Thursday, March 9, 2017

Cilët janë qëllimet e vërteta e reale të Shqipërim Arifit dhe partisë së tij?




Shkruan: Nehat Hyseni

Paraqitja e sponzoruar e përfaqësuesit të fabrikës së këpucëve "Solid" nga Suhareka, të enjtën, më 9 mars 2017, në portalin e eksponentit ekstrem dhe argatit të prishjes së koalicionit qeverisës APN-PVD, me tekat e tija egoiste e karrieriste, flet qartë për mendësinë e dyshimtë klienteliste dhe për synimin e uzurpimit të komunës për qëllime grupore e personale të Shqipërim Arifit dhe tarafit të tij politik.
Deklarimi se "nuk mund të investojmë pa e ditur se çka do të bëhet pas dhjetë vjetëve..." dhe se stafi profesional i Shqipërimit na qenka "stafi më i aftë në Preshevë dhe në Kosovë", thënë më së buti, është përpjekje qesharake, tragjikomike dhe tentativë e qartë e tyre për uzurpimin e kësaj komune dhe pasurisë së saj edhe më zi se tarafi i Ragmi Mustafës dhe tarafit të tij. 
Sa duket, Shqipërim Arifi dhe përfaqësuesi i "Solidit" kanë bërë një llogari "pa hanxhiun", dmth se nuk është kjo kompani dhe askush tjetër që përcakton fatin dhe atë se kush e si do të udhëheq politikën e komunës së Preshevës. 
Përkundrazi, ajo e drejtë dhe obligim i përket atyre që kanë marrë votën e popullit për atë punë. 
Prandaj, edhe përkundër respektit që kemi për "Solidin", të cilit i është premtuar objekti afarist dhe proma komunale falas, pa asnjë dinarë apo cent, për të punësuar disa punëtorë, ashtu si bëri "ÇIK"-u i Maqedonisë dikur. 

Por, për dallim nga "Solidi", "ÇIK"-u atëbotë paguante qira të majme dhe kishte investuar në ndërtimin e këtij objekti afarist, i cili tani po i ipet i gatshëm dhe pa qira "Solidit".
Natyrisht se edhe përkundrejt kësaj, megjithatë i mirëpresim të gjitha kompanitë dhe investitorët e mundshëm, që i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës me investimin e kapitalit të tyre në infrastrukturë, e jo vetëm në shfrytëzimin e infrastrukturës së gatëshme komunale, duke na dalur "më shtrenjtë dara se tëlyni", dmth duke punësuar pak punëtorë e duke dhënë më shumë para nga buxheti dhe prona komunale, se sa janë përfitimet reale të komunës së Preshevës. Gjithashtu, duhet t'ia bëjmë të qartë të gjithëve se komuna nuk i përket asnjë individi, prandaj as Shqipërim Arifit, Ragmi Mustafës dhe e askujt tjetër, që të sillen si "në bahçe të babës", sikur të jetë pronë e tyre private e personale dhe ta kushtëzojnë e shkretërojnë edhe më zi këtë vend e këtë komunë.
Shqipërim Arifi ka bërë vepër penale duke abuzuar me buxhetin komunal të komunës së Preshevës, me dhënien e tenderit pa kompeticion, me vetëm një firme të vetme, për rrugën "Karposh" dhe kështu e ka dëmtuar, apo thënë më troç, dyshohet se ia ka vjedhur komunës së Preshevës mbi 60 milion dinarë, meqë me buxhet të hartuar e të miratuar derisa ai ishte vet kryetar komune, kurse ai ia jep tenderin në mënyrë të kundërligjëshme dhe të dyshimtë një firme, për 86 milion dinarë, dmth për 26 million dinarë më tepër! Sic!!!
Prej nga e drejta e Shqipërim Arifit të veproj në shkatërrimin financiarë të komunës nga paratë e taksapaguesve preshevarë?!

Ato para nuk janë të tijat, por janë para publike dhe për keqpërdorimin e tyre duhet të jipet llogari para taksapaguesve, para votuesve, para popullit, para ligjit dhe para Zotit!
Pastaj, nga njëra anë Shqipërimi na u "brengoska" për hapjen e vendeve të reja të punës, duke falur pronën publike, kurse nga ana tjetër ai me çdo kusht insiston, madje edhe kërcënohet me paturpësi e arrogancë të paparë se do t'i mbyllë shumë organizata (sportive, etj.) duke i hedhur të punësuarit në rrugë.

Vallë, cili është Shqipërimi Arifi vërtetë?

A është Shqipërimi ai i cili do të punësoj, apo të përjashtoj njerëz nga puna dhe t'i hedh në rrugë si të papunë?
A është Shqipërim Arifi ai i cili u hapë rrugën investimeve të huaja, apo ia mbyllë derën atyre, duke bllokuar nismën e investimeve të Republikës së Turqisë, të premtuara nga vet Presidenti Recep Tayip Erdogan, të premtuar nga takimi i nënkryetarit të komunës, z. Xhelal Mehmeti kohë më parë në Ankara? Ai shkon aq larg sa që kërcnon me arrogancë se " do t'i mbledh nënshkrimet për shkarkimin e Xhelal Mehmetit, edhepse ai është i PVD-së, si partner koalicioni me votat e të cilëve edhe Shqipërimi është zgjedhur kryetar komune!
Pra, pas vetëm dhjetë muajsh jo të plota të qeverisjes komunale, janë hapur shumë pikëpyetje dhe shumë dilema dhe shumë dyshime se cila është fytyra e vërtetë dhe cilat janë qëllimet politike, grupore e personale të Shqipërim Arifit?
Deklarimet e tija të hapura kundër Referendumit të shqiptarve të Luginës së Preshevës për "Autonomi politike e territoriale, me të drejtë bashkëngjitjes Kosovës", të 1 dhe 2 marsit 1992, akoma më tepër e bëjnë të dyshimtë dhe enigmatik figurën e vërtetë dhe reale të këtij zotërie.

Pra, të konkludojmë se komunës së Preshevës i nevoitet sot më shumë se kurrë më parë, një qeverisje e përgjegjëshme, ligjore, e ndërgjegjme dhe e përkushtuar për zhvillim të mirëfilltë shoqëror, ekonomik, kombëtar e politik, pa hipoteka të ekstremizmit e të radikalizmit islamik dhe të çfarëdo ekstremizmi tjetër, me transparencë të plotë reth burimeve të dyshimta të financimit të partive politike, si dhe e llogaridhënie e kontroll të mirëfilltë popullor për shpenzimin e përgjegjshëm e ligjor të parasë së taksapaguesve të kësaj komune.




No comments:

Post a Comment