Friday, June 2, 2017

Hyseni: Opozita e frymëzuar në filozofinë leniniste

Hyseni: Opozita e frymëzuar në filozofinë leniniste

Bota Sot | 16.12.2015 11:28 • M.L.
Hyseni: Opozita e frymëzuar në filozofinë leniniste

Analisti Nehat Hyseni, vlerëson se Kuvendi i Kosovës është bërë aktualisht Parlamenti më interesant në botë, meqë tani e katër muaj më parë, ka shpikur metodën më origjinale të zbavitjes së opinionit botëror, si dhe të irritimit dhe brengosjes së opinionit vendor të Republikës së Kosovës, por dhe të të gjithë shqiptarëve, kudo që janë.

"Arsyet patriotike", pas shumë luhatjesh të opozitës, që fillimisht kishte gjetur "Trepçën", por, meqë u "harxhua" shpejtë, në fillimin e sezonit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës pas pushimeve verore, më në fund u gjetën "arsyet patriotike" për protesta, d.m.th të bindet populli i Kosovës se opozita nuk e ka brengën si të ngjitet në pushtet duke e rrënuar mazhorancën qeverisëse aktuale, nga pushteti. Pra, opozita donë ta bindë popullin se "arsyet patriotike" : Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi janë preokupim real i saj, e jo rrëzimi i Qeverisë Mustafa dhe koalicionit aktual PDK-LDK”, thotë Hyseni.

Sipas tij, duke tentuar me çdo kusht që ta bindin popullin për "atdhedashurinë", e jo për "pushtet dashuri" janë duke i bërë këto veprime makabre në Kuvendin e Kosovës, duke hedhur gaz lotsjellës për ta pamundësuar punën e tij.

“Pra, demagogjia "patriotike" e opozitës dhe sjelljet e saja e paskrupullta dhe banditeske, na bënë me dije se çka realisht synon opozita aktuale. Filozofia leniniste e lidershipit të opozitës, me Albin Kurtin si udhëheqës real dhe ideolog i saj synon ta merr pushtetin me dhunë dhe të vendosë, "në emër të demokracisë, një sistem diktature ekstreme, që edhe regjimi i Enver Hoxhës do ua kishte lakmi! Sepse, Lenini thoshte se "pushteti nuk merret pa dhunë" dhe gjak dhe opozita është kah ushtron dhunë të madhe, meqë është frymëzuar nga kjo ideologji, madje është thellë e bindur, sidomos militantët e saj se "janë në rrugën e duhur"”, përfundon ai.

No comments:

Post a Comment