Friday, January 1, 2016

Vdiq Profesor Fehmi Kelmendi

          
                IN MEMORIAM


      Profesor  Fehmi (Ymer) Kelmendi
                    (1930-2015)

Lajmin e hidhur për vdekjen e profesorit Kelmendi, në moshën 85 vjeçare, në Biel të Zvicrës, më 30 dhjetor 2015, e mora nga nipi i tij Liburni (në fb) dhe më tronditi thellë, meqë Lugina e Preshevës dhe Lëvizja Kombëtare humbi një intelektual të mirëfilltë dhe një veprimtar të devotshëm të kauzës kombëtare shqiptare.
I ndjeri profesor Fehmi Kelmendi ishte mësimdhënës i imi në Gjimnazin "Skënderbeu" tre vjet radhazi dhe na edukonte në frymën patriotike, pa lëshuar pe dhe pa e përfillur regjimin politik të Serbisë. 

Na fliste hapur për të (pa)bëmat e sistemit, pa u trembur fare nga pasojat. 
Sidomos ishte i rreptë në kritikat dhe demaskimin e  ish udhëheqësin e UDB-së jugosllave, Aleksandër Rankoviqit dhe mbeturinave të regjimit të tij në pushtet, si dhe spiunët e dikurshëm në popull, të cilët, për t'i humbur gjurmët nga veprimtaria antishqiptare, kishin vënë plisin dhe, shpeshëherë shiteshin si "patrotë", duke provokuar popullin për radikalizëm dhe veprime për të cilët denoheshin me denime drakonike, duke i vuajtur nëpër kazamatet famëkeqe në ish Jugosllavi.

Për qëndrimet e tia nacionaliste e patriotike, zotëri Fehmiu ishte i njohur edhe pêr regjimin e kohës.
 Prandaj, u detyrua që ta lëshoj vendlindjen dhe të emigroj në Zvicër, ku mori pjesë në të gjitha aktivitetet kombëtare, mbajti ligjêrata dhe këshilla e sqarime të vlefëshme për bashkatdhetarët tanë nga Lugina e Preshevës,  nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.
Si intelektual i mirëfilltë dhe si veprimtar i devotshëm dhe i pakursyeshëm për çështjen tonë kombëtare, profesor Fehmiu ishte i dashur dhe i respektuar nga të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh orientimin e tyre politik.
Profesori Fehmi Kelmendi rrjedh nga një familje me tradita të mëdha patriotike dhe ka dhënë shumë për çështjen kombëtare. 

Ali Aliu, vëllau i madh i tij, ishte i njohur si intelektual, si patriot dhe si njeri i madh, anekënd shqiptarisë dhe vuajti shumë nëpër kazamatet jugosllave dhe në Goli Otok. Profesor Ibrahim Kelmendi, kushëri i profesor Fehmiut, ishte intelektua, patriot dhe luftëtar i çështjes kombëtare.
 Prandaj, u detyrua të emigroj në vitin 1946, me Adem Gllavicën, Luan Gashin dhe me shumë shokë për Greqi, pastaj më Gjermani, e më pas, disa për Australi dhe të tjerët për Amerikë. 
Profesori Fehmi Kelmendi e deshti shumë Vendlindjen e vet Preshevën, prandaj e la amanet që aty të varroset.

I lehtë i qoftë dheu i Preshevës, të cilën aq shumë e deshti.

Lavdi e përjetëshme i qoftë jetës dhe veprimtarisë së tij patriotike!
Zoti e shpërbleftë me xhenet!
Me nderime dhe respekt,
nipi i tij,
Nehat Hyseni
Prishtinë, më 1 janar 2016

No comments:

Post a Comment