Meqë jemi në vigjilie të protestave tê paralajmëruara të Opozitës, që përfshinë Lëvizjen Vetëvendosje, AAK-në dhe Nismën, për datë 9 janar 2016, ned si Shoqatë e Shqiptarve të Luginës, me seli në Prishtinë
APELOJMË
tek Opozita, Pozita dhe
tek të gjithë protestuesit
për demonstrim dhe protesta rë padhunëshme, të qeta e civilizuese, duke mos dëmtuar pronën shtetërore, publike dhe atë private.
Urojmë që të mos përsëriten skenat e 24 janarit 2014, kur rrugët e Prishtinës ishin shndërruar në arenë luftimi midis protestuesve dhe Policisë së Kosovës, duke shkatërruar paturpësisht pronën publike dhe atë private dhe duke rrezikuar jetën e policëve dhe protuestuesve.
Gjithashtu, bëjmë apel tek Qeveria e Kosovës, që të gjej rrugë dhe forma komunikimi civilizues me opozitën dhe të hapin së bashku shtigje të reja bashkëpunimi mes veti, në interes të demokracisë dhe mirëqenies e Pavarësisë e Sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës dhe integrimit të saj në BE dhe në strukturat euroatlantike.
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që janë!
Me respekt,
Kryetari,
Mr. Nehat Hyseni
Prishtinë, më 7 janar 2016
No comments:
Post a Comment