Thursday, June 1, 2017

Hyseni: E harrojnë Kosovën Lindore

Hyseni: E harrojnë Kosovën Lindore

nehhh1Rrethanat politike janë faktori kryesor për mospjesëmarrjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore në zgjedhjet e Kosovës. Derisa në Komisionin Qendrorë të Hedhjeve kanë arritur mijëra kërkesa nga Serbia për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, shqiptarët e Kosovës Lindore janë të privuar nga kjo e drejtë.
“Pjesëmarrja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare 2014 në Kosovë është çështje e rrethanave gjeopolitike në të cilat aktualisht jetojmë, e kurrsesi e vullnetit politik të ndonjë subjekti politik, apo të shqiptarëve atje, thotë për “Bota sot”, Nehat Hyseni analist.
Ai thotë se të gjithë do ta dëshironin këtë pjesëmarrje, derisa deklaratat e Partive politike shqiptare i quan demagogji, vetëm për të bërë poena politik.
“Sepse,, cili shqiptar, apo cila parti politike e shqiptarëve të Luginës nuk do ta dëshironte një gjë të till? Përkundrazi, të gjithë, pa asnjë përjashtim, do të ishin për pjesëmarrje në zgjedhjet e Kosovës, si dhe të jenë pjesë e pandashme e saj. Tek e fundit, ata me Referendumin e 1 e 2 marsit 1992 u deklaruan për bashkim me Kosovën. Kurse, pas vitit 1999, kur u pa se mbetën jashtë shtetit amë-Kosovës, shqiptarët e Luginës së Preshevës I kapën armë dhe bën luftë të ashpër dhe rezistencë të pakompromis drejt realizimit të synimeve shekullore të tyre. por, nuk ia arritën dot bashkimit me Kosovën. Kurse sot të thotë ndokush nga partitë politike se na qenka për dalje në zgjedhjet e Kosovës, më tepër I ngjanë një demagogjie të kulluar për përfitime të poenëve të lire politik kudo që mendojnë se mund “të dhezë”, përfundon ai.
Ditë më parë përfaqësuesit politik të Kosovës Lindore, deklaruan se do të duhej që Kushtetuta e Kosovës ta parashikojë që Presheva të ketë të drejtë vote në Kosovë.

No comments:

Post a Comment