Wednesday, September 13, 2017

Disa fjalë reth Monografisë "Krahu i vendlindjes", nga Skender Ismajli




Shkruan: Nehat Hyseni


Aktivitetet bëmirëse të mërgimtarve shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, dmth nga Lugima e Preshevës apo Kosova Lindore, kanë një histori të lavdishme të sakrificës dhe solidaritetit të tyre të pakursyer për çështjen kombëtare në përgjithësi, për mdihmën materiale e morale ndaj luftës për liri në Kosovë e Maqedoni dhe Shqipëri, e sidomos në Luginën e Preshevës.

Solidariteti i mërgatës së shqiptarve të Luginës së Preshevës ka qenë i madh me ndihmat e pakursyera në organizimin  dhe realizimin e suksesshëm të Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën. Mund të them se ka qenë e pamundur të realizohet pa ndihmën e tyre. Prandaj, unë si zëdhënës i Referendumit edhe kësaj radhe i falemnderoj pafundësisht.

Vitet e nëntëdhjeta ishin kohë e ekzodit masiv të inteligjencës shqiptare "për bukën e gojës në Europën Perëndimore, meqë regjimi fashist i Millosheviqit dhe diferencimi famëkeq ideopolitik, që pasoi pas Demostratave të vitit 1981 i përjashtoi nga puna dhe i dënoi në mënyrë të paskrupulltë.

Njëri ndër ta ishte edhe juristi Skender Ismajli, autor i Monografisë "Krahu i vendlindjes", i cili ishte profesor i shkëlqyer në QA "Skënderbeu" dhe pastaj gjykatës për kundërvajtje dhe refuzoi t'i denoj të rinjtë sipas diktatit komunist të asaj kohe. 

Prandaj, ndëshkohem me përjashtim nga  puna e gjykatësit me akuzë të rëndë, duke i shkaktuar vuajtje familjes dhe atij personalisht.

Por, siç ndodhi edhe me shumë intelektualë e patriotë të tjerë me nam, Skender Ismajli nuk u përkul.

Përkundrazi, vuajtjet dhe sakrificat e bënë stë edhe më të fortë dhe më të vendosur në shërbim të kauzës kombëtare dhe në solidarizim e mbështetje të pakursyeshme ndaj shtresave të varfëra, familjeve skamnore, si dhe në ndihmën e çmuar në ndihmesën e studentëve nga Lugina me bursa. 

Në vitin 1997, Skender Ismajli do të inicoj formimin e Fondit Humanitar për tri komunat e banuara me shqiptarë, në Serbi, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën dhe do të qëndroj në ball të tij si aktivist i palodhshëm, që me personalitetin e tij dinjitoz, i dha "vulën" këtij Fondi, duke arritur suksese kulminante. 

Roli i Skender Ismajlit në organizimin dhe ruajtjen e ndihmave humanitare nga shqiptarët në Zvicër, Austri, Gjermami, Belgjikë e deri në Amerikë, për tu mos devijuar e "avulluar", pa arritur në destinacion, tek skamnorët dhe nevojtarët që u ishte destinuar, me ruuajtjen me fanatizëm të parimit të pagesave vetëm me anë të xhirollogarisë dhe bankës. 

Sëmundja nga e cila nuk shpëtuan dot të gjitha organizatat dhe fondet e ndryshme shqiptare të kohës. Lufta e pakompromis e Skender  Ismajlit me shokë, kundër tentativës këmbëngulëse të disave qē pagesat të bëhen jasht xhirollogarisë bankare, paraqet luftë të vendosur kundër vjedhjes dhe malverzimeve me paratë e Fondit për pasurim personal të veprimtarve të caktuar. 

Kësaj lufte, Skender Ismajli me shokë ia dolën me sukses, duke ia ngritur namin këtij Fondi tek shqiptarët, kudo që janë, anembanë rruzullit tokësor. 

Përveç ruajtjes me sukses nga keqpërdorimi i ndihmave dhe masivizimi i madh i Fondit, Skender Ismajli ishte i pakompromis edhe kundër keqpërdorimit dhe shfrytëzimit të lëtij Fondi si "trampolinë" për kyçje në politikë.

Sidomos kohëve të fundit, keqpërdorimi paskrupullt i mdihmave humanitare, jo vetëm 

nga ky Fond, për kyçje në politikë, me arsyetimin se "populli po na thërret", mjerisht, ishte një praktikë e shëmtuar, që solli rrëmujë në skenën politike sidomos të komunës së Preshevës. 

U keqpërdorën me paturpësi të paskrupulltë aktivitet dhe ndohmat në "Aksionin 100 shtëpi", ku disa anëtarë të Kryesisë së këtoj Fondi, bënin marketing personal, duke u sjellur sikur të ishin ato para të tyre personale dhe duke mbajtur para skamnorëve ligjërata politike dhe duke bërë propagandë paturpësisht ua kërkonin votën atyre.

Shembull më i keq në këtë drejtim ishte Xhelal Mehmeti-Xhimi, kryetar në tre mandate i këtij Fondi Humanitar në Zvicër, i cili fillimisht mu drejtua mua për ta lidhur me kryetarin e PVD-së Riza Halimin. 

Ambiciet e tia megalomane dhe arrogante për t'u bërë kryetar i komunës, "për ta shpëtuar Preshevën", ishin sa qesharake poaq edhe tragjikomike. 

Megjithatë, unë me sugjerimin e këtij rreziku, e informova Riza Halimin për kyçjen e Xhelal Mehmetit-Xhimit. 

Së shpejti u pa puna se ai si gjysëmanalfabet që ishte, dështoi në të gjitha fushat dhe nuk tregoi as suksesin minimal në administratën e Kuvendit të Komunës së Preshevës, në postin e lartë të Zëvendëskryetarit të komunës.

Gjatë nëntë muajve në këtë post, Xhelal Mehmeti tërë kohën ankohej në kryetarin e komunës, Shqipërim Arifin, si kryetar i APN-së, i cili poashtu kishte ardhur nga diaspora, "për ta shpëtuar Preshevën".

Keqpërdorimi i ndihmave humanitare për qëllime politike partinë politike, APN të Shqipërim Arifit, në zgjedhjet e 24 prillit 2016, e solli në pushtet.

Por, të dy "humanitarët" e ardhur nga diaspora, Shqipërimi nga Gjermania dhe Xhimi nga Zvicra, me demek "për ta shpëtuar Preshevën", që ishin në krye të komunës, kurrësesi nuk ia arritën të bashkëpëpunojnë dhe së shpejti e prishën koalicionin qeverisës APN-PVD. 

Duke e keqërdorur edhe islamin radikalë nga fondet e dyshimta, u keqpërdorën deri në ekstrem edhe xhamitë dhe objektet islame në Luginë të Preshevës, duke ia arritur qëllimit antishqiptar të bllokimit të punës dhe shpëndarjes së Kuvendit të Komunës së Preshevës dhe vendosjen e masave të përkohëshme, si shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Prandaj, Skender Ismajli si veprimtar i radhëve të para dhe themelues i Fondit Humanitar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në Zvicër, nga njëra anë, por dhe si autor i kësaj Monografie, ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh dhe ka vlera të pamohueshme në sqarimin dhe paraqitjen deri në detaje e hollësi aktivitetin dhe funksionimin, si dhe kontributin e madh të mërgimtarve shqiptarë nga Lugina e Preshevës në Zvicër, Austri, Gjermani, Belgjikë, Amerikë, etj., duke mbushur me sukses një boshllëk të madh që ka ekzistuar në këtë drejtim.

Prandaj, e falemnderojmë përzemërsisht për këtë "dhuratë" të vlefshme dhe madhështore veprimtarin e devotshëm dhe autorin Skender Ismajlin dhe i dëshirojmë shumë suksese mërgimtarve tanë, kudo që janë.


No comments:

Post a Comment