Nga Nehat Hyseni
Na erdhi "demokracia" nga Europa
N'rrugët tona plotë me gropa
T'lumtë na, o për Shqiprimin
Që na solli, o "civilizimin"!
O Shqiprim,o mir'se na ke ardhë
Në politikë na dalsh faqebardhë
Dhe n'parti të bëmë të parë
Në komunë, të bëmë kryetar!
O t'mjerët na, o se ç'na gjeti
Vaj vatani, o e mjerë mileti
Nga Gjermania, na solli hixhabë
Për të na bërë, të gjithëve arabë!
Të shkretët na sa fortë u gëzuam
Se nga korrupcioni, o shpëtuam
Që n'Preshevë fitoi "demokracia"
Por, këmbëkryq na erdhi "Siria"!
Prishtinë,
më 14.04.2017
No comments:
Post a Comment