Monday, October 19, 2015

Kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i Kosovës?



Shkruan: Nehat Hyseni

Kanë mbetur vetëm edhe gjashtë muaj mandat të Presidentes aktuale të Kosovës dhe tani më kanë filluar kalkulimet dhe parashikimet se kush, vallë, do të jetë Presidenti i ardhshëm i Kosovës, në mandatin 2016-2021?

Gjasat e Presidentes Jahjaga për t'u rizgjedhur sërish në këtë post, janë minimale. 

Sepse, koalicioni aktual qeverisës LDK-PDK, siç dihet, ka bërë një marrëveshje që pêr këtë post, në prill të vitit 2016, kur skadon mandati i Presidentes Jahjaga, të zgjidhet Hashim Thaçi. 

Natyrisht, poqese qëndron deri atëherë ky koalicion qeverisës dhe nuk shpallen në ndërkohë zgjedhje të jashtëzakonêshme parlamentare, që po e kërkon me ngulm opozita aktuale, e cila e ka bllokuar plotësisht qe dy muaj punën e Kuvendit të Kosovës, madje duke hedhur edhe gaz lotësjellës në sallë. 

Kuptohet se, poqese shpallen zgjedhjet, atëherë mundësia e zgjedhjes së Hashim Thaçit President, bjen. Kurse, ekziston mundësia që zonjës Jahjaga t'i zgjatet mandati, deri sa të konstituohet legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës. 

Por, gjithësesi mund të mbetet mundësia e hapur që edhe zonja Jahjaga të kandidoj. 

Në atë rast do të kishim dy, apo nëse kandidon edhe ndokush tjetër, nga opozita, do të kishim edhe më shumë kandidatë.

Por, sigurisht se gjasat më të mëdha do i kishte Hashim Thaçi. meqë në të gjitha variantet do kishte më shumë vota, së paku shikuar nga rethat e tanishme politike.

Kurse, poqese nuk shpallen zgjedhjet e reja parlamentare në ndërkohë, z. Thaçi do ishte i pakonkurencë për postin e Presidentit të Kosovës, meqë i ka votat, edhepse 8 deputetë të LDK-së nuk do ta votonin.

Sido që të jetë puna, Kosova aktualisht gjendet para një fortune dhe pasigurie të madhe politike, që vështirë do të jetë për ta menaxhuar pa pasoja serioze për të ardhmen, meqë opozita aktuale është tërbuar fare dhe nuk njeh fare rregulla të lojës e nuk i rrespekton as institucionet e Republikës së Kosovës. 
Verbëria e tyre për pushtet, me pretekstin e pengimit të funksionalizimit të "Zajednicës" dhe Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ata synojnë ta shndërrojnë në revolucion gjithëpopullor për ta dhegur e shkatërruar pronën publike dhe private, si dhe imazhin e Kosovës në botë.

Prandaj, rrjedhimisht është vështirë të parashikojmë ekzaktësisht se çka do të ndodhë në të afërmen politike të vendit, si dhe të parashikohet edhe se kush do të jetë saktësisht Presidenti i ardhshëm i vendit.

No comments:

Post a Comment