Tuesday, September 29, 2015

"Kali i Trojës" në politikbërjen e shqiptarve të Luginës së Preshevës




Shkruan: Nehat Hyseni 


Biznespolitikanët e Luginës së Preshevës: Jonuz Musliu, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa, kanë ardhur në pushtet si argat të firmave të familjarëve të tyre, për t'u shërbyer atyre pa rezervë, duke realizuar kështu "me djersë" ujemin e "merituar" për vete.
Ragmi Mustafa me Daçiqin arriti ta heq jo vetëm Lapidarin në Preshevë, por edhe e rrezikoi edhe vazhdimin e ndërtimit të Memorialit impozantë për dëshmorët e UÇPMB-së  në Rahovicë, i cili u ndalua menjëherë pas heqjes së Lapidarit në Preshevës, që ishte pikësynim i Serbisë. Serbia ia arriti të realizojë "me një të rame, dy të vrame"!

Kurse, Jonuz Musliu si kryetar i Kuvendit dhe Nagip Arifi si Kryetar i komunës së Bujanocit, që janë në kolacion me të gjitha partitë politike serbe: me SNS-in e Vuçiqit, me SPS-in e Daçiqit dhe me "Sveti Sava-n", me heshtjen (e paguar), "nuk kishin dijeni" për memorialin gjigant për policët serbë në Lluçan.

Ragmi Mustafa, si kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe si kryetar i komunës së Preshevës, i habiti të gjithë shqiptarët kudo që janë, kur në vizitën e paradokohëshme Luginës, e shpërbleu me Mirënjohje (Zahvallnicë) kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, "për merita ndaj shqiptarve "!!!

Me këte, z. Mustafa e falemnderoi Serbinë për "meritat" ndaj shqiptarve! Kjo "çmendi " e dhënies së Mirënjohjes xhelatit serb, në kohën që shqiptarë t e Luginës janë shpallur komuniteti më i diskriminuar në Europë paraqet servilizmin kulminant të Mustafës dhe partisë së tij ndaj politikës antishqiptare të Serbisë. Mbetet enigmatike se për çfarë çmimi e bëri këtë Mustafa, që natyrisht "shpërblehet" për firmat sponzoruese të tij, si formulë "ligjore" e funksionimit të "partneritetit" të Serbisë me "pozitën" aktuale të politikbërjes shqiptare në Luginën.

Shërbimi i fundit i tyre ndaj Serbisë është "shpallja" e Asociacionit, pa u konsultuar me askend, në kohën që Asociacioni serb në Kosovë po dialogohet qe tre vjet në Bruksel, midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së. Kurse këta "dai", e bënë këte krye në veti!

Pse u "shpallë" me nxitim dhe i papërgatitur formimi i Asociacionit të komunave Shqiptare në Serbi?

Sepse, këta e "shpallën" formimin e këtij Asociacioni, për të dêshtuar!!!

Ashtu bënë edhe me Lapidarin para dy vjet e gjysmë dhe morën para të majme nga Serbia, ashtu si morën tani, dy ditë pas shpalljes së Asociacionit, që Kryetari i TK, Stankoviqi me pompozitet e deklaroi në mediat serbe.

Kështu, Serbia kësaj radhe, për nevoja të mbrendëshme politike, i "tradhëtoi" argatët e vet në Luginë, ashtu si bëri Daçiqi kohë më parë kur e tradhëtoi Ragmi Mustafën për idenë e ndarjes së Kosovës, se ajo ishte ide e Serbisë, të cilën Daçiqi e paraqiti edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pra, "Kali i Trojës" është këmbëkryq në politikën e shqiptarve të Luginës, që po vepron me kinse "radikalizëm" politik, kuptohet, me porosi dhe për llogari të politikës antishqiptare të Serbisë.

Efekti imediat i kësaj gjendjeje makabër të politikbërjes së shqiptarve të kësaj pjese të Shqiparisë, është rrënimi i firmave private të shqiptarve në Luginë dhe mbyllja e falimentimi i tyre, duke e shtuar pandalshëm shpërnguljen e madhe dhe bishatisjen e këtyre trojeve stërgjyshore të shqiptarve. Kurse, në anën thetër, firmat sponzoruese të familjarëve dhe miqëve e jaranave të Mustafës, Arifit e Musliut, jo vetëm që nuk po ndiejnë krizë, por, përkundrazi, po përjetijnë "bum" të vërtetë dhe pasurim, duke u zgjëruar si "firma të suksesshme" shqiptare në Serbi, paçka se shqiptarë ka, me (pa) meritën e tyre, gjithënjë e më pak në Luginë.

No comments:

Post a Comment