Thursday, December 24, 2015

Ministria e féve në Qeverinë e re, e domosdoshme


Nga Nehat Hyseni - Se a ka vehabizëm dhe sa është i shtrirë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës, mund ta kuptojmë vetëm pas studimit të mirëfilltë të kësaj dukurie dhe të këtij fenomeni sfidues tek ne.
Por, edhe një njohje sipërfaqësore apo edhe mospasja e njohurive elementare reth kësaj teme, por vetëm pamjet në rrugë të personave me mjekrra karakteristike për vendet arabe, si dhe pantollonat e shkurtëra dhe të gjëra si shallvare tek meshkujt dhe mbulesa dhe shamitë dhe mbulesa e fytyrës tek femrat, flasin për praninë gjithënjë e më të madhe të tyre në trevat shqiptare në Ballkan.

Pra, prania e lëvizjes ekstremiste islame tek ne është evidente, si dhe shtimi dhe forcini i tyre permanent në këto troje, që vërehet edhe me rekrutimin e një numri të konsuderueshëm të të rinjëve në luftën e Sirisë, në Irak e gjetiu në vendet tjera islamike Lindjen e Afërt dhe të Mesme.

Ky fenomen i ekstremizmit islamik tek ne mendoj se "importohet" në disa mënyra:

1. Së pari, ka shumë gjasa se ai importohet me anë të hoxhallarëve të cilët janë shkolluar në vendet arabe, ku janë zyrtare shkollat e ndryshme islame johanefite dhe ata padashje dhe ndoshta të pavetëdijshëm sjellin "dituri islamike" të ndryshme nga islami tradicional i shkollës hanefite tek ne, duke e ndryshuar të falurit tek xhemati dhe duke na sjellur si "zbulim" mënyrën e të falurit të shkollave (meth'hebeve) tjera islamike.

Shpeshëherë ata i quajnë këto si "njohuri të reja", e që në fakt janë mësime të ndryshme nga islami sunit i shkollës hanefite tek ne.

Të tillë janë hoxhallarët të cilët shkollohen në universitetet e Arabisë Saudite, në Jordani, Siri, etj.

Kurse, për dallim prej tyre, hoxhallarët që shkollohen në Universitetin më të madh islamik në botë "al' Az'har" në Kajro të Egjiptit i përshtaten më së miri islamit tradicional dhe filozofisë fetare islamike tek ne.

Edhepse një pjesë e hoxhallarëve të përmendur që kanë studiuar në shkollla të stilit të islamit jotradicional të trojeve tona, mund të jenë të pavetëdijshëm për dëmet që ua sjellin islamit dhe në përgjithësi shqiptarve në Ballkan, megjithatë pjesa më e madhe e tyre janë rekrutuar në OJQ të ndryshme islamike nga vendet e studimit të tyre dhe financojnë përkthime të literaturës islamike të shkollave (meth'hebeve) të tjera islamike.

Kosova është stërmbushur me libra të tillë islamik, pjesa më e madhe e të cilëve paraqesin ide ekstremiste dhe të papranueshme dhe shumë të rrezikëshme meqë propagandojnë islamin politik dhe radikal, që nuk i kontrollon askush tek ne, as Bashkësia Islame e Kosovës dhe as shteti.

Librat e tillë shiten kudo nëpër rrugët e Prishtinës dgee qyteteve tjera të Kosovès dhe nëibraritë e veçanta islamike.

2. Bashkësia Islame e Kosovês (BIK) është plotësisht jashtë kontrollit të shtetit të Republikës së Kosovës, jashtë çdo kontrolli shoqēror dhe nga kontrolli i besimtarëve islamikë tek ne.

Askush nuk i kontrollon financat e BIK-ut dhe Myftiu Naim Tërnava më tepër sillet si një sheik i vendeve arabe e më pak si i pari i myslimanëve shqiptarë të Kosovës.

Jemi dëshmitarë se hoxhallarët tanë financohen nga burime të panjohura dhe shumë të dyshimta. Madje, ekspertët e kësaj lëmie pohojnë se vetëm gjatë vitit 2013 në Kosovë nëpërmes BIK-ut kanë hyrë mbi 50 milion dollarë, që kanë përfunduar në xhepat privat të hoxhallarëve ekstremistë në Kosovë.

Një pjesë e madhe e tyre marrin nga 4 rroga emë tepër, siç u pa rasti imryetarit të BIK-ut për Gjilan nga emisioni i paradokohshëm në RTK.

Pra, një pjesë e madhe e hoxhallarëve të tillë marrin paga të majme mijëra dollarëshe për përhapjen e vehabizmit dhe të ekstremizmit islamikë në Kosovë.

Ata veprojnë publikisht, para syve tanë dhe asnjë institucion shtetëror nuk merret me kontrolimin e aktiviteteve dhe financimit e veprimit të tyre.

3. Shteti i Republikës së Kosovës ka neglizhuar plotësisht obligimin e vet të kontrollmiit të veprimit të institucioneve fetare.

Nuk ka asnjë institucion shtetëror që do të merren me ato! Prandaj, konsideroj se është i domosdoshêm formimi i Ministrisë fetare pranê Qeverisë së re, që do të merrej me këtë çështje.

Kjo ministri do ta kontrollonte financimin kaotik të feve në Kosovë, sepse kontrollimi i financave do ta kontrollonte dhe identifikonte qarfë burimin e financimit dhe të fuqizimit të ekstremizmit fetarë në Kosovë.

Sepse, mos të harrojmë se në mbi 800 xhamia gjithandej nëpër Kosovë ligjërojnë hoxhallarë të ndryshëm pa kurrëfarë plani dhe programi paraprak, por vetëm sipas dëshirës, hamendjes dhe vullntetit të vet personal.

Mbase detyrë elementare e BIK-ut dhe e shtetit të Republikes se Kosovës do të ishte vënia e rregullit dhe kontrollit e disiplinës elemmentare në këtë lëmi, konform interesave të shoqërisë kosovare.

No comments:

Post a Comment