Monday, December 28, 2015

"Pa sakicë, nuk shkohet në mal"!



Shkruan: Nehat Hyseni 

Me rastin e mbledhjes së parë të Kryesisë së Degës së PVD-së në Preshevë,
Urime dhe ju priftë e mbara në aktivitetin tuaj partiak e kombëtar!

Nga ju pret Presheva shumë!
Andaj, mos i zhgënjeni votuesit e dikurshëm të kësaj partie, që përfshinë tërë Luginën.
Populli thotë se:
"Pa sakicë, nuk shkohet në mal!"!
Kurse ekspertët nga lëmi i politikologjisë dhe sociologjisë politike, thojnë se:
"Pa platformë politike, nuk shkohet në zgjedhje!"

Andaj, përvoja e gjertanishme na flet qartë, natyrisht, për ata që kanë sy me pa, kanë veshë me ndëgju dhe kanë zemër me e shiju dhe përjetu  fitoren ose humbjen, është e qartë "si drita e diellit" se çka na pret  nëse hyjmë në zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2016.

 Pa Platformë politike të mirëfilltë dhe pa gadishmëri e sinqeritet dhe fushatën parazgjedhore e bëjnë "sa për të thënë", e nuk e kanë kuptuar se fushata bëhet për t'ia sqaruar e prezentuar ofertën tonë qeverisëse për çdo nëndegë, fshat, mahallë dhe për çdo individ, të ri, apo plak.
Oferta është në Platformë, kurse Platforma duhet të ket moton, vizionin dhe mosionin e PVD-së, që duhet prezentuar publikut preshevar.

Jam thellësisht i bindur se ky staf i ri i udhëqjes së Degës së PVD-së, mund t'a dalni, dmth ta bëni këtë me sukses dhe t'ia ktheni namin e dikurshëm PVD-së, atëherë kur angazhoheshim për ideal, për kauzën kombëtare, me sinqeritet e devotshmëri idealiste, duke e kuptuar angazhimin tonë politik si angazhim për kauzën dhe mirëqenien kombëtare dhe si sakrificë dhe ekspozim ndaj persekutimeve, denimeve e ndëshkimeve nga më të ndryshmit nga pushteti i atëhershëm, e kurrësesi si përfitim material e politik në kurriz të partisë.

Natyrisht, do të isha i pasinqertë me ju dhe me publikun, poqese do të thosha se atëherë nuk kishte persona të tillë, dmth që rronin në kurriz të partisë dhe kujdeseshin me agresivitet e metoda tinzare që t'i grabisnin për vete, dhe vetëm për vete beneficionet dhe përfitimet e tjera nga partia, duke u kujdesur që asgjë nga këto mos t'i shpëtoj një grupi të caktuar brenda partisë, që dekurajonte pjesën e madhe të aktivistëve e kuadrove të rryera politike dhe ekspertëve të mirëfilltë e të dëshmuar si profesionistë dhe si punëtorë të palodhshëm, gjithënjë në shërbim të partisë dhe kauzës tonë kombëtare.

Pra, kishte, që nga themelimi i PVD-së më 19 gusht 1990, parazitë nga më të ndryshmit, të cilët e kanë dëmtuar, madje shumë rëndë imazhin dhe autoritetin e kësaj partie në opinion dhe në popull, apo, si themi ne preshevarët, "në çarshi".
Mirëpo,"e zeza" partisë i ndodhi, duke e hedhur atë në opozitë të pashpresë, një dekadë të plotë, atëherë kur byrokratizimi dhe uzurpatorët e përmendur e dominuan definivisht partinë, duke i demotivuar idealistët dhe veprimtarët e devotshëm, por edhe shumë votues të devotshëm, t'i pasivizojnë e zhgënjejnë, disa prej tyre formuan parti të reja, kurse një pjesë më e vogël e tyre iu bashkëngjit partive të tjera politike.
Natyrisht, me këtë edhe votuesit e PVD-së u orientuan gjithandej, duke ia mohuar kësaj partie votëbesimin për qeverisjen me pushtetin lokal të Preshevës.
Ky përshkrim i historikut të "fitoreve dhe dështimeve" të kësaj partie ka për qëllim mobilizimin e Degës, Nëndegëve dhe anëtarësisë dhe veprimtarëve, se na pret rrugë e vështirë, por e lavdishme e bindjes së votuesve në vlerat tona dhe në ndryshimet e pritëshme të keqqeverisjes aktuale dhe largimit të tyre të turpshëm, duke ia lënë të hapur rrugën qeverisjes së mirë, profesionale dhe sukseseve që po vijnë!
Nuk mundem ta përfundoj këtë shkrim, pa e ndarë me ju dhe me anëtarësinë e PVD-së habinë, por dhe zhgënjimin e madh me sjelljen jodemokratike, jokorrekte dhe tmerrësisht karrieriste, tërësisht të papranueshme dhe si shembull i keq e qyqar të Sabri Mehmetit. Aq më parë që është edhe këshilltar i kuvendit komunal, me mandatin e PVD-së.

Por, ky "pësim" është edhe "mësim" për ne, madje në kohën e dukur. 
Sepse, me rastin e kandidimit të këshilltarëve të ardhshëm komunal, për mandatin 2016-2020, duhet vendosur obligimin ose kushtin që të njejtit ta nënshkruajnë (blanko) Deklaratën se: "Mandati është i Partisë" dhe në rast largimi eventual nga partia, me cetëdëshirë do e dorëzoj mandatin e këshilltarit.

Pra, Sabri Mehmeti, pasi u vetëkandidua, siç deklaroi vet, "pa e pyetur kryetarin" për kryetar dege, madje edhe organizoi "fushatë" në TV Aldi, paraqiti presedan të paparë dhe, në njëfarë mënyre, puç brendapartiak! 

Duhet të jetë i sinqertë z. Sabriu e të tregoj para opinionit se si u "kandidua" ai në Nëndegë: 
A e propozoi ndokush aty Sabriun për kryetar dege, apo, mozomakeq, ai e propozoi veten dhe pastaj i kërkoi nënshkrimet e anëtarëve të Degës?!
Cila është e vërteta, z. Sabri Mehmeti?
Sa për informimin Tuaj, që mbase e din çdo veprimtar partiak, besoj edhe ju vet, se postet partiake bëhen me propozimin e të tjerëve, e kurrësesi jo me propozimin e vetvetes, dhe votohet në Nëndegë, e tek pastaj merren nênshkrimet e anëtarëve të Nëndegës për paraqitjen zyrtare të kandidaturës.

 Por, marrja e nënshkrimit (haptas) dhe dhënia e votës, apo votimi në Kuvendin e Degës, zotëri i nderuar, kanë ndryshim të madh. 
Sepse, edhe në mbledhje, dmth gjatë mbledhjes zgjedhore, mund të paraqitet ndonjë kandidat, i cili aty për aty i mbledh 20 nëshkrime nga anëtarët e Degës.
Sido që të jetë puna, populli thotë: "Ra kjo dekë e u pamë!"
Më vjen shumë keq se nuk të kam njohur si të tillë! 
Shpresoj se është njerëzore që, ndonjëherë, njeriu të shprehë ndonjë dobësi  momentale karakteri, si pasojë e zemërimit të rastit, por është burrërore që të kërkohet falje.

Në fund, Kryesisë së Degës së PVD-së në Preshevë, i uroj punë të mbarë dhe suksese.
Ju priftë e mbara!!!
Me respekt, 
Nehat Hyseni

No comments:

Post a Comment