Ditë për ditë, është duke pritur
Ragmi Mustafa,shum'i mërzitur
Mos, vallë, po prishet koalicioni
Që të ulet, triumfalisht te"froni"!
Pritë e pritë, o ky i shkretë
Me ata pak PDSH-ista, të vetë
Që ia kanë parë hajrin, vërtetë
Vjedhjes e hajnisë, për ibret!
Është strukur, si gjarpri nën guri
Duke pritur mos pi"bjen flamuri"
Koalicionit aktual, qeverisës
Ky zotëri, me nam plangprishës!
Sa shumë deshti, o ky zotëri
Si sulltan, t'sillej në demokraci
Në parti, si i përjetshëm u soll
Konkurentët krejtë t'i eliminoj!
Por,shokët e partisë n'sy i thanë
Të lutemi, e të bëjmë rixhanë
Që të sillesh, si don anëtarësia
Sepse, ka rregulla demokracia!
Për të qenë në parti i parë
E pastaj në komunë, kryetar
Duhet konkurruar, dhe pa hile
Sipas rregullave kompetitive!
Kurse, ti veprove ndryshe
Me ide të mbrapshta, që kishe
Nuk lejove askend, të konkurroj
Që për kryetar, të hynte në lojë!
Shumë kishe bërë llogari
Se si t'i mashtrosh, në parti
Duke u premtuar, s'do t'garosh
Për kryetar partie, t'konkurosh!
Por,mjerisht, nuk e mbajte fjalën
Ashtu si veprove,o me Lapidarin
Dorëheqjen epremtove të parën
Por, shpejtë e shkele premtimin!
Edhepse, atëherë na korite
Me sjelljet tua, o shizofrenike
Ne ta falëm,se të kishim të parë
T'respektuam shumë,si kryetar!
Padhimbshëm, e humbe fitoren
Në zgjedhje lokale, që e morëm
Edhepse e kishim vendin e parë
Askush s'të deshti ty, o kryetar!
Prandaj, mjaftë, të tha shoqëria
Se si padishah, nuk të do partia
Nëntë këshillëtarët në kuvend
Thanë: në PDSH s'kemi vend!
Pastaj t'u desht për t'u munduar
Nga partia, për t'i "përjashtuar"
Nëpër degë, duke i diferencuar
Që padishah s'të kanë pranuar!
S'të ka mbetur tjetër, o i shkretë
Ti e din pa dyshim, me t' vërtetë
Se mandatet nuk janë private
Por, vullneti i kësaj popullate!
Prandaj, mandatet s'do kthehen
Sepse, ato me pare nuk blehen
Dhe në parti nuk e ke shumicën
Nga PDSH-ja, ti duhet të ikësh!
Nëse ke pak mend,gjak shqiptar
Pra, ti duhet t'ikësh sa më parë
Tjetërkush, të zgjidhet kryetar
Dhe partia,t'ket "njeriun e parë"!
Nehat Hyseni
22/04/2017
No comments:
Post a Comment