Thursday, June 1, 2017

TERR(OR)I INFORMATIV NË LUGINË






Shkruan: Nehat Hyseni

Aktualisht në Luginë të Preshevës, dmth. në komunën e Preshevës dhe Bujanocit, ku qeverisin me pushtetin lokalë kryetarë shqiptarë, si dhe parti politike  shqiptare në Preshevë dhe koalicioni shqiptaro-serb në Bujanoc, mbretëron një situatë mjegullnaje politike, që realisht i ka zhgënjyer shqiptarët e këtushëm deri në masën e humbjes së shpresave për një jetë të dinjitetshme dhe normale.

Dhe në vend që njerëzit të përballen me situatën, duke iu kundërvënë keqpërdorimeve fatale të, që mjerisht, duke shfrytëzuar interesin e pushtetit serb për t’i joshur ata drejt korruptimit dhe përmbushjes së apetiteve të grykësisë së pangopëshme të pushtetarëve lokalë (shqiptarë) në këto komuna, janë duke i kontribuar zbrazjes galopante të këtyre trojeve tona  stërgjyshore nga shqiptarët.

“Ujku don mjegull”

Për t’i rregulluar “hesapet e veta”, populli thotë se “ujku don mjegull”. Pra, që të zhduket transparenca e veprimit legal politik, duke ua mbyllur “gojën” dhe “sytë” mediave lokale, si “dritare” të komunikimit të pushtetit lokal me taksapaguesit, votuesit dhe mbarë popullatën shqiptare të kësaj treve fatkeqe të “skajit”të Shqiptarisë. 

Si e ka arritur pushteti lokal i Preshevës dhe ai i Bujanocit që t”ua mbyllë gojën mediave?

Përgjigja është se mediave shtetërore, dmth. Radio Preshevës dhe TV Preshevës, si media publike shtetërore, nuk e ka fare vështirë, sepse i ka nën “kontroll” absolute, meqë i finacon komplet nga buxheti komunal. Prandaj, këto media nuk shërbejnë vetëm për (dez)informimin e publikut preshevarë, por kanë edhe një funkswion tejet specific, e ky është se janë shndë shndërruar në Byro të punësimit.

Si të këtilla, pra si Byro të punësimit, këto media i “zgjidhin” hallet e punësimiot të aktivistëve partiakë, duke krijuar vende pune për ata, në mënyrë që të marrin nga një rrogë. Kështu u “dalin hakut” atyre për mundin që kanë investuar ata për t’i sjellur këta në pushtet, duke u dyfishuar dhe trefishuar kohëve të fundit numri i të punësuarve në TV Presheva, si dhe në Radio Presheva.

Në komunën e Bujanocit i janë ndarë TV dhe radios shtetërore (komunale)  dhe  gadi gjysma e mjeteve buxhetore dedikuar mediave, i janë dhënë TV privat “Spektri” dhe disa portaleve informative. 

Ndërkaq, për Programet e tyre (dez)informative, të mos flasim fare. Ata i përngjajnë mediave të dikurëshme komuniste, duke lexuar raportet e tyre p;ikë për presë dhe duke lëvdruar pushtetin lokal dhe eprorët e tyre në mënyrë aq të pacipë dhe të paturpshme, sa që do t’ia kishin  lakmi mediat e Koresë komuniste (të Veriut). Se absurdi  mund të arrijë deri aty, këtë nuk ka mundur ta mere mend askush.

Bllokada totale

Kështu, me manifestimin e mbajtur në Shtëpinë e Kulturës  në Preshevë me rastin e festimit (tradicional) të Ditës së Shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, që aktualisht është shkolla fillore më e madhe në tërë Serbinë (me Vojvodinën), vërejtëm bllokadë totale nga TV Presheva, të cilët nuk dërguan ekip për ta transmetuar këtë eveniment me përmasa monumentale, për kushtet dhe rethanat e Luginës së Preshevës dhe më gjerë!

Por, edhe mediat private që marrin “infuzion” financiarë nga buxheti Komunal, si psh. portali presheva.com, tani e një kohë të gjatë ka deklaruar botërisht dhe haptas se nuk do të publikoj asnjë informacion të vetëm që është nga Partia pë Veprim Demokratik, edhepse merr para të majme nga komuna e Preshevës dhe nga ajo e Bujanocit. Pa iu trembur fare syri se diskriminimi është vepër penale. Prandaj edhe për manifestimin e përmendur ai nuk publikoi asnjë germë! Kurse, artikujt që nuk i përgjigjen “censures” së tij, nuk publikohen!

Pra, mediat që finacohen nga taksapaguesit preshevarë, nuk ofrojnë shërbime për fëmijët preshevarë! Dhe kjo ndodhë në shekullin XXI në një komunë ku qeverisin shqiptarët. Mashallah! Aferim! Hajde shqiptarë hajde!!!

Diskriminimi

Dhe këtu nuk përfundon kjo “mesele”. Jo, jo, kurrësesi! Kjo shkollë fillore, që njëkohësisht paraqet edhe mburrje të përmasave gjithëkombëtare shqiptare dhe rajonale, me rezultatet e arritura brilante anekënd Shqiptarisë e Rajonit, qe një vit është në bllokadë financiare nga Kuvendi Komunal i Preshevës, duke ia bllokuar mjetet finaciare dhe duke e lënë pa asnjë dinarë mirӕmbajtje dhe pastërti të shkollës, ku frekuentojnë 1975 nxënës. Me këtë rrezikohen që të shfaqet ndonjë epidemic, që mund ti shfarosë nga faqja e dheut, duke rrezikuar kështu si “bombë epidemologjike” edhe rajonin.

E gjithë kjo orkestrohet nga pushtetarët shqiptarë të Komunës së Preshevës në krye me z. Mustafa dhe me “satelitët” e tij. Dhe ai nuk çan fare kokën, as për shkeljet ligjore. Sepse, në këtë drejtim, pushteti serb nuk ka asnjë aktivitet dhe interesim për meritat mnasakruese ndaj diskriminimit të fëmijve shqiptarë. Nuk e di se çka do të mund të bënte dikush më tepër kaq, me pasoja tragjike për fëmijët tanë? 

Pa e trazuar fare “tymin”, duke shkretëruar e diskriminuar arsimin shqip, që është duke u zhvil;luar në rethana të jashtëzakonëshme që nga 17 shkurti 2008, kur u ndaluan tekste, si dhe gazetat shqipe nga Kosova, duke e kthyer arsimin mbrapa me dekada dhe duke ia imponuar diktimin për t’I zëvendësuar tekstet e munguara. Pas gjithë këti krimi antishqiptarë, pushtetarët lokalë nuk hezitojnë të dalin me dekllarata “patriotike” për “bashkim me Kosovën”, duke ia ndihmuar kështu Kryeministrit serb në përpjekjet për ndarjen e Kosovës dhe në imponimin e  Projektit të tij për “shkëmbim territoresh”.

Situata e këtillë alarmante është duke i kontribuar humbjes së shpresave të shqiptarëve se do të bëhet mirë ndonjëherë këtu.

 Andaj, ata ia mësyejnë parreshtur kolonave të shpërnguljes dhe lenis shkret të këtuyre trojeve të tyre stërgjyshore, të zhgënjyer nga lënia e tyre pas dore nga Shqipëria, e cila tani gjendet në ethet parazgjedhore, kurse Kosova në dialogun me Serbinë në e Bruksel. Andaj, Lugina e Preshevës i është lënë (terrorizimit të) vetvetes.

No comments:

Post a Comment