Saturday, June 10, 2017

Ramush Haradinaj dhe KTV e thyen heshtjen parazgjedhore?!


Nga Nehat Hyseni


Ramush Haradinaj si kandidat i PAN për kryeministër dhe KTV, për dallim nga të gjitha RTV-të tjera, që e përfunduan promovimin e garuesve dhe fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit,në orën 24:00 të 9 qershorit, vetëm kjo e vazhdoi emisionin Interaktiv pas kësaj kohe.

 Madje, ka vendosur mbishkrimin se heshtja parazgjedhore fillon në orën 7:00 të datës 10 qershor 2017!

Prandaj, shtrohet pyetja se, vallë, 


  1. Kur fillon realisht heshtja parazgjedhore? dhe 
  2. A është duke e shkelur Ramush Haradinaj heshtjen parazgjedhore?

Kjo shkelje e heshtjes parazgjedhore, në emisionin "Interaktiv" të KTV-së zgjati fiks 46 minuta pas orës 24:00.


Por nuk e kam të qartë se kjo a vlen për të gjithë, apo vetëm për KTV?

Ose, pse të gjitha RTV-të tjera e ndërprenë emitimin e fushatës fiks në orën 24:00?

Pra, KTV ishte e vetmja që vazhdoi emitimin pas kësaj ore.

Prandaj, nuk e kam të qartë se a gabuan të tjerët apo KTV?

Pra, kush ka të drejtë në këtë rast?

No comments:

Post a Comment