Wednesday, September 23, 2015

GËZUAR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT Me rastin e kremtimit të festës së Kurban Bajramit, Shoqata e Shqiptarve të Luginës së Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë, me seli në Prishtinë, të gjithë besimtarve islamë dhe të gjithë shqiptarve të besimit islam, kudo që janë, i urojmë të gjitha të mirat dhe që dashuria, harmonia, paqa dhe lumturia të mbretëroj në familjet dhe zemrat e tyre. Urojmë që problemet dhe sfidat e shumta të shqiptarve në përgjithësi, e sidomos të atyre të Luginës së Preshevës, të tejkalohen me unitet dhe mirëkuptim, duke e flakur lakminë, korrupsionin, tradhëtin kombëtare dhe kolaboracionizmin makabër që e ka përfshirë një pjesë të tyre, duke e vështirësuar skajshmërisht luftën pêr përparim të mirëfilltë të kësaj pjese të Shqiptarisë. Besimtarve që therrin Kurban, lusim Zotin e madhëruar që t'ua pranoj sevapet, si dhe atyre që ndihmojnë të varfërit dhe skamnorëve në nevojë. Besimtarve që aktualisht gjenden në vendet e shenjëta islamike për kryerjen e obligimit të Haxhit, urojmë që Krijuesi t'ua pranoj haxhillëkun, si dhe sadakanë, kurbanet, lutjet dhe ibadetet. Urojmë që në familjet e besimtarve myslimanë të mbretëroj gëzimi, paqa, begatia, hareja dhe mirësia. Zoti i Madhëruar i bekiftë të gjithë Shqiptarët, kudo që janë! Nehat Hyseni Kryetar i SHQLPK-së Prishtinë, më 33 shtator 2015


Me rastin e kremtimit të festës së Kurban Bajramit, Shoqata e Shqiptarve të Luginës së 
Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë, me seli në Prishtinë, të gjithë besimtarve islamë dhe të gjithë shqiptarve të besimit islam, kudo që janë, i urojmë të gjitha të mirat dhe që dashuria, harmonia, paqa dhe lumturia të mbretëroj në familjet dhe zemrat e tyre.

Urojmë që problemet dhe sfidat e shumta të shqiptarve në përgjithësi, e sidomos të atyre të Luginës së Preshevës, të tejkalohen me unitet dhe mirëkuptim, duke e flakur lakminë, korrupsionin, tradhëtin kombëtare dhe kolaboracionizmin makabër që e ka përfshirë një pjesë të tyre, duke e vështirësuar skajshmërisht luftën pêr përparim të mirëfilltë të kësaj pjese të Shqiptarisë.

Besimtarve  që therrin Kurban, lusim Zotin e madhëruar që t'ua pranoj sevapet, si dhe atyre që ndihmojnë të varfërit dhe skamnorëve në nevojë.
Besimtarve që aktualisht gjenden në vendet e shenjëta islamike për kryerjen e obligimit të Haxhit, urojmë që Krijuesi t'ua pranoj haxhillëkun, si dhe sadakanë, kurbanet, lutjet dhe ibadetet.
Urojmë që në familjet e besimtarve myslimanë të mbretëroj gëzimi, paqa, begatia, hareja dhe mirësia.

Zoti i Madhëruar i bekiftë të gjithë Shqiptarët, kudo që janë!

Nehat Hyseni 
Kryetar i SHQLPK-së

Prishtinë,
më 23 shtator 2015

No comments:

Post a Comment