Tuesday, June 14, 2011

Punimet pa eksperte mund ta demtojne lokacionin e Kalase



Shkruan: Nehat Hyseni

Kalaja paraqet vetëm një pjesë të kompleksit të tërësishëm të terrenit dhe lokacionit ku ishte vendosur dikur qyteti i Preshevës së vjetër. Duke pasur parasysh  karakterin tejet delikat të terrenit, në mungesë të ekspertëve mund të shkaktohen dëme të pariparueshme.Studentët postdiplomik nga lëmi i historisë dhe arkeologjisë, do të ishte mirë dhe e domosdoshme të merrnin temë magjistrature, apo edhe doktorature eksplorimin dhe studimin e gjithanshëm  shkencorë të saj. Historiografia serbe këtë Kala e quan “Markovo kale” dhe e trajton si kala mesjetare, dmth. Serbe, me të cilën don ta dëshmoj praninë sllave dhe ta mohoj praninë e shqiptarëve  nga kohërat e lashta.

Punimet për hapjen e shtegut deri te Kalaja është një projekt që mundëson qasjen më të lehtë të qytetarëve deri tek muri i Kalasë, e cila ka rëndësi të madhe dhe të pazëvendësueshme si atraksion turistik për qytetarët, nxënësit dhe turistët. Kështu do të mundësohet qasja më e lehtë deri te ky objekt, ndër më të rëndësishmit në rajon i periudhës së lashtë antike.

Përveç rëndësisë turistike, por edhe edukativo arsimore të këtij objekti dhe lokacioni, rëndësia e tij është me vlerë të madhe dhe të pazëvendësueshme për sqarimin dhe eksplorimine historisë së lashtë të Preshevës, që nga periudha antike (iliro-romake), dhe ajo mesjetare.
Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre punimeve, por edhe karakterin tejet delikat të terrenit, kam frigë se, pa dashje, në mungesë të ekspertëve mund të shkaktohen dëme të pariparueshme, duke dëmtuar elemente me vlerë që nuk mund të identifikohen dhe njihen nga punëtorët fizikë dhe personat tjerë: ndonjë gurë, për ata” i pavlerë”, apo pjesë të qeramikës, etj. mund të kenë vlerë të paimagjinueshme arkeologjike e shkencore.


Kam bindjen se punimet në këtë terren të begatshëm në cçdo pëllëmbë  me objekte të rëndësishme arkeologjike i gjasojnë ndërhyrjeve kirurgjikale në pjesë vitale të organizmit të njeriut dhe një gabim, sado i vogël, mund të ket pasoja vdekjeprurëse për pacientin (në rastin tone Kalanë). Dhe në fund do të konstatonim” “operacioni (punimet) ishte i suksesshëm, por pacienti vdiq”! Ose, punimet u kryen me sukses, por dëmtimet e pariparueshme mund t’i shlyejnë gjurmët materialepër studimin e historise sonë të periudhës së lashtë antike.

Andaj, apeloj që të caktohet një grup ekspertësh, në konsultim dhe mbështetje edhe të historianëve tanë që janë njohës më të mire të kësaj periudhe, që të përcjell patjetër punimet, dhe që asnjë pëllëmbë të mos gërmohet pa ekzaminimin dhe  lejen paraprake të ekspertëve-arkeologëve të specializuar sdomos për periudhën iliro-romake, por edhe për periudhën e mesjetës.

Ekspertët e tillë duhet të gjinden, në bashkëpunim me institucionet përkatëse shkencore të Republikës së Kosovës por edhe me ekspertë të tjerë në rajon. Sidomos ndihmesë të madhe do të mund të na jepnin ekspertët e Kalasë së Shkodrës, meqë edhe kjo kala ka gjasë se daton nga e njejta periudhë. Kjo dëshmohet nga baza e themelit, e cila shihet qartë se i përket periudhës antike dhe vërehet në mënyrë shumë eksplicite pjesa ku fillon mbindërtimi i murit  në periudhën e mesjetës.
Edhe Kalaja e Shkodrës karakterizohet me mbindërtime: kurse bazamenti i saj daton nga periudha romake, por që është mbindërtuar edhe në periudhën e Perandorisë osmane dhe mështë përdorur për strehim të ushtrisë në pdhe të populates gjatë luftrave.

Përndryshe, druaj se me këto gërmime, poqese nuk angazhojmë ekspertë të tillë të cilët do t’i përcillnin punimet hap pas hapi, do të krijonim dëmtime të pariparueshme në këtë pjesë ku dikur, në periudhën antike shtrihej Presheva e vjetër. Dhe ky projekt, në vend që t’i ndihmoj ruajtjes së trashëgimisë historike, mund të shndërrohet (pa dashje) në dëmtimin degradimin e saj, ose si thonë në popull: “Duke dashur t’I vejmë vetulla, mund t’ia nxjerrim edhe sytë”.
Sepse, Kalaja paraqet vetëm një pjesë të kompleksit të tërësishëm të terrenit dhe lokacionit ku ishte vendosur dikur qyteti i Preshevës së vjetër.

Radhitja e objekteve të Preshevës së vjetër nÕ¢ lokacionin e Kalasë së sotme, përafërsisht, supozohet se dukej kështu:
-Kalaja, ose thënë  në gjuhën moderne, kazerma e ushtrisë (ku ndodheshin objektet ushtarake të fortifikuara dhe të rethuara me mure të larta), gjendej në pjesën kulmore të kodrës. Ka gjasë që aty të kishte vende të strehimit të popullates, në raste të luftrave dhe sulmeve të armikut., ashtu si ishte zakon në atë kohë edhe në kalatë e tjera, si psh. në Kalanë e Shkodrës, etj. Sepse, atëherë nuk bëhej ikja apo shpërngulja e populates në rast rreziku apo lufte meqë edhe mjetet e transportit nuk ishin të zhvilluara, siç ishte situate tek ne në vitin 1999.Funksioni I Kalasë ishte të strehoj ushtrinë dhe kishte mbikëqyrje dhe qasje të shkëlqyeshme vizuele për vëzhgim dhe për kontrollin e rrugës Preshevë-Gjilan,nga  e cila mund të vinte sulmi dhe rreziku nga ushtritë okupuese;

-Qyteti i Preshevës së vjetër gjendje në rrëzë të malit dhe ishte I shtrirë në tërë rrafshinën dhe bregoren deri tek rruga Preshevë-Gjilan dhe në anën tjetër të malit.
-Kurse, te mulliri i Haxhi Halimit, matanë lumit të sotëm, ishin të vendosura objektet e kultit, apo ndërtesat sakrale dmth. Objektet fetare.

-Në anën e djathtë të rrugës Preshevë Gjilan ishin të vendosura varrezat dhe ato shtriheshin deri mbi lakun 90 shkallës në të djathtë, si dhe matanë kësaj lakese.Aty janë gjetur, gjatë gërmimeve të rastësishme të popullates lokale, varreza të epokës romake: varri I regulluar mire me mure të drejta dhe kapakë nga terrakota. Mjerisht, ato gjetje nuk janë ruajtur dhe pa dashje janë bërë dëmtime të mëdha të materialit arkeologjik me vlerë të madhe për studimin e kësaj periudhe të lashtë historike në trevën tonë.

Në vitet 80-ta Kuvendi komunal i Preshevës ka pasë formuar një ekip ekspertësh eminent të trevës tone nga shumë lëmi shkencore, të cilët iu qasën me shumë entuziazëm studimit të kësaj treve. Por, mjerisht, puna e tyre e palodhëshme u ndëpre nga pushteti I atëhershëm dhe ata u thirrë në “biseda informative” dhe u maltretuan.

Megjithatë, ky grup i ekspertëve kishte arritur të bëjë disa zbulime të rëndësishme, veç tjerash, edhe planimetria e vendosjes së objekteve të banimit dhe objekteve tjera që I përmenda janë rezultat I zbulimeve të tyre.
Sa di unë, gjurmime shkencore reth Kalasë ka bërë edhe arkeologu serb Obradoviq, i cili si doktorant i Prof.dr. Ali Hadrit ka bërë gjurmime me rëndësi edhe në Kosovë. Qasja e tij ka qenë studioze dhe me seriozitet dhe objektivitet të lartë shkencorë. Besoj se historianët tanë duhet t’i kenë ato.
Nuk ka dyshim se me ndërtimin e shtëpive rrëzë kodrës poshtë, kanë dëmtuar  shumë artefakte me rëndësi të madhe arkeologjike e shkencore. Qytetarëve më të vjetër I kujtohen gjetjet e pitosave apo qypave me madhësi gjigante të cilat para tri dekadave i pati gjetur Xhagaduri. Dhe ato kanë qenë të akspozuara në ambient të hapur për një kohë të gjatë. Kurse, sot ata janë të vendosura në një oborr shtëpie në Preshevë. Ata qypa kanë pasë shërbyer për ruajtjen e drithit, verës dhe artikujve të tjerë ushqimorë.

Ndërkaq, nuk kemi idenë dhe ndoshta nuk mund ta zbulojmë kurrë sa objkete me vlerë në ndërkohë janë dëmtuar dhe humbur. Me humbjen e tyre, humben edhe shpresat për gjurmime dhe zbulime të histories së asaj kohe.

Duhet përmendur se ky lokalitet i sotëm përmendet edhe nga udhëtimet e Benedikt Kuripeshiq me një delegacion të Austrohungarisë, nga kthimi i tyre nga Stambolli në janar të vitit 1530 edhe buajnë një natë në Preshevë. Ai për Preshevën thotë se “ishte një qytet i bukur” (faqe 51).

Pra, me punimet e ndërmarra nga Kuvendi komunal i Preshevës, poqese punimet shkojnë ashtu si është situate tani, pa kurrëfarë eksperti (arkeologu) ekziston rreziku real I dëmtimit serioz të këtij objekti dhe artefakteve për reth dhe me këtë shlyerjen e dëshmive material të asaj periudhe.

Sepse, sot reth Kalasë ekzistojnë pretendimet serbe se majo është e periudhës mesjetare dmth. Serbe dhe ata këtë Kala e kanë emërtuar “Markovo Kale”, duke e trajtuar si Kala të Marko Kraleviqit. Në të vërtetë, në Serbi hasim shumë kala të emërtua me këtë emër “Markovo kale”, nja 4-5 sosh. Njëra prej tyre është në afërsi të Vranjës.

Gjithësesi, historiografia serbe këtë Kala e trajton si kala mesjetare, dmth. Serbe, me të cilën don ta dëshmoj praninë sllave dhe ta mohoj praninë e shqiptarëve nga kohërat e lashta.
Mendoj se është e domosdoshme që studentët postdiplomik nga lëmi I historisë dhe arkeologjisë, do të ishte mirë dhe e domosdoshme të mernin temë magjistrature, apo edhe doktorature eksplorimin dhe studimin e gjithanshëm  shkencorë të kësaj kalaje, që ka vlerë të madhe dhe të pazëvendësueshme për zbardhjen e historisë së lashtë të Preshevës dhe rajonit.
Muri kalase Presheves
Muri kalase Presheves