Monday, October 5, 2015

Si (s)hoqi dorë Kosova nga pjesa veriore e saj?



Shkruan: Nehat Hyseni

Kosova sot është e detyruar që të negocioj, e jo të dialogoj me Serbinë, me ndërmjetësimin e BE-së, për territorin e vet, në Bruksel!

Ura mbi lumin Ibër, që dikur kishte një rol pragmatik, si çdo urë tjetër, për kalimin e lumit, pas përfundimit të luftës së vitit 1999, mori karakter politik.

Pra, me të përfunduar bombardimet e NATO-s, mbi këtë urë u vendosën forcat e KFOR-it francez, të cilat ndalonin qarkullimin e shqiptarve të Mitrovicës së Jugut në anën veriore dhe e ndihmuan dhe përshpejtuan spastrimin etnik të Mitrovicës së Veriut, e cila ishte e banuar me shumicë absolute shqiptare.

Pra, mbi lumin Ibër u vendos via e demarkacionit midis sferës Amerikane të interesit në jug, dhe dhe asaj Ruse, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Si linjë demarkacioni, Ura mbi lumin Ibër u mbështet fuqishëm nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli  me shokë, në atë kohë, me pengimin këmbëngulës të demostratave të shqiptarve nga të dy anët e Urës!

Duke premtuar se "së shpejti do të zgjidhet ky problem", ata u angazhuan me të gjitha forcat për zmbrapsjen e qytetarve shqiptarë nga kërkesa e tyre këmbëngulëse që të kthehen në shtëpitë dhe banesat e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kështu, ata e lehtësuan spastrimin etnik të Mitrovicës së veriut nga shqiptarët, duke e lehtësuar krijimin e Mitrovicës serbe, pa shqiptarë. 

Strukturat kriminale serbe e kishin shumë mē të lehtë që të veprojnë lirisht në trollin e Kosovës, duke e sfiduar e sovranitetin territorial shtetit të Republikës së Kosovës. 
Në këtë mënyrë u mundësia që kufiri midis sferave të interesit nga kufiri i dikurshëm në Jarinje, ku është vendosur dogana e brishtë sot, në Urën mbi Ibër. 
Pra, duke i falemnderuar papërgjegjësisë totale të faktorit ushtarako-politik të shqiptarve të Kosovës në peridhën e pasluftës, për ruajtjen e Mitrovicës së Veriut, e cila iu la Serbisë, kurse shqiptarët iu vërsulën plaçkitjes dhe pasurimit brenda natës!

Kështu, tani Kosova dhe BE me SHBA-në sot jemi të detyruar të negociojmë, po e nënvizoj: të negociojmë, e jo tē dialogojmë pafundësisht për trojet tona në Bruksel.

Atje, 16 vjet pas Luftës së vitit 1999, valon flamuri i Serbisë, pa asnjë simbol të vetëm të Kosovës, njësoj si në Kralevë, Nish apo Pozharevc, etj. Pra, si në çdo qytet tjetër i Serbisë!

Akoma nuk është e qartë se pse e bënë  atëbot këta këtë veprim makabër: ishin të pavetëdijshëm dhe tê padijshëm për veprimet e tyre antikosovare dhe antishqiptare, apo ishin të paguar me para të majme, apo ndoshta ishin të shantazhuar për krimet e luftës që kishin bërë këta?!

Tani për tani nuk mund ta dijmë tërë të vêrtetên e kësaj meseleje, që shumëkush po e quan me mllef të papërmbajtur: tradhëti ordinere kombëtare!

Natyrisht, kjo çështje nuk përfundoi me kaq.

Në rethana të këtilla, shqiptarët e Kosovës, meqë nuk qenë të aftë të çlirohen vet nga Serbia, megjithatë nuk e bënë atë që duhej bërë: të mos lejonin spastrimin etnik të Mtrovicës së veriut! 

Së paku, sikur të ekzistonte njē patriotizëm dhe atdhetarizëm i sinqertë, madje minimal në radhët e tyre për ruajtjen dhe mbrojtjen e karakterit multietnik të Mitrovicës së Veriut, duke bashkuar tërë potencialin dhe djen e shkathtësitë ushtarake, sot do të kishim situatë diametralisht mdryshe. 
Sepse, do të kishim realitet tjetër në terren, sikur të kishim luftuar për qëndrimin e shqiptarve në shtëpitë dhe banesat e veta në këtë pjesë të Kosovës.

Por, UÇK e Hashim Thaçit pas Luftës nuk gjëndej aty ku duhej mbrojtur territori i Kosovës!

Mjerisht, pjesa më e madhe gjendej aty ku një ushtri e përgjegjëshme çlirimtare kombëtare nuk e ka dhe nuk do të guxonte kurrësesi ta ket vendin! 
Pra, u shndërrua në ushtri zaptuese e plaçkitëse, me moton: "UÇK mos prek!"

 Prandaj, iu la në dorë Hashim Thaçit, që në të ashtuquajturin "Dialogu i Brukselit", ta nënshkruaj më 19 prill 2013, Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, duke bërë kështu tradhëti kombëtare, meqë kujdeset vetëm për pozitën e serbëve të Kosovës, duke përcaktuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. 

Ndërkaq, shqiptarët në Serbi, dmth në Luginë të Preshevës nuk përfillen dhe nuk përmenden fare!

Pjesa verore e Kosovës, qe 16 vjet pas luftës, qeveriset nga Serbia. 
Atje, me para të Qeverisë së Serbisë janë blerë tokat dhe trojet e shqiptarve dhd janë ndërtuar ndërtesa të larta e rrokaqiej, ku janë vendodur serbët.
Aktualisht, Qeveria e Serbisë ka marrë vendim dhe ka ndarë mjete për ndërtimin e treaind shtëpive për serbë.

Pra, veriu i Kosovës po serbizohet pandalshëm, kurse Qeveria e Kosovës është, me ose pa dëshirën e saj, bashkëpjesëmarrëse në këtë vepër makabër të humbjes së sovranitetit të vet shtetëror.


Trishtimi më i madh në këtë proces të shtetrrënimit të Kosovës është tentativa e paskrupullt dhe e paturpëshme e pjesëmarrësve kosovarë në këtë Dialog, kinse Kosova po përfiton nga Dialogu i Brukselit dhe se po e shtrinë sovranitetin në tërë territorin e vet, duke e mëshefur me këmbëngulje realitetin e hidhur të bosnjizimit dhe defunksionalizimit të shtetit të ri të Kosovës.

No comments:

Post a Comment