Monday, October 2, 2017

Zënkat midis partnerëve të koalicionit PANA-Lista Srpska



Shkruan: Nehat Hyseni 


Deklarat e fundit të kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt, se "duhet t'i vijë fundi qeverisjes kriminale në Prizren", flet qartë për faktin e pakontestueshëm se koalicioni i qeverisjes qendrore PANA-Lista Srpska është i panatyrshëm dhe skajshmërisht i brishtë.

Gjithashtu, edhe kryetari i PDK -së, Kadri Veseli gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ai e ka akuzuar ashpër Nismën për Kosovën gjatë një tubimi në bastionin e saj, në Malishevë. 

Kjo sjellje e papritur e Veselit dhe ky sulm i befasishëm ndaj partnerit të koalicionit të partisë së tij në qeverisjen e Kosovës, mbase shpërfaqë në shesh, para opinionit të gjërë raportet e pasinqerta dhe rivalitetin e theksuar e arrogant midis tyre më luftën e pakompromis për fitoren e pushtetit lokal.

Realisht , ka gjasa se po i vie fundi koalicionit PANA-Lista Srpska dhe Qeverisë Haradinaj, menjëherë pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve lokale.

Rrënjët e këtyre zënkave e kundërshtimeve të hapura të Kadri Veselit me Fatmir Limajn, konsideroj se nuk janë tentativa për t'i hedhur "pluhur syve" të publikut dhe skenës politike kosovare, por janë rezultat i kundërthëmieve e mosmarrëveshjeve të panumërta midis Fatmir Limajt dhe Hashim Thaçit e Kadri Veselit, të cilat edhe ishin shkak i krijimit të fraksionit politik të z.Limaj dhe formimit të partisë "Nisma për Kosovën", si parti politike e pavarur.

Prandaj, zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të shërbejnë si një testim apo "balon" sprovues, për të parë se ku gjënden realisht subjektet politike, që do t'u shërbej si orientim për hapat e mëtejshëm politikë.

Natyrisht se, poqese rikonfirmohet trendi i rënies rapide të PDK-së nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, si dhe ngritja e mëtejshme e Vetëvendosjes, atëherë fillimin e vitit 2018 do ta presim me rënien e koalicionit PANA-Lista Srpska dhe me Qeveri të re, apo edhe me zgjedhje të jashtëzakonëshme parlamentare.


No comments:

Post a Comment