Pluralizmi n'Preshevë, kur filloi
PVD zgjedhjet e para i fitoi
Në komunë për herë të parë
Riza Halimi na u bë kryetar!
Dhe shqiptarët në tërë Luginën
Beogradit ia kthyen shpinën
Tok me Bujanocin e Medvegjën
Ata ia mësyejnë me Prishtinën!
Medvegja për herë të parë
Shqiptarin e zgjodhi nënkryetar
Kurse komuna e Bujanocit
Zgjodhi kryetarin prej Tërnocit!
Në fillim kryetar na ishte Nagipi
Por pastaj zgjedhjet i fitoi Shaipi
Serbët sa fortë që u zemruan
Që shqiptarët Bujanocin' fituan!
Shumë të këqia na bëri Ragmiu
Gjatë shumë viteve që na priu
Në Preshevë kur na ishte i parë
Komunën e përdhosi si kryetar!
Por, hiç më i mirë nuk na ishte
As Shqiprimi dhe "Ndryshimi"
Nga çmenduria, që ky e kishte
Me rrezik nga shkombëtarizimi!
Dhe Ragmiu na ishte "patriot"
Bashkim me Kosovën gojën plot
Me ide: "shkëmbim territoresh"
Ai rrezikonte ndarjen e Kosovës!
Kurse, Shqipërimi na habiti
Me islamizmin prej radikalisti
Referendumin nuk na e përfilli
Dhe Lapidarin na e shpërfilli!
Dhe tani të gjithë mirëpresim
Nga "Shpëtimi" dhe Ardita
Me ngazëllim i përshëndesim
Që të na hapin shumë fabrika!
Nehat Hyseni
No comments:
Post a Comment