Wednesday, October 21, 2015

EFEKTI DOMINO I ZGJEDHJEVE NË BALLKAN






Shkruan: Nehat Hyseni 

Efekti domino i dorëheqjeve të qeverive dhe i shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonëshme parlamentare, për ta rikonfirmuar mbështetjen dhe legjitimitetin për t'u ballafaquar me sfidat e miratimit të kërkesave shtrënguese, madje edhe radikale të BE-së, ose i "sindromit Tsipras" në Ballkan, sa duket, vështirë se mund të ndalet!

 Serbia aktualisht në vitin 2016, gjendet para sfidave të mëdha reth pranimit të Kosovës në UNESCO dhe ka angazhuar e paguar shumë agjentë lobimi kundër. Por, sa duket, gjasat e saj janë shumë të vogla në këtë drejtim. 

Pastaj, sigurisht se Serbia nuk mundet ta përbijë me lehtësi Kapitullin 35, ku taksativisht parashihet njohja e pavarësisë së Kosovës. 
Kryeministrit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i duhet patjetër një rikonfirmim i legjimitetit për të marrë vendime radikale qē e presin në rrugëtimin drejtë pranimit në BE. 

Prandaj, edhe në Serbi janë të domosdoshme zgjedhjet e jashtëzakonëshme parlamentare, meqë paraqitet pavarësia e Kosovës si "kafshatë që nuk kapërdihet", SNS-it të Vuçiqit do i duhej rikonfirmimi i orientimit më eksplicit proevropian, përkundër presidentit Nikoliq, si fanatik provincial prorus.

Në ndërkohë, meqë zgjedhjet në Serbi do e stoponin Dialogun e Brukselit, edhe Kosova do të duhej të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonëshme parlamentare, duke e mbyllur kështu krizën politike aktuale me opozitën, duke prodhuar mazhorancën e re politike, e cila do t'i hajë një nga një "qershitë"që tani po i urinon gjatë aktivitetit shtetëbllokues me filikaça, gaz lotësjellës e vezë. 

Pra, edhepse janë shanset tepër të vogla, megjithatë, poqese do të fitonte opozita aktuale, "Zajednica" do shndërrohej në "Bashkësi", dmth vetëm do përkthehej në shqip, madje edhe ekziston mundësia reale se edhe do i shtoheshin kompetencat dhe do të harrohej çdo gjë e thënë dhe e bërë me vandalizmin dhe tymnajën aktuale politike, duke siguruar, përveç pushtetit, ose të drejtës për zhvatjen e shtetit, edhe një mbrojtje shtesë nga efektet imediate që i (keq)presin nga Gjykata Speciale. 

Madje, dyshohet se motivi themelor i radikalizmit të opozitës, e sidomos të AAK-së dhe Nismës është pokërisht kjo e fundit, dmth shpëtimi ose lehtësimi i goditjes së "drejtësisë europiane" për një pjesë të konsiderueshme të opozitës, por edhe të pozitës aktuale, sidomos nga radhët e PDK-së, madje duke mos e kursyer as kreun e saj Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin me disa shokë të tyre.

Situata në Mal të Zi është dramatike! Atje, qe një muaj, i ashtuquajturi Fronti Popullor, me orientim antiqeveritar, kundër Qeverisë së Gjukanoviqit, ka organizuar protesta të dhunëshme, që kanë arritur kulmin.

 Sipas shtypit Perëndimor, këto protesta janë të organizuara nga serbët e Malit të Zi dhe të nxitura e të fonancuara nga Shërbimi sekret rus, me qëllim të përmbysjes së Qeverisë së pavarur dhe proeuropiane të Gjukanoviqit, duke synuar që ta imponojnë ndonjë qeveri kukull proruse.

Maqedonia, e ngarkuar me probleme të autoritarizmit diktatorial të Nikolla Gruevskit, me shumë probleme ndëretnike, pas shumë aferash të pozitës ultranacionaliste maqedonase, në aleancë me BDI-në e Ali Ahmetit, tani më e ka caktuar terminin e zgjedhjeve në gjysmën e parë të 2016-tës! 

Naryrisht, Shqipëria do vinte në radhë, kah fundi i 2016-tës ose në fillim të 2017-tës dhe kështu do e kishim një riparim gjeneral të politikës në Ballkan, të përgatitur për t'i tejkaluar sfidat. 

Prandaj, sa do i trishtueshëm  të na duket aktiviteti i "Filikaçistëve" në Parlament, megjithatë do të vihet në logjikën e sendeve me efektin domino të rënies së qeverive respektive dhe për pëgatitjen pë grëlltitjen e "eliksirit" politik të "europianizimit" të politikës nacionaleuforiste dhe zbutjes së saj ndaj tutorizmit europian.

Ndërkaq, meqë do të shtyhej themelimi i Gjykatës Speciale, efektet e gazësjellësit në Parlament, të realizuara me "shkeljen e syrit" nga kryeparlamentari Veseli dhe tarafi i tij diverzant kundër Qeverisë Mustafa, do fitonin në kohë nga kjo tymnajë politike. 

Mbase ky do ishte minimumi i ambicjeve dhe pretendimetve të tyre, tani për tani. 

Kurse, më vonë, pse jo, ekziston mundësia reale që z. Veseli  ta merr tymonin e shtetit, duke u imponuar si "violinë e parë" që do na e dirigjonte politikën kosovare, së paku për katër vjetët e ardhëshme.

Unë do të thoja se inatet personale të opozitës kosovare, kanë për bazë interesat politike. 

Sepse, ta kesh pushtetin politik në Kosovë do të thotë të pasurohesh pafund "në emër të patriotizmit", meqë ne kemi mendësi aziatike të (keq)qeverisjes, të tipit të osmanlinjëve dhe sheikëve të papërgjegjshëm politik.


No comments:

Post a Comment