Monday, December 7, 2015

"Aneksimi" i Shqipërisë nga "Republika e Tretë" e Kosovës?!





Shkruan: Nehat Hyseni

Bashkimi kombëtar, që nuk ka fare lidhje me luftën aktuale për pushtet të opozitës kosovare për kauzën e "arsyeve patriotike" të saj.

Sepse, ashtu si e majta shqiptare, gjatë Revolucionit të Vonuar Demokratik" të vititit 1997, atëbotë vërtetë e shkatërroi deri në themel, por nuk e bashkoi Shqipërinë, ashtu sot opozita e prirë nga Albin Kurti e synon pushtetin, kurse pretendimet e tija për Shqipërinë, më tepër kanë të bëjnë me pretendimet e tia personale për zgjërim të "Republikës së Tretë" të tij duke e përfshirë ose "aneksuar" edhe Shqipërinë në gjirin e Kosovës, ose më saktë, në kuadër të "Republikës së tretë" të Kosovës.
Pra, shumëkujt do t'i kujtohej aneksimi i Kosovës në kuadër të Shqipërisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB). 
Kurse tani, sipas pretendimeve të opozitës aktuale në Kosovë, e cila pothuajse verbërisht ështē e përcaktuar si vegël besnike e realizimit të projektit politik të Albin Kurtit, duke bërë protesta dhe gjeste kriminale e të paskrupullta në sallën e Kuvendit të Kosovës, me hedhjen e gazit lotësjellës, vezëve, sprejit lotësjellës, të cilët, madje Albini ua hedhë drejtë e në fytyrë dhe sy, nga afërsia prej disa centimetrave dhe duke rrezikuar që t'i qorrojë deputetët e tjerë për qëllimet e tija karrieriste dhe pretendimeve të tija vdekjepruese për pushtet, organizojnë protesta edhe në Tiranë dhe Shkup, si simbolikë e kërkesave dhe filozofisë së tyre politike për "bashkim kombëtar", që i bie për "Republikën e Tretë" dhe aneksimin e Shqipërisë në kuadër të saj. 
Kështu, poqese do e arrij këtë Albin Kurti, atëherë ai do ia kalonte edhe Mbretit Zog, i cili arriti ta shpallë veten në vitin 1928, me rastin e konvertimit të Republikës në Mbretëri, si "mbret të Shqiptarve", por megjithatë nuk arriti ta bashkoj Shqipërinë me Kosovën!
Opozitës aktuale, liderit të saj ideor Albin Kurtit, si dhe pasuesve të devotshëm të tij: Visar Ymerit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, siguri të madhe, gati të pashpjegueshme u sjellë "kauza" e tyre, e mbështetur në "arsyet patriotike", të cilat në fillimvitin 2015 ishin shkarkimi i Jabllanovit dhe "Trepça", kurse në fundvitin 2015, "arsyet patriotike" për protestat e opozitës janë shndërruar në kërkesat e saja "për anulimin e Marrëveshjes së 25 gushtit 2015 në Bruksel dhe Marrëveshjes së Demarkacionit" të kufirit me Malin e Zi.
Pra, me rëndësi është për të gjetur arsyetime për të protestuar, ose më saktë: për të gjetur "arsye patriotike" për të protestuar deri në arritjen e fitores (historike) të "Republikës së Tretë" dhe pushtetit të Albin Kurtit, "ja me hatër, ja me dhunë"! 
Qëllimi kulmor i këtij fenomeni "hyjnor" i arsyeton të gjitha mjetet e mundëshme të opozitës ndaj "Republikës së Dytë", dmth të pushtetit aktual në Kosovë: shkeljen e ligjit, rrezikimin e shëndetit të deputetëve, gjuajtjen e policisë me gurë vdekjeprurës, shkatërrimin dhe dhegjen e demolimin e pronës private e shtetërore, etj., etj. Pra, sipas Albin Kurtit dhe kreut të opozitës aktuale, si pasuese e tij, dhuna e tyre është legjitime dhe ata nuk u dashkan kundërshtuar dhe penguar nga shteti!
 Kjo i bie se, siç thotë viktimologu austriak, "fajtor është viktima, e jo vrasësi", na del se të gjithë në Republikën e Kosovës janë fajtorë, përveç opozitës, sepse ata kanë "arsye patriotike" për këtë! 

Madje, edhe populli, siç deklaroi Albin Kurti para do kohe, është fajtor, sepse, nuk po voton "partinë e duhur" dhe deklaroi publikisht se çdo pushtet në Kosovë, deri në fitoren e "Republikës së Tretë" të Albin Kurtit, do të jetë shënjestër e veprimeve shkatërruese të opozitës.
Sociologët, por dhe shkencëtarët e tjerë dhe një pjesë e mirë e publikut, me gjasë, duhet ta kenë kuptuar se cila është "partia duhur", e cila duhet votuar për ta "qetësuar" Kosovën.

Sepse, mozomakeq, po të mos e ketë kuptuar populli ose votuesit e Kosovës, "aq më keq për ata", thotë Albin Kurti dhe shton se lufta e tij e mospranimit të fitores së zgjedhjeve nga të tjerët, do të vazhdoj derisa të fitoj ai vet dhe partia e tij. 
Dhe atëherë, meqë do e kishte pushtetin "partia e duhur", arsyet "patriotike" për protesta do të shterreshin dhe nuk do të kishte më pse të protestohet! 
Pra, pak a shumë, kështu i deklaroi Albin Kurti para pak kohësh Blendi Fevziut për emisionin "Opinion".

Poqese i analizojmë pikëpamjet filozofiko-politike dhe socio-politike të Albin Kurtit, ato na i përngjajnë si "veza-vezës" dhe Albin Kurti na del si Çegevara i shekullit XXI, i cili mbështetet në konceptet leniniste, se "pushteti merret vetëm me dhunë" (pasi që me zgjedhje nuk po ia arrinë dot, dhe në fund, poqese ai vjen në pushtet, më nuk ka nevojë për demokraci?!
Pra, këto pikëpamje politike të Albin Kurtit janë tmerrësisht komuniste dhe nga "parajsa" që na premton Albini, shoqëria jonë postkomuniste akoma nuk është këndellur dhe akoma nuk na janë mbyllur si duhet plagët si neve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës, nga hegjemonizmi serbo(jugo)sllav, ashtu edhe atyre në Shqipëri nga komunizmi i egër enverist.

Mos të harrojmë se ideja fillestare e komunizmit dhe propagandës së tij ishin parollat joshëse për "drejtësi e barazi" sociale, që më vonë derivoi në sistem më të egër diktatorial, në varfëri, prapambetje ekonomike dhe vuajtje shoqërore e personale dhe mungesë lirie të pakmagjinueshme dhe ekstreme!

No comments:

Post a Comment