0
21
    

Pas vizitës së grupit 12 anëtarësh të Luginës së Preshevës më 29 janar në Tiranë, si
dhe vizitës në Prishtinë disa ditë më vonë, ata morën një përgjigje të prerë:
“Lugina e Preshevës duhet të dalë në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit 2014”.

Porosia nga Tirana zyrtare, dmth nga Ministria e Punëve të jashtme dhe ministri
Bushati ishte decidive, pa lënë fare dilema dhe moskuptime.

Gjithashtu edhe porosia e Ministrisë për Integrime Europiane dhe ministres Vlora
Çitaku, ishte e tillë. Madje edhe më këmbëngulëse, duke e përsëritur disa herë, me
tone edhe më të vendosur dhe më të ashpër.

Pra, ishin këto dy vizita të ndara, por kishin një përgjigje të përbashkët: “të
dilet në zgjedhje!”

Dhe jo vetëm kaq.
 Si në Tiranë, poashtu edhe në Prishtinë atyre iu tha se duhet reduktuar grupi i
përfaqësuesve të Luginës, meqë është tepër i madh.

 Propozimi i dy shteteve shqiptare ishte që në të ardhmen ky grup të përfshijë: dy
kryetarët e komunave (Preshevë dhe Bujanoc), Kryetarin e KKSH-së dhe Deputetin
popullor, si dhe të ketë një koordinues, i cili do ta koordinonte punën e këtij
grupi.

 Pra, u propozua një variant i ngjajshëm me atë të Qeverisë së Përkohëshme të
Kosovës në vitin 1999-2000. Atëherë koordinator i atij grupi ishte Blerim Shala.

Porosia tjetër në Tiranë për përfaqësuesit e Luginës ishte se të gjithë duhet të
jenë unikë! 

Madje iu tha troç:, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë, që të vijnë me qëndrim
unikë, e jo si deri më tani kur i ngjanin një “orkestri të ç’akorduar”, kurse
bisedimet ishin humbje kohe dhe i ngjanin konferencat maratonike, pa konkluzione të
prera dhe pragmatike, që do të ishin bazë e veprimit efikas për zgjidhjen e
problemeve të akumuluara të shqiptarve të Luginës dhe ndaljes së shpërnguljes
masovike që e ka mbërthyer këtë pjesë të gjeografisë shqiptare.

Momentin politik aktual këtu e karakterizon pozicionimi i partive politike shqiptare
të Luginës në pozicionin “kundër” daljes në zgjedhje parlamentare të Serbisë, pa
marrë parasysh porositë e përmendura të Tiranës dhe Prishtinës. 
Arsyetimi i tyre është: “Çdo respekt Shqipërisë, Kosovës dhe faktorit ndêrkombëtar,
por ne në Luginë të Preshevës vendosim vet”! 
Pra, pa faktorin mbarëshqiptar dhe miqtë tanë ndërkombëtar.
Ata duhet të na mbështesin neve, meqë ne i dijmë më mirë punët tona!
Eh! Ashtu vepruam me Lapidarin, i cili u vendos fillimisht krye në veti, pa
konsultim paraprak me spektrin politik të Luginës, e as me faktorin mbarëshqiptar
dhe me ndërkombëtarët. Edhepse ishim unikë ne në Luginë reth Lapidarit, dihet si
përfunduam. 

Kurse, momentumi i tanishëm politik karakterizohet me ndryshimet në Qeverinë e
Serbisë, që do të rezultoj me përmbysjen e partisë së SPS-it dhe Daçiqit, i cili
pritet që të mbetet në opozitë. 

Kurse, kryeministër i ardhshëm i Serbisë pritet të vijë me (pa) koalicione SNS-i i
Vuçiqit. 
Këto procese zgjedhore në Serbi ishin shkak i shtyerjes së vizitës së paralajmëruar
të kryeministrit të Shqipërisë Esi Ramës në Beograd.

Kjo vizitë e një kryeministri shqiptar Beogradit do të ishte pas 68 vitesh nga
vizita u Enver Hoxhës J. Broz Titos.

 Por tani, kjo vizitë nuk do  (duhej) të ishte vizitë midis “vëllezërish”(
komunistë), por në interes të dy shteteve me qëllim të pëmirësimit të jetës së
qytetarëve të tyre.

Nevojat tona janë që avancohet çështja jonë në nivel institucional, duke hapur
Konsullatën Shqiptare në Luginë, si pjesë e Ambasadës Shqiptare në Beograd, duke i
“hapur derën” edhe hapjes së Zyrës së Kosovës në Preshevë.

Gjithashtu, na presin obligime të mëdha për zgjidhjen e problemeve reth kthimit të
gjykata e të suprimuara në Bujanoc dhe në Preshevë, mbrojtjen e KKSH-së, përdorimit
të simboleve kombëtare, përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe dhe në përgjithësi të
mbrojtjes së të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarve në Luginë.

Shtrohet pyetja: Si do të arrihe  këto objektiva  politikë?  

Siç e pamë, për këtë janë paraqitur dy opcione:
 1. Opcioni i bojkotimit të këshillave dhe porosive të përmendura të dy shteteve
shqiptare dhe miqëve tanë ndërkombëtarë, sepse ne e konsiderojmë veten të pavarur
dhe pretendojmë se “ne i dijmë më së miri punët tona”, dhe

2. Opcioni i bashkëpunimit reciprok me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, si dhe me
miqtë tanë ndërkombërarë  duke i koordinuar punët dhe aktivitetet politike e
institucionale, fillimisht me hapjen e Konsullatës Shqiptare dhe Zyrës së Kosovës
tek ne, në vend të aktiviteteve të dështuara klandestine, sikur u veprua me
Lapidarin dhe me librat. Sepse, veprimet e tilla, siç u pa më vonë, ishin për efekte
të përfitimit të poenave të lirë politikë.

Para  neshë është imperativi i kohës për vendosjen e unitetit të plotë të veprimit
të sinqertë dhe të devotshëm  të shqiptarve të Luginës me Shqipërinë e Kosovën, duke
vepruar unikë si komb, pra si shqiptarë . 
Poqese mendojmë se na mjafton uniteti jonë, dmth i shqiptarve të Luginës, pa
mbështetjen e Shqipërisë, Kosovës dhe miqëve tanë ndërkombëtarë.
A thua ku do të na çonte e gjithë kjo?

Kuptohet se do të na çonte në humnerë, ashtu si puna e Lapidarit në Preshevë dhe
ndalesës së ndërtimit të atij në Rahovicë, si dhe ngritjen e Lapidarit provokues e
antishqiptar afër Lluçanit, që duhet hequr sa më parë.

Prandaj, dilemat naive, që bazohen në bindjen e vetmjaftueshmërisë së shqiptarëve të
Luginës së Preshevës karshi Shqiptarisë dhe botës demokratike dhe miqëve
ndërkombëtarë As kërkesat decidive të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare nuk ndihmuan,
meqë është krijuar një bllok partishë të cilêt thonë: “Çdo respekt Shqipërisë,
Kosovës dhe faktorit ndêrkombëtar, por ne në Luginë të Preshevës vendosim vet”! 
Pra, pa faktorin mbarëshqiptar dhe miqtë tanë ndërkombëtar.

ASNJË KOMENT