zyrtarisht trajtohen si “qytetarë të padukshëm”, pa mundësi lëvizjeje të lirë, me probleme e kokëçarje të mëdha që u shkaktohen atyre nga fakti se institucionet e Kosovës i trajtojnë si “jo kosovarë”, kurse në Serbi keqtrajtohen e diskriminohen si “jo serbë””- thuhet në letrën e drejtuar institucioneve të Kosovës.

“Regjistrimin dhe evidencimin zyrtarë të të shpërngulurve nga Lugina, si refugjatë, ashtu si janë evidencuar nga UNHCR-i mbi 240 mijë serbë të Kosovës, që zyrtarisht trajtohen si refugjatë në Serbi, kurse asnjë shqiptar nuk figuron zyrtarisht si i shpërngulur dhe refugjat në Kosovë. Konsiderojmë se është e domosdoshme edhe hapja e Zyrës së Kosovës në Luginë të Preshevës, si degë e Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, për harmonizinin dhe koordinimin e aktiviteteve të Republikës së Kosovës për ndihmë shtetërore e vëllazërore ndaj shqiptarëve të Luginës, ashtu si i ndihmon Serbia vëllezërit e vet serbë në Kosovë”- thuhet në këtë letër.

Shoqata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë, e konsideron të domosdoshme dhe urgjente që të zbatohet Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të themelohen zyrat në Prishtinë e Gjilan, për t’u marrë institucionalisht me problemet dhe hallet e qytetarëve të luginës që jetojnë në Kosovë, që sipas tyre janë të shumta.

Ndërsa në fund duke pritur angazhimin e qeverisë, ata ndër të tjera edhe falënderohen për siç thonë ata heqjen e taksës kufitare prej 20 eurosh për makinë, si dhe për paralajmërimin e heqjes së kuotave famëkeqe për studentët nga Lugina në universitetet e Kosovës.

Monday, April 21, 2014

Lugina: Në Kosovë trajtohemi si ‘jo kosovarë’, në Serbi si ‘jo serb’

Një letër i ka shkuar Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministrit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqit, përmbajtjen e të cilës e ka shkruar Nehat Hyseni, kryetar i Shoqatës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë.Ata në këtë letër janë shprehur të shqetësuar për siç thonë ata, me faktin se Qeveria e Kosovës në bisedimet e Brukselit dhe Marrëveshjen e 19 prillit 2013, çështjen e Luginës nuk e përfshiu fare.
Në këtë letër po ashtu, preshevarët shqetësohen edhe për obligimin kushtetues për të cilën thonë se Qeveria nuk e ka kryer, e cili ka të bëjë me shtimin e kujdesit shtetëror të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, vendosjen e reciprocitetit mes të drejtave që gëzojnë serbët në Kosovë me shqiptarët në Luginë, kujdesin e Kosovës për të zhvendosurit nga Lugina, të organizojë shkollim dhe mirëqenie për shqiptarët atje, të hapen zyrat për shqiptarët e Luginës në Prishtinë dhe Gjilan,etj.
“Konsiderojmë se kujdesi institucional i Republikës së Kosovës është i domosdoshëm, si për shqiptarët e shpërngulur të Luginës që jetojnë në Kosovë, prej të ci lëve një pjesë e madhe nuk ka dokumentacion të Kosovës, e as të Serbisë, ashtu edhe për ndaljen e shpërnguljes së shqiptarëve që jetojnë në Luginë. Ata zyrtarisht trajtohen si "qytetarë të padukshëm", pa mundësi lëvizjeje të lirë, me probleme e kokëçarje të mëdha që u shkaktohen atyre nga fakti se institucionet e Kosovës i trajtojnë si "jo kosovarë", kurse në Serbi keqtrajtohen e diskriminohen si "jo serbë"”, thuhet në letrën që ka ardhur edhe në Agjencinë e Lajmeve KosovaPress.
Shoqata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë, e konsideron të domosdoshme dhe urgjente që të zbatohet Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të themelohen zyrat në Prishtinë e Gjilan, për t'u marrë institucionalisht me problemet dhe hallet e qytetarëve të luginës që jetojnë në Kosovë, që sipas tyre janë të shumta.
“Regjistrimin dhe evidencimin zyrtarë të të shpërngulurve nga L ugina, si refugjatë, ashtu si janë evidencuar nga UNHCR-i mbi 240 mijë serbë të Kosovës, që zyrtarisht trajtohen si refugjatë në Serbi, kurse asnjë shqiptar nuk figuron zyrtarisht si i shpërngulur dhe refugjat në Kosovë. Konsiderojmë se është e domosdoshme edhe hapja e Zyrës së Kosovës në Luginë të Preshevës, si degë e Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, për harmonizinin dhe koordinimin e aktiviteteve të Republikës së Kosovës për ndihmë shtetërore e vëllazërore ndaj shqiptarëve të Luginës, ashtu si i ndihmon Serbia vëllezërit e vet serbë në Kosovë”, thuhet në këtë letër.
Ndërsa në fund duke pritur angazhimin e qeverisë, ata ndër të tjera edhe falënderohen për siç thonë ata heqjen e taksës kufitare prej 20 eurosh për makinë, si dhe për paralajmërimin e heqjes së kuotave famëkeqe për studentët nga Lugina në universitetet e Kosovës.

Shqiptarët e Luginës: Po trajtohemi si qytetarë të padukshëm


Kryetari i Shoqatës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë, Nehat Hyseni, i ka shkruar letër Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministrit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqit, përmes së cilës i ka shprehur shqetësimet për faktin se Qeveria e Kosovës në bisedimet e Brukselit dhe Marrëveshjen e 19 prillit 2013, nuk e përfshiu fare çështjen e Luginës.
Në këtë letër shqiptarët e Luginës shprehin shqetësim edhe për obligimin kushtetues për të cilën thonë se Qeveria nuk e ka kryer, e cili ka të bëjë me shtimin e kujdesit shtetëror të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës; vendosjen e reciprocitetit mes të drejtave që gëzojnë serbët në Kosovë me shqiptarët në Luginë; kujdesin e Kosovës për të zhvendosurit nga Lugina, organizimin e shkollimit dhe mirëqenies për shqiptarët atje; hapjen e zyrave për shqiptarët e Luginës në Prishtinë dhe Gjilan,etj.
“Konsiderojmë se kujdesi institucional i Republikës së Kosovës është i domosdoshëm, si për shqiptarët e shpërngulur të Luginës që jetojnë në Kosovë, prej të cilëve një pjesë e madhe nuk ka dokumentacion të Kosovës, e as të Serbisë, ashtu edhe për ndaljen e shpërnguljes së shqiptarëve që jetojnë në Luginë. Ata zyrtarisht trajtohen si ‘qytetarë të padukshëm’, pa mundësi lëvizjeje të lirë, me probleme e kokëçarje të mëdha që u shkaktohen atyre nga fakti se institucionet e Kosovës i trajtojnë si ‘jo kosovarë’, kurse në Serbi keqtrajtohen e diskriminohen si ‘jo serbë"”, thuhet në letër.
Shoqata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë, e konsideron të domosdoshme dhe urgjente që të zbatohet Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të themelohen zyrat në Prishtinë e Gjilan, për t'u marrë institucionalisht me problemet dhe hallet e qytetarëve të luginës që jetojnë në Kosovë, që sipas tyre janë të shumta.
“Regjistrimin dhe evidencimin zyrtarë të të shpërngulurve nga Lugina, si refugjatë, ashtu si janë evidencuar nga UNHCR-i mbi 240 mijë serbë të Kosovës, që zyrtarisht trajtohen si refugjatë në Serbi, kurse asnjë shqiptar nuk figuron zyrtarisht si i shpërngulur dhe refugjat në Kosovë. Konsiderojmë se është e domosdoshme edhe hapja e Zyrës së Kosovës në Luginë të Preshevës, si degë e Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, për harmonizimin dhe koordinimin e aktiviteteve të Republikës së Kosovës për ndihmë shtetërore e vëllazërore ndaj shqiptarëve të Luginës, ashtu si i ndihmon Serbia vëllezërit e vet serbë në Kosovë”, thuhet në këtë letër.
Në fund, duke pritur angazhimin e qeverisë, ata ndër të tjera edhe falënderohen për, siç thonë, heqjen e taksës kufitare prej 20 eurosh për makinë, si dhe për paralajmërimin e heqjes së kuotave famëkeqe për studentët nga Lugina në universitetet e Kosovës.