Gara e flakët për "patriotizëm"
Shpeshëherë prodhon idiotizëm
Në Preshevën tonë "heroike"
Të lodhur nga ambiciet idiotike!
Oh ! Sa shumë u përvëluam
Që kryetarin e shkarkuam
Me shumë gëzim e votuam
Por në fund u dëshpruam!
Aq shumë pritëm nga Gjermania
Se po na vjen demokracia
Me përvojat e mira nga Europa
T'i rrafshojmë rrugët me gropa!
Pritë e pritë, na të shkretët
Se korrupcioni do të na hiqet
Oh! Sa shumë u zhgënjyem
Që aq lehtë na gënjyen!
Nehat Hyseni
Preshevë, 21/04/2017
No comments:
Post a Comment