Shkruan: Nehat Hyseni
Ky lajm është shpërndarë gjithandej nga mediat serbe dhe ato kosovare dhe rajonale.
Kjo vizitë realizohet vetëm pak ditë pas sulmit me gurë nga familjarët e viktimave që e përjetoi Vuçiq në Srebrenicë, me rastin e manifestimit të 20 vjetorit të gjenocidit më të madh në Europë, që nga përfundimi i Luftës sê Dytë Botërore, ku u masakruan 8372 boshnjakë, sipas shenimeve zyrtare.
Kurse, sipas bindjeve të popullatës myslimane, dyshohet se u vranë e masakruan në mënyrë fashiste mbi 10.000 myslimanë, brenda një jave.
Ndërkaq, derisa soldateska fashiste serbe, e komanduar nga komandanti kriminel Ratko Mladiq, në Srebrenicën e rethuar, duke masakruar në mënyrë shtazarake myslimanët e pambrojtur, kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si deptutet i Partisë Radikale Serbe të Sheshelit, nga foltorja e Parlametit serb në Beograd, deklaronte me tone kërcnuese se "për çdo serb të vrarë në Bosne, ne do të vrasim një qind myslimanë!"
Pra, kërcënonte njësoj si kryeministri i Gjermanisë naziste gjatë LDB, që kërcnonte se "për çdo gjerman të vrarë, ne do t'i vrasim njëqind banorë vendorë!"
E si mund të deklaroj ndryshe Vuçiq, si anëtar i devotshëm që ishte i Partisë Radikale Serbe me ideologji fashiste, dhe pasues fanatik i vojvodës çetnik Vojisllav Sheshel.
Pra, ky është Aleksandër Vuçiq!
Ndërkaq, tani ai ka vendosur të vizitoj Luginën e Preshevës.
Por, si duket, ai nuk e ka brengën për shqiptarët.
Përkundrazi! Brenga e tij janë serbët!!!
Këtë e vërteton agjenda e vizitës së tij, e cila do filloj me vizitën e Maternitetit të sapohapur (pas 30 vitesh), si dhe Qendrën për pranimin e emigrantëve në Preshevë.
Kurse, në Bujanoc ai do e vizitoj Kuzhinën popullore, të hapur nga Kryqi i Kuq i Serbisë dhe do i takoj serbët në Banjën e Bujanocit, ku do të diskutoj me përfaqësuesit e tyre për problemet e tyre në këtë komunë.
Por, siç paralajmëron Jug Media serbe, Vuçiq, me gjasë, nuk do i takoj kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën dhe kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin?!
Sepse, ai nuk don të ballafaqohet me problemet e shumta, madje të panumërta të shqiptarve në Kosovën Lindore, që janë shkaktuar nga qëndrimi antishqiptar i regjimit serb, si psh reth regjistrimit real të popullsisë shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, reth problemeve të arsimit shqip dhe mungesës së teksteve në gjuhën shqipe, reth problemeve të pranimit nostrifikimit të diplomave.
Pastaj, për suprimimin e gjykatave në Preshevë e Bujanoc, për papunësinë e lartë të shqiptarve, pêr shpërnguljen alarmante e të rinjëve dhe hallexhinjëve të tjerë shqiptarë, si dhe për shumë e shumë probleme, brenga e halle të shqiptarve të Luginës.
Jo, jo! Kryeministri Vuçiq nuk don të merret me problemet e shqiptarve, por vetëm me ato të serbëve në Luginë, sepse nuk ia lejon këtë ideologjia e tij nacionaliste e serbomadhe dhe urrejtja antishqiptare.
Prandaj, ai do i vizitoj vetëm serbët, kurse nuk është i gatshëm të ballafaqohet dhe t'i zgjidhë problemet e shqiptarve.
Kjo ngarkesë nacionaliste e mbrumur me urrejte patologjike ndaj shqiptarve e kryeministrit Vuçiq nuk është shembull i mirë se si duhet sjellur një kryeministër dhe shteti serb me qytetarët joserbë në përgjithësi dhe ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës në veçanti.
Sepse, të gjithë ata i kontribuojnë me korrektësi shtetit serb, duke i paguar taksat dhe obligimet e tjera ndaj shtetit të Serbisë, i cili, megjithatë, vazhdon edhe më tutje t'i diskriminoj në mënyrën më të paskrupullt, duke i trajtuar si qytetar të rendit të dytë.
No comments:
Post a Comment