Friday, July 24, 2015

Vizita e Vuçiqit "zbuloi" Esat Pashë Toptanin e Luginës së Preshevës


Shkruan: Nehat Hyseni

Dhënia e Mirënjohjes për Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, nga kryetari aktual i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, paraqet kulmin e tradhëtisë kombëtare dhe heqjen definitive të maskës antishqiptare të këtij të fundit.

Të kuptohemi dhe ta bëjmë të qartë se, askush nuk u befasua, e aq më pak nuk jemi kundër vizitës së Vuçiqit në Luginë të Preshevës. Përkundrazi, mendojmë se vizitat e zyrtarve të lartë të Serbisë, duhet të jenë sa më të shpeshta dhe të kenë në fokus zgjidhjen e problemeve të shumta të popullatës së kësaj treve me shumicë shqiptare,,që edhe pas ndarjes së Kosovës, ka mbetur në Serbi.

Por, ajo që tronditi thellë dhe ka mllefosur opinionon gjithëshqiptar është fakti se kjo vizitë e Vuçiqit në Preshevë, nuk u shfrytëzua për t'i vën në spikamë hallet e shqiptarve të Luginës, por për të fituar poena për Qeverinë serbe karshi BE-së. Kurse Ragmi Mustafa e shfrytëzoi atë për interesa të veta personale e private, pa çka se shkeli mbi interesat e Kosovës dhe mbarë shqiptarisë, si dhe i përdhosi skajshmërisht interesat e shqiptarve të Luginës së Preshevës.
Ragmi Mustafa dhe partia e tij PDSH nuk ua mori fytyrën dhe nuk i preku në sedër shqiptarët vetëm tani. Ai para dy vjetësh kishte nisur e kurdisur marifetin makabër lidhur me Lapidarin e UÇPMB-së, së bashku me aleatin serb, Ivica Daçiqin, me qëllim të nxitjes së shpërnguljes masive të shqiptarve dhe spastrimit etnik të Luginës, duke e rrezikuar realisht për ta lënë pa shqiptarë. Pastaj, nuk i mjaftoi kjo, por dha premtimin publik në KTV se "poqese Serbia e heq Lapidarin, do të dorëhiqet dhe PDSH me partnerët e koalicionit do t'i në pushtetin lokal të Preshevës, do t'i ndërpresin të gjitha marëdhëniet me qeverinë e Serbisë!"
Por, Serbia e hoqi Lapidarin dhe ai nuk dha dorëheqje e as nuk i ndërprenë marrëdhëniet me Serbinë.
Ky akt qyqar, joburrëror e gënjeshtar i zhgënjeu dhe zemroi tmerrësisht shqiptarêt, kudo që janê.

 Kurse, Preshevarëve, që janë të njohur për burrni dhe kanë nam të madh për Shqiptarizëm, Ragmi Mustafa ua mori fytyrën dhe ua nxiu namin, si askush më parë!

Pra, nuk mbahet në mend që një Shqiptar i Luginës t'ua ket marrë fytyrën shqiptarve në asnjë periudhë historike, si gjatë kohës së sundimit pesëqindvjeçar të Turqisë, deri në gusht të vitit 1912, si gjatë kohës së Kralit deri në LDB, ashtu edhe gjatë periudhës së Komunizmit- socializmit 1945--990, ashtu edhe gjatë Pluralizmit 1990 e deri më sot.

Ragmi Mustafa ka qenë gjithmonë në shërbim të Serbisë!

Këtê mision të Kryetradhëtarit të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa e realizonte sipas formulës së vjetër së tradhëtarve: me dyfytyrësi!

Nga njëra anë ishte pozicionuar politikisht kinse "kundër" Serbisë, kurse, në marrëveshje të mësheftë me ata, ai vepronte në favor të Serbisë. 

Ashtu ishte me deklarimin këmbëngulës për "shkëmbim territoresh" të Daçiqit, disa vite më parë, suke rrënuar çdo projekt të USAID-t Amerikan në Luginë.

Me ndihmën e Serbisë, Ragmi Mustafa e rrënoi Riza Halimin nga pushteti, duke i rrënuar njëkohësisht të gjitha projektet Amerikane në Preshevë!

Ragmi Mustafa është Esad Pashë Toptani i Kosovës Lindore, i cili i shiti interesat e shqiptarve të kësaj treve të Shqiptarisë për interesa private të firmave private që e sponzorojnë dhe e dirigjojnë dhe e urdhërojnë Ragën, madje edhe duke i mëshuar shpullë të fortë publikisht. 

Sepse, Ragën e trajtojnë si argat të tyre të deridjeshëm dhe shërbëtor të sotëm.

 Prandaj, ai duhet t'u nënshtrohet dhe t'u bindet atyre, pa kushte.
Ragmi Mustafa, sipas performansës së tij politike prej tradhëtari, u pa qartë se nuk është kryetar i komunës së Preshevës për popullin. Përkundrazi, ai është aty sepse "gazda" i tij e solli për veti, duke e degraduar Preshevën deri në gjendjen e mjerueshme që e ka sjellur. 

Kurse, në anën tjetër, firmat që e mbështetën ate janë "të suksesshme", duke e rrënuar pronën publike "Metalin", "Kristalin" etj., si dhe bizneset private të Preshevës, për interesa të "gazdave" të tij.

Degradimi i komunës së Preshevës me votën e blerë, që e ka bërë Ragmi Mustafa, nuk ka fund. 

Mjafton ta përmendim tradhëtinë e tij me shpirt kasapi, të Zonës Industriale në Zonën "C", në kufi me Maqedoninë, duke e transferuar në periferi, në fshatin Çukarkë!

Çështja e tradhëtisë lidhur me Lapidarin e UÇPMB-së, që Ragmi Mustafa e shiti në marrëveshje me Daçiqin, përbën histori në vete.

Kurse, tani me Mirënjohjen dhënë Vuçiqit, që sipas zërave që po qarkullojnë gjithandej në opinionin shqiptar, mund të jenë në pyetje miliona dollarë në xhep të tij, paraqet tradhëti ordinere ndaj kauzës gjithëshqiptare në përgjithësi, e sidomos çështjes së shqiptarve të Luginës.

Sepse, Ragmi Mustafa e rehabilitoi Vuçiqin para ndërkombëtarve, i cili ishte në udhëheqësi  të Partisë Radikale Serbe dhe bashkëpunëtor i ngushtë i  Vojvodës çetnik dhe kriminelit ordiner, Vojisllav Sheshelit, para BE-së dhe OKB-së, duke e dekoruar me Mirënjohje për "meritat" e tij për shqiptarët!!!

Cilat janë meritat e radikalëve serbë  dhe SNS për Shqiptarët, o Ragmi Mustafa, kryetradhëtar i shqiptarve të Preshevës?

Na i numro! Cilat janë?

Heqja e gjykatave, ndalimi i teksteve shqipe dhe degradimi i arsimit shqip në Luginë, spastrimi etnik i Luginës sidomos nga të rinjtë shqiptarë, të cilëve nuk ua pranon dhe nuk ua nostrifikon diplomat nga universitetet e Kosovës dhe Shqipërisë, duke i detyruar ata që të shpërngulen, pëfgjysmimin e numrit të shqiptarve në Luginë, degradimin e Këshillit Nacional të Shqiptarve bashkë me Ragmi Mustafën dhe Jonuz Musliun, nga 29 në 15 këshilltarë, papunësinë ekstreme,  humbjen e perspektivës së të rinjëve shqiptarë në Luginë, përdhosjen e simboleve kombëtare dhe gjuhës shqipe, etj, etj.

Këto ishin "meritat" e Vuçiqit, për të cilat Ragmi Mustafa e "dekoroi" atë me "Mirënjohje"?

Ragmi Mustafa, deri sa është në pushtet, mund të mendoj se është i gjithëfuqishëm, si dhe të ndihet tepër i fortë meqë e ka "shpinën" e fortë, dmth Qeverinë e Serbisë, dhe mendon se mund të bëj çfarë të doje. 
Por, historia nuk harron. Jo, jo! Nuk harron. Ajo mban shenim.
Mjafton ta shfletosh pak historinë dhe do të kuptosh se si kanë përfunduar në plehërat e historisë tonë të shumëvuajtur kombëtare.
Sepse, dihet se dikur Esat Pashë Toptani ia shiti Shkodrën Kral Nikollës së Malit të Zi, por dihet se si përfundoi ky tradhëtar!

Prandaj, është koha e fundit që ta vej gishtin në kokë secili kuadër shqiptar, jo vetëm Ragmi Mustafa, që është zgjedhur me votat e popullit dhe të mendoj se si t'i ndihmoj sinqerisht bashkëkombësit e vet. Sepse, ky është obligim i tyre. Në të kundërtën, do të japin përgjegjësi para popullit dhe historisë.

No comments:

Post a Comment