Wednesday, March 22, 2017

PARADOKSI FATKEQ NË POLITIKBËRJEN PRESHEVARE




Shkruan: Nehat Hyseni 


Radiotelevizioni i Preshevës në emisionin "Studio e hapur" prezentoi para një jave politikanin më të vjetër, Riza Halimin, të cilin e quajnë ndryshe Ibrahim Rugovë i Kosovës Lindore, kurse më 22 mars ishte Shqipërim Arifi, ish kryetar i komunës së Preshevës, i akuzuar për korrupsion, abuzim me tendera dhe për shkelje ligjore. Kurse, sonte, më 23 mars 2017, mysafir ishte Xhemal Memeti, ish zëvendëskryetar i komunës së Preshevës.

Paraqitja e Riza Halimit ishte dinjitoze dhe informoi publikun në detaje për arsyet e prishjes së koalicionit qeverisës APN-PVD dhe për vizionin dhe planin e ambiciet zhvillimore të qeverisjes lokale.

Kurse, Shqipërim Arifi me paraqitjen e tij primitive dhe të paedukatë, madje edhe të pamoralshme, zhgënjeu thellë shqiptarët e Luginës së Preshevës, e sidomos ithtarët dhe mbështetësit fanatikë të komunës së Preshevës, rininë e saj që kishte shpresuar shumë tek ai. 

Mllefi i të rinjëve në Shqipërimin është i madh!

Fjalori i tij denigrues dhe matrapazllëku i tij banditesk, duke fyer pa fije turpi dhe në mënyrë të paskrupullt kryetaren e Komunës, zonjën Sinani, si dhe Riza Halimin e Xhelal Mehmetin, me fjalët më banale dhe fyese, si një rrugaç e kriminel! 

Ai mllefosi dhe irritoi skajshmërisht preshevarët, e sidomos intelektualët, anëtarësinë e PVD-së, të PDSH-së, BDL-së, UDSH-së, e sidomos mbështetësit e zhgënjyer të APN-së, e në veçanti nënat shqiptare dhe mbarë popullatën shqiptare në këtë pjesë të gjeografisë tonë kombëtare.

Ndërkaq, paraqitja e Xhelal Mehmetit në mbrëmjen e 23 marsit 2017, ishte e kundërta e Shqipërimit.

Edhepse që të dytë, edhe Shqipërimi edhe Mehmeti vijnë nga diaspora: i pari nga Gjermania dhe i dyti nga Zvicra, kultura e tyre dhe qasja civilizuese ishte e pakrshasueshme dhe diametralisht e ndryshme.

Derisa Shqipërimi, si radikalist dhe ekstremist islam, nga Europa na solli idelogjinë vehabiste dhe selefiste si kod të sjelljes dhe si "islam politik" të instaluar dhe të infiltruar në mënyrë perfide në politikë, si dhe frymën autoritare afro-aziatike, agresive dhe mentalitetin e abuzimit, si dhe dyshimet për zhvatjen e parasë publike dhe korrupsionin e tmerrshëm, që sa duket, do ta përballin me llogaridhënie para drejtësisë.

Xhelal Mehmeti ishte e kundërta e Shqipërimit, me qasjen e tij të kulturuar dhe me edukatën e tij të mirëfilltë, na solli frymën e demokracisë europiane dhe atdhedashurinë e idealizmin patriotik shqiptar të bazuar në vlerat më sublime dhe më të avancuara euroatlantike.

Pra, kemi një situatë vërtetë paradoksale, që dy personalitete të politikbërjes preshevare që na vijnë nga Europa, na sjellin vlera dhe performansë politike diametralisht të kundërta!


No comments:

Post a Comment