Friday, December 18, 2015

Atentat ndaj Patriotizmit në Kuvendin e Kosovës


🕔09.Oct 2015

Atentat ndaj patriotizmit cilësohen ngjarjet e ditës së djeshme në Parlamentin e Kosovës.

Kështu theksojnë analist politik për Agjencinë e Lajmeve Shqip Press. Ata theksojnë se, Albin Kurti me gazin lotësjedhës që e hodhi në Kuvend, alivanosi disa deputetë, madje dyshohet se alivanosi edhe përfaqësuesin e BE-së, Samuel Zhbogar dhe kjo çmendi, në emër të demokracisë ka marrë përmasa shqetësuese.

Sipas tyre, deputetet e opozitës e kanë gabuar profesionin sepse me gjithë këto ide, këtë mund dhe këtë talent është dashur që njëmend të jenë aktor të Teatrit Kombëtar e jo në Kuvendin e Kosovës, pasi koha e patriotizmit ka përfunduar dhe ajo nuk kthehet doc. Skënder Zogaj, njohës i mirë i proceseve politike në Kosovë, pohon se, pamja në Kuvend do të duhet të analizohet mirë nga qytetarët e Kosovës, të cilët nuk do të duhej të lejonin që, me fatin e tyre të luajnë kësi banditësh, që nuk mund të flasin në emër të popullit.

“Kjo jo vetëm që nuk ka asgjë të përbashkët me patritizmin, por është një atentat në patriotizëm, është një bantitizëm flagrant i ca banditëve të cilët duhet ndalur me cdo kusht, sepse me të këtillë rrugacër, duhet vepruar me mjete adekuatre”, thotë Zogaj.

“Qeni shkopin njeh dhe, kjo u dëshmua sot në Kuvend, me komandantin e huliganizmit Albin Kurtin në krye, i cili po kërkonte sherr fizik me cdo kusht, duke iu qasur si batakqi deputetëve duke u përpjekur dhunshëm t’ua imponojnë vullnetin e tyre të cartun.

Qytetarët e Kosovës duhet të vetëdijësohen dhe ta kuptojnë se ku dëshiron Vetëvendosja, ta dërgojë popullin shqiptar të Kosovës.

Në krejt këtë lojë, e dhimbshme, tepër e dhimbshme dhe e pafalshme është pjesa tjetër e opozitës, AAK-ja dhe NISMA, të cilat nuk duhet të jenë pjesë e këtij skenari të rrezikshëm”, thekson Skënder Zogaj për APL. ”Shqip Press”.

Ndërsa, analisti politik Nehat Hyseni, pohon se, fotografitë dhe pamjet e zymta të zhurmës së organizuar nga opozita në Kuvendin e Kosovës, e cila përbën çerekun e 120 deputetëve, janë bërë lajm për mediat botërore.

“Maskarallëqet e opozitës arritën kulmin e paturpësisë sidomos në mbledhjen e 8 tetorit 2015, kur opozita, e siguruar nga kryeparlamentari Veseli se nuk do të intervenoj në asnjë mënyrë sigurimi i Kuvendit të Kosovës për vendosjen e rendit dhe rregullit dhe për krijimin e kushteve normale për punë, me filikaça, “në emër të demokracisë, bënin zhurmë shurdhuese për ta penguar punën e Kuvendit.

Mirëpo, meqë u bindën në vendosmërinë këmbëngulëse të pozitës për ta vazhduar domosdoshmërisht punën edhe në këto kushte të jashtëzakonshme, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë, i lëshuan vendet e veta dhe grumbulloheshin tek diskutantët dhe tentonin edhe fizikisht ta pengonin fjalën e tyre në Parlament”, thotë Hyseni.

Ai për APL. “Shqip Press”, pohon se, situata u acarrua aq shumë, sa që druhej se do të dilte jashtë kontrollit.

“Por, sikur kjo nuk mjaftoi dhe ndodhi ajo që nuk do t’i binte ndër mend as personit më radikal, hedhja e gazit lotësjellës nga Albin Kurti, që alivanosi disa deputetë, madje dyshohet se alivanosi edhe përfaqësuesin e BE-së, Samuel Zhbogar! Kjo çmendi, “ në emër të demokracisë”, ka marrë përmasa shqetësuese.

Sepse, në demokraci liria e çdo individi është e kufizuar me lirinë e tjetrit. Prandaj, edhe liria e deputetëve është e kufizuar me lirinë e të tjerëve dhe me mbarëvajtjen e papenguar të punës së Kuvendit të Kosovës.

Dikush ndoshta është i bindur se e gjithë kjo “arsyetohet” me bindjen se “po mbrohet Kosova” dhe sovraniteti i saj nga dialogu me Serbinë në Bruksel, prandaj po kërkohet edhe tërheqja e nënshkrimit të kryeministrit Mustafa, tërheqja e nënshkrimit nga Marrëveshja e 25 gushtit në Bruksel, thotë ai.

Hyseni potencon se edhe sikur të kishte plotësisht të drejtë opozita në bindjet e veta, megjithatë ajo paraqet vetëm çerekun, kurse për tu mbështetur nga shumica, duhet vendosur debat në Kuvend.

“Kurse, për habinë e të gjithëve, ata nuk lejojnë as raportimin e kryeministrit në Kuvend, në bazë të të cilit do zhvillohej debati! Pra, opozita në vend të debatit, ka vendosur ultimatum dhe ka bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës, duke e bërë të pamundur punën normale të tij.

Opozita këtë shtetbllokim po mundohet ta paraqes si mbrojtje të Sovranitetit të Kosovës, pra si “patriotizëm”, duke instaluar dhe përdorur mjete jodemokratike dhe të dhunëshme.

Veprimi i opozitës ma kujton veprimin e delegatëve serbë në vitin 1990 në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës. Atëherë edhe unë isha punëtor i Kuvendit dhe serbët e bllokonin mikrofonin në sallë me motivacionin se delegatët shqiptarë do ta shpallnin “Republikën”!”, shton ai.

Kështu, sipas Hysenit u detyruam që një natë ta gëdhijmë në Kuvend, duke i mbushur faqet e shtypit në atë kohë, kurse “Rilindja” kishte mbushur me fotografitē tona në sallë.

“Tani, në vitin 2015, dmth 25 vjet më vonë po ndodhë një situatë e ngjajshme, por kësaj radhe jo nga serbët dhe në emër të Serbisë, por nga opozita shqiptare, për patriotizëm dhe në emër të “ruajtjes së sovranitetit të Republikës së Kosovës”!

Pra, opozita aktuale don ta merr pronëstnë mbi Kosovën, ta zhvilloj demokracinë, duke e suprimuar atë me mjete jodemokratike dhe me dhunën që po e instalon në jetën demokratike dhe parlamentare, duke e komprometuar imazhin e saj edhe ashtu të brishtë në botë”, thotë analisti politik Nehat Hyseni.


No comments:

Post a Comment