Tuesday, July 28, 2015

Udhëkryqi vendimtar dhe dilema hamletiane e PDK-së


Shkruan: Nehat Hyseni

Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, janë para një udhëkryqi dhe dileme Hamletiane: 

Ta pranojnë dhe votojnë formimin e Gjykatës Speciale, apo ta refuzojnë?

E veçanta e këtij problemi është se, pa marrë parasysh se a do të votohet formimi i kësaj gjykate ndërkombëtare nga pjesa e deputetëve të PDK-së që ishin kundër, megjithatë, asgjë nuk do mbetej si më parë.

Sepse, ta marrim variantin e parë, dmth supozimin se pjesa e deputetëve të PDK-së do të qëndrojnë besnik qëndrimit për të mos votuar "për".

Atëherë, Hashim Thaçit do i duhej të shpallë zgjedhje të dyfishta: partiake dhe parlamentare. Me zgjedhjet partiake, Hashim Thaçi do e spastronte PDK-në nga "rebelët dhe të padëgjueshmit', për herë të dytë, dmth pas spatrimit të Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt me shokë.
Kështu, do mbetej një pjesë e deputetëve të PDK-së jashtë partisë.
Hapi i dytë i Hashim Thaçit do ishte që të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonëshme parlamentare deri kah fundi i vitit 2015, ku PDK e "spastruar" e Hashim Thaçit do të merr pjesë, pa dilema reth votimit të formimit të Gjykatës Speciale.

Pra, edhe sikur deputetët e PDK-së që nuk e votuan formimin e Gjykatës Speciale të ndryshojnë qëndrim dhe ta votojnë kah fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit 2013, të votojnë "për" formin e kësaj Gjykate, megjithatë,  të "çarat" brenda PDK-së do të mbesin. Sepse, tehu i " shpatës së drejtësisë do i godas më së tepërmi deputetët dhe një pjesë të udhëheqësisë së PDK-së, të cilëve do u heqet liria dhe do u konfiskohet pasuria e pajustifikueshme milionëshe e tyre. 

Kurse, pjesa më e madhe e PDK-së do mbetej e papremur dhe e patrazuar në shfrytëzimin e pushtetit dhe në shijimin e pasurisë marramendëse të tyre.

Prandaj, ky "udhëkryq" i PDK-së doemos do të shkaktoj pasoja të caktuara në politikën kosovare gjatë fillimit të vjeshtës së vitit 2015, si dhe lindjen e një fraksioni të PDK-së, që do shpërndahen në partitë opozitare, e në rend të parë në Nisma-n e Fatmir Limajt, ose do të formojnë parti të re politike, duke e fundosur ëndrrën e Hashim Thaçit për t'u bërë President i Kosovës në vitin 2016.

No comments:

Post a Comment