Saturday, April 22, 2017

DEMOKRACIA ÇALAMANE

  

Sa shumë pritëm, për me ardhë 

Demokracinë,t'gjithë,si qytetarë

Shumë ngadalë,kishte udhëtuar Liria, vërtetë, për të na gëzuar!


Diku rrugës, ngatërruar na ishte 

Nga "balta" e madhe që kishte

Nëpër "therra e ara", nga zori

Rrugëtim i vështirë, mezi ia doli!


Rrugëtimi nëpër gropa,hendeqe

Pasoja të rënda, i kishte krijuar 

Demokracis' ton',duke udhëtuar

Prandaj, u dëmtua, si "teneqe"!


Dhe ashtu rrugës, e përdhosur

Na arriti demokracia, sakatosur

Me plotë plagë e shum' defekte

Tek shqiptarët, aspak perfekte!


Megjithatë,edhepse arriti e çalë

Demokracia,mir' se na ka ardhë

Mjafton emrin që ta përmendim

Me krenari ta bëjmë kuvendin!

  

Në demokraci dolëm çalamanë

Dhe se jemi shumë, fjalamanë

Se pas shprehjeve "patriotike"

Fshehim, qëllimet tona idiotike!


Shpeshëher',ne"allashqiptarçe"

Bëjmë politikë, si "allagomarçe"

Ngrisim zërin lartë,duke bërtitur

Për interesa t'vogla,të lemeritur!


Bërtitë njëri, e bërtit tjetri

Nuk ka hijeshi, as kuvendi

Sepse aty, rëndë shkelet rendi

Në demokraci, ku e lypë vendi!


Nuk ka faj thonë, demokracia

Meqë fajet, na i paska historia

Se gjithmon'na ka munguar liria!

Pa liri, s'ka kuptim demokracia!


Kuvendarët na mërzisin shpesh'

Me fjalimet që e bëjnë përshesh

Duke ia futur gjërave, ashtu kot

Sikur t'ishte Kuvendi, me idiotë!


Duhet t'pranojmë me dëshprim

Se kështu, vërtetë, s'ka kuptim

Kuvendi, idiotizmin ta përjashtoj

Që demokracia jonë, t' përparoj!


Pa demokraci nuk ka përparim

Vendi ynë, do t'mbetet n'mjerim

Politikanët demagogji do shesin

Pafundësisht,n'mjerim do jesim!


Nehat Hyseni 

22/04/2017






No comments:

Post a Comment