Sunday, October 18, 2015

Foshnjëria e shtetësisë së Kosovës si sfidë




Shkruan: Nehat Hyseni

Në "Kosovën e lirë dhe të Pavarur", ka  arsye të pafund për të protestuar!

Madje, do të thoja se këtë "mall", pra arsyet për të protestuar, e kemi me bollëk edhe për eksport. 

Kemi arsye për të protestuar për varfërinë, paperspektivën dhe papunësin e të rinjëve, për Trepçën, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, kundër ose për Rektorin e UP...e për çka jo tjetër?

Pra, Kosova sot me plotë të drejtë mund të mburret se, edhepse është "shtet në pelena", pra si foshnje, megjithatë ka më së shumti në Europë arsye për të protestuar.

Madje, si "shteti më i ri i Europës" që është, edhe "pelenat" i kanë hije. Pse jo?!

Pra, që ta shprehë "foshnjërinë" e vet në çdo aspekt: edhe në mosnjohjen e institucioneve të Kosovës, dmth Presidenten e vendit, duke deklaruar (Ramush Haradinaj) se nuk kemi Presidente, kurse Albin Kurti pohon se nuk kemi as Republikë të Kosovës, meqë sipas tij "Republika e Parë (1991-2008) dhe "Republika e Dytë (17 shkurt 2008 e këndej, duhen zëvendësuar me "Rebublikën e Tretë", të cilën do e udhëhiqte Albin Kurti. 

Ky "Revolucion Demokratik" drejtë "Republikës së tretë" të Albin Kurtit, filloi në janar të vitit 2015, kundër ministrit serb Jabllanoviq dhe kundër masave të Qeverisë Mustafa për Trepçën, për të eskaluar në vjeshtë me bllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës, kundër Marrëveshjes së 25 gushtit 2015 nga kryeministri Mustafa me kryeministrin e Serbisë dhe me ndërmjetësimin e komisioneres së lartë të BE-së, zonjës Frederica Mogherini, në Bruksel, që opozita e cilësoi si protestë kundër AKS-së, që e emërtuan "Zajednicë", si dhe kundër Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ku AAK pretendon se Malit të Zi i jipen mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës. 

Ndërkaq, Nisma e Fatmir Limajt nuk ka aktualisht "kauzë" të veten, por i bashkëngjitet këtyre dy "kauzave" të përmendura.

Prandaj, tani janë hedhur në aksion së bashku VV, AAK dhe Nisma, ose VAN, të cilët dojnë ta shkarkojnë kryeministrin Mustafa.

Natyrisht, këta i arsyetojnë aktivitetet e tyre vandale, të cilat janë duke u ndihmuar haptas nga kryeparlamentari Kadri Veseli, për ta detyruar kryeministrin Mustafa të jep dorëheqje. 

Duke menduar se më në fund kanë gjetur "kauzën" e përshtatshme për ta bindur popullin se duhet ngritur në revolucion për rrëzimin e Qeverisë, si rrugë për të ardhur në pushtet opozita aktuale, ata përdorin vezët për ta gjuajtur me vezë kryeministrin dhe mazhorancën aktuale, kudo, në sallën e Kuvendit, në rrugë e gjithëkund. 

Gazi lotësjellës është hedhur disa herë në sallë të Kuvendit të Kosovës dhe ka pamundësuar punimet e tij, duke kryer vepër penale nga Albin Kurti dhe deputetë të tjerë.

Mirëpo, asnjëri nga deputetët që kanë kryer këto vepra penale, nuk iu kanë përgjigjur organeve kompetente të hetuesisë, duke shprehur kështu mosdëgjueshmëri qytetare dhe duke mos përfillur institucionet shtetërore.

Qëllimet e veta politike opozita i ka shpallir haptas, e ato janë: dorëheqja e Qeverisë Mustafa, krijimi i Qeverisë teknike dhe shpallja e zgjedhjeve të jsshtëzakonëshme.

Presidentja e vendit, siç u pa puna edhe Lëvizjen VV dhe deklaratat publike të Ramush Haradinajt, nuk respektohet nga opozita. Madje, opozita nuk e njeh as kryeministrin, e as flamurin dhe institucionet e Kosovës!

Situata ka shkuar aq larg, sa që edhe mazhoranca aktuale ka treguar plasaritje dhe luhatje të konsiderueshme. Kjo u pa me rastin e mosvotimit për themelimin e Gjykatës Speciale nga një pjesë e deputetëve të PDK-së. 

Madje, edhe kjo bllokadë aktuale e punëve të Kuvendit të Kosovës po ndihmohet nga të njejtit, me qëllim të bllokimit, ose shtyerjes sa më larg të formimit të Gjykatës Speciale, meqë "kanë marrë erë" se do të përfshihen dhe goditen nga ajo.


Druaj se modeli i zgjidhjes politike të krizës vreke, do të përsëritet edhe tek ne. 

Pra, partia ekstremiste kundëreuropiane, Syriza e Tsiprasit refuzonte pakon shtrënguese të kursimit ekstrem që ua impononte BE, refuzohej kategorikisht. 

Por, më vonë u pa se Tsiprasi, i ballafaquar edhe me ndarjen e partisë së tij, u detyrua të dorëhiqet dhe të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonëshme parlamentare, për t'i eliminuar të rebeluarit e partisë së tij, dhe tani qeverisë më i qetë.


Sigurisht se opozita kosovare shpreson se e ka bindur popullin dhe se mund t'i fitojnë zgjedhjet e ardhëshme. 

Prandaj, ata, të ndihmuar edhe nga tarafi diverzant i PDK-së, në krye me Kadri Veselin, do ta (keq)përdorin pozitën aktuale të tyre në pushtet, për interesa personale e grupore, që mund ta dëmtoj e kompromitoj rëndë Kosovën.

Shpresojmë se Ambasada e SHB-së, së bashku me ambasadorët e Quintit dhe të BE-së, me Presidenten Jahjaga, ta imponojnë një zgjidhje.
Sepse, mos të harrojmë se, për fat(keqësi), Kosova nuk mundi të çlirohet vet nga Serbia. 

Prandaj, na mban shpresa se, pa marrë parasysh apetitet e tërbuara të ndokujt për pushtet dhe prirhet e tyre shtetërrënuese e shkatërruese, megjithatë nuk munden ta djegin e shkatërrojnë. 

Sepse, Kosova është edhe projekt ndërkombëtar, i mbrojtur nga NATO dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

No comments:

Post a Comment