Monday, May 28, 2018

Iftaret politike dhe keqpërdorimi i fesë janë në kundërshtim të plotë me parimet islame dhe me interesat kombëtare të shqiptarve!

IMG_2098.jpeg

Shkruan: Nehat Hyseni 


Ngatërrimi i fesë me politikën dhe keqpërdorimi i besimit sublim në Zot dhe në jetën e amshueshme, paraqet veprimin më makabër, të kobshëm e kriminal. 

Loja me ndjenjat fetare të besimtarëve dhe keqpërdorimi i tyre për qëllime politike meskine, gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit është duke ndodhur me disa organizime të iftarëve politikë në Luginë të Preshevës, nën patronatin e kryetarit aktual të Komunës së Preshevës dhe partisë së tij xhihadiste, APN-së.

Fillimisht, më 21 maj 2018 u organizua iftari politik i parë, për 2000 (dy mijë) persona, në stadiumin e qytetit në Preshevë, nga Shoqata e Turqëve të Ballkanit (Türk Rumeli Vakfi) e Komunës së Bajrapashës nga Stambolli, me mbështetjen e Shqiprim Arifit, si kryetar i Komunës së Preshevës.

Pas iftarit ata shfaqën një program muzikor, me këngë e valle turke, si dhe me nja katër-pesë valle tipike serbe dhe me “Kazaçokun” rus.

 Por, për befasinë tonë, pa asnjë këngë apo valle shqipe , siç thonë preshevarët, “as për adet”!

Natyrisht se kjo gjë i dëshproi dhe zhgënjeu, por dhe i mllefosi shumicën e pjesëmarrësve në këtë iftar, të organizuar nga “vëllezërit” turqë dhe të mbështetur nga kreu i Komunës së Preshevës.

Por, si duket, ky veprim makabër nuk i mjaftoi atij dhe organizoi një iftar tjetër, kësaj radhe të partisë së tij politike APN, ku u paraqit ai vet me një fjalim primitiv, denigrues e brutal politik, që nuk është parë e dëgjuar madje as gjatë fushatave politike më të egra parazgjedhore!

Iftari politik i 27 majit 2018 në Bujanoc ia hoqi maskën islamit politik, që Serbia e ka instaluar me “njeriun e mirë” të saj, Shqiprim Arifin, fillimisht në Preshevë dhe më arrogancë e agresivitet pretendon ta instaloj edhe në Bujanoc e Medvegjë.

Motoja sekrete e tij është:

“Hem në Xhenet, 

Hem me Hyqymet” (Serbinë),

dmth me politizim të fesë dhe me shkombëtarizim të shqiptarve, sipas Ligjit të Car Dushanit (1355), dmth që përkatësia shtetërore të paraqes edhe identitetin kombëtar të shqiptarve të Luginës.

Natyrisht, i gjithë ky projekt i Serbisë është përgatitur gjatë kohë në “kuzhinat” arabe në Gjermani, ku Shqiprim Arifi është përgatitur, trajnuar e “shkolluar” dhe me “organizatat humanitare” të financuara nga burime enigmatike, është katapultuar në Preshevë.

Nuk është e largët koha kur do të hidhen bomba në xhamitë tona, nga ekstremistët e xhihadistët që e politizuan skajshmërisht fenë, duke e ndarë e përçarë në katër Bashkësi Islame të Luginës së Preshevës, për qëllime të tyre meskine, ashtu siç po ndodhë në botën arabe për çdo ditë, në Siri, Afganistan, Egjipt, etj., duke shkaktuar viktima të pafund.

Kështu e ka Islami politik, të cilin na e solli si “bombë të kurdisur” Shqiprimi, me misionin e tij të mbështetur e të financuar nga Serbia dhe nga dreqi e i biri, i cili besimin në Zot e ka shndërruar në luftë ideologjike e politike për pushtet, që realisht paraqet veprim kriminal antiislamik, antinjerëzor dhe thellësisht antishqiptar!

No comments:

Post a Comment